Pendohet Vangjeli: Do te vij me Angline!
Tirane, 6 maj - Pas deklaratave te shumta, te thena ne mediat greke, lidhur me nje kalim te tij per llogari te kombetares helene, lojtari shqiptar i ARIS se Selanikut, Kristi Vangjeli, kthen ne 180 grade vendimin e tij.
Keshtu, deklaratat e shumta, si edhe opinionet, apo edhe deklarata e fundit e trajnerit Lika, shume domethenese, kane sjelle edhe nje reflektim te Vangjelit, i cili tani duket se e ka vendosur se me ke kombetare do te luaje.
"Do te luaj me Shqiperine dhe s'ka asnje pike dyshimi", ka thene Vangjeli, i cili tani duket se e ka kuptuar gabimin qe ka bere duke folur ne media, qofte per faktin se ka dashur te luante me kombetaren greke, ashtu edhe per faktin se ka deklaruar se Besnik Cela dhe Hasan Lika i kane djegur atij perfaqesuesen dhe se per kete ai ndihej i fyer.
"Une kam thene se kam folur me trajnerin Lika, por nuk kam thene se cfare bisede kam bere, madje as nuk kam ndermend ta them. Ishte nje irritim nga ana ime, ajo qe kam deklaruar ne mediat greke. Keshtu, une jam shqiptar dhe do te respektoj vendimin e trajnerit Otto Baric, pra do te vij me Shqiperine, per ndeshjen miqesore me Angline dhe nuk kam ndermend te tentoj te luaj me perfaqesuesen greke", ka perfunduar Vangjeli, duke treguar se gjaku qe rrjedh ne venat e tij nuk mundet kurresesi te kaloje interesat financiare, apo edhe merzitjen e momentit. Pra, plus nje shqiptar ne kombetaren kuqezi.
B.K.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Baric: Gjasula shume shpejt kuqezi
Tirane, 6 maj - Nuk eshte nje enderr dhe as nje rrjedhje e trajnerit te kombetares shqiptare, Otto Baric, por nje realitet qe vete kroati ka dashur ta tregoje ne menyre direkte ne televizionin "Alsat" ne emisionin e perjavshem te drejtuar nga moderatori Gerti Carcani.
Keshtu, i ftuar ne kete emision, tekniku, pasi eshte pyetur per shume gjera, ne lidhje me deklaratat e Tares, ku ka thene se "une nuk jam kukull e askujt, as e presidentit Duka", duke pare ato qe sulmuesi shqiptar i Lacios ka thene, Baric ka folur per te ardhmen, pra rinovimin e kombetares shqiptare.
"Kam biseduar me Jurgen Gjasulen", ka then Baric, duke nxjerre emrin qe te gjithe shqiptaret kane dashur te degjojne. "Nje gje te tille po e them per te paren here, - ka vijuar Otto Maximale, - sepse keto dite une kam patur nje bisede shume te afert me lojtarin. Eshte e vertet qe ai deshiron te luaje per Gjermanine, por ne biseden e fundit, ka pohuar se do te mendohet dhe une jam me 100 % i bindur se ai eshte i lekundur ne keto momente.
Per kete, une i kerkoj ndihme presidentit te FSHF-se, Armand Duka dhe te pjesetareve te tjere, te cilet duhet te kontaktojne dhe te bindin futbollistin te aktivizohet me ngjyrat e kombetares se tij. Ai ka deshire dhe ndoshta ne nje te ardhme, jo shume te larget, mund te ndodhe", ka thene Baric.
Nderkohe, tekniku ka permendur edhe nje emer tjeter, ate te Idrizajt, qe aktivizohet me te rinjte e skuadres se Liverpool. "Edhe ai eshte ne planet tona", ka then Otto. Por, Baric ka folur edhe per Sinanin, duke pranuar se edhe ai mund te jete pjese e kombetares ne miqesoren ndaj Anglise.
Golashenuesi me i mire i kampionatit shqiptar, me Tiranen, eshte bere pjese e planit te teknikut Baric, i cili duket se do te provoje te gjithe futbollistet ndoshta per te mbyllur gojet e liga, sic thote ai dhe per te provuar se cili ben, dhe cili nuk ben per perfaqesuesen.
B.K.
Krijoni Kontakt