Close
Faqja 14 prej 52 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 512
  1. #131
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Geri Malaj, sulmuesi shqiptar i Deportivos në Primera Divizion



    ASA (Albania Sport Agency) - Nuk do të jetë vetëm Hristo Stojçkov në debutimin e tij të parë zyrtar si trajner i Selta Vigos në përballjen e së dielës (ora 17:00) me Deportivo La Korunjën, në derbin e Galasisë në kampionatin spanjoll, por sfida paraqet për ne shqiptarët edhe një kuriozitet të veçantë.

    Ish-trajneri i dorëhequr i Kombëtares bullgare pas barazimit fatal në Sofje me Shqipërinë (0-0) nuk do të shpëtojë dot dhe në Spanjë nga makthi shqiptar, edhe pse kësaj here bëhet fjalë për një ndeshje të kampionatit spanjoll (java e 30).

    Fakti është i thjeshtë. Trajneri i Deportivo La Korunjës, Hoakin Kaparros ka thirrur në 25-shen e tij kundër Seltës edhe tre lojtarë nga ekipi i të rinjve (Juveniles A), ku midis tyre është dhe shqiptari Geri Malaj Kola, një nga sulmuesit më të mirë të Juveniles A. Dy lojtarët e tjerë janë Marcos Caridad dhe David Rochela. Geri Malaj Kola, i njohur shkurt në Spanjë me emrin Geri, do të bëjë kështu debutimin e parë me ekipi profesionist të Deportivos.

    Geri ka luajtur 17 ndeshje si titullar dhe 7 si zëvendësues në kampionatin e të rinjve, ku ka mundur të shënojë 3 gola. Media sportive spanjolle në përgjithësi dhe ajo lokale vlerëson aftësinë e shqiptarit të ri për shpejtësinë e tij.

    Në kampionatin e të rinjve, Division i Nderit, ku merr pjesë Juvenile A, skuadra e shqiptarit Geri renditet në vendin e 7 nga 16 skuadra që ka kampionati dhe në 30 javë ka grumbulluar 49 pikë (15 fitore, 4 barazime, 11 humbje), kur vendi i parë i mbajtur nga Sporting Gijon me 65 pikë.

    Në fakt në Shqipëri dihet shumë pak për të dhe Albania-sport.com, ka kënaqësinë ta prezantojë djaloshin e talentuar, një ndër të paktët shqiptarë që aktivizohen në Spanjë.

    Përsa i përket parastatistikave të ndeshjes Selta-Deportivo, në letër shihet një diferencë e dukshme. Selta pas 29 javësg renditet në vendin e 18 me 27 pikë (6 fitore, 9 barazime, 14 humbje), ndërsa Deportivo në të 11-n me 10 fitore, 9 barazime dhe 10 humbje. Selta i ka fituar dy takimet e fundit direkt, ato të sezonit 2005-2006, me rezultatin 0-1 në transfertë dhe 2-1 në shtëpi.

    www.albania-sport.com

  2. #132
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Gjykata e larte greke,u ka kerkuar autoriteteve policore te kontrollojne dokumentat e futbollistit shqiptar Alban Bushi,pas irritimit qe solli reagimi i tij ne golin e shenuar kunder skuadres se njohur greke Panathinaikos.
    Kerkohet qe nese nuk njohen si te rregullta leja e qendrimit te tij,te largohet menjehere nga Greqia,

    Reagimi i Bushit pas golit te shenuar ne ndeshjen e djeshme Kallamaria-Panathinaikos 1-1.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Eshte megjithmend per te ardh keq pas kesaj qe lexova nga SportiShqiptar.Greket paskan qene dhe do jene rraca me e poshter ne kete rruzull tokesor. Nuk di cte them me se i kam nervat ne kup te qiellit...

    ;(

    Sporti Shqiptar

    Nga RAMADAN BIGZA

    Gazeta "SportDay" e ka rreshtuar sot Alban Bushin në 11 shin më të mirë të javës, ndërkohë që po sot, një nga prokurorët ka kërkuar që t'i bëhet një kontroll i imët dokumentacionit, që posedon Bushi për qëndrimin e tij në Greqi. Brenda këtyre kulmeve në mund t'i quajmë kështu janë zhvilluar ngjarjet, ku të gjitha gazetat kanë pasur protagonist futbollistin shqiptar, Alban Bushi.

    Disa kanë shkruar me tone të përmbajtura e disa të tjera nuk i kanë kursyer fjalët, madje shumë prej e tyre e kanë kaluar edhe sensin e masës, atë sens etik e profesional që kërkon në fakt shtypi. Ndërkohë që dy trajnerët, spanjolli Viktor Munioz dhe trajneri grek Maqis Kacavaqis, kanë folur në mënyra të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk ka shprehur ndonjë indinjatë ndaj futbollistit shqiptar. Madje rastet, fjala vjen, si ai i Bushit në ndeshjen ndaj Panathinaikosit, drejtori i gazetës "Derby", i cili foli në darkë në kanalin prestigjioz "Alter", i cilësoi të zakonshme, si gjëra që ndodhin në çdo ndeshje futbolli, madje, siç tha ai, ndodhin edhe në Champions League.


    "Ethnosport", të shkruajë: "Largojeni tani nga futbolli grek. Në ndonjë shtet tjetër Bushi do të ishte dënuar si kriminel për fyerje. Gjesti i Bushit i kalon caqet e rrugaçërisë përpara kamerave. Kjo duhet të quhet dhunë. Futbolli grek, që ka pësuar shumë "thika" nga huliganët, u plagos rëndë dje nga një lojtar huligan"?!

    Por fatkeqësisht ka edhe më keq se kaq sa është shkruar tek "Ethnosporti". Gazeta "Athlitiqi foni", një gazetë pranë Panathinaikosit, ngre një version tjetër, duke bërë pyetjen sugjestionuese: "Ata kush do t'i arrestojë?" Fjalën e ka për gjyqtarin Briakos dhe futbollistin Bushi.


    Këtu ka humbur krejtësisht logjika dhe sundues edhe në mendjen e gazetarëve janë bërë pasionet. Eshtë krejt e rregullt të shkruhet siç shkruan "Goal news", që "Briako me të drejtë nxori jashtë Papadhopullosin për shpullën që i ra Bushit, por ai duhej të nxirrte jashtë edhe futbollistin shqiptar. Një mendim ky që gjithsesi është në natyrën e një analize, që vetë gazetari bën ndaj fenomeneve që ndodhin. E njëjta gazetë shkruan se "Futbollisti shqiptar duhet të mendojë shumë sot për atë çfarë ka bërë dje dhe të kërkojë të falur". E kjo, pra, është normalja. Dhe Bushi e ka bërë një gjë të tillë. I cituar nga agjencia e lajmeve "in.gr." futbollisti shqiptar ka pranuar se ka bërë një gjest të keq ndaj Papadhopullosit, por ka thënë se atij i vinte keq që kundërshtari ka marrë karton të kuq. Një karton i verdhë do të ishte më i drejtë ka thënë sulmuesi shqiptar. E njëjta agjensi citon Bushin të ketë thënë për gjestin e tij pas shënimit të golit, se ai ishte një festim me dikë nga stoli. "Futbolli është një lojë që të nxeh gjakrat dhe kush është më i duruar apo më i zgjuar, fiton, kështu që fitova unë." Duke folur rreth përplasje së tij me kapitenin e skuadrës greke, Bushi ka thënë se nuk i foli e megjithatë i kërkoi ndjesë.
    Diçka rreth normales e ka quajtur situatën edhe trajneri spanjoll, Viktor Munioz, i cili në konferencën për shtyp ka thënë: "Të gjithë e pamë se Bushi e pështyu Papadhopullosin, por në asnjë mënyrë nuk i jap të drejtë lojtarit tim. Ai është profesionist dhe nuk duhej të kundërvepronte."
    Edhe më i zbutur në vlerësimet e tij ka qenë trajneri i Apollon Kallamariasë, Maqis Kacaqis. Tekniku grek mësohet të ketë thënë: "Nuk e pashë nëse Bushi e pështyu Papadhopullosin. Nëse bëri ndonjë veprim të keq, e bëri për veten e tij që të festojë. "Më dhëmb karta e Papadhopullosit,- tha Bushi për mediat vendase,- dhe për këtë i kërkoj falje. Nuk kemi për të ndarë asgjë. Në lojë, të gjithë kemi gjak të nxehtë. Të gjithë lojtarët e Panathinaikosit kishin diçka ndaj meje. Ndoshta se kisha bërë disa deklarata për këtë ndeshje",- citohet të ketë thënë sulmuesi shqiptar.
    Prokuroria, hetim dokumentave të Bushit
    E megjithatë, çështja ka shkuar deri atje sa nuk ia pret mendja askujt, te prokuroria, ku njëri prej tyre ka kërkuar që t'i bëhet një kontroll i imët dokumentacionit që posedon Bushi për qëndrimin e tij në Greqi. Të duket disi i dyshimtë ky veprim, kur futbollisti shqiptar nuk ka kryer asnjë veprim që bie ndesh me ligjet e shtetit grek. Më shumë një veprim ligjor, shihet si një mundësi për të zbutur tonet, që me thënë të drejtën në faqet e gazetave janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh në një kohë kur futbolli vendës është përfshirë në raste të dhunshme, siç janë ngjarjet që kanë ndodhur në të njëjtën ditë në stadiumin e Agrinjos, ku pas rrahjes së futbollistëve të të dy ekipve në fushë, u plagosen 5 veta. Pas plagosjes në Larisa të një prej drejtuesve të Olimpiakosit. Pas rastit të rëndë të Rivaldos ndaj një futbollisti vendas etj. E me gjithë këto ngjarje, krejtësisht të veçanta, rasti i Bushit, ka dalë i parë. Ka dalë si një rast që duhet të ndëshkohet rëndë, që me të duhet të merret prokuroria e tj.
    Sigurisht që kjo nuk është as punë e qeverisë dhe as e prokurorisë. Siç tha ministri i shtypit, kjo punë u takon atyre që merren me këto punë, pra drejtuesve të sportit. Edhe presidenti i superligës, Petros Kokalis, foli me tone më të qeta, duke bërë fjalë për respektimin e rregullave etj.
    Megjithatë, askush nuk është për sjelljet e këqija në stadium. Edhe në këtë rast nuk është se ne po i dalim zot Bushit. Ai duhet kritikuar për mënyrën e të festuarit, për veprimin e pështyrjes së kundërshtarit etj. Futbolli është sport vlerash sportive dhe kurrsesi arenë sharjesh e zënkash. Por futbolli nuk është as sport ku gazetarët të fyejnë e të ngrenë gjithfarë akuzash. Nuk është një sport që në pendën e gazetarit rëndom më shumë pasioni sesa logjika. Futbolli dhe ata që e luajnë atë janë në radhë të parë njerëz, me nivele të ndryshme, me kulturë të ndryshme, me pasione të ndryshme. Megjithatë, mbi ta nuk mund të ushtrohet diktat mediatik. Thirrjet "Ata kush do t'i arrestojë?", apo "Largojeni tani nga futbolli grek", nuk u shkojnë gazetave sportive. Më shumë se gjithçka, këto tregojnë tifozllëk, për të mos u shtyrë më tej në hamendësime. Jemi të bindur se, nëse nuk do të kishte barazuar Panathinaikosi, nuk do të ndodhte kështu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga KOKASHTA : 18-04-2007 më 08:31
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  4. #134
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Sapo lexova nje artikull te gazetarit me me fame ne futbollin grek Hristos Sotirakopoulos(fatmiresisht rritur per vite te tera ne Angli).
    Gazetari ne fjale denon ashper veprimet ekstreme qe kerkohen te merren ndaj futbollistit Alban Bushi.

    "Bushi beri veprime qe nuk i kane hije fushave te futbollit,por gezimi i tij pas golit ishte identik me ate te Van Bomel ne ndeshje Real-Bayern.Dhe UEFA e pezulloi nje ndeshje,pa harruarr kasapanen e ndeshjes Inter-Valencia.E perseris Bushi duhet te denohet per veprimet e tij ne fushen e lojes,por jo te fusim ne valle,edhe Gjykaten e Larte,vetem dhe vetem se eshte shqiptar.
    Kujtoni veprime te tilla ne mos me te keqija nga lojtare te huaj si Navas,Karebeu,Gonzales,Kastijo"

    Akoma me i flakte edhe nje tjeter gazetar dhe pronar i radios Spor FM dhe gazetes Sport Day Georgos Xelakys........

    "Futja e veprimeve te Alban Bushit ne nenin 92 kalon cakun e cdo llogjike ne mbrotje te futbollit" Ky nen denon nje lojtar nga tre muaj deri ne tre vjet pa marre pjese ne asnje veprimtari futbollistike.

    "Tani jemi plotesisht me Bushin" vazhdon gazetari ne fjale,"Jo per ato qe beri ai ne fushen e lojes,por per ato veprime qesharake ju bene,por edhe po mundohen ti bejne.
    Tani jemi me Bushin,se tek ai ne shohim njeriun ,dhe duhet te largojme shenjat kanceroze te racizmit dhe ksenofobise."
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #135
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Goli i shkelqyer i Kapllanit kunder Koblenzit (VIDEO)
    Nga Kastriot Gjini


    Sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani i cili aktivizohet per kryesuesen e Bundesliges 2, Karlsruhen eshte sulmuesi shqiptar me ne forme per momentin. Keto e tregojne shifrat e tij, 15 golat qe ka shenuar ne kampionat dhe nje ne kupe flasin qarte per kualitetin e ketij futbollisti.

    Edmond Kapllani nuk lufton per nje vend titullari sepse ate e ka arritur shume kohe me pare, por lufton per kepucen e arte te Bundesliges 2. Tani per tani ndodhet ne vendin e dyte te klasifikimit te golashenueve me vetem nje gol me pak se shoku i tij i skuadres Federico.

    Albania-sport,com ju sjell ne menyre ekskluzive golin e tij te fundit kunder Koblenz.Nje gol i shkelqyer i sulmuesit durrsak, shijojeni :

    http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=4328

  6. #136
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Salihi, gol për në fitoren 2-1 të Ried - VIDEO
    ASA (Albania Sport Agency) - Hamdi Salihi çeli serinë e golave të fitores 2-1 të SV Ried kundër Vaker Tirolit, në një takim që u ndoq nga 4850 vetë, një rekord negativ shikuesish.

    Shkodrani shënoi në minutën e 27 të pjesës së parë, pas një harkimi të Hackmier, ku Salihi tregoi dhe njëherë se është mbreti i zonës së rreptësisë.

    Pjesa e parë ishte shumë e mirë për SV Ried, teksa në faqen zyrtare komentuesi i ndeshjes shkruante se ajo dhe mund të përfundonte në 5-0.

    Salihi pati dhe një rast tjetër në minutën e 47, por gjuajtje përfundoi paksa jashtë shtyllës pingule. Salihi luajti për 78 minuta pasi u zëvendësua në pjesën e dytë nga Kovaçeviç, ende pa u bërë goli i Vaker Tirol.

    Miqtë barazuan me anë të Knabel (79’). Golin e fitores për Ried e shënoi zëvendësuesi Rony Brunmayer dy minuta përpara përfundimit të takimit, që shënoi me topin e parë që kontaktoi .

    Edhe shqiptari nga Maqedonia, Emin Sulimani, i cili u aktivizua gjatë gjithë takimit pati një rast të mirë.

    Goli : http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=4358

  7. #137
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Goli i Bogdanit i jep fitoren Chievos - ( VIDEO )

    Erjon Bogdani është rikthyer sërish si protagonist për Chievon në ndeshjen e tij të 100-të në Serie A. Megjithëse është futur në lojë si zëvendësues në përballjen e së dielës përballë Livornos, “ErBomber” ka qenë njëriu i ndeshjes duke shënuar golin e fitores për veronezët që me këtë fitore kanë bërë një hap të madh për të siguruar mbijetesën në mesin e më të mirëve të futbollit italian. Sulmuesi shqiptar që është hedhur në fushë nga trajneri Del Neri në minutën e 68-të në vend të Semiolit ka arsyetuar besimin duke shënuar me kokë pas një goditjeje nga këndi të krosuar nga Luciano.

    Mediat italiane e kanë cilësuar shqiptarin si një ndër futbollistët më të mirë të ndeshjes për Chievon bashkë me portierin Squizzi dhe mbrojtësin Mantovani.

    Ky është goli i 7-të i Bogdanit në këtë edicion të Serie A dhe i pesti me fanellën e Chievos (dy gola i kishte shënuar në pjesën e parë të sezonit me Sienën). Kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të kampionatit Bogdanit i nevojiten edhe pesë gola për të barazuar shifrën e golave që ka shënuar një sezon më parë në Serie A.

    GOLI: http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=4377

  8. #138
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Kapllani çon Karlsruhen në Bundesliga 1

    ASA (Albania Sport Agency)- Edmond Kapllani shënoi një tjetër gol (31’) për Karlsruhen në fitoren e çmuar 2-1 në transfertën me Hansa Rostok, në një takim që u ndoq nga 22.000 shikues në “Oststadion”.

    Ishte ky goli i 16 sezonal i shqiptarit në Bundesliga 2, po aq sa shoku i tij, Xhovani Federiko, që dha dhe pasin e zgjuar për Kapllanin që shënoi nga dhjetra larg portës duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit të Hansës, Mathias Schober.

    Hansa barazoi me anë të Zafer Jelen (61’) me një gjuajtje nga 25 metra. Mario Egiman i dhuroi fitoren Karlsuhes me golin e tij në minutën e 66-të.

    Në fazën e parë dy ekipet e mbyllën takimin me rezultatin 4-4.

    Pas javës së 30, Karlsruhe që tashmë ndodhet në kuotën e 63 pikëve, ngjitet pas nëntë vjetësh në Bundesliga 1.

    Karlsruhes i duhet vetëm një pikë në katër takime që të shpallet kampion matematikor i Bundesliga 2.

  9. #139
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Kapllani shenon golin e 17 dhe i jep fitoren Karlsruhes
    Nga Kastriot Gjini


    ASA (Albania Sport Agency)-Sulmuesi shqiptar i Karlsruhes, Edmond Kapllani ka shenuar perseri sot ne ndeshjen qe Karlsruhe mikpritte skuadren e Unterhaching. Kapllani si gjithmone ka qene titullar per skuadren e tij, dhe goli qe shenoi sot eshte goli i tiji 17 personal ne kete sezon. Me kuoten e 17 golave, sulmuesi i kombetares shqiptare udheheq listen e golashenuesve te Bundesliges2, me nje gol me teper se shoku i skuadres se tij Federico.

    Ndeshja mbaroi me rezultatin 1:0 ne favor te skuadres vendase te Karlsruhes, e cila vazhdon te jete ne vendin e pare te klasifikimit me 66 pike e ndjekur nga skuadra e Hansa Rostokut me 55 pike, por qe ka nje ndeshje me pak. Skuadra e sulmuesit shqiptar e ka siguruar nje vend ne Bundesligen 1 dhe matematikisht.

    E Diele, 29 Prill 2007

  10. #140
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Lorik Cana gol kundër Sochaux

    ASA (Albania Sport Agency)- Se Lorik Cana koheve te fundit perjeton ndoshta çastet me te bukura ne Marseille e vertetojme ne me shkrimet e shumta qe sjellim per te na Albania-Sport mirepo edhe vet Loriku, i cili sonte ne ndeshjen me Sochaux shenoi gol ne min. e 14-te per ekipin e tije duke barazuar rezultatin ne 1-1 pasi Marseille humbiste 0-1 kundrejt Sochaux. Ndeshja sapo mbaroi me fitore te Marseille 4-2, kurse Loriku pervec golit u ndeshkua me karton te verdhe ne min e 56-te. Video dhe me shume informacione te detajuara rreth takimit neser ne Albania-Sport.com...

Faqja 14 prej 52 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •