Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Sali Berisha eshte i vetmi per te cilin do te votoja sot nese do shtrohej ceshtja te votoja patjeter!!
    Por mbi te rendojne disa mekate te cilat ai duhet ti sqaroje para publikut shqiptar para se te meritoje besimin e tij. po mundohem ti permend shkurtimisht;

    Sali Berisha duhet te sqaroje lidhjet e tij me Aleksander Meksin si eshte e mundur qe njeriu me jopopullor ne mandatin e pare si kryeminister (pa permendur faktin si u zgjodh me katapulte ne fillim fare) arrin te zgjidhet kryeminister per here te dyte. Me mafiozllekun me te madh Meksi ja ka faturuar deshtimet e tij Berishes dhe per cudi ky i fundit megjithese e ka ditur kete ka heshtur pse??? Tani se fundmi ne "Tema" eshte bere i njohur fakti qe Dhurata Meksi bashkeshortja e Lekes ka manipuluar dosjet e ish sigurimsave te shtetit ne Arkivin Qendror.

    Pse Berisha nuk e miratoi kushtetuten e 94 es ne parlament apo me Asamble Kushtetuese kur dihej qe do ta humbte referendumin?
    Pse nuk e mori parasysh teorine e E Selamit per variantin Kryetar PD je kryeminister por shkarkoi kete fundit dhe ceshte me e keqja beri Agron Musarajn minister rendi? ministri me famekeq iniciusi i kontrabandes se organizuar?

    Pse Berisha bekoi famekeqin Janullatus duke e ditur qe eshte shkelur statuti i autoqefalise se Nolit?

    Ju duhet ta mbani mend mire, qe kandidati me potencial per tu bere kryeminister i qeverise se pare demokratike ka qene Bashkim Kopliku.
    Takimet e fshehta famekeqe te Berishes me Nanon i pari ne Trieste me 1992 dhe i dyti ne San Exhidio me 1997.
    Berisha e ka ditur fare mire ku e cojne skemat piramidale ajo ka qene e qarte edhe per bufin jo me per kreun e shtetit.. pse nuk i ndaloi? pse nuk i doli te keqes perpara?

    Pse Berisha nuk mori njerez te afte ne qeverisje por veshi me pushtet njerez pa shtylle kurrizore dhe injorante te politikes si T Shehu dhe Zef Serreqi? dhe duke shmangur politika eksperte dhe atdhetare te shquar si Z Abdi Baleta. nga paaftesia.?. nuk e dinte? pak e veshtire per tu besuar kjo.
    Nje pike e errret eshti ligji per token dhe shitblerjen e saj qe i jep mundesi ekspansioni te pakufizuar minoritetit grek.

    Sali Berisha kurre nuk ka treguar kujdes ndaj marredhenieve me Greqine por eshte bindur ne menyre paradoksale politikes antishqiptare te Greqise.

    Berisha do mbahet mend per rolin qe ka luajtur per percarjen e faktorit shqiptar ne Maqedoni ata qe i kane ndjekur ngjarjet me kujdes e dine fare mire kete gje.

    Berisha nuk ka bere aq sa duhet per kultivimin e ndjenjes kombetare ne Shqiperi ne shkolla, dhe pergjithesisht ne brezin e ri.
    Po ashtu roli i tij ka qene i dyshimte per sa i takon politikes ndaj Ceshtjes shqiptare te Kosoves. Ne fundin e 96es Berisha shamngu Rugoven dhe u mundua qe nepermjet levizjes se Albin Kurtit ne Kosove te acaroje situaten atje dhe te shmange vemendjen e publikut nga rrezimi i skemave piramidale ne Shqiperi. Pervec nje njohje formale te Republikes se Kosoves nuk ka bere asgje me shume biles edhe ne media dhe prononcime publike nuk permendej Republika e Kosoves po thjesht Kosova.

    Sali Berisha u fut ne zgjedhjet e 24 Qershorit sa per te bere show se ai e dinte fare mire se me ate lloj ligji elektoral dhe me lenien jashte listave te votimit te 1/3 es se zgjedhesve ato ishin te humbura. Kujt i sherben kjo? vetem shqiptareve jo!!
    Si arriti ti fute deputetet e PD se si kope bagetie ne parlamentin e Dushkut? dhe ti vije ne ndihme PS se ne momentet e saj me delikate?
    Tani kohet e fundit po kerkon te beje aleanca me Neritan Ceken kumarin e Milloshevicit dhe me Gjeneral Arben Imamin!!

    Sali Berisha duhet te sqaroje para publikut shqiptar kush eshte i implikuar ne "dosjen e zeze" per te cilen ka folur i ndjeri Safet Zhulali ne vitin 1998. Pa u hapur ajo dosje per publikun e gjere kurre Shqiperia nuk mund te marre rrugen e zhvillimit, sepse ata njerez jane duke vepruar akoma dhe nuk e lejne kete vend te ngrihet ne gjunje.
    E fundit qe po me kujtohet tani eshte qe Berisha ka bashkepunuar ne manipulimin e madh te socialisteve per referendumin e monarkise kur dihet qe ajo fitoi bindshem.

    Pra mbi ish Presidentin rendojne shume pikepyetje?

    Une si qytetar shqiptar e akuzoj Berishen jo per ato gjera qe e akuzojne socialistet dhe falangat e tyre po per favoret qe ai ju ka bere ketyre te fundit ne dem te interesave te shtetit shqiptar dhe Shqiperise.
    Dhente zoti qe keto hipoteza te miat nuk vertetohen ne te ardhmen.
    Shqiperi o e mjera Shqiperi!!.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 11-05-2002 mė 11:27
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet nė Bllog
    22
    Me pelqeu jashte mase shkrimi i Iceberg pasi ato jane ne thelb edhe disa prej pyetjeve qe shume nga ne kane per Berishen. Berisha fsheh ne vetvete shume sekrete qe ia ka borxh popullit te tij dhe historise. Ai ende nuk ka folur per ish-pushtetin e demokrateve. Analizen e vet te ish-pushtetit ai e ka bere ne koken e tij por nuk i ka renditur per shqiptaret se cilat ishin disa prej gabimeve kryesore te demokrateve kur ishin ne pushtet. Gabimi i vetem per te cilin Berisha ka pranuar ne publik, eshte lejimi i fajdeve.

    Berisha nuk eshte shprehur as edhe mbi qendrimin e tij mbi fillimet e levizjes se UCK-se dhe a ishte vertet shteti shqiptar dhe sherbimi sekret shqiptar, ne ndihme te UCK-se ne 1996. Berisha me mire se kushdo e di se kush ishte pas ngjarjeve te 1997, por ai nuk ka thene nje gjysem fjale per ato ngjarje. Ai vetem ka akuzuar socialistet per perfshirjen e tyre, por ata ishin dora e krimit e jo mendja.

    Keto jane vetem disa prej ceshtjeve qe Berisha nje dite duhet te zbardhi per shqiptaret. Ashtu sic do politikan tjeter, nje dite ai do te botoje ditarin e vet te jetes politike. Kjo mesa duket ka per te ndodhur vetem pasi ai te jete larguar nga politika, pasi nuk ka ndodhur deri me sot.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    Me fal superstar sepse dhe une demokrat jam(por demokraci nuk do te thote parti demokratike) por te shohim realitetin.
    Nje njeri qe leshon parrullen "Te shkaterrojme cdo gje qe ka bere komunizmi"
    Nje Komandant i forcave te armatosura qe dergon tanket dhe avionet per vrasjen e popullit te tij vetem per te mbajtur pushtetin.
    Nje antishqiptar qe thote ngrehuni o veriore se po na shtyp jugu duke futur percarjen mes popullit tone.
    Nje njeri qe politika e tij dhe i perkrahesve te tij ka sjelle uljen e dinjitetit te shqiptareve neper bote nuk mund te quhet kurre i pergjegjshem.
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  4. #34
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Taulant,
    Kur diskutojeme ne forum i cili ka nje nivel te kenaqshem per mendimin tim per cilesine e diskutimeve duhet ti bazojme keto te fundit ne fakte dhe te flasim pak me me pergjegjesi do te thosha qe ti pergjigjemi ketij niveli te tij.
    Po e shkruaj kete se me beri shume pershtypje komenti juaj me siper sikur Berisha paska thene: "te ngrihemi o veriore se na pushtoi Jugu" kjo shprehja qe ke thene ti dhe ajo tjetra qe ka qarkulluar ne shqiperi ne vitet 90te "ta bejme Lushnjen ti bjeri ciftelise"jane fabrikim i kuzhines greke per te nxitur percarjen ne mes shqiptareve.
    Sa per punen e tankeve qe nuk u perdoren, per mendimin tim do ishte shume mire qe te perdoreshin sepse nuk do perdoreshin kunder popullit te Vlores po kunder anarkisteve agjenteve te sherbimeve te huaja, do perdoreshin per ruajtjen e instuticioneve shteterore dhe dinjitetit te shtetit. Mosperdorimi i tankeve na ka cuar aty ku jemi sot. Ne vitin 1994 SHBA perdori tanket ne Los Anxhelos per shtypjen e revoltes ai e ben qeverine amerikane antipopullore ky veprim? aspak
    Po ashtu Zogu shtypi levizjen e Fierit ne 1935 qe ishte antikushtetuese dhe sheptoi vendin nga anarkistet. Shifni sot rezultatet e atij mosveprimi? Humbje te sovranitetit te vendit, krim i organizuar ne cdo instance, ekonomia dhe thesari i shtetit ne duart e Greqise. Nje rrugac pijanec tallet me shqiptaret si ti doje qejfi dhe sillet si Neroni ne kohen e tij, se te thuash mbret eshte vleresim i madh per te. Polici ne mes te sherbimit heq kapelen dhe vendos corapin ne koke per te plackitur udhetaret.

    Megjithese per mendimin tim ne jemi shume pak si popull per tu ndare ne veriore e jugore, gege e toske edhe ne kohen e Berishes me shume se 90 % e pushtetareve kane qene nga Jugu kjo edhe per faktin se edhe jugu duke qene se i eshte dhene prioritet shume me i madh ne kohen e komunizmit ka numrin me te madh te shtreses se shkolluar.
    Faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 11-05-2002 mė 17:42
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    Pershendetje Iceberg dhe te falenderoj per repliken por ti duhet ta kesh jetuar vitin 1997 shkaterrimet,vrasjet dhe me e keqja demtimi i imazhit te Shqiperise ne bote te cilen po e vuajme edhe sot. Kush eshte pergjegjesi???
    Ti mbase mund te thuash te huajt. Po shteti shqiptar ku eshte ?
    Do me behej qejfi nese ne krye do viheshin nga veriu po ama njerez me shkolle e ndergjegje sepse te tille ka shume, gje qe nuk ndodhi por u vendosen njerez qe i bene Shqiperise ate qe ajo nuk e meritonte.
    Dhe ajo qe ne jemi nje popull i vogel per tu ndare(gje qe nuk duhet te ndodhe dhe ketu une jam dakord me ty) shqiptaret sot jane ndare ne fise e klane dhe nuk mendoj se ketu po hyn i huaji.
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  6. #36
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Degjoni ,

    ku ishte tema e ku po dilni.

    Mendoj qe kjo teme te mbyllet.

    Per temat e tjera hapni sa te doni.

    Anton!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    Me fal edhe per nje gje Iceberg nuk e dija qe agjentet e huaj te sherbimeve sekrete te vriteshin me tanke e avione.Duhet te dish edhe nje gje nga praktika boterore qe tanket e avionet jane arme te shkaterrimit ne mase dhe nuk perdoren per te vrare njerez te vecante.
    Per te kapur agjente te sherbimeve sekrete duhen agjente te sherbimeve sekrete qe Shqiperise i mungojne totalisht,sepse regjimi i atij njeriu per te cilin po flasim shkaterroi punen e 50 vjeteve te agjenteve te sigurimit dhe emrat e 400 agjenteve te huaj qe punonin per Shqiperine u nxorren ne faqet e internetit si pa gje te keq.
    Nejse jam i mendimit si antoni qe ta leme
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  8. #38
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Per 1997 ka teme me vete.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •