Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2007
    Postime
    99

    Talking Perlat E Zemres

    BISMILAHI RRAHMENI RRAHIM!ME EMRIN E ALL-LLAHUT MESHIRUESIT MESHIREBERESIT kam deshire te shkruaj disa poezi qe kerkojne te hapin nje dritare ku te keni mundesi te shihni nje drite qe te ndihmoje per te ecur ne rrugen e Krijuesit.ALL-LLAHUT fuqiplote.Autori:Abdylkadir Haktaner

    O ZOT
    O ZOT! sjelli vellazerive qe te perhapin dashamirsine,
    qe te mos coptohen mes vehtes duke perhapur armiqesine.

    O ZOT!sjellu shqiptareve qe te gjejne virtytet e humbura,
    qe te mos vazhdojne jeten duke i vepruar krijimit kundra.

    O ZOT sjelli vellezerit te mos e shpenzojne moshen kot,
    sepse eshte shume gabim te mendojne vetem per sot.

    O ZOT sjelli qe tanet te fitojne lumturine e te dy jeteve,
    Edhe ne kete jete te shpetojne nga ndeshkimi i te tjerve.

    O ZOT sjelli vellezerit te shpetojne nga ateizmi,
    te mos harrojne se vetem islami eshte shkak shpetimi.

    O ZOT!mesoju taneve shkakun e ardhjes ne kete bote,
    duke u kujdesur te mendojne se njeriu cka do te thote.

    O ZOT sjelli vellezerve ta ndjejne nevojen e bashkimit,
    duke vene re se ajo eshte shkaku me i madh i shpetimit.

    O ZOT !sjelli shqiptareve qe ti perulen urdherave te fese,
    qe te fitojne ndaj te gjithe botes rspekt dhe bese.

    O ZOT!SJELLI VELLEZERVE QE TE ZOTEROJNE BESIM E FORTE,
    per te zoteruar ate nuk duhet shpenzuar kohe kot.

    O ZOT!sjelli shqiptareve te gjejne krijuesin e vet,
    qe te mos i perulen krijesave dhe te jene te qete.

    O ZOT !shpetoji vellezerit nga ndeshkimi i armiqve
    te ndjekin rrugen tende qe i qojne pas shpetimeve.

    O ZOT!sjelli shqiptareve qe te mos harrojne vdekjen.
    ajo eshte nje shkak i bukur per te vlersuar perpjekjen.

    O ZOT !zgjoji vellezerit shqiptare qe te gjejne rrugen,
    qe te mos harrojne se kush atyre ua sjell buken.

    O ZOT!kujtoju taneve qe te dine se do te japin llogari,
    te mos kalojne jeten ne vende boshe si ne angari.

    O ZOT zgjoji vellezerit tane qe te behen besimtare,
    perndryshe nuk ja vlen jeta,vetem se eshte nje barre.

    O ZOT!sjelli vellezerve tane qe te behen te sjellshem,
    duke u zgjuar te pelqejne sendin me te vlefshem.

    O ALL-LLAH sjelli vellezerve qe te fitojne hiren tende,
    duke u mbeshtetur tek ti,te mos adhurojne tjera sende.

    O ALL-LLAH !SJELLNA TE BASHKOHEMI ME BESIM NE ZOT .
    PERNDRYSHE NUK VLEN JETA PERPJEKJET SHKOJNE KOT.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2007
    Postime
    99
    FUQIA E ZOTIT

    Zoti me fuqine e tij eshte absolut,
    mbeshtetu tek ai dhe kurre mos u tut.

    I urdheron behu e behen te gjitha,
    lumenj,kodra male,dhe lisa.

    lloj-loj qeniesh i krijoj me dije,
    miresite e botes asnjeren pa shije.

    ka parashtruar boten plot me miresi,
    dhe te gjithe bukurite pa fare ligesi

    druret per ne, te mbushur me fruta
    ndonjeri i gjate e disa te shkurtra

    bleta nje makine vetem per mjalte,
    mollen e bukur,te embel e te thate

    delen e bukur per mish e per lesh
    qumeshti i lopes per te bere pershesh.

    diten e shndritshem per te punuar,
    naten e kapllon terri per te pushuar

    kafshet i veshi nga koka tek thembra
    ata jane dy lloj meshkuj dhe femra

    njeriu si permbledhje dhe frut i gjithesise,
    e ka ne dore vete qelsin e lumturise

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2007
    Postime
    99
    SELAM ALEJKUM!VE RAHMETULL-LLAH VE BEREKETUHU.VELLEZER DHE MOTRA MUSLIMANE deshiroj te sjelli cdo nate nga nje poezi inshalla.me emrin e ALL-LLAHUT meshirplotit,meshireberesit.dhe shpresoj tju pelqejne sa me shume.dhe tja tregoni dhe te tjereve qe te udhezohen,inshall-lla udhezohen sa me shume njerez per ne rrugen e drejte,ne rrugen e ZOTIT.O ALL-LLAH INSHALL-LLAH aq shkronja qe jane shkruar ne kete liber aq njerez te udhezohen cdo dite.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2007
    Postime
    99
    CFARE ESHTE KUR`ANI

    Kur`ani nje kushtetute deri ne mbarim,
    atij nuk i perngjan as edhe nje shkrim.

    Ai eshte i fresket qe kurr nuk plaket
    po edhe vlera e tij asnjehere si paket.

    Ate asnje libri nuk mund t`ia perngjasesh,
    Dhe nje shok te tij nuk mund te hasesh.

    Kur e krijoj njeriun AI ZOT FUQIPLOTE,
    ia dergoi ligjin qe te mos shkoj kot.

    I zbritur e i plotesuar per nje periudhe te gjate,
    nuk eshte si te tjeret qe jane bosh e thate.

    Ai eshte i fresket ,megjithe se ka shume vjet,
    Ka mundesi te qeverise me ligj cdo shtet.

    KUR`ANI eshte nje liber i paarritshem.
    Derisa te krise kijameti ai eshte i shndritshem.

    Ajetet KUR`ANORE perbehen prej disa kuptimesh,
    jane te mbushura plot me lloj-lloj shpetimesh.

    Nga ai kane dalur mbi treqind komente,
    prap eshte nje thesare me plot sekrete.

    Ate e dine permendesh miljona hafizllare,
    S`mund te formojne nje tjeter asnje shkollar.

    Njeriu per njeriun pak ka mundesi te mesoje,
    Kuptohet se ligj per te smund te formoje

    Sot gjendja e shteteve eshte nje fakt i gjalle,
    nje ligj te ngjashem a mund ta bejne valle.

    Une dua te kendoj KUR`AN derisa te vdes,
    shume mire e di se nje dite sdo te mbes.

    O ALL-LLAH!plotesomi ditet me KUR`AN dhe besim,
    te fitoj kenaqesine tende qe te gjej shpetim.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2007
    Postime
    99
    MUHAMMEDI (a.s.m)

    Ardhja e Profetit zhduku erresiren,
    nga zemrat e njerezve e fshiu kotesiren.

    Kur erdhi, ngjyra e jetes u shndrrua,
    U zhduken armiqesite njerezimi u shpetua.

    Ai eshte meshire per te gjithe njerzimin,
    ALL-LLAHU me te, botes i solli shpetimin.

    Ai eshte lavdia e tere qenieve te gjithesise,
    drita e universit dhe sjellesi i qetesise.

    Nje argument qe flet per ekzistencen e ZOTIT,
    EDHE SHKAK I XHENNETIT te ATIJ FUQIPLOTIT.

    Ai eshte imami i xhamise se rruzullit tone,
    edhe armiqt per besnikerine e tij deshmojne.

    Me gishtin fisnik u nda hena ne dy,
    per te pare kete ska nevoje te veqante sy.

    PROFETESINE e tij e deshmuan ujku edhe deveja,
    personalitetin ja dhe botekuptimin ia verteton feja.

    ALL-LLAHU i doli zot atij me njemije mrekulli,
    Ndaj TIJ ka qene i lidhur si vete hekuri.

    Miliona hadithe te tij jane nga nje yll,
    bulevardin e tij askush nuk e mbyll.

    I DERGUARI I ZOTIT eshte nje prijes shembullore,
    fene qe shpalli te gjithe e pranuan ne kor.

    Eshte kryetari dhe vula e te gjithe profeteve,
    Simbol i moralit te mire dhe drita e qyteteve.

    Ai eshte shkaku i lumturise se te dy jeteve,
    Edhe shkak i ngritjes se te gjitha shteteve.

    O ZOT! pash madherine tende mos na deno,
    sipas gabimeve tona per te keq mos na sheno.

    Per nder te profetit (a.s.m) ,neve mos na turpero,
    duke na dhuruar kenaqesine neve mos na torturo.

    AMIN AMIN AMIN

Tema tė Ngjashme

  1. Zemra
    Nga Fiori nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-07-2013, 10:58
  2. Ku ėshtė pozita e zemrės tėnde?
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 09:54
  3. Depresioni dhe sėmundjet e zemrės
    Nga Gimi3 nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 08:56
  4. Festa e Zemrės Krishtit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 18:26
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •