Close

Rezultati i Sondazhit: A do të ketë zgjedhje të parakoshme parlamentare?

Votues
23. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    17 73.91%
  • Jo

    6 26.09%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #-9

    A do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare?

    Pershendetje

    Maqedonia po perjeton nje debakel politik. Pas shume deshtimeve te kesaj qeverie fallco, e cila nuk perfilli vullnetin e shqiptareve duke mos inkuadruar ne qeverisje formacionin politik qe fitoj zgjedhjet ne bllokun shqiptar, si duket gjerat nuk ecin si duhet. Koalicioni aktual eshte i brishte dhe kjo duket qe nga hena. Qe nga koha e zgjedhjeve te fundit deri tani kemi pasur shume raste ku eshte tregua brishtesia e ketij "koalicioni strategjik". Me pare ishte PDSH-ja qe donte te del nga qeveria, me pas u fut PPD-ja me nje 1 deputet (hahahah) mandej rasti i Brodecit, mandej kartoni i kuq nga Bashkimi Evropian, mos marrja ftese per anetaresim ne NATO, ceshtja e emrit te Maqedonise dhe kontesti me greket. Doreheqjet e dy ministrave te tanishem dhe tentimi i dyfishte i Refet Elmazit per tu larguar nga qeveria e keshtu me rradhe.

    Si mendoni ju, a duhet te kete qeveri dhe zgjedhje te reja. Keto jane te paafte per te menaxhu me problemet. Shikoni rezultate e fundit te IRIT dhe binduni.
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  2. #-8
    PDSH nuk përjashton idenë e zgjedhjeve të parakohshme

    Në një komunikatë të publikuar nga PDSH bëhet e ditur se kjo parti nuk përjashton edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat së fundi janë temë e debatit politik.

    Kjo parti ka shprehur reagime lidhur me anketat e fundit që sipas saj po manipulohen vazhdimisht. “Dyshimet e PDSH-së rreth anketimeve sa vijnë dhe bëhen më prezente. Për pasojë, duke marrë në konsideratë manipulimin e vazhdueshëm përmes anketimeve, PDSH-ja është e gatshme që të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme për të dematuar manipulimet përmes anketimeve”, thuhet në një njoftim të PDSH-së. Kjo parti ka akuzuar partinë opozitare Lidhjen Social Demokrate(LSDM) për pjesëmarrje në këto keqpërdorime të anketave.

    “Është shumë e thjeshtë për të mos rënë pre e spekulimeve dhe manipulimeve nga ana e kujdoqoftë që del dhe bën zëdhënësen e anketimeve, sic është rasti me LSDM-në. Meqë manipulimet me anketimet janë të vazhdueshme, meqë kjo metodologji manipuluese nuk po ndërpritet, hyrja në zgjedhje të parakohshme ndoshta është i vetmi instrumet apo tregues real në sensin e kredibilitetit të gjithkujt”, thuhet në reagimin e PDSH-së.
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  3. #-7
    BDI, ME PERKRAHJE ME TE MADHE NE ELEKTORAT


    Instituti Ndërkombëtar Republikan(IRI) publikoi sondazhin më të lirë lidhur me rejtingun e partive politike në Maqedoni, ku sërish kryeson partia më e madhe në pushtet VMRO-DPMNE me, ndërsa si parti e dytë radhitet Bashkimi Demokratik për Integrim.

    Sipas anketës së institutit amerikan IRI, për VMRO-DPMNE janë deklaruar 26 për qind e të anketuarve, ndërsa pasojnë BDI me 11 për qind dhe Lidhja Social Demokrate (LSDM) poashtu me 11 për qind, Partia Demokratike Shqiptare me 5 për qind, duke shënuar rënie në krahasim me sondazhin e fundit të vitit të kaluar.
    Përveç këtyre partive Partia e Re Social Demokrate ka rejting prej 2 për qind, ndërsa Partia për Përtëritjen e Maqedonisë (PPM) rreth 1 për qind.


    Në pyetjen se a duhet të mbështetet kryeministri aktual Nikolla Gruevski edhe për një mandat, mbi 57 për qind e anketuesve kanë dhënë përgjigje pozitive, ndërsa 27 për qind përgjigje negative. Për një mandat të ri të presidentit Branko Cërvenkovski janë deklaruar negativisht rreth 58 për qind të anketuarve, ndërsa vetëm mbi 25 për qind të anketuarve janë deklaruar pozitivisht.


    Shumica e qytetarëve mbi 89 për qind janë deklaruar për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veriatlantike. Por sipas anketës, 77 për qind e të anketuarve janë shprehur kundër anëtarësimit me emrin e ndryshuar kushtetues të vendit, ndërsa vetëm 15 për qind janë deklaruar kundër. Anëtarësimi në BE përkrahet nga 94 për qind e qytetarëve të anketuar, ndërsa gjashtë për qind janë shprehur kundër.


    Në këtë anketë edhe VMRO-DPMNE ka shënuar rënie për 4 për qind, pasi që në anketën e fundit kjo parti preferohej nga 30 për qind e qytetarëve. Edhe PDSH ka shënuar rënie të madhe në krahasim me anketën e fundit, edhe ate nga 10 në 5 për qind. Burime pranë kësaj partie thanë se nuk njohin këto rezultate, për shkak se siç thuhet bëhet presion për të mos organizuar zgjedhje të parakohshme.


    Anketa është realizuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar ku janë anketuar mbi 1.100 anketues.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  4. #-6
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Sigurish se dueht realiteti i shqiptarve te rrespektohet ose Ndarja e maqedonis Me Vardar.

    Jemi ne konsulltim e kualicionit ilegal shqiptar Vetevendosje Aksh,porsa te jet e arsyshme gjith kjo ather nese nuk rrespektohen drejtat e Shqiptarve ne ato vende qytete,fshatra,ather Do ta instalojm Vetevendosjen edhe ne R.maqedonis.
    >Dhe me vetevendosje te Shqiptarve ne Maqedoni ,do te kerkojm urgjent ndarjen e maqedonis,por mos u ngutni se pa u Shpall Kosova pavarsin e nje anshme Nuk e dim se kend e kemi armik;Prandaj mos heshtni punoni bashk me ne Vetevendosja ju thrret,ju pret.
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  5. #-5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Korrik dhe Dhjetor 2008?
    Qe tash i kane bo llogarite e 2008?!

    Tema ekziston, prandaj i ftoj Moderatoret ta bashkangjesin tek tema ekzistuese.
    Ne Mars 2008 - Zgjedhje te parakohshme
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #-4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Manci Lexo Postimin
    BDI, ME PERKRAHJE ME TE MADHE NE ELEKTORAT



    Anketa është realizuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar ku janë anketuar mbi 1.100 anketues.
    Ne kete ankete jan anketuar te gjith shqipetaret e kiceves me saktesisht te zajazit
    ketu ku jetoj un seshte anketuar njeri (Per cudi)
    Sui generis

  7. #-3
    Citim Postuar më parë nga Armend Lexo Postimin
    Ne kete ankete jan anketuar te gjith shqipetaret e kiceves me saktesisht te zajazit
    ketu ku jetoj un seshte anketuar njeri (Per cudi)
    Pse njerezit do te tregojne ti se jane anketuar apo???

    Mandej zgjedhjet e fundit vetem Kercova (ti e thuash Kicevo se ashtu te ka mesuar Tac Vojvoda) ka votuar?

    Cudimet si ju ka bere qibritashi Thaci aq te verber. Hallall i koft a. I zoti eshte. Kete se them me ironi por me vjen interesant sa ndikim ka tek ju.
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  8. #-2
    Ja edhe ketu vetem ZAJASI ka votuar:

    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  9. #-1
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    PDSH-se dhe Thacit i pergjigjet te kete Zgjedhje te parakohshme sepse ne nje menyre teper artificiale u zgjatet mandati.

    PDSH nuk do fitoje shumicen e votave te shqiptareve as kete rradhe, por VMRO do fitoje tek Maqedonasit, dhe si burri qe merr gruan e vet kur shkon te boje qejf ke dhoma e gjumit, do e marre dhe VMRO-ja PDSH-ne ne QiViRi
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #0
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Do te kete zgjedhje te parakohshme me sa duket sepse te dy palet shqipetare e kan kerkuar kete.

    PS: Manci sa i perket atij sondazhi qe ke publikuar atje me trego pak mu ti se cilen parti e perkrahin ato te Zajazit dhe pastaj nxjere ate sondazh, nuk mund te kete dicka pozitive per PDSH aty kur ata Zajazat e adhurojne Ali Qametin qe i la me mijera ushtar te UCK-se te vdesin per buk rrugeve te malit ne ato kohe te veshtira!!!
    Sui generis

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:29
  2. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  4. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  5. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •