Haraçinë :Akcion policorë dhe të shtëna, i dyshuari arratiset
Shtuar më: 10/01/2008 - 14:06
• Policia e Maqedonisë në orët e hershme të mëngjezit ka marrë një aksion duke bastisur disa shtëpi në fshatin Haracinë.
Jo zyrtarishtë mësohet se akcioni është ndërmarrë në kërkim të personave të cilët ditë më parë në lagjen e Shkupit Autokomandë kanë shtënë në drejtim të xhipit të policisë, ku u vra një pjestarë i policisë speciale të Maqedonisë. Burime për agjencinë INA, mësojnë se ka pasur përleshje mes policisë dhe të dyshuarit i cili pas disa gjuajtjeve me armë ka arritur të arratiset. MPB në lidhje me rastin deklaronë se aksioni është ndërrmarë për të arrestuar një personë me inicialet (H.H) i cili është i dënuar për vepër penale dhe rasti nuk ka të bëjë me incidentin e shkaktuar më parë në lagjen Autokomandë. Sipas policisë ky akcion është ndërmarrë me urdhër të gjykatës kompetente.MPB po heton rastin, ndërsa janë shtuar kontrollet në hyjre-dalje të fshatit Haraçinë dhe Hasanbeg të Shkupit. (INA)
http://www.ina-online.net/index.php?id=3286
Krijoni Kontakt