Close

Rezultati i Sondazhit: Zgjedhjet presidenciale ne US: Partia Republikane

Votues
16. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • John McCain

    10 62.50%
  • Mitt Romney

    2 12.50%
  • Rudy Guiliani

    1 6.25%
  • Mike Huckabee

    2 12.50%
  • Tjeter mundesi.

    1 6.25%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719

    Zgjedhjet presidenciale ne SHBA: Republikanet!

    Kush mendoni se do fitoje kandidaturen e Partise Republikane per president?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 10-01-2008 mė 02:52
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Kandidati republikan per president, senatori Xhon Mekein nga Arizona

    Nė listėn plot me kandidatė republikanė pėr president, ndoshta asnjeri nuk ėshtė mė i njohur se senatori Xhon Mekejn nga Arizona. Kjo ėshtė hera e dytė qė zoti Mekejn vė kandidaturėn pėr president.

    Xhon Mekejn lindi nė zonėn e Kanalit tė Panamasė nė vitin 1936. Si djalė dhe nip i admiralėve tė marinės amerikane, kariera ushtarake e ēoi atė nė Akademinė e Marinės dhe mė pas nė betejė si pilot i marinės nė luftėn e Vietnamit. Pasi aeroplani i tij u rrėzua mbi Vietnamin verior mė 1967, zoti Mekejn kaloi 5 vjet e gjysėm si rob lufte, ku pėrjetoi rrahje brutale dhe u kthye nė atdhe si hero kombėtar.

    Zoti Mekejn thotė se pėrvoja e tij nė luftė e bėn atė veēanėrisht tė kualifikuar pėr detyrėn e presidentit. “Unė do ta filloja detyrėn e presidentit me plot energji dhe kompetencė. Nuk kam nevojė pėr trejnim nė punė. E kam parė fytyrėn e tė keqes dhe e njoh fytyrėn e luftės. Kjo ėshtė ēėshtja kryesore, prandaj kjo ėshtė arsyeja qė unė do tė jem president i Shteteve tė Bashkuara”.

    Nė katėr mandatet si senator, zoti Mekejn njihet si njeri agresiv nė politikėn e jashtme dhe ēėshtjet e mbrojtjes, por pa i lėnė mėnjanė ēėshtjet e brendėshme. Nė vitin 2000, zoti Mekejn humbi nė fushatėn e tij pėr tė siguruar emėrimin e Partisė Republikane pėrkundrejt presidentit Bush, guvernator i atėhershėm i Teksasit.

    Zoti Mekejn shpreson tė tėrheqė votuesit konservatorė dhe tė pavarur nė pėrpjekjen e dytė pėr nė Shtėpinė e Bardhė nė zgjedhjet e 2008-tės, duke theksuar sigurimin kombėtar. “Askush nuk mund tė mė thotė mua se ne nuk mund ta bėjmė vendin tonė mė tė fuqishėm dhe botėn mė tė sigurtė. Ne mund dhe duhet ta bėjmė kėtė. Dhe kur unė tė zgjidhem president, ne do tė bėjmė pikėrisht kėtė”.

    Senatori i Arizonės luajti rol aktiv nė hartimin e projekt-ligjit pėr financimin e fushatave. Ai mbėshtet ligjėsimin e emigrantėve ilegalė, qė ndodhen tashmė nė Shtetet e Bashkuara. Tė dyja kėto qėndrime e dėmtojnė atė mes republikanėve konservatorė.

    Nė fillim tė vitit, zoti Mekejn shikohej si kandidati me mė shumė popullaritet mes republikanėve, por gjatė vitit fushata e tij pati probleme dhe tani ai radhitet pas ish kryetarit tė bashkisė sė Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, dhe ish senatorit tė shtetit Tenesi, Fred Tompson.

    Mes kandidatėve republikanė, zoti Mekejn ka qėnė mbėshtetėsi mė i hapur i strategjisė sė presidentit Bush pėr shtimin e trupave amerikane nė Irak. “Lufta ėshtė shumė mė e rėndėsishme se ēdo ambicje politike qė unė kam. Mendoj se nėse ne dėshtojmė nė atė luftė, nė Irak do tė ketė kaos dhe gjenocid nė rajon dhe terroristėt do tė na ndjekin ne nė vendin tonė”. Ekspertėt vėnė nė dukje se gjatė karierės sė tij senatori Mekejn e ka trajtuar me sukses rolin e njė politikani nė disavantazh. “A mund tė fitojė zoti Mekejn? Ai ka ende mjaft popullaritet nė anketat e opinionit. Ai ėshtė njė figurė dinamike. Gara mes republikanėve nuk ėshtė pėrcaktuar ende, prandaj nuk do ta eliminoja kandidaturėn e tij”. Nė moshėn 71 vjeēare, senatori Mekejn do tė ishte personi mė i moshuar nė postin e presidentit, nėse ai fiton zgjedhjet e 2008-tės, duke ia kaluar kėshtu heroit tė tij politik, Ronald Reagan, i cili ishte 69 vjeē kur bėri betimin. //rd//
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 10-01-2008 mė 16:14
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Profil i kandidatit republikan Mit Romni


    Ish guvernatori i shtetit Masaēusets, Mit Romni, vazhdon tė jetė nė krye tė kandidatėve tė Partisė Republikane, qė pėrpiqen tė sigurojnė emėrimin e partisė nė zgjedhjet paraprake nė shtetet Ajova dhe Nju Hempshėr. Megjithatė, zoti Romni ėshtė mbrapa disa prej kandidatėve mė tė njohur nė anketat kombėtare tė opinionit. Analistėt politikė vlerėsojnė fushatėn plot energji tė ish guvernatorit, por thonė se ndryshimi i qėndrimeve tė tij rreth ēėshtjeve tė debatueshme si dhe besimi i tij fetar mormon mund tė jenė pengesa serioze nė fushatėn e tij pėr nė Shtėpinė e Bardhė.

    Nė pamje tė parė, Uillėrd Mit Romni do tė dukej njė kandidat i pėrsosur pėr president tė Shteteve tė Bashkuara. Kur e sheh nė televizion, ai ėshtė tėrheqės, plot energji dhe duket se i pėlqen tė takohet me amerikanėt e thjeshtė kur bėn fushatė.

    Shumica e analistėve politikė e shikojnė Mit Romnin si njė politikan tė sofistikuar dhe mjaft karizmatik. Kandidati republikan 60 vjeēar lindi nė njė familje tė njohur nė politikė, u diplomua nga Universiteti i Harvardit dhe nė tė kaluarėn, zoti Romni ka qėnė njė sipėrmarrės kapitalist me pasuri, qė kapte shifrėn e 350 milion dollarėve.

    Nė vitin 2003, zoti Romni bėri betimin si guvernator republikan nė shtetin kryesisht demokrat tė Masaēusets. Kandidatura e tij mori hov pasi ai menaxhoi me sukses Olimpiadėn Dimrore tė vitit 2002 nė Salt Lake City, e cila ishte dėmtuar nga njė skandal ryshfetesh. Ndryshimet e sukseshme tė ndėrmara nga guvernatori Romni nė Lojrat Olimpike e bėnė atė njė figurė popullore kombėtare dhe i krijuan atij rrethanat qė tė kandidonte pėr postin e guvernatorit dhe tani pėr emėrimin e Partisė Republikane pėr nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 2008.

    Lleri Sabato, drejtor i Qendrės sė Politikave nė Universitetin e Virxhinias, thotė se guvernatori Romni ėshtė njė kandidat i fortė. “Ai ėshtė kandidati mė energjik dhe me njė rend dite mė tė ngjeshur. Ai duket se pėrpiqet mė shumė tė sigurojė emėrimin e partisė. Tė gjitha kėto janė tė rėndėsishme pėr tė siguruar emėrimin e partisė”.

    Zoti Romni lindi nė vitin 1947 nė Detroit tė shtetit Mishigan. I jati ishte guvernator i atij shteti si dhe ish kandidat pėr president. Zoti Romni u rrit nė Kishėn Mormone, e njohur edhe si Kisha e Shėnjtorėve tė Ditėve tė Mėvonshme. Feja mormone vazhdon tė jetė njė mister pėr shumė amerikanė.

    Ky besim fetar mbėshtet idealet amerikane tė optimizmit, punės sė madhe dhe thjeshtėsisė. Anketat e opinionit tregojnė se 35 pėr qind e amerikanėve thonė se ka mė pak tė ngjarė tė votojnė pėr njė kandidat mormon pėr president, dhe kjo thotė analisti politik Sabato ėshtė problem pėr zotin Romni. “Liberalėt janė kundėr mormonėve sepse filozofia e tyre ėshtė shumė konservatore. Konservatorėt janė kundėr mormonėve sepse fetė fondamentaliste i konsiderojnė ata si njė kult. Kėto dy rryma mund ta dėmtojnė rėndė kandidaturėn e zotit Romni”. Zoti Romni ėshtė pasardhės i mormonėve pionerė, madje ėshtė udhėheqės i apasionuar i kishės moderne. Ai kaloi mė shumė se 2 vjet si misionar nė Evropė dhe thotė se nuk beson se feja do tė dėmtojė shanset e tij pėr t’u zgjedhur.

    Kur zoti Romni ishte guvernator i Masaēusets ai e paraqiti veten si njė politikan i moderuar, qė favorizonte tė drejtat e abortit, tėrhiqte votues homoseksual dhe mbronte grupet e mjedisit. Por ndėrsa pėrgatitej tė vinte kandidaturėn pėr president, zoti Romni ndryshoi qėndrimet e tij ndjeshėm, duke folur kundėr abortit dhe duke kritikuar martesat mes homoseksualėve. Ai filloi tė mbante qėndrim konservator edhe pėr ēėshtje tė tjera shoqėrore. Kritikėt pėrdorin frazėn ‘flip-flop’, qė pėrdoret nė Amerikė, pėr tė pėrshkruar pikpamjet e ndryshuara tė njė kandidati, nė kėtė rast tė zotit Romni, i cili thotė se qėndrimet e tij kanė evoluar, me kalimin e viteve. “Jo ēdo gjė pėr tė cilėt besoja para 10-12 vjetėsh ėshtė sot njėsoj”. Lidhur me politikėn e jashtme, Mit Romni mbėshtet shtimin e fundit tė trupave amerikane nė Irak dhe ka kritikuar ashpėr udhėheqėsit e Iranit.

    Megjithėse nuk ka shėrbyer ndonjė herė nė ushtri, zoti Romni e portretizon veten si pėrkrahės tė fortė tė burrave dhe grave amerikane nė uniformė. Shpesh zoti Romni bėn fushatė me pjesėtarė tė familjes, pėrfshirė edhe gruan e tij Ann dhe 5 djemtė e tyre dhe 10 nipėrit dhe mbesat. Tani fushata ėshtė pėrqėndruar nė zgjedhjet e para paraprake, qė mbahen nė shtetet Ajova dhe Nju Hempshėr, me shpresė se njė fitore e mirė nė kėto zgjedhje do t’i jepte shtytje zotit Romni, qė tė dilte nė krye tė kandidatėve tė tjerė republikanė pėr president. //rd//
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 10-01-2008 mė 16:15
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Portret i kandidatit republikan pėr president, Rudi Xhuliani
    Xhim Malone
    Uashington

    Njė prej kandidatėve kryesorė pėr emėrimin e Partisė Republikane nė zgjedhjet presidenciale tė vitit tė ardhshėm ėshtė ish kryetari i bashkisė sė Nju Jorkut, Rudi Xhuliani. Zoti Xhuliani u vlerėsua pėr mėnyrėn se si e trajtoi gjendjen nė qytetin e tij pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001 si dhe pėr uljen e numrit tė krimeve gjatė periudhės kur ai ishte nė atė post. Por kritikėt vėnė nė dukje stilin luftarak tė zotit Xhuliani si njė aspekt tė tij negativ politik. Nė materialin nė vazhdim ju sjellim disa aspekte tė rėndėsishme tė karierės sė tij dhe disa karakteristika tė jetės sė tij personale.

    Nė orėt e tensionuara menjėherė pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001, asnjeri nė skenėn kombėtare nuk gėrshetoi dhimbjen, vendosmėrinė dhe forcėn mė shumė se sa kryetari i bashkisė sė Nju Jorkut, Rudi Xhuliani.“Ėshtė diēka e tmerrshme, dėmi ėshtė i tmerrshėm. Njerėzit po bėjnė ēdo gjė tė mundur pėr tė shpėtuar sa mė shumė njerėz dhe kjo do tė jetė njė pėrpjekje afat gjatė. Dua tė sigurohem se bėhen tė gjitha pėrpjekjet. Ne i lutemi Zotit se do tė mund tė shpėtojmė disa njerėz”.

    Ėshtė pikėrisht ky imazh i dhimbshurisė dhe vendosmėrisė, qė zoti Xhuliani shpreson ta shoqėrojė atė deri nė emėrimin tė Partisė Republikane si kandiat pėr Shtėpinė e Bardhė nė zgjedhjet e vitit 2008.

    Por fenomeni politik i njohur si Rudi Xhuliani i ka rrėnjėt nė fillime modeste. Zoti Xhuliani, nip i emigrantėve italianė, lindi nė Bruklin tė Nju Jorkut nė vitin 1944.

    Megjithėse babai i Rudit u dėnua me burg, i biri vazhdoi studimet dhe u bė avokat dhe prokuror federal, i cili u vu pas krimeve tė kryera nga zyrtarėt dhe disa prej figurave mė famėkeqe tė Mafias sė Nju Jorkut.

    Zoti Xhuliani humbi me rezultat tė ngushtė zgjedhjet pėr kryetar bashkie nė vitin 1989, por 4 vjet mė vonė fitoi dhe menjėherė u bė i njohur pėr punėn e tij kundėr krimit dhe pėr uljen e taksave.

    Por stili politik luftarak i zotit Xhuliani i shkaktoi atij probleme, madje ai u kritikua nga veprimtarė tė tė drejtave civile pėr mėnyrėn se si i trajtoi disa incidente qė tėrhoqėn shumė publicitet lidhur me abuzimin nga policia tė pakicave nė qytet.

    Pasi shkoi me nxitim nė Qendrėn Botėrore tė Tregėtisė mė 11 shtator 2001, zoti Xhuliani fitoi mbėshtetjen e madhe tė qytetarėve e politikanėve si dhe titullin jozyrtar ‘Kryetari i Bashkisė sė Amerikės’. Revista Tajm e zgjodhi atė Person tė Vitit 2001.

    Por mė vonė, disa zjarrfikės dhe familjet e tyre e akuzuan zotin Xhuliani se braktisi shumė shpejt operacionet e kėrkimit pėr viktimat e mbetura nėn rrėnojat e Qendrės Botėrore tė Tregėtisė.

    Ndėrsa ai ka vėnė kandidaturėn pėr Shtėpinė e Bardhė vitin e ardhshėm, zoti Xhuliani po e paraqet veten si njė zyrtar, qė e ka provuar veten se mer vendimet e duhura nė kohė tė vėshtira dhe qė do tė vazhdonte luftėn kundėr terrorizmit.

    Ashtu si presidenti Bush, zoti Xhuliani e shikon luftėn nė Irak si frontin kryesor tė luftės kundėr terrorit nė pėrgjithėsi.“Terroristėt kanė qėnė nė luftė me ne pėr njė kohė tė gjatė para sulmeve terroriste tė 11 shtatorit. Ata do tė vazhdojnė luftėn kundėr nesh, pavarėsisht nga rezultati nė Irak. Ne shpresojmė dhe i lutemi Zotit pėr njė pėrfundim tė sukseshėm nė Irak. Ēdo amerikan duhet tė lutet pėr kėtė”.

    Anketat e opinionit publik tregojnė se zoti Rudi Xhuliani ėshtė kandidati mė i preferuar sepse republikanėt e admirojnė atė pėr shpirtin e tij udhėheqės. Por disa konservatorė kundėrshtojnė pikpamjet e modertuara dhe liberale tė zotit Xhuliani rreth ēėshtjeve shoqėrore si aborti, tė drejtat e homoseksualėve dhe kontrolli i armėve. “Pėr sa kohė qė zoti Xhuliani ta mbajė vemendjen tė pėrqėndruar nė sulet terroriste kundėr Amerikės dhe ēėshtjet e sigurimit kombėtar, ai do tė ketė shance pėr tė fituar emėrimin e partisė sė tij. Por nėse kandidatėt e tjerė arrijnė ta shtrijnė debatin nė ēėshtje tė tjera si aborti, tė drejtat e homoseksualėve, kontrolli i armėve dhe ēėshtje tė tjera shoqėrore si emigracioni, zoti Xhuliani nuk do tė jetė mė nė avantazh”.

    Edhe jeta personale e zotit Xhuliani mund t’i krijojė atij probleme gjatė fushatės. Zoti Xhuliani ėshtė martuar 3 herė dhe gjatė kohės kur ishte kryetar bashkie jeta e tij personale u bė objekt i shtypit tė Nju Jorkut. “Nėse fiton ai do tė ishte nė shumė mėnyra njė kandidat shumė i fortė pėr republikanėt sepse ai mund tė tėrheqė votuesit me pikpamje tė moderuara. Ai ėshtė shumė karizmatik si dhe njė figurė kontradiktore dhe kėto janė veti tė tij qė nuk duhen harruar”.

    Edhe shumė demokratė mendojnė se ish kryetari i bashkisė sė Nju Jorku do tė jetė njė kandidat i mrekullueshėm presidencial i republikanėve, por ekspertėt thonė se sfida e tij mė e madhe do tė jetė tė bindė konservatorėt, qė shqetėsohen rreth ēėshtjeve shoqėrore, se ai ėshtė kandidati mė i mirė. //ii
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 10-01-2008 mė 16:15
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  5. #-5
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    SHBA: Majk Hakėbi, kandidati republikan i preferuar i medias


    Ish guvernatori i shtetit Arkansas Mike Huckabee, pak i njohur jashtė shtetit tė tij, po zhvillon njė garė pa shumė shpenzime dhe pa shumė shanse pėr tė marrė emėrimin e Partisė Republikane si kandidat pėr president. 52 vjeēari ėshtė i preferuar i medias, por nuk ka shumė para pėr fushatėn e tij. Megjithatė, sondazhet e fundit tė opinionit tregojnė se ai ka epėrsi ndaj rivalėve, sidomos nė shtetin e Iowas ku do tė zhvillohen koferencat e partisė republikane. Cindy Saine i hedh njė vėshtrim mė tė hollėsishėm portretit politik tė republikanit Mike Huckabee.

    Mike Huckabee rrezaton optimizėm dhe shpesh pėrdor ironinė ndaj vetes gjatė fushatės. Ai e paraqet veten si njė kandidat jo me shumė shanse por qė tė bėn pėr vete. Njė gazetar e pyeti atė se pėrse ėshtė futur nė garė. “Mund ta nisja pėrgjigjen duke ju thėnė se nuk e kam mendjen nė vend qė e bėra kėtė gjė, por e di qė kjo nuk ėshtė pėrgjigja qė ju doni. Jo. Mendoj se Amerika ka nevojė pėr udhėheqje pozitive dhe optimiste qė tė ndihmojė pėr tė kthyer besimin e vendit”. Huckabee ėshtė pėrpjekur tė bėjė pėr vete konservatorėt. Ai shpreh njė ndjenjė tė fortė besimi fetar, duke dalė hapur kundėr abortit dhe martesės mes homoseksualėve.

    Por nuk ėshtė e lehtė ta pėrkufizosh kėtė politikan qė ėshtė edhe prift baptist. Ai i bie kitarės bas nė grupin e tij tė rokut tė quajtur Capitol Offense. Nė fushatėn elektorale, disa votues nė Peterborough tė shtetit New Hampshire tė cilėt e takuan zotin Huckabbe, thanė se ata e pėlqejnė atė. “ Ai ka shumė ide tė mira dhe ėshtė njeri me kėmbė nė tokė. Ai pėlqen qentė, luan nė kitarė. Ēfarė mund tė kėrkosh mė shumė?” Njė tjetėr votues komenton. “Ai iu pėrgjigjet pyetjeve, duke u mbėshtetur nė parimet e tij, njė cilėsi e mirė pėr njė politikan”. Huckabee ka drejtuar shtetin Arkansas nga viti 1996 deri mė 2007 si pėrfaqėsues i qendrės. Ai i anashkaloi dogmat e partisė sė tij kundėr taksave tė larta, duke i rritur ato qė tė mund tė financonte programin shėndetėsor tė fėmijėve.

    Disa analistė thonė se kombinimi i parimeve tė tij si konservator social dhe populizmit ekonomik, mund t’i bėjė pėr vete votuesit e shtresės punėtore si tė bardhė dhe ata me ngjyrė nė jug dhe nė pjesėn qendrore tė vendit. Ai shpesh pėrmend njė tjetėr ish guvernator tė shtetit Arkansas, Bill Klinton, i cili gjithashtu vinte nga njė familje punėtorėsh nė njė qytezė tė vogėl tė quajtur Hope.

    Klinton kandidoi pėr president dhe fitoi dy herė. Huckabee ka kaluar pėrmes disa fazash ndryshimi nė jetėn e tij. Ai ishte i pari mashkull nga familja qė u diplomua nė shkollė tė mesme dhe universitet dhe mė pas arriti tė bėhej guvernator. Mė vonė, me nxitjen e mjekut, guvernatori humbi 50 kg peshė, duke u shndėrruar nė njė vrapues maratone.

    Tani, analistėt aludojnė nėse ai do tė jetė i zoti qė tė bėhet udhėheqės i garės brėnda republikanėve. Disa prej sondazheve tė fundit tregojnė se Huckabee ėshtė nė garė me njė kandidat tjetėr pėr vendin e dytė mes rivalėve republikanė pėr shtetin e Iowas, njė shtet strategjik pėr votimet paraprake.

    Ndonėse kritikėt thonė se ai nuk ka pėrvojė nė politikėn e jashtme, Huckabee ka mbajtur njė qėndrim tė prerė kundėr terrorizmit, tė ngjashėm me kandidatėt e tjerė republikanė qė udhėheqin garėn. “Ne nuk mund ta kuptojmė se deri ku arrin fanatizmi qė udhėheq islamofashizmin, dhe ja pse duhet tė sigurojmė qė ēdo amerikan ta kuptojė qė kėrcėnimi ndaj lirisė sonė ėshtė real”. Huckabee tha pėr Zėrin e Amerikės se ai beson qė mund tė fitojė garėn megjithėse nuk ka shumė fonde apo njė organizim mbarėkombėtar tė fushatės. “Mendoni se ku e nisėm, ishim nė fund fare dhe trajektorja jonė ėshtė nė ngjitje. Ka tė tjerė qė e kanė nisur nga maja mė e lartė. Por pak nga ata qė e nisėn mjaft lart, po vazhdojnė atje ku e nisėn. E ndėrsa tė tjerėve u ka ngecur anija e tyre nė rėrė, velat tona janė hapur dhe ne po ecim nė drejtim tė erės”. Votuesit nė shtetet ku bėhen zgjedhjet paraprake dhe konferencat e partive nė fillim tė vitit 2008 do tė jenė tė parėt qė do tė vendosin nėse Mike Huckabee ėshtė gati tė nisė maratonėn mė tė rėndėsishme tė jetės sė tij, garėn pėr Shtėpinė e Bardhė. //rd//
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 10-01-2008 mė 16:16
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e Musa`
    Anėtarėsuar
    05-01-2008
    Postime
    117
    Majk Kakebi eshte orator po s'ka noj shonc te madh se esht shume fetar (kristian i thekur).
    Nuk e di pse diskutohet vetem per republikanet e nuk shifet rrjedha e "padroneve" te shpis se bardh ne keto tre mandatet e fundit. Psh une mendoj qe bush baba e ndihmoi bushin e ri te vinte ne pushtet ndoshta edhe nga politika e ndjekur prej tij ne kohen kur ishte president dhe Clinton bashkshorti ka bere vend qe Clinton bashkshortja te behet presidente e ardhshme e USA, theksoj, jo te fitoje zgjedhjet pasi kete askush s'e di te sigurte. Jo per gje po Bush biri pati probleme ne fund ndersa po mbyllej votimi gje qe i beri aerikanet dhe mbare opinionin nderkombetar te jene ne dyhim per rezultatet e verteta te zgjedhjeve ne ate kohe.

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e druvari
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Postime
    12
    Mendoj se Xhon Mekein do jete kandidati i Republikaneve ne zgjedhje, por nuk mund te them se do fitoje zgjedhjet ne SHBA, pasi Demokratet tashme jane te favorizuar nga gafat e herepashershme te Bushit
    Miq mund te gjesh ne cdo cep te globit, sa keq !!!! Globi eshte i rrumbullaket !!!!!!!

  8. #-2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    John McCain dhe Rudy Giuliani kane shanset me te mira per te vazhduar garen ne mesin e Republikaneve, dhe besoj qe do ngelet McCain per t'u perballur me demokratet.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #-1
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    I vetmi kandidat qe kryesisht ka motive atdhetare eshte McCain....por edhe ky luftetari i perjetshem ka mbet me ilet nga qelite e Vjetnamit dhe do te fitoje nje lufte qe ne fakt s'ka definicion per "fitoren", nje lufte qe as qe duhej te niste, nje lufte qe i ka shkaktuar dem me shume Amerikes se cdo lufte tjeter.Pra ky qe duket si njeri me i mire ka shume ilete republikane, mos te flasim per moshen qe gati e ben te pazgjethshem per mentalitetin kapadahij te amerikaneve.
    Nga republikanet perseri eshte i vetmi kandidat qe me pelqen.


    Guliani , eshte nje shembull se si politika eshte mvarshmeri e keqe si droga dhe mvarshmerite tjera jetesore....Per kete mendoj se as do te zgjidhet....

    Tash edhe ne taborrin republikan mbesin te diskutohen ata te frikshmit e religjionit...
    Do cudited dikush qe nuk jeton ne Amerike se sa ka rol religjioni ketu, do cuditet se sa ka fanatizem fetar ketu...bekimi i prijesve fetar te rrymave me te forta fetare do te thote edhe ndikim shume i madh ne perfundimin-zgjedhjet.Pra, Amerika per nje njeri qe eshte neutral eshte nje shtet ku feja luan rol shume te madh.
    Sa i frikshem eshte fanatizmi fetar une dij njerez qe ne asnje segment nuk mund te identifikoheshin me Bush (i cili e gjet fene kur i duheshte, dhe kishen dhe Zotin gjitheashtu) por pas riteve fetare si frekuentues te te njejtes kishe si Bush , edhe e votuan me direktiva...Andaj evangjelistet si me ndikim te madh dhe me pasuri mund ta shtyejn lart Huckabee...por, s'mund te parashikoj per republikanet edhe ashtu nuk me pelqejne keta edhe aq jane si mafioze .

    Te gjithe flasin per ndryshime dhe ku mund te sjelle ndryshime nje Parti qe vazhdon kursin e kryetarit te sotem, te njejtin program me falcifikim te fakteve dhe drejtesise dhe me genjeshtra dhe tradheti ndaj interesave kombetare shtine popullin e vet ne lufte per interesa te tyre te semura....
    Shpresoj se amerikanet nuk i ka lene mendja krejt, dhe per kete shpresoj dhe kam shume frike me kane deshpruar shume.Ne vendin me demokratik ne bote u implementuan padrejtesite me te medha qe mbahen mend te nje shoqerie te ashtuquajtur demokratike ... kaluan ne heshtje dhe kalojne pa hetuar sikur nuk eshte bere gje bile ne dy mandatet e ketij qoftlargut Bush....kjo eshte e frikshme...padrejtesia qe nuk gjykohet kudoqoft ne bote eshte kerrcnim per cdo cep te botes....
    Republikanet...nuk i pres ne fund vitit........do nderrojme shpresoj per te mire...
    .......................
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #0
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Eshte e cuditshme qe Giuliani mundohet te shfrytezoje 9/11 si pike pozitive per vete.

    E kupton njeri ca viktimizimi ka patur Rudy ne 9/11 dhe pse do duhej ta votonin Amerikanet ate, meqe 9/11 ndodhi ne New York ku ky ishte kryebashkiak?

    Mua s'me duket fare si favor - por ja qe ai kapet mbas kesaj shpesh.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •