Njė dokumentar mbi ndarjet e detyruara nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės. Historia e grave tė burgosura, tė detyruara tė emigrojnė dhe tė braktisin familjet e tyre, vetėm sepse janė tė huaja. Ky ėshtė dokumentari "Divorc sipas stilit shqiptar", i regjisores bullgare, Adela Peeva. Personazhe tė gjalla qė dėshmojnė historitė e dashurive tė thyera tė tyre. Njė dokumentar qė bazohet mbi tri histori, tė cilat krijojnė kuadrin e gjithė asaj ēka ndodhte. Adela Peeva ėshtė diplomuar pėr kinema, teatėr dhe televizion nė Beograd. Nga viti 1973 deri nė 1990-ėn ka punuar nė Studion e Filmave Dokumentarė tė Sofjes. Ndėrsa nė vitin 1991 ka krijuar shtėpinė e saj tė produksionit "Adela Media". "Divorc i stilit shqiptar" (Razvod po Albanski), sė fundmi ėshtė prezantuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit Dokumentar nė Amsterdam, ku ėshtė nominuar pėr kategorinė European Film Academy pėr filmin mė tė mirė dokumentar Prix "ARTE".
Pėr ēfarė flet "Divorc sipas stilit shqiptar"?
Pėr diktaturėn mė tė gjatė nė Europė, atė tė Enver Hoxhės, dhe se si kjo diktaturė ndėrhynte nė jetėn private tė personave. Nė veēanti filmi flet pėr martesat mes burrave shqiptarė dhe grave tė huaja. Martesa tė tilla ndodhnin shpesh nė atė kohė. Tė rinj shqiptarė shkonin tė studionin jashtė, nė vende tė tjera socialiste, disa prej tyre dashuroheshin dhe ktheheshin nė shtėpi me njė grua ruse, polake, bullgare... Por nė vitin 1961, pasi Krushov denoncoi krimet e Stalinit, Enver Hoxha ndėrpreu tė gjitha marrėdhėniet me vendet e Paktit tė Varshavės. Si pasojė e kėsaj, tė gjithė shqiptarėt e martuar me gra tė kėtyre vendeve duhet tė divorcoheshin, ndėrsa gratė tė linin Shqipėrinė. Shumė prej tyre nuk pranuan tė ktheheshin mbrapsht dhe pėrfunduan nė burgje tė akuzuara pėr sabotazh dhe spiunazh.
Si u njohėt me kėtė ēėshtje?
Po xhiroja filmin tim "E kujt ėshtė kjo kėngė?", nė qytetin e Korēės. Tek unė erdhi njė i moshuar dhe mė tregoi historinė e gruas sė tij, njė bullgare qė ishte detyruar tė linte vendin nė atė periudhė. Ky burrė e kishte riparė vajzėn e tij, e cila kur u largua ishte vetėm 5 vjeēe, vetėm pas rėnies sė Murit tė Berlinit, kur tashmė ishte 35 vjeēe. E pyeta nėse kishte raste tė ngjashme me tė tijin, dhe ditėn tjetėr erdhėn 5 familje tė tjera...
Kur filloi puna pėr filmin?
Kam xhiruar nė vitin 2004 dhe 2005, dhe gjatė 2005-2006 kemi punuar nė montazh.
Sa material keni mbledhur rreth kėtyre rasteve?
Kam filmuar familje tė ndryshme, por dokumentari pėrqendrohet nė historinė e tri martesave. Nė rastin e parė, ai mes njė shqiptari dhe njė polakeje, qė tė dy ishin dėnuar me vdekje. Por mė pas, ky vendim u transformua nė 25 vjet burg pėr burrin, ndėrsa gruaja u lirua falė ndėrhyrjes sė qeverisė polake. Si pėrfundim, Barbara u rikthye nė Poloni, por tashmė ishte vonė sepse kohėzgjatja e tė marrit nė pyetje dhe drogat qė kishin pėrdorur, e kishin prekur shėndetin e saj mendor. Pastaj ėshtė historia e njė gruaje ruse e cila kishte vuajtur 10 vite burg. Nė atė kohė burri u nda prej saj duke u rimartuar me njė shqiptare pėr tė treguar devotshmėri ndaj regjimit. Edhe i biri mjek mohoi publikisht tė ėmėn qė quhej "armikja e popullit" nė njė mbledhje pėr tė rinjtė komunistė. Ai refuzoi ta shihte edhe pas lirimit tė saj. Tani gruaja jeton nė Moskė dhe kam shkuar atje pėr tė marrė rrėfimin e saj. Historia e tretė nė njė farė kuptimi pati pėrfundim mė tė mirė. Burrė e grua, ai shqiptar dhe ajo ruse qėndruan nė burg pėr mė shumė se 12 vjet, por nė fund arritėn tė bashkoheshin edhe me fėmijėt e tyre qė nė kohėn e burgut ishin birėsuar. Nė pėrfundim kam mbledhur historitė edhe tė torturuesve tė tyre. Vendosa tė pėrfshija nė film edhe intervistėn e njė zyrtari tė Sigurimit (shėrbimet sekrete tė regjimit), i cili nė atė kohė merrej me tė huajt, njė grua qė i merrte nė pyetje dhe qė sot drejton njė kompani private nė Tiranė. Gjithashtu dėshmon edhe njė prokuror, i cili kishte mbėshtetur akuzėn nė tė tria rastet.
Asnjė nga tė tre duket se nuk e kupton qė ata kanė kryer krime...
Jo, asnjė prej tyre nuk ėshtė penduar. Qė tė tre janė tė bindur se kanė kryer vetėm detyrėn.
Si ėshtė e mundur?
Ma bėjnė shpesh kėtė pyetje, ose edhe pyetje mė direkte tė tipit "Pėrse kėta kriminelė nuk janė dėnuar apo edhe tė jenė gjykuar nė pėrfundim tė komunizmit?". Nė fakt, kjo nuk ka ndodhur vetėm nė Shqipėri. Edhe nė Bullgari, askush nuk i detyron ish-pjesėtarėt e shėrbimeve sekrete qė tė kėrkojnė falje ose tė pranojnė krimet dhe pėrgjegjėsitė e tyre.
Pse?
Sepse janė ende persona tė fuqishėm, tė lidhur drejtpėrdrejt ose edhe me anė tė miqve me pushtetin.
Ndėrsa viktimat shfaqin ndjenja tė urrejtjes...
Po, por askush prej tyre nuk kėrkon hakmarrje. Nė njė farė mėnyre tingėllon e ēuditshme pas gjithė atyre qė kanė kaluar. Unė e kam interpretuar si njė periudhė qetėsie pas zemėrimit, njė farė filozofie e tė mbijetuarit. Duhet tė them qė tė gjithė ishin njerėz me dinjitet dhe vlera tė mėdha, nė pėrgjithėsi nė paqe me veten e tyre.
Nė raportin me tė shkuarėn, keni gjetur diferenca mes Shqipėrisė dhe vendit tuaj, Bullgarisė?
Jo, nuk ka shumė diferenca. Edhe nė vendin tim dosjet nuk janė hapur. Madje kryeministri bėri njė deklaratė, nė tė cilėn nėnvizonte se asnjė njeri normal nuk mund t'i interesonte njė gjė e tillė... Ndryshimi ėshtė se nė Shqipėri sistemi stalinist mbeti nė fuqi shumė mė gjatė, deri nė vitin '85, ndėrsa nė Bullgari pas vdekjes sė Stalinit dhe me Krushov gjėrat ndryshuan pjesėrisht.
GAZETA SHQIPTARE
Krijoni Kontakt