Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Post Te drejtat tona si klient

    Ne Shqiperi ne kohen e diktatures as qe mund te flisje per te drejtat si klient.
    Mbi kete teme mendova per here te pare ne nentor te vitit 1991.Sapo kisha bere legalisht bashkim familje dhe gruaja ime,si cdo shqiptar tjeter sapo erdhi desh te shkonte bashke me femijen atehere te vogel,neper mapot per te admiruar ofertat e medha te nje shoqerie te pasur sic eshte Gjermania.
    Atehere studjoja juridik.Kur kthehem ne shtepi nga fakulteti takoj bashkeshorten time syte i kish te mbushur me lot,dhe i dridhej mjekra.Po keshtu dhe djali dukej shume i shqetesuar.
    Ata kishin qene ne nje mapo te madhe ketu ku gruaja ime desh te blente dicka per djalin.
    Pasi kishin pare neper katet e ndryshme,pa blere asnje artikull te dy i ishin afruar deres se daljes nga mapoja.Nje shitese vendase,ndoshta duke paragjykuar nga paraqitja e dukshme mesdhetare e bashkeshortes time,alarmon dedektivin e mapos dhe disa njerrez ne prani te te gjithe klienteve te tjere rrethuan nen dhe bir.Pasi i kontrolluan dhe nuk konstatuan vjedhje u thane ftohte: Hikni tashti.Ishte nje kohe kur une si student juridiku kisha ende besim te madh tek shteti juridik,si nje shtet i cili qenkej i prirur te ver ne vend pothuajse automatikisht(hm) te drejta te shkelura te qytetarit.
    Sapo mora vesh per skandalin vajta ne mapo,kerkova te takoj manager,dhe i shpreha atij zotnie indinjaten time dhe te familjes time per skandalin.
    Vite me vone perjetuam nje histori tjeter te ngjashme ne pozitat e te pafajshmit.Kete here ne nje supermarket ushqimesh,ku nje shef turni bente gjueti per te fajesuar padrejtesisht klient qe i dukeshin si te paafte per t'u vetembrojtur,duke perfituar keshtu shperblim per cdo klient qe fajesonte drejtesisht apo padrejtesisht!
    Ne vitin 1999 kur pronari gjysem shteteror i bunkerit pa dritare ku nuk shkelte asnje rreze djellit,na dergoi nje pusulle ku na kerkonte te largoheshim menjeher nga shtepia pasi "nuk kishim paguar" qirate prej muajsh,une u perpoqa t'i qetesoj pjesetaret e familjes time(te cilet po ate dite kishin marre dhe ultimatum te largoheshim menjehere nga Gjermania),duke u thene se sa per problemin e qendrimit ne kete vend kishim ende te drejten e gjyqit,kurse kjo puna e shtepise ish kollaj fare pasi une si klient i kisha mare masat dhe jo me kot paguaja firmen juridike gjermane Mietverein me nje shume te majme cdo muaj,pikerisht per nje rast padrejtesie te tille.
    Ju drejtova firmes Mietverein dhe i thashe.Ja ku keni,akuzen e firmes pronare kundra nesh si gjoja prej muajsh jo korrekt ne pagim qirraje,ja ku keni edhe te gjitha dokumentet bankare te cilat gruaja ime i rruan per vite me rradhe.Pra shihni proven e qarte se ketu gjysem shteti po shpif dhe po na hedh ne rruge.Hidhuni dhe na mbroni nga kjo poshtersi.Firma Mietverein u terhoq dhe tha se "ne kete rast nuk shihte mundesi per te ndihmuar(?????)".
    Na nxorren ne rruge,ne nje kohe kur duhet te pregatiteshim per gjyqin tjeter ku si klient politik(rrezident politik) shteti vendas po na hidhte gjithashtu shqelmin.
    Besoj se kushdo nga ju do te jete dakort se ndersa ato incidentet me mapot nuk jeni ne gjendje t'i gjykoni se nuk ishit te pranishem,kjo puna e firmes juridike Mietverein ben mu qe keta zotnite na lane cope ne balte,pasi kishin marre vite me rradhe kuotizacion mujor te majme nga ne.
    Ne shqip kesaj i themi: Vjedhje diten ne dreke.
    Ne dhjetor te vitit qe kaloi(2007) firma Arcor ku jemi klient per telefonin e internetin bente gjithe kohes zhurmshem reklame per disa oferta te leverdisshme.
    Nje nga keto oferta perfshinte si telefonine ashtu edhe internetin.
    Si klient deri ne dhjetor tek firma Arcor kishim nje kontrate 39 euro,me nje lidhje interneti me volum DSL speed 2000.
    Ne 5 dhjetor 2007 ju drejtova firmes Arcor duke i thene se une dhe familja ime deshironim te perfitonim nga oferta e tyre e kufizuar deri ne fund te dhjetorit 2007,per nje kontrate me po ate cmim,me po ato kushte telefonie,por me nje DSL speed,pra volum 6000.Pasi vajta si klient shume here ne dyqanin e Arcor,me se fundi mu be e ditur per here te pare si klient se volumi 16000 DSL speed nuk ish i mundur per banesen tone.Maksimumi i mundshem qenkesh 6000 DSL speed.
    Madje pas insistimit tim ma dhane edhe me shkrim.Por ne vend qe te shkruanin cmimin e ofertes 38.95 euro,ish shkruar e zeze mbi te bardhe 44 euro ne muaj.
    Si klient reklamoj tek firma.Sorry kemi bere gabim.Ju kemi ofruar nje oferte qe fillon vetem ne date 20 dhjetor 2007 dhe jo sot me daten 5.12.2007.Mos u merzitni do t'a korrigjojme.
    Jave me vone morem me se fundi nje leter me shkrim nga firma Arcor ku deklarohet: Tashti ju gezoni te drejtat e kontrates qe kerkonit.Per 38.95 euro tashti ju nuk keni me 2000 DSL speed por 6000.Uau.Me se fundi.Gezim i madh.Bravo Baba na bere nje kontrate te mire.Mos u nxito i gezuar.Duke shfrytezuar website ne internet qe te masin pa pagese brenda minutes se cfare volumi,cfare shpejtesie lidhje interneti ke,e mas si klient shpejtesine e cila del se nuk eshte 6000 DSL Speed sic thote firma por rreth 2000.
    Shkoj disa here tek firma Arcor.Pas nja 5 reklamimeve te mija atje,pasi na kane derguar me shkrim te zezen mbi te bardh-Shpejtesi interneti 6000 per 38.95 euro,me se fundi firma Arcor zbuloi dhe na thote gojarisht: Sorry.Tjeter gabim.Aty ku banoni ju volumi maksimal eshte vetem 2000.Pyetje tek firma te tjera(Vodaphone) marin pergjigjen,jo.adresa juaj perfshin mundesine e shpejtesise DSL 6000! UAU.
    Ku jane ketu te drejtat e klientit.
    Mund te tregoja dhe shembuj te tjere nga c'kemi perjetuar ketu si kliente,por po e le me kaq.
    Sic e shihni ne te gjitha keto raste te drejtat e klientit jane shkelur me te dyja kembet.
    Ju ftoj te sillni eksperiencat tuaja,dhe te mblidhni kurajo e te mos lejoni t'u shkelen te drejtat tuaja si kliente.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wittstar : 09-01-2008 mė 23:37

  2. #2
    Une per vete me cfare kam pare vete ketu ne Amerike nuk para i shkelin kontratat ose ato qe reklamojne.

    Kuptohet ato qe reklamohen me shkornja te medha nuk jane gjithcka, por kane dhe shkrime me shkronja te vogla qe shpjegojne cdo gje. Ka raste si ajo e DSL qe permend dhe ti qe thone $20/muaj per nje shpejtesi te caktuar, por ama vene nje shenim te vogel qe kjo shpejtesi nuk eshte e arritshme ne cdo vend, merrni ne telefon per te pyetur per banesen tuaj.

    Dhe nese te behet ndonje padrejtesi zakonisht po e ndoqe problemin e zgjidh.

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  5. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •