Nga Eqrem Ēabej


100 vjetori i Eqrem Ēabejt

Nė "Vitin Ēabej" i shpallur zyrtarisht nga Ministria e Kulturės nė javėn nė lėmė pas, gazeta i ofron lexuesit mundėsinė pėr tė rilexuar veprėn qė i la kulturės kombėtare shkencėtari gjuhėtar. Ēdo tė shtunė, njė artikull i shkėputur nga gjerdani i korpusit tė Eqrem Ēabejt. Tė gjitha baticat e debateve tė sotme pėr origjinėn e gjuhės sė shqiptarėve dhe vetė gjuhėn, pėr etnogjenezėn dhe mitet, pėrgjigjet pėr t'u kthyer nė shtratin e vetė kanė pėr t'i gjetur nė kėtė cikėl. Lexim tė mbarė!

Nė historinė e popullit shqiptar dhe tė gjuhės sė tij ka njė kundėrshti nė vetvete. Mė njė anė njė nga popujt mė tė lashtė tė Gadishullit ballkanik, i cili banon nė kėto vise qė nga kohėt e mugėta tė parahistorisė dhe ka folur atė gjuhė qė me ndryshimet qė ka pėsuar nėpėr shekuj flasim ne sot. Mė anė tjetėr njė popull, qė nga mesjeta, gjuha e tė cilit mezi fillon tė njihet aty nga shekulli i XV. Si shpjegohet kjo kundėrshti? Nuk ka dyshim se kėtu kemi tė bėjmė me tė njėjtin popull, i cili me fate tė ndryshme u pėrshkua nėpėr shekuj gjersa arriti nė gjendjen etnografike qė pėrmblidhet me emrin "populli shqiptar". Spjegimi i kėsaj kundėrshtie qėndron nė kėtė, qė pėr disa rrethana kulturale dhe disa procese historike qė mė fort mund tė merren me mend sesa tė konstatohen, nuk ka dėshmi dokumentare pėr historinė e popullit shqiptar gjatė periodės antike e pėr gjuhėn e tij nė atė kohė tė lashtė. E vetmja e dhėnė historike qė ka njė farė lidhje me kombėsinė e sotme shqiptare, ėshtė emri i fisit (a popullit) Albanoi, me qytetin e tyre Albanopolis, qė pėrmend Ptolemeu, astronomi e gjeografi i njohur i Aleksandrisė sė Egjiptit nė shekullin II tė erės sė re, duke e venduar atė nė hartėn e tij botėrore nė njė trevė nė lindje tė Durrėsit gjer andej nga malet e Kandavisė.


Qyteti Albanopolis, sikundėr mendojnė shumė dijetarė qė nga konsulli austriak Hahn i mesit tė shekullit tė kaluar e kėtej, mund tė ketė qenė aty ku gjinden sot gėrmadhat e Zgėrdheshit nė rrethinat e Krujės. Ky emėr vendi do tė thotė "gardh, gardhiqe", ashtu si ai i Kardhiqit tė Gjirokastrės e i disa katundeve Gardhiqi qė gjinden nė Greqi, tė emėrtuara ashtu prej shqiptarėsh tė atyre anėve. Ajo qė ka rėndėsi pėr historinė e popullit shqiptar, ėshtė qė emri i Albanoive tė periodės antike ka vazhduar nėpėr shekuj dhe vazhdon tė jetė i gjallė gjer mė sot. Ai rron nė emrin Arbėr Arbėn, Arbėresh Arbėnesh, me tė cilin shqiptarėt kanė quajtur vendin dhe popullin e vet para se tė quhen ato Shqipėri e shqiptarė. Kėtė emėr muarėn me vete edhe ata shqiptarė qė pėrpara dhe gjatė epokės kastriotiane u shkulėn e vanė nė Greqi e nė Itali, tė cilėt nuk e njohin emrin Shqipėri e shqiptar, emėr qė zuri vend e u pėrhap mė vonė. Ai emėr ndėrkaq vijon tė rrojė vise-vise edhe nė Shqipėri, mė njė anė nė Jugun tonė nė treva tė ndryshme tė Labėrisė malore, mė anė tjetėr, pėrveē sė tjerave, nė njė krahinė fushore ē'merr prej Kurbini e gjer nė fushat e Durrėsit e tė Tiranės, pra jo larg nga viset e fisit Albanoi tė kohės sė lashtė.


Kishte kaluar njė periodė e gjatė, gati njėmijėvjetshe, qė nga koha e pėrmendjes sė Albanoivet ilirė e gjersa shfaqen nė histori Shqipėria dhe shqiptarėt si njė vend e njė popull mė vete nė brigjet e Adriatikut. Ishte koha e luftrave tė normanėve tė Italisė jugore me Bizancin nė Durrės e nė trevat pėrreth; aty nga gjysma e dytė e shekullit XI dhe fillimet e XII. Nė atė mes zihet ngoje dheu i Arbėnit, i cili vazhdon tė pėrmendet nė shekujt e mėpastajmė nėpėr burime lindore e perėndimore. Kjo heshtje gati njėmijėvjeēare qė nga koha e Ptolemeut ėshtė historikisht e kuptueshme. Me mbarimin e Perandorisė romake dhe me dyndjet e popujve tė ndryshėm nė Gadishullin ballkanik, faqja etnike, shoqėrore e kulturale e kėsaj pjese tė Europės kishte ndryshuar, gati njė periodė e dytė parahistorike e mbuloi atė pėr disa shekuj me radhė. Pikėrisht gjatė kėsaj periode nė viset perėndimore tė Gadishullit u formua populli shqiptar nga popullsia vendėse qė i pat shpėtuar romanizmit gjatė sundimit romak; e nė viset lindore, nė rrethana historike poaq tė paqarta pėr ne, lindi populli rumun prej popullsisė sė romanizuar tė atyre anėve.

Gjuha shqipe si e tillė pėrmendet pėr herė tė parė mė 1285. Nė njė dokument tė atij viti qė gjindet nė arkivat e Dubrovnikut (Raguzės) thuhet se "dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhė shqipe", latinisht "audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca", nė lidhje sigurisht me thirmėn e ndonjė njeriu tė malėsive tona tė Veriut. Pak mė vonė, mė 1332, arqipeshkvi i Tivarit Guillelmus Adae (Brocardus), me burim prej Provence tė Francės, duke folur pėr shqiptarėt, thotė se "Et ja soit que les Albaniens ayant toute une autre langue diverse de celle des Latins toutefois ils ont en usage et en tous leurs livres la lettre latine". Kjo dėshmon mė njė anė qė shkrimi i gjuhės amtare ka njė traditė mjaft tė vjetėr nė Shqipėri, mė anė tjetėr qė gjuha ka qenė shkruar lashtėrisht me shkronja latine.



Ka disa shekuj qė dijetarė europianė tė ndryshėm, filozofė, gjuhėtarė e historianė, janė pėrpjekur tė dinė se shqiptarėt stėrnipėt e cilit popull tė lashtė janė, dhe gjuha shqipe bija e cilės gjuhė tė moēme kryesisht tė Europės juglindore ėshtė. Kjo ēėshtje pėrbėn njė problem shkencor dhe sot e gjithė ditėn, poashtu si ēėshtja e prejardhjes sė rumunėve, me gjuhėn e tė cilėve shqipja ka disa pika afrimi, qė rrjedhin kryesisht nga mesjeta e hershme. Me problemin e burimit tė shqiptarėve e tė gjuhės sė tyre ndėrthuren njė varg ēėshtjesh tė karakterit gjuhėsor, etnografik, historik e arkeologjik, nga tė cilat njė pjesė e mirė kalojnė caqet e Shqipėrisė dhe vijnė e pėrfshijnė mbarė popujt e Gadishullit tė Ballkanit.

Nė hetimin e kėtij problemi, nė pėrpjekjen pėr zgjidhjen e tij, dija qysh nė fillim me tė drejtė ėshtė nisur nga rrethanat historike, nga gjendja etnografike e Gadishullit ballkanik nė kohėt e lashta. Nė ato kohė, te kjo trevė, poashtu si edhe sot, kanė jetuar disa popuj, janė folur disa gjuhė tė ndryshme. Dihet se pėrveē helenėve (grekėve) tė cilėt kishin zėnė vend nė anėn jugore tė Gadishullit, nė pjesėn qendrore kanė banuar makedonėt, nė pjesėn perėndimore– ilirėt, nė lindoren – trakasit: dy popuj tė mėdhenj tė ndarė nė shumė popullsi edhe fise, raportet etnike e gjuhėsore tė tė cilave me kėto dy tėrėsi tė mėdha nuk duket tė kenė qenė tė gjitha tė njėllojta. Kėtyre vinė e u shtohen disa popullsi kelte nė anėt veriperėndimore, e disa fise iranike nė anėt verilindore tė kėsaj zone. Kjo ėshtė nė vija tė pėrgjithshme gjendja etnografike e kėsaj pjese tė Europės jugore nė epokėn greko-romake, me sa mund tė rindėrtohet me anė tė burimeve historike, me tė dhėnat kryesisht tė autorėve tė vjetėr grekė edhe romakė. Kjo nuk pėrjashton qė nė kohė mė tė lashta, nė periodėn para e protohistorike, tė kenė jetuar nė kėto vise edhe popuj tė tjerė, me gjuhė tė veta, tė cilat nė rrjedhė tė shekujve u tretėn nė popujt e periodės historike pa lėnė gjurmė, ose duke lėnė ndonjė gjurmė nė emėr, e mbase edhe nė gjuhėt e popujve qė mbetėn fitimtarė nė kėtė simbiozė. Kėshtu, bie fjala, te Homeri, Hesiodi, Herodoti e tė tjerė pėrmenden pellazgėt, si njė popull qė nė kohėn historike mė nuk ekzistonte e qė pėr grekėt e epokės klasike ishte bėrė si tė thuash njė mit. Kėshtu edhe lelegėt, eteokretėt, eteokiprėt, e ndonjė tjetėr popull paragrek i kulturės "egjeike", i pellgut tė Egjeut.



Problemi i burimit tė popullit shqiptar dhe tė gjuhės shqipe nuk ėshtė vetėm njė problem gjuhėsor, po njėkohėsisht dhe njė problem historik. Prandaj edhe rrugėt pėr sqarimin e tij nuk do tė nisen vetėm nga gjuhėsia, po dhe nga historia, duke kombinuar tė dhėnat e kėtyre disiplinave nė njė mėnyrė racionale me ato tė gjeografisė, tė etnografisė e tė arkeologjisė prehistorike. Duke u kufizuar kėtu te gjuhėsia, do tė kihet parasysh qė metoda e kėrkimit nė kėtė fushė tė dijes bazohet kryesisht nė krahasim, tė kuptuar nė vėshtrimin mė tė gjerė tė kėsaj fjale. Dihet se ēdo krahasim bėhet midis dy a mė shumė madhėsive. Kėshtu, nė punėn e hetimit tė rrjedhės sė shqipes, nė parim duhej qė kjo gjuhė nė mbarė sistemin e saj tė vihej nė krahasim me gjuhėt e lashta jogreke tė Gadishullit ballkanik njė nga njė, pėr tė parė se me cilėn nga ato afrohet nė mėnyrė tė veēantė, me cilėn pra ka njė afėrsi birėrie, ose – si thuhet – njė lidhje filiacioni. Kėtu ndėrkaq metoda e krahasimit gjuhėsor me pak pėrjashtime mund tė thuhet se gjindet pėrpara dyerve tė mbyllura. Si tė tjerat gjuhė tė shuara tė Europės sė lashtė, si iberishtja nė Spanjė, gjuha e piktėve nė Angli, galishtja nė Francė, ligurishtja, retishtja, etruskishtja, pikenishtja, mesapishtja e tė tjera idioma nė Itali, ashtu edhe makedonishtja e vjetėr, ilirishtja e trakishtja me degėt e tyre nuk njihen nė sistemin e tyre gjuhėsor; nuk dihet ndėrtimi i tyre fonetik, format gramatikore dhe fjalori i tyre. Romakėt dhe helenėt, ndonjė prej tė cilėve edhe pėr nevojat praktike tė jetės sigurisht ka zotėruar gjuhėn e ndonjė populli fqinj, si etruskishten a mesapishten nė Itali, makedonishten, ilirishten, trakishten a getishten nė Ballkan, frigishten a lidishten nė Azi tė vogėl, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė nuk duket tė jenė pėrkujdesur dhe aq pėr t'i studiuar kėto gjuhė e pėr tė shkruar pėr to. Mundet ndėrkaq qė me djegien e bibliotekės sė Aleksandrisė sė Egjiptit, mė e pasura bibliotekė e botės antike, ndėr dorėshkrimet qė u zhdukėn nė atė mes, tė ketė pasur dhe ndonjė qė tė kishte tė dhėna pėr gjuhėt e vjetra fqinjė me greqishten.


Po tė shikohet me njė vėshtrim pėrmbledhės trashėgimia qė ka mbetur prej kėtyre gjuhėve, gjendja me pak fjalė paraqitet nė kėtė mėnyrė. Prej gjuhės sė makedonėve, tė cilėt nga perėndimi shtriheshin pjesėrisht gjer nė disa vise tė Shqipėrisė jugore, nuk ka asnjė mbishkrim. Nga dėshmia e autorėve tė vjetėr ndėrkaq, si edhe nga disa glosa, d.m.th. fjalė tė spjeguara prej kėtyre autorėve me fjalėt pėrgjegjėse greke, del se me gjithė afėrinė qė duket tė ketė pasur me greqishten, dhe me gjithė ndikimin qė pėsoi prej kėsaj ane, gjersa u tret nga kjo valė e u helenizua, makedonishtja ka qenė njė gjuhė mė vete, nė disa tipare e afėr me ilirishten.

Edhe trashėgimia gjuhėsore e ilirėve tė Ballkanit, kėtij populli tė madh qė me degėzime tė ndryshme shtrihej qė prej Istrie nė veri e gjer nė kufitė e Greqisė, e qė nga Adriatiku gjer nė Vardar e Moravė, ėshtė shumė e pakėt. Ajo pėrmblidhet nė disa glosa qė kanė lėnė autorėt e vjetėr grekė e latinė, me pėrkthimin pėrkatės nė gjuhėn e vet. Kėtyre u shtohet njė sasi – mjaft e madhe – me emra visesh e personash. Kėto emra gjinden nėpėr shkrime tė grekėve e tė romakėve, e m'anė tjetėr nėpėr mbishkrime tė hartuara greqisht e latinisht, me karakter privat, shtetėror a ushtarak, tė zbuluara nė rrjedhė tė kohėve nėpėr vise tė ndryshme kryesisht tė zonės mesdhetare, ndėr to edhe vetė nė Shqipėri, kėtu dhe me ndonjė emėr qė nuk dihej mė parė. Duke vėshtruar kėtė material emrash nga pikėpamja e vlerės gjuhėsore, do tė pranohet qė rėndėsia e tij nuk ėshtė e dorės sė parė, sa kohė qė ai lė shteg pėr interpretime kuptimore tė ndryshme. Nuk ka dyshim qė emrat qė njė popull u vė personave ose viseve tė territorit tė tij, kanė njė kuptim tė vetin, si Agim, Drita, Lule, ose Bjeshkėt e Nemuna, Lumė, Qafbuell, Shkozė, Shpat, Fier e tė tjera si kėto. Po ka edhe emra, sidomos toponime, me kuptim tė paditur, si Lura, Dajti, Erzeni, Darsia, Vjosa, Labėria, Ēamėria e plot tė tjera. Nė vijė tė pėrgjithshme mund tė thuhet se emrat sa mė tė reja tė jenė, aq mė tė qarta paraqiten pėr nga ana e domethėnies dhe e burimit tė tyre; sa mė tė moēme, aq mė tė paqarta, mė tė errėta janė. Edhe mė tė errėta bėhen emrat vetjake, tė personave a tė viseve qofshin, kur gjuha e popullit qė i pat vėnė ėshtė zhdukur, nė mėnyrė qė populli i gjuhės sė re tė vendit i merr trashėgim e i pėrdor, zakonisht pa ua rrokur kuptimin e hershėm. Kjo dukuri ėshtė e pėrgjithshme, si kudo dhe nė Gadishull tė Ballkanit, ku pėrdoren edhe sot me mijėra emra vendesh me kuptim tė paditur.


Kėshtu ndodh edhe me emrat ilire. Vlera e tyre prandaj pėr gjuhėsinė nuk qėndron dhe aq nė kuptimin e tyre, i cili sikundėr u tha mė tė shumtėn mbetet i errėt. Rėndėsia e tyre qėndron mė fort nė kėtė, qė ato shėrbejnė si ēelės pėr tė parė fjalėformimin e ilirishtes, mėnyrėn si i formonin ilirėt fjalėt e gjuhės sė tyre me para- e prapashtesa e me anė kompozimesh; m'anė tjetėr ato janė edhe njė tregues i pėrhapjes gjeografike tė kėtij populli e tė gjuhės sė tij. Nė kėto rrethana rėndėsi do tė kishte tė ishte gjetur ndonjė shkrim i hartuar nė gjuhėn ilire. Mirėpo asnjė shkrim, asnjė mbishkrim nuk ka prej ilirishtes ballkanike, i cili tė tregonte karakterin e veēantė tė kėsaj gjuhe. Mbishkrimi i shkurtėr i disa unazave prej bronxi, tė gjetura prej vjetėsh nė Koman tė Pukės, e prej tė cilave njėra gjindet nė Muzeun arkeologjik nė Tiranė, nuk pėrmban fjalė ilire, po greke tė kohės bizantine. Kėtu ndėrkaq do thėnė se mungesa e mbishkrimeve pėr ilirishten duhet tė merret me rezervė. Nė territorin e Apulisė jugore, mu pėrballė bregdetit ilir, janė gjetur prej kohėsh disa qindra mbishkrime tė lexueshme, po tė painterpretuara gjer sot nga ana e gjuhėtarėve. Nė ato anė kanė jetuar japigėt e mesapėt, prandaj kėto mbishkrime me tė drejtė quhen mbishkrime mesapike. Tė dhėnat e autorėve tė vjetėr grekė e romakė kėto fise i bien tė ardhura prej Ilirie, e nė kėtė vėshtrim dėshmojnė dhe disa indice tė tjera. Pėr kėto arsye gjuhėsia me mjaft tė drejtė nė mesapishten sheh njė degė tė ilirishtes tė shpėrngulur prej Gadishullit ballkanik nė Itali. Ashtu edhe te mbishkrimet e mesapėve mund tė shohim dokumente shkrimi tė njė dege tė ilirėve, tė cilėt, nė afėrsi tė pandėrmjeme me botėn greke e romake, pėrdorėn me shkrim gjuhėn e tyre, nė kundėrshtim nga sa duket me ilirėt e Ballkanit.



Jo shumė ndryshe qėndron puna me burimet gjuhėsore tė trakasve, tė atij populli tė madh ballkanik, tė cilin Herodoti e quan mė tė madhin pas indasve. Tė ndarė edhe kėta nė popullsi a fise tė ndryshme, si dakėt, getėt, mezėt e tė tjerė, lidhjet etnike e gjuhėsore tė tė cilėve nė mes tyre – ashtu si dhe tek ilirėt – nuk dihen mirė, trakasit kanė lėnė njė numėr tė madh me emra personash e visesh, disa glosa, njė sasi me emra bimėsh mjekėsore, si dhe disa mbishkrime tė gjetura nė vise tė ndryshme kryesisht nė pjesėn lindore tė Ballkanit, edhe kėto tė lexueshme, po tė pazbėrthyeshme gjer mė sot pėr nga ana e kuptimit tė tyre. Si ilirėt, edhe trakasit, ndėr ta sidomos dakėt, patėn luftra tė ashpra e tė gjata me pushtuesit romakė, gjersa trimėria e kėtyre popujve luftarakė u shtrua nga armėt e regjura tė Romės. Me sundimin e gjatė tė Perandorisė romake, vala e romanizimit, si zhduku nė rrymė tė shekujve shumė gjuhė tė Europės perėndimore, ashtu pėrfshiu dhe gjuhėt e popujve tė lashtė tė Ballkanit. Etapat e proceseve etnike e sociale qė sollėn si pėrfundim romanizimin nuk dihen, historiografia e ka shumė tė vėshtirė t'i rindėrtojė. Vetėm pak lajme ka nga faza e fundit e periodės antike e nga fillimi i mesjetės, si ai qė njė fis trakas kishte ruajtur gjuhėn e vet gjer aty nga koha e perandorit Justinian tė Bizancit. Ē'kishte lėnė pa asimiluar vepra kolonizatore e romakėve, u tret pastaj prej valės sllave, qė u dynd e zuri vend nė kėto anė.

Kėshtu paraqitet nė vija tė pėrgjithshme gjendja e dokumentimit shkrimor tė gjuhėve tė moēme ballkanike dhe me tė bashkė edhe gjendja e njohurive tona pėr kėto gjuhė. Nga materiali i gjymtė qė ka mbetur prej sosh, nga thėrrimet e asaj qė mund tė quhet ilirishte e trakishte, gjuhėsia me njė punė tė palodhur, tė gjatė prej mė se njė shekulli, ėshtė pėrpjekur tė krahasojė gjendjen gjuhėsore tė sotmen tė Gadishullit ballkanik me atė tė kohės sė lashtė, tė gjejė fijet qė mund tė lidhin rrethanat emoēme me tė rejat. Puna e gjuhėtarit nė kėtė lėmė kėrkimesh ėshtė e krahasueshme me atė tė njė arkeologu, i cili nga cungjet e disa shtyllave, nga disa rrasa mermeri e ndonjė tjetėr mbeturinė, mundohet tė rindėrtojė njė pallat a njė tempull tė kohės sė kaluar. Me njė punė tė tillė tė pareshtur dija ka arritur tė diktojė, nė mos me siguri po me njė gjasi mjaft tė madhe, disa analogji qė afrojnė ato gjuhė tė vdekura me shqipen, trashėgimtare e vetme e kėsaj situate gjuhėsore tė kohės sė vjetėr. Kėto analogji, kėto pika takimi pėrfshijnė si anėn fonetike, si fjalėformimin me anė para-e prapashtesash, si disa elementė tė leksikut, edhe disa emra visesh e personash. Nga njė krahasim i pėrkimeve tė shqipes me ilirishten e mesapishten mė njėrėn, e me trakishten nė tjetrėn anė, shihet se kjo gjuhė e sotme paraqet afrime me tė dyja kėto grupe gjuhėsore, po se afėria e saj me ilirishten ėshtė mė e ngushtė se ajo me trakishten e degėt e saj. Nuk ėshtė vendi kėtu tė jepen shembėj pėr kėto afrime tė dyanshme tė shqipes. Gjithė kjo ēėshtje do tė sqarohej, do tė kalohej nga gjendja e mundėsive ose – nė rasėn mė tė mirė – e gjasive nė atė tė sigurisė, po tė ish gjetur njė e ashtuquajtur bilinguis, njė mbishkrim i hartuar nė dy gjuhė, nė njė nga kėto gjuhė tė moēme ballkanike dhe nė njė nga dy gjuhėt e njohura t'asaj kohe, greqishtja a latinishtja.


Sikundėr u tha edhe mė lart, ēėshtja e burimit tė popullit shqiptar e tė gjuhės sė tij ėshtė mbi tė gjitha edhe njė problem historik. Duke e shikuar kėtė problem nga pikėpamja historike, gjendja paraqitet shkurt nė kėtė mėnyrė. Dihet se nė trojet ku banon sot ky popull e ku flitet gjuha e tij, nė kohėn antike kanė banuar me shumicė popullsi ose fise ilire, tė njė grupi qė mund tė quhen ilirė tė jugut, megjithėse pėr ndonjė trevė tė vendit ka dėshmi tė lashta qė flasin pėr karakterin trakas tė banorėve, tė cilėt ndėrkaq pėr atė kohė nuk duket tė kenė pėrbėrė mė shumė se enklava etnike pėrbrenda teritorit ilir. Dihet m'anė tjetėr qė nuk ka tė dhėna qė tė thonė se shqiptarėt tė kenė ardhur nė viset e tyre tė sotmet nė njė periodė tė mėpastajme tė historisė. Kėto dy komponente tė karakterit historik: identiteti i teritorit tė ilirėve jugorė me atė tė popullit tė sotėm shqiptar, dhe mungesa e ndonjė dėshmie pėr njė imigrim mė tė vonė tė kėtij populli nė truallin e sotėm tė tij, po tė shikohen sė bashku, shpien me konsekuencė nė njė rezultante: nė pėrmbylljen (konkluzionin) qė ky popull ėshtė vendės, anas nė viset qė mban sot dhe qė ėshtė pasardhės i banorėve tė hershėm tė vendit; me fjalė tė tjera, qė populli ėshtė i gurrės ilire dhe gjuha e tij vazhdim i njerit nga dialektet e ilirishtes.

Sikundėr shihet, si kudo, edhe nė problemin e burimeve shqiptare ēėshtjet gjuhėsore janė tė lidhura ngushtė me ēėshtjet e karakterit historik. Nė kėtė problem pyetja a janė shqiptarėt autoktonė, d.m.th. anas, apo ardhės, si po shihet, ka njė rėndėsi tė dorės sė parė. Nė qoftė se ata janė anas nė atdheun e sotėm, mendimi i rrjedhės ilire bėhet historikisht mė i besueshėm; nė qoftė se vėrtetohet pėrkundrazi qė janė ardhės, treten mundėsitė e njė rrjedhe tė tillė; fiton mjaft atėhere teoria qė sheh nė ta pasardhės tė trakasve dhe nė gjuhėn shqipe bijėn e trakishtes. Pa mundur tė hyhet kėtu nė hollėsira, do tė thuhet shkurt se kjo ēėshtje vazhdon tė rrihet dhe sot e gjithė ditėn, ajo pėrbėn njė nga problemet gjuhėsore-historike mė kryesore nė fushėn e studimeve ballkanistike. Dijetarėt janė ndarė aty si tė thuash nė dy lagje, nė to marrin pjesė gjuhėtarė e historianė nga vendet mė tė ndryshme. Tė dyja palėt mundohen secila t'i japin sa mė vėrtetėsi teorisė sė vet, duke luftuar me argumente shkencore e nganjėherė edhe jashtėshkencore, me kritere objektive e nganjėherė jo krejt tė lira prej paragjykimesh tė rrėnjosura prej kohėsh. Aty pėrzihen herė-herė interesat e njė njohurie tė pastėr teorike me interesa tė tjera.



Nė kėto rrethana ēėshtja a ka vazhdimėsi, etnike e gjuhėsore, nė truall tė Shqipėrisė nga koha antike e gjer mė sot, pėrbėn njė nga ēėshtjet kryesore nė lėmin e studimeve shqiptare. Problemi i vazhdimėsisė, i kontinuitetit, aq i rrahur, siē dihet, nė historinė e rumanishtes, duhet tė shtrohet dhe nė fushė tė shqipes, edhe mund tė shtrohet. Njė nga elementet qė lozin njė rol vendimtar nė punė tė autoktonisė e tė kontinuitetit ėshtė tė dihet nėse emrat e disa viseve tė Shqipėrisė qė dihen qė nga epoka antike, nė format e tyre tė sotmet paraqesin apo jo vijimin e formave tė asaj epoke nė pajtim me zhvillimin fonetik tė shqipes. Me fjalė tė tjera, shtrohet pyetja nėse ndėr tė tjera Shkodėr, Drisht, Lesh, Shar, Ishm, Durrės, Shkumbin, Vlorė, Ēam janė vazhdimet e tė vjetrave pėrgjegjėse Scodra, Drivastum, Lissus, Scardus, Isamnus, Dyrrachium, Scampinus, Aulon, Thyamis pa ndėrprerje nėpėr gojėn shqiptare; apo emrat e reja nuk spjegohen dot me kėtė rrugė, ka pra njė ndėrprerje etnike gjatė periodės nga gjendja e vjetėr nė tė renė, gjė qė do tė fliste pėr njė ardhje tė shqiptarėve mė vonė nė kėto anė. Nė kundėrshtim me shumicėn e dijetarėve tė huaj, tė cilėt mohojnė njė tė tillė vazhdimėsi emrash nė pajtim me ligjet fonetike tė shqipes, gjuhėsia shqiptare ka vėrtetuar prej vjetėsh qė trajtat e sotme tė kėtyre emrave nuk gjejnė shpjegim veēse nėpėrmjet tė zhvillimit historik tė kėsaj gjuhe. Prandaj edhe mendimit tė tyre qė populli shqiptar ėshtė i ardhur nė kėto anė prej trevash mė lindore tė Gadishullit ballkanik aty nga mbarimi i antikitetit ose gjatė mesjetės sė hershme, gjuhėsia vendėse i vė pėrballė teorinė e autoktonisė: Populli shqiptar ėshtė vendės nė atdheun e tij historik tė paktėn qė nga koha antike; dhe vendi i formimit tė gjuhės shqipe ėshtė, me ndryshime tė vogla, po trualli i sotėm i kėsaj gjuhe nė trevat e Adriatikut e tė Detit Jon bashkė me hinterlandet e tyre. Nė lidhje me kėto rrethana merr njė rėndėsi tė veēantė edhe fakti i pėrmendur mė lart, qė emri i moēėm i Albanoive mbijeton tek emri Arbėn Arbėr i tanishėm, si njė emėr i vjetėr e i ri qė jep dėshmi edhe ky pėr kėtė vazhdimėsi historike-gjuhėsore. Gjuhėsia shqiptare ėshtė shprehur pėr njė rishqyrtim edhe tė mendimit tė shumė dijetarėve qė disa nga qytetet kryesore tė bregdetit shqiptar gjer aty nga shekulli XIII-XIV paskan qenė banuar prej "latinėsh", pasardhės tė provincialėve romakė e tė afėr me elementin roman tė viseve bregdetare dalmatine, "inhabitant latini" nė ndonjė dokument tė asaj kohe. Sikundėr del nga kjo skicė e shkurtėr, me problemin e burimit tė gjuhės shqipe e tė popullit qė e flet, lidhen shumė ēėshtje tė karakterit historik e gjuhėsor, edhe me interes nacional, tė cilat presin t'i afrohen zgjidhjes me frymė shkencore objektive.

Botuar sė pari nė gazetėn Drita, 19 dhjetor 1971.



E vetmja e dhėnė historike qė ka njė farė lidhje me kombėsinė e sotme shqiptare, ėshtė emri i fisit (a popullit) Albanoi


Me djegien e bibliotekės sė Aleksandrisė sė Egjiptit, mė e pasura bibliotekė e botės antike, ndėr dorėshkrimet qė u zhdukėn nė atė mes, tė ketė pasur dhe ndonjė qė tė kishte tė dhėna pėr gjuhėt e vjetra fqinjė me greqishten.


Njė nga elementet qė lozin njė rol vendimtar nė punė tė autoktonisė e tė kontinuitetit ėshtė tė dihet nėse emrat e disa viseve tė Shqipėrisė qė dihen qė nga epoka antike, nė format e tyre tė sotmet paraqesin apo jo vijimin e formave tė asaj epoke nė pajtim me zhvillimin fonetik tė shqipes


http://www.shekulli.com.al/news/53/A...008-03-15.html