Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 80
  1. #1
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707

    Dialogu me mikun ateist.

    “ALL-LLAHU NUK KA
    LINDUR AS S’ĖSHTĖ I LINDUR”
    (KUR’AN)


    Miku im ėshtė shkolluar dhe ka doktoruar nė Francė. Atje, duke u inkuadruar nė “Rrymėn e jetės moderne”, ėshtė shoqėruar pėrveē tė tjerėve edhe me hipikėt, me ē’rast ka formuar botėkuptim tė atillė pėr botėn i cili ēdo gjė mohon. Ai dėshiron tė polemizojė me ne besimtarėt, ndonėse na konsideron naivė, sepse
    zbulon se ne vetveten e pėrqeshim duke u mashtruar me iluzione pėr xhennetin dhe hyritė derisa ėmbėlsitė dhe bukuritė e kėsaj bote na shmangen.

    Me njė rast, me shpoti, mė tha:

    Ju konfirmoni: Zoti ekziston, duke e mbėshtetur konfirmimin tuaj nė parimin e “shkakėsisė” (kausalitetit).Pohoni se: ēdo gjė e ndėrtuar ka ndėrtuesin e vet, ēdo gjė e krijuar, krijuesin e vet, ēdo gjė ekzistuese, krijuesin e vet; pėlhura e dėshmon endėsin, piktura piktorin, gravura gravuesin, kurse kozmosi, sipas kėsaj
    logjike, ėshtė dėshmia mė e mirė pėr ekzistimin e Zotit si krijues i tij. Ndėrkaq, nėse e pranojmė gjendjen e kėtillė tė gjėrave, a thua nuk kemi tė drejtė qė sipas logjikės sė njėjtė tė shtrojmė pyetjen: kush e krijoi atė Krijues?! A nuk ėshtė kjo kurthė pėr argumentet tuaja?!

    I themi atij: Pyetja jote ėshtė e gabueshme - nė tė nuk ka kurrfarė kurthe pėr pohimin tonė. Ti, sė pari, e pranon Krijuesin e pastaj pyet kush e ka krijuar Atė, duke ia nėnshtruar Krijuesin ligjeve tė cilat dominojnė nė botėn e krijesave. Kjo sofistika jote i ngjan kukullave tė cilat lėvizin me ndihmėn e zemberekut - spirales. Po qe se kundrohen nė rrafshin e lėvizjes sė tyre, pason se edhe njeriu, i cili i ka bėrė, lėviz sipas parimit tė zemberekut.
    Sikur, me ndonjė rast, tė ishte e mundur t’u thuhet atyre se ai lėviz me vetveten, do tė pėrgjigjeshin se kjo ėshtė e pamundur, sepse nė botėn e tyre ēdo gjė lėviz me ndihmėn e zemberekut. Kėshtu edhe ti, i kufizuar dhe i zhytur nė botėn vetjake ku ēdo gjė qė ekziston, domosdo parashtron Krijuesin, nuk po arrin tė kuptosh se Zoti ekziston vetvetiu.

    Filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti nė veprėn e tij Kritika e mendjes sė pastėr ka zhvilluar idenė se me mendje nuk mund tė pėrfshihet e verteta e pafund. Sipas natyrės sė saj, mendja i arrinė vetėm partikularitė ndėrsa ėshtė e paaftė tė kuptojė tė ekzistuarit absolut siē ėshtė ekzistimi i Zotit. Ne e kuptojmė Zotin
    me ndėrgjegje (damīr) e jo me mendje (‘akl). Dėshira jonė pėr drejtėsi ėshtė dėshmi e ekzistimit tė sė drejtės, sikur qė ėshtė etja pėr ujė dėshmi pėr ekzistimin e ujit.

    Aristoteli shumė mė herėt ka shtruar njė varg tė tėrė shkaqesh duke thėnė: karrigia ėshtė nga druri, druri nga trungu, trungu nga fara, kurse fara ėshtė nga mbjellėsi, qė nė fund tė tregojė se si numėrimi i tillė i shkaqeve medoemos shpie tek shkaku i parė. Shkakun i cili nuk ka nevojė pėr shkak, lėvizėsin i cili nuk ka nevojė pėr lėvizės, krijuesin i cili nuk ka nevojė pėr krijues, qė i pėrgjigjet tė kuptuarit tonė tė All-llahut xhel-le shanuhu.

    Ibni Arebiu konsideron se nė pyetjen kush e krijoi Krijuesin aspak nuk duhet pėrgjigjur. Zoti e dėshmon ekzistimin dhe ėshtė jokorrekte me ekzistim tė dėshmohet Zoti. Drita e dėshmon ditėn e jo e kundėrta...
    All-llahu nuk ka nevojė pėr dėshmi, sepse Ai ēdo gjė e dėshmon. Ai vetvetiu ėshtė e vėrtetė e qartė (el-hakku-l-wādihi bi dhātihī). All-llahu shfaqet nė ligjet, rendin, bukurinė dhe normat, nė gjethin e drurit, pendėn e palloit, krahun e fluturės, erėn e trėndafilit, kėngėn e bilbilit, lidhshmėrinė e yjeve, nė simfoninė e kozmosit. Sikur tė thonim se e tėrė kjo ėshtė krijuar rastėsisht, do t’i pėrngjanim njeriut i cili konsideron se me vetė hedhjen e shkronjave nė ajėr, prej tyre mund tė krijohet vargu nė tė cilin do tė gjenim njė poezi tė Shekspirit, do tė thotė poezi pa poet.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  2. #2
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Kur’ani na liron nga shkoqitjet e kėtilla me njė dėshmi mjaft tė qartė dhe tė saktė:

    “Thuaj: Ai All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė Ai qė ēdo
    krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė. As s’ka
    lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i
    barabartė”. (El-Ihlās, 1-4).

    *
    * *
    Miku ynė na pyet me pėrēmim: E pėrse thoni se Zoti ėshtė Njė? Pse mos tė jenė disa zotėra me kompetencat e ndara ndėrmjet vete?

    I pėrgjigjemi me Kur’an dhe nė pajtim me logjikėn tė cilėn edhe vetė e pranon, me logjikėn e shkencės: Krijuesi ėshtė Njė, sepse i tėrė kozmosi ėshtė i ndėrtuar sipas njė plani dhe nga njė substancė.
    Nga hidrogjeni pėrbėhen njėzet e dy elemente tė cilat nė sistemin e Mendelievit kanė mėnyrėn e njėjtė tė bashkimit dhe derdhjes sė fuqisė atomike me tė cilėn yjet ndriēojnė. Tėrė bota e gjallė ėshtė e pėrbėrė nga pėrbėrjet e karbonit. Me tė djegur ai karbonizohet. Trajtat e tij mė tė larta, sikur qė ėshtė bota shtazore, nė dukje me dallime tė mėdha, tregojnė se nė njė plan tė caktuar tė autopsisė bretkosa, lepuri, pėllumbi, krokodili, gjirafa dhe balena kanė arteriet, enėt e gjakut, pjesėt e zemrės dhe eshtrat e njėjta. Ēdo asht kėtu ka vendin e vet pėrkatės atje - krahu te pėllumbi ėshtė kėmba e pėrparme tek bretkosat. Eshtrat janė tė njėjta me ndryshim mjaft tė vogėl - nė qafėn e gjirafės, pėrkundėr gjatėsisė sė saj, gjejmė shtatė unaza sikur edhe te qafa e iriqit. Sistemi nervor tek tė gjithė ėshtė i njėjtė. Pėrbėhet nga truri, palca kurrizore dhe nervat. Sistemi i tretjes me barkun, zorrėn dymbėdhjetėgishtore, zorrėn e vogėl dhe tė madhe, sistemi i shumėzimit me vezoret, anin (uterusin), kanalet e tyre, sistemi i urinės me veshkėt, kanalin e urinės, fshikėza e urinės dhe mė nė fund, autopsia unike tek tė gjithė ėshtė qeliza. Identik ėshtė edhe pėrshkrimi i bimės, shtazės dhe njeriut: linden, marrin frymė, shumohen dhe vdesin.
    Pse atėherė pas gjithė kėsaj do tė ishte i ēuditshėm pohimi se Krijuesi ėshtė Njė. Si kjo qė I Pėrkryeri mos tė jetė Njė - tė papėrkryerit janė tė shumtė. Tė Pėrkryerit nuk i nevojitet plotėsim tek tė tjerėt. Sikur tė kishte shumė zota, ata do tė ndaheshin: secili do tė shkonte me atė qė e ka krijuar dhe Toka do tė zhdukej.
    All-llahu xhel-le shanuhu posedon dinjitetin mė tė lartė dhe gjithėfuqinė absolute, e kėto atribute pėrjashtojnė ēfarėdo bashkėpjesėmarrjeje.
    *
    * *
    Miku ynė filloi ta pėrqeshė tė kuptuarit tonė tė hyjnisė (rububujjeh). Ai thotė:

    Ėshtė i ēuditshėm ky Zot i cili pėrzihet nė ēdo hollėsi madje edhe mė tė voglėn: e pėrudhė bletėn qė vetes t’ia ndėrtojė vendqėndrimin nė male, as gjethi nuk bie, e qė Ai mos ta dijė, nuk zhvillohen frytet nga sythet e veta, e qė Ai mos t’i numėrojė, nuk mbarset as qė lind femra pa dijen e Tij, rrėshqitja e kėmbės nė gropė, rėnia e mizave nė ushqim, ndėrprerja e lidhjes telefonike ėshtė me dijen e Tij. Nėse nuk ka shi, Ai nuk e ka dhėnė, e nėse bie, Ai e dha. A nuk po e angazhoni ju Zotin tuaj me tė kuptuarit e tillė madje edhe pėr hollėsitė mė tė vogla?

    Shtruarja e kėtillė e pyetjeve nuk na lejon tė kuptojmė se a mos pėr mikun tonė Zoti do tė ishte mė i denjė pėr hyjni kur vetveten do ta lironte nga tė gjitha kėto pėrgjegjėsi dhe thjesht “t’ia kthejė shpinėn” kozmosit tė cilin e ka krijuar? A thua sipas tė kuptuarit tė tij do tė meritonte respekt zoti i cili ėshtė pasiv dhe i pandėrgjegjshėm, i cili nuk dėgjon, nuk sheh, nuk pėrgjigjet dhe nuk kujdeset pėr krijesat e tij dhe, mė nė fund, prej nga shtruesit pyetjeve dituria qė tė gjykojė se cila gjė ėshtė e parėndėsishme qė tė mos meritojė angazhimin e Zotit, e cila ėshtė aq me rėndėsi qė kėtė ta meritojė?

    Rėnia e insektit nė gjellė pėr shtruesin e pyetjeve ėshtė e parėndėsishme dhe e pavlerė, por a nuk e ka mbytur mushkaja Lekėn e Madh dhe a thua rėnia e insektit nuk do tė thotė futje e mikrobeve nė ushqim dhe helmim i armatės sė njerėzve?

    Hollėsitė mė tė rėndomta mund tė jenė vendimtare pėr ndodhitė mė tė mėdha, ndėrsa gjėrat mė tė rėndėsishme shpesh humben pa zė dhe kurrfarė gjurme. Vetėm Njohėsi i tė gjithave e di vlerėn e vėrtetė dhe rėndėsinė e ēdo gjėje. A thua shtruesi i pyetjeve mund t’i pėrcaktojė kompetencat e Krijuesit dhe
    Sunduesit tė ēdo gjėje!? O Zot, i lartėsuar je dhe i pastėr nga tė kuptuarit e tillė!

    I denjė pėr adhurim ėshtė vetėm Ai i cili me dijen e Tij e pėrshkon ēdo gjė dhe tė cilit nuk i shpėton as sendi mė i madh e as mė i vogėl nė qiell dhe nė Tokė.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    NĖSE ALL-LLAHU I KA
    CAKTUAR VEPRAT E MIA,
    PĖRSE ATĖHERĖ MĖ THĖRRET
    NĖ PĖRGJEGJĖSI?!


    Duke menduar se kėsaj here s’kam rrugėdalje, miku me dashakeqje tha:

    Pohoni se Zoti e cakton ēdo gjė madje edhe veprat tona. Nėse ėshtė ashtu, nėse Ai i ka caktuar edhe veprat e mia tė kėqija, pėrse atėherė mė thėrret nė pėrgjegjėsi pėr to?
    Mos mė thuani, sipas traditės suaj, se unė kam tė drejtė tė zgjedh, sepse s’ka gėnjeshtėr mė tė madhe se kjo. Ju pyes: A mos e kam zgjedhur unė lindjen, gjininė, lartėsinė, ngjyrėn, vendlindjen time?
    A lind Dielli dhe a perėndon Hėna sipas zgjedhjes sime?
    A vjen sipas zgjedhjes sime caktimi im; mė befason vdekja dhe mė ndodh tragjedia, dhe bėj krim.
    Pėrse Zoti mė detyron tė bėjė diēka, e pastaj pėr kėtė shkak mė dėnon?!
    Nėse pohoni se jeni tė lirė sepse pėrveē vullnetit tė Zotit keni edhe vullnetin vetjak, a nuk po i pėrshkruani me kėtė bashkėpjesėmarrje dhe reciprocitet tė shumė vullneteve?!
    Pėrveē kėsaj, ē’thoni pėr ligjet e mjedisit, kushtet dhe domosdoshmėrinė pėr tė cilat flasin meterialistėt historikė?!

    I kėnaqur me kėto pyetje tė shkrepura sikur tė shtėna (arme), miku u qetėsua, i bindur se me to pėrgjithmonė mė ka varrosur.
    Krejtėsisht i qetė ia fillova:
    Ke rėnė nė disa gabime: Veprat tua i janė tė njohura Zotit dhe tė shkruara nė Librin e Tij, por me kėtė nuk tė janė caktuar detyrimisht. Ato janė caktuar vetėm nė dijen e Tij. Kjo caktueshmėri deri diku mund tė krahasohet me kėtė qė vijon: Ti ke njohuri pėr veprat e birit tėnd dhe nė to ekziston mundėsia qė biri yt tė bėjė kurvėri. Nėse ai kėtė e bėn, a mos e ke detyruar ti nė kėtė ose kjo vetėm ėshtė parashtruar dhe ka ndodhur qė dituria jote ka qenė e saktė?

    Sa u pėrket fjalėve tua pėr lirinė dhe mundėsinė e zgjedhjes se kjo ėshtė vetėm gėnjeshtėr e kulluar dhe se kjo dėshmon kėtė ēka nuk e ke zgjedhur lindjen, gjininė, ngjyrėn, vendlindjen tėnde, se nuk mund tė ndikosh nė Diellin dhe Hėnėn; kėto tregojnė gabimin tjetėr tė cilin e ke bėrė. Gabimi ėshtė nė atė qė ti lirinė e kupton krejtėsisht ndryshe nga ne besimtarėt. Ti flet pėr lirinė absolute dhe po thua pse s’kam mundur veten ta krijoj tė bardhė apo tė zi, tė gjatė apo tė shkurtėr dhe a ėshtė nė mundėsinė time ta bart Diellin nga vendi i tij apo ta ndalė nė orbitėn e tij.
    Ne kėsaj i pėrgjigjemi: Ti flet pėr lirinė absolute, lirinė e zotėrimit tė lirė me kozmosin qė i pėrket vetėm Zotit. Pėr ne ėshtė e vėrtetė e vetme: “Zoti yt krijon ēka tė dojė dhe zgjedh. S’ėshtė (e drejtė) e tyre tė zgjedhin.” (El-Kasas, 68).

    Askush nuk ka tė drejtė zgjedhjeje nė ēėshtjen e krijimit, sepse Zoti xhele shanuhu ėshtė Ai i cili krijon ēka tė dojė dhe zgjedh ēka tė dėshirojė. Zoti i lartmadhėruar nuk do tė tė ftojė nė pėrgjegjėsi pėr shkak tė lartėsisė tėnde, as qė do tė tė dėnojė pėr shkak se nuk e ke ndalur Diellin nė orbitėn e tij. Por, fusha e pyetjeve ėshtė fushė e ngarkimeve. Ti nė kėtė fushė je i lirė dhe ata janė kufijtė pėr tė cilėt po flasim. Ti je i lirė t’i kultivosh pasionet tua, ta pėrmbash urrejtjen tėnde, t’i kundėrvihesh vetvetes, t’i largosh qėllimet e kėqija, ndėrsa t’i vazhdosh prirjet tua tė mira. Ti mund tė bėhesh bujar me vetveten dhe pasurinė. Mund tė flasėsh tė vėrtetėn ose tė gėnjesh. Mund ta pėrmbash dorėn tėnde nga e ndaluara. Mund ta pėrmbash shikimin tėnd nga trupi i tė tjerėve. Mund ta pėrmbash gjuhėn tėnde nga sulmi, pėrgojimi dhe intrigat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 02-01-2008 mė 06:29
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Nė kėtė fushė ne jemi tė lirė, dhe vetėm pėr atė qė ėshtė brenda saj do tė pyetemi dhe do tė jemi pėrgjegjės.
    Fjala ėshtė pėr lirinė relative e jo absolute, lirinė e njeriut nė planin e obligimeve. Kjo liri ėshtė e vėrtetė, kurse atė tek ne e dėshmon ndjenja e lindur pėr tė. Ne ndiejmė pėrgjegjėsi, pendim pėr gabimin e bėrė, ndėrsa kėnaqėsi kur bėjmė punė tė mirė. Ne nė ēdo rast zgjedhim dhe krahasojmė disa alternativa. Madje edhe detyra e parė e arsyes sonė ėshtė pėrcaktimi dhe zgjedhja ndėrmjet disa alternativave.

    Ne krejtėsisht qartė e dallojmė lėvizjen e dorės e cila dridhet nga ethet dhe tė dorės e cila shkruan letėr, dhe themi se lėvizja e parė ėshtė e caktuar, e detyruar, ndėrsa lėvizja e dytė e zgjedhur, e lirė. Sikur tė mos kemi vullnet tė lirė, nuk do tė mund as tė bėnim dallime.
    Gjithashtu, kėtė liri e dėshmon edhe ndjenja jonė e paaftėsisė ta detyrojmė zemrėn nė diēka me ēka ajo s’ėshtė e kėnaqur. Femrėn mundemi me detyrime dhe kėrcėnim ta shpiejmė nė situatė tė bėjė ēka tė dėshirojmė, por me kurrfarė mjetesh detyruese nuk mund ta detyrojmė qė nė tė vėrtetė tė na dojė. Kjo qartė tregon se All-llahu xhel-le shanuhu i ka ēliruar zemrat tona nga nėnshtrimi i ēfarėdo detyrimi, duke i krijuar plotėsisht tė lira.

    Pėr kėtė arsye All-llahu xhel-le shanuhu e ka bėrė qėllimin - nijetin, burim i tė cilit ėshtė zemra, shtyllė e pėrgjegjėsisė. Besimtari i cili nėn presion e blasfemon fenė nuk do t’i pėrgjigjet Zotit deri atėherė kur me zemėr tė bėjė blasfemi:
    “... Pėrveē nėse nė kėtė ėshtė i detyruar, kurse zemra e tij ėshtė e bindur thellė nė besim...” (En-Nahl, 106).
    Pikėpamja tjetėr e gabueshme e kėsaj qėndron nė atė qė disa njerėz kuptojnė se liria e njeriut ėshtė mbi vullnetin e Zotit, dhe duke i akuzuar rekomanduesit e lirisė sė Zotit i pėrshkruajnė bashkėpjesėtarė nė urdhėrdhėnie dhe vendim. Kėshtu edhe ti, o mik, e ke kuptuar dhe ke folur pėr vullnetin e shumėnumėrt, qė ėshtė, pa dyshim, botėkuptim i gabueshėm. Liria e njeriut nuk ngrihet mbi vullnetin e Zotit. Njeriu ėshtė i lirė tė bėjė diē qė i kundėrvihet kėnaqėsisė sė Zotit, por ai nuk mund tė bėjė asgjė qė i kundėrvihet vullnetit tė Zotit.
    Zoti xhel-le shanuhu na ka dhėnė liri qė t’i kundėrvihemi kėnaqėsisė sė Tij nė dėmin tonė, por askujt s’i ka dhėnė liri qė t’i kundėrvihet vullnetit tė Tij. Kėtu ėshtė ana tjetėr e lirisė relative tė njeriut. Ēdo gjė qė ne veprojmė ėshtė nė kuadėr tė vullnetit tė Zotit, madje edhe atė qė e veprojmė e qė nuk ėshtė nė pajtim me kėnaqėsinė e Zotit dhe me Sheriatin.

    Liria jonė ėshtė begati nga Zoti dhe shpėrblim tė cilin Krijuesi na ka dhuruar krejtėsisht, pavarėsisht nga vullneti jonė. Liria jonė ėshtė vetėm vullneti i Tij.
    “Dhe ju nuk doni tjetėr pėrveēse ēka do All-llahu.” (El-Insān, 30).

    Tė flasish pėr lirinė nė kėtė kuptim, nuk do tė thotė t’i shoqėrosh Zotit shok. Liria jonė ėshtė e njėjtė me urdhėresat e Tij, vullnetin e Tij dhe caktimet e Tij.
    Pikėpamja e tretė e gabueshme e kėsaj pyetjeje ėshtė tė kuptuarit e gabueshėm tė caktimit dhe fatit tė vullnetit tė lirė dhe zgjedhjes sė lirė, nga ana e atyre tė cilėt janė tė preokupuar me studimin e kėtyre pyetjeve. Ata caktimin dhe fatin e kanė kuptuar se kjo ėshtė tė detyruarit dhe tė shtrėnguarit e njeriut nė atė ēka nuk ėshtė nė karakterin e tij dhe nė natyrėn e tij. Tė njėjtin gabim e ke bėrė edhe ti o mik! All-llahu i madhėruar e mohon detyrimin nga ana e vet:

    “Nėse kishim dashur, Ne nga qielli do t’ua zbritnim njė shenjė para sė cilės ata qafat e tyre do t’i ulnin.” (Shu'arā, 4).

    Domethėnia e kėtij ajeti ėshtė e qartė: ka qenė plotėsisht e mundur qė njerėzit tė detyrohen nė besim, por kjo s’ėshtė bėrė pėr shkak se All-llahu nuk detyron:

    “Nuk ka shtrėngim nė fe. Rruga e vėrtetė qartė dallohet nga ajo lajthitėse.” (El-Bekare, 256).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 02-01-2008 mė 06:29
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #5
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    “Sikur tė kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin ēka janė nė Tokė qė tė gjithė. A ti do t’i detyrosh njerėzit tė bėhen besimtarė?” (Jūnus, 99).

    Nė ligjshmėritė tė cilat i ka dhėnė Zoti nuk ka kurrfarė detyrimi. Caktimi dhe fati nuk guxohet tė kuptohen si detyrim i njerėzve nė diēka ēka nuk ėshtė nė natyrėn e tyre. All-llahu xhel-le shanuhu i jep secilit atė qė ėshtė nė vetė qėllimin e tij, i dėshiron atė ēka ai vetė dėshiron dhe do atė ēka ai vetė e do. Tė qeverisurit e Zotit ėshtė zgjedhja e njeriut, sepse Zoti xhel-le shanuhu e drejton ēdo njeri nga ajo nga synon zemra e tij dhe ēfarė qėllimi ka:

    “Kush dėshiron shpėrblimin e Ahiretit, do t’ia shumėfishojmė atė, ndėrsa atij kush dėshiron shpėrblimin e kėsaj bote, do t’ia japim...” (Esh-Shūrā, 20).“

    Zemrat e tyre janė tė sėmura, kurse All-llahu sėmundjen e tyre edhe mė e shton...” (El-Bekare, 10).

    “Kurse ata tė cilėt janė nė rrugė tė drejtė, Ai edhe mė tej do t’i shpjerė...” (Muhammed, 17).


    Do ta pėrmendim edhe ajetin nė tė cilin All-llahu xhel-le shanuhu u drejtohet robėrve:

    “Nėse All-llahu e di se nė zemrat tuaja ka diēka tė mirė, do t’ju japė mė mirė se ajo qė ėshtė marrė nga ju...” (El-Enfāl, 70)

    All-llahu i lartėsuar na e mundėson atė qė e kemi zgjedhur nė zemrat tona dhe ēfarė janė qėllimet tona dhe sė kėtejmi nuk ka dhunė, detyrim as shtrėngim nė diē qė nuk ėshtė nė pajtim me natyrat tona.

    “Sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet (nuk gabon), dhe atė mė tė bukurėn e konsideron tė vėrtetė, atij do t’ia lehtėsojmė pėr nė lehtėsi. Kurse ai qė ėshtė koprrac dhe ndihet i mėvetėsishėm, dhe atė mė tė bukurėn e konsideron gėnjeshtėr, atij do t’ia lehtėsojmė pėr nė vėshtirėsi.” (El-Lejl, 5-10.)

    "Ti nuk gjuajte kur gjuaje, por gjuante All-llahu...” (El-Enfāl, 17).


    Kėtu po identifikohet akti i tė gjuajturit tė njeriut me gjuajtjen e bėrė nga ana e All-llahut xhel-le shanuhu, dhe se ekziston vetėm njė gjuajtje. Njeriu ka qėllimin, ndėrsa All-llahu i madhėruar e mundėson realizimin e tij, dhe kėtė, nėse ėshtė i mirė, me tė mirė, kurse nėse ėshtė i keq, me tė keq. Liria njerėzore nuk ka masė tė pėrhershme por vetėm aftėsinė relative, e cila zmadhohet dhe zvogėlohet. Njeriu mund ta rritė lirinė e vet me shkencė: me ndihmėn e zbulimeve dhe risive tė ndryshme ai ka arritur ta pushtojė Tokėn, ta ngadhėnjejė hapėsirėn dhe tė ēlirohet nga prangat e kohės. Duke i zbuluar ligjet nė natyrė njeriu ka arritur qė tė zotėrojė me to dhe qė vetes ato t’ia nėnshtrojė: ka zbuluar si ta ngadhėnjejė ngrohtėsinė, ftohtėsinė, errėsirėn dhe kėshtu e ka rritur lirinė e vet nė planin e aktivitetit tė tij. Shkenca pra, ėshtė mjet i zgjerimit tė kufijve tė lirisė sė njeriut.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #6
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Mjeti i dytė ėshtė feja. Tė drejtuarit Zotit dhe kėrkimi i ndihmės sė tij, gjithashtu i zgjeron kufijtė e lirisė dhe kėtė mjet e kanė pėrdorur tė gjithė Tė dėrguarit e Zotit dhe ithtarėt e tyre. Sulejmani (a.s.) i ka nėnshtruar xhinnėt, ka zotėruar me erėn dhe ka folur me zogjėt, tė gjitha kėto me pėrkrahjen dhe ndihmėn e Zotit; Musa (a.s.) e ēau detin; Isa (a.s.) i ngjallte tė vdekurit, i shėronte tė verbėrit, tė zgjebosurit dhe tė verbėrit. Lexojmė, gjithashtu, pėr evlijatė - dashamirėt e Zotit - tė cilėve u mbulohet Toka dhe u zbulohen sekretet, tė rėndomtėve tė paarritshme.

    Tė gjitha kėto janė shkallėt e lirisė tė ngritura mbi liritė mesatare njerėzore, tė cilat ata i kanė arritur me pėrpjekjet mė tė larta nė tė drejtuarit e tyre All-llahut xhel-le shanuhu dhe tė shprehurit e dashurisė ndaj Tij. Atyre u janė dhuruar pjesėt e diturisė sekrete. Dituria paraqitet sėrish. Mirėpo, kėtė herė kjo ėshtė dituria e tesavvufit - misticizmit (el-’ilm-ul ledūnij). Ē’ėshtjen e zgjedhjes sė lirė dhe vullnetit jo tė lirė Ebu Hamid El-Gazaliu e shtron dhe e shkoqit shkurt dhe thjesht me dy fjali:
    “Njeriu ėshtė i lirė nė atė qė ka dituri” dhe
    “Nuk ėshtė i lirė nė atė qė nuk ka dituri”.

    Me kėtė ai mendon se sa mė shumė qė tė zgjerohet dituria e tij, zgjerohet njėkohėsisht edhe sfera e lirisė sė tij, qoftė dituria e tij objektive apo dituri mistike (ledunij).
    Mendimtarėt materialistė gabojnė kur pohojnė se njeriu ėshtė rob i domosdoshmėrisė historike, duke parė nė tė vetėm nyjen nė zingjirin e ndodhive shoqėrore-ekonomike, plotėsisht tė nėnshtruar ligjeve tė ekonomisė dhe lėvizjes sė shoqėrisė.
    Nocionin tė cilin ata pa lodhje e pėrsėrisin, sikur ai tė ishte ligj, “domosdoshmėri e konfliktit klasor”(hatmijet-us-sira-it-tabekijj), ėshtė i gabueshėm nė shkoqitjen shkencore, sepse nuk ka domosdoshmėri nė sferėn njerėzore, por mė sė shumti qė ka, janė gjasat dhe mundėsitė dhe nė kėtė edhe qėndron dallimi ndėrmjet njeriut dhe dhėmbėzave, mjeteve dhe trupave materialė.

    Ėshtė e mundur tė parashihet tė zėnit e Diellit nė minutė dhe sekondė, kurse ėshtė e mundur tė parashihet edhe lėvizja e tij nė ardhmėri. Mirėpo, ėshtė e pamundur tė dihet ēka fsheh njeriu nė qėllimet e tij, ē’do tė bėjė nesėr ose pasnesėr. Kjo ėshtė e pamundur tė dihet pėrveē nėpėrmjet mundėsisė, probabilitetit dhe hamendjes dhe kėtė, me kusht tė posedimit tė tė dhėnave tė mjaftueshme pėr sjelljen e vendimit.

    Sa u pėrket pohimeve tė materialistėve pėr ndikimin e mjedisit dhe shoqėrisė, dhe se njeriu nuk e jeton jetėn e tij tė pavarur, tė mėvetėsishme, u pėrgjigjemi se ndikimi i mjedisit dhe shoqėrisė si kundėrveprim lirisė individuale, konfirmon domethėnien dialektike tė kėsaj lirie, sepse liria individuale konfirmohet vetėm nė tė ballafaquarit me kudėrveprimet; nėse nuk ka kundėrveprim nė lirinė e njeriut, atėherė ai edhe s’ėshtė i lirė, nėse liria kuptohet nė kuptimin e vėrtetė, sepse nuk ekziston kurrfarė pengese tė cilėn duhet mposhtur dhe tė vėrtetohet nėpėrmjet saj liria jonė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 02-01-2008 mė 06:29
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mos fol vete me vete o mik i dashur e i humbur ne enderra me sy hapur. ti dashamir i se vertetes qe thirresh ne genjeshtra te kulluara per at dehsmuar ate - je armiku me i madh i saj por ndaj vetes e pastaj ndaj te gjitheve qe te rrethojne.

    Ti flet (ti jo po atori yt se ti je vetem papagall dhe nuk i kupton ato qe flet sepse ti i ke hequr te drejten vetes per te kuptuar e per te menduar sepse mjaton te mendoje ai per ty) me nje "ateist" imagjinar ne koken e tij. Ne realitet flet me mendjen e vetes se tij te deshtuar, nje monolog te pafrytshem te bindjes per ta luftuar arsyen e vet.

    Eshte teper deshpruese te lexosh nje deshtim te tille te komunikimit me veten e tij te humbur sikur flet me nje te huaj te cilin e quan armik. Per te diskutuar me nje ateist ate duhet kerkuar ne boten reale e jo ne imagjinaten e vet te paafte te ateistit te deshtuar te personalitetit e vet.

    Duhet diskutuar me profetin ateist qe te shohesh ti dhe pronari i trurit tend ku gjindet dhe sa e mjere eshte viktima e genjeshtres se bukur.

    Por me kohe kam konstatuar se mendjet e deshtuara ligjshmerisht leshohen ne diksutime vetem me projeksionin e tyre te personave imagjinar, perlahen me veten e tyre te trete e cila ia mundeson te ngadhnjej pasi ta kete udhezuar personin e tij imagjinar te bej gabim te projektuar para se ta mund ate me kurdisjen e vet qe te ndihet mire si nje ngadhjyes i vertete.


    Eja andej nga toleranca me keto argumente ne dac ta takosh "Ateistin" tend te vertete qe ta shohesh mjetimin tend konkret ne rast se ke guxim dhe force shpirterore te ballafaqohesh me te Verteten, ne rat se ke fuqi te mbijetosh njohjen me fuqine e saj e paimagjinueshme fytyren absolute te shperfytyrimit te universit. A ke guxim ta takosh ate, a ke force te mjaftueshme ta mbijetosh ate, e ke esence te qendrueshme qe mund te qendroje pa u shperbere vetem ne te pare te hijes se saj?

    Nese po. Guxo, por pa mbeshtetje ne mbrojtjen time, sepse para [kesaj qe fjlet nuk mund ta pershkruajne] jemi absolutisht vetem, ne doren e askujt dhe te ekspozuar ne transparence pafundesisht te tejshkuar, te asgjese...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #8
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Me fal, kam harruar ta ve autorin ne fillim, e pash vone dhe e lus moderatorin ta vendos ne fillim:

    Nga Dr Mustafa Mahmud

    Mund te lexosh nga ky autore edhe ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=89230

    Lexim te kendshem
    Po deshe, ta sjell edhe biografine e tij ketu. Ti nuk ke vite sa ka kryer studime ai.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 02-01-2008 mė 07:10
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #9
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    PSE ALL-LLAHU KRIJOI
    TĖ KEQEN?


    Miku vazhdoi mė tej:
    Si mund tė thoni se Zoti juaj ėshtė i pėrkryer, bujar, mėshirues, fisnik, i butė, kurse i ka krijuar tė gjitha kėto tė kėqija nė botė: sėmundjen, pleqėrinė, vdekjen, tėrmetet, vullkanet, mikrobet infektuese, helmin, thatėsirat, ftohtėsinė, kancerin i cili nuk po i kursen as fėmijėt e as pleqtė? Nėse Zoti ėshtė dashuri, bukuri dhe mirėsi, si e krijoi atėherė urrejtjen, shėmtinė dhe tė keqen?!
    Problemi tė cilin e inicoi pyetja e mikut ėshtė ndėr problemet fundamentale tė filozofisė, shpjegimi i tė cilit i ka ndarė shkollat dhe mendimet.
    Nė kėtė pėrgjigjemi: Zoti ėshtė i mėshirueshėm dhe i mirė. Ai nuk ka urdhėruar tė veprohet keq, por nga menēuria Ai nuk e pamundėsoi atė.

    “... Thuaj: All-llahu nuk urdhėron tė bėni amoralitet. A po
    flisni pėr All-llahun atė qė nuk e dini? Thuaj: Zoti im
    urdhėron drejtėsi...” (El-’Arāf, 28-29).


    All-llahu urdhėron vetėm drejtėsi, dashuri, mirėsi, falje dhe atė ēka ėshtė e mirė dhe kėnaqet vetėm me tė mirėn dhe tė kėndshmen.
    Por, pse atėherė e lėshoi kriminelin tė bėjė krim, vrasėsin tė vrajė, vjedhėsin tė vjedhė? Pėr arsye se ka dėshiruar tė jemi tė lirė dhe tė gjykojmė pa kurrfarė ndikimi. Ndėrsa liria paraqet mundėsinė pėr tė gabuar, pėrndryshe nuk do tė quhej liri! Zgjedhja e lirė ėshtė ndėrmjet mosdėgjimit dhe dėgjimit.

    Ka qenė nė mundėsinė e All-llahut qė tė gjithėve tė na bėjė tė mirė dhe tė na detyrojė nė dėgjueshmėri, qė do tė nėnkuptonte tė marrurit e lirisė sė tė zgjedhurit.
    Sipas dėshirės dhe urtėsisė sė Zotit, liria me dhembje ėshtė mė fisnike pėr njeriun se sa robėria me fat. Pėr kėtė arsye edhe ėshtė lėnė mundėsia e tė gabuarit!
    Shikimi korrekt dhe objektiv na zbulon se e mira nė ekzistencėn e pėrgjithshme ėshtė parim, kurse e keqja pėrjashtim. Shėndeti ėshtė bazė, kurse sėmundja pėrjashtim. Ne kohėn mė tė madhe tė jetės e kalojmė nė shėndet. Sėmundja rrallė na godet. Ashtu ėshtė edhe me tėrmetin i cili zgjat disa minuta nė jetėn e Tokės me miliona vjet. Kėtu ėshtė edhe me luftėrat dhe katastrofat. Tė gjitha kėto janė shtangime tė shkurtra nė jetėn e popujve ndėrmjet periudhave tė gjata tė paqes.
    Praktikisht, ēdo gjė e ka anėn e mirė tė saj. Sėmundja nxit ruajtjen e shėndetit, dhembja ėshtė burim i qėndresės, kėmbėnguljes dhe gatishmėrisė pėr sakrificė. Tėrmetet janė marrje frymė, lirim i shtypjes sė brendshme tė rruzullit tokėsor, tė cilėt e ruajnė sipėrfaqen e saj nga shpėrthimi. Vullkanet nxjerrin pasuri tė fshehta xehesh dhe e mbulojnė sipėrfaqen e Tokės me llavė tė plleshme. Luftėrat i lidhin popujt. Nga kjo lidhje vargore u krijuan edhe Kombet e Bashkuara edhe Kėshilli i Sigurimit, si instanca mė tė larta botėrore, tė cilat i zgjidhin kontestet ndėrkombėtare.
    Penicilini, atomi, aeroplanėt raketorė, raketat janė zbuluar duke iu falėnderuar luftėrave. Helmi i gjarprit e pėrmban kundėrhelmin mė efikas. Nga mikrobet bėhen vaksinat. Pozitat tė cilat i kemi tash nuk do tė na takonin sikur tė ishin gjallė gjyshėrit tanė. E keqja nė kozmos ėshtė sikur hija nė fotografi; nėse i afrohesh tė duket se ėshtė gabimi dhe mungesa e fotografisė, por, nėse fotografinė e vėshtron nga largėsia e duhur, do tė zbulosh se ajo ėshtė e domosdoshme dhe se hija ka detyrė tė dorės sė parė nė formimin estetik tė fotografisė.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  10. #10
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    A do tė mund tė dinim ē’ėshtė shėndeti sikur tė mos ishte sėmundja? Tė mirėn e njohim duke iu falėnderuar tė shėmtuarės, pozitės natyrore duke iu falėnderuar jonatyrores. Nė kėtė kuptim janė edhe fjalėt e Ebu Hamid El-Gazaliut tė madh:
    “Mospėrkryerja e kozmosit ėshtė pėrkryerja e tij, sikur qė ėshtė edhe shtrembėrimi i harkut drejtėsia e tij, sepse, nė tė kundėrtėn, nuk do tė mund ta hedhte shtizėn”.
    Domethėnia tjetėr e vėshtirėsive dhe dhembjeve ėshtė zbulimi i natyrės sė vėrtetė tė njerėzve. Sikur tė mos ishte vėshtirėsia, tė gjithė njerėzit do tė ishin tė njėjtė, bujaria do tė varfėrohej, kurse lufta do ta humbte ėmbėlsinė e sulmit.
    Ky ėshtė provim pėr ēdonjėrin prej nesh para vetes dhe para Zotit tė madhėruar.
    Kjo botė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė kaptinė romani, i cili ka disa kaptina, kurse vdekja nuk ėshtė fundi i tregimit por fillimi i tij.
    Nuk ėshtė korrekte tė japim gjykimin pėr dramėn nė bazė tė vetėm njė akti tė saj, sikur qė ėshtė jokorrekte ta hedhim poshtė njė vepėr, sepse faqja e parė e saj nuk na kėnaq. Gjykimi korrekt bėhet tek nė fund.
    Dhe, mė nė fund, me ēka e konpenson tėrė kėtė miku. A mos po kėrkon ai jetė pa vdekje, pa sėmundje, pa pleqėri, pa tė meta, pa ndihmė, pa kufizim, pa pikėllim dhe pa dhembje. A nuk po kėrkon pėrkryerjen absolute, ndonėse pėrkryerja absolute i pėrket vetėm Zotit. I pėrkyer ėshtė vetėm Njė dhe i Vetmi, do tė thotė se miku nuk do tė jetė i kėnaqur derisa ai personalisht tė bėhej zot, e kjo ėshtė pėrēmim i vetvetes. Ai dhe tė pakėnaqurit e ngjashėm me tė vetėm na bėjnė tė qeshemi. Ata dėshirojnė qė jeta tė bėhet parajsė, por, ē’kanė bėrė qė tė bėhet ashtu? Me ēka miku ynė ėshtė i denjė tė bėhet zot. Gjyshja ime ka qenė mė e menēur se doktori i doktoruar nė Francė kur thjesht tha:
    “E mira ėshtė nga Zoti, kurse e keqja nga vetė ne”.

    Kėto fjalė tė pakta e pėrkufizojnė dhe e sqarojnė gjithė problemin. Zoti e ka dhėnė erėn dhe lumin, por kapiteni i anijes e ngarkon me njerėz dhe e ngarkon me mall, dhe kur anija fundoset e shanė Zotin dhe e mallkon fatin. Ēfarė mėkati ka Zoti nė kėtė!
    Ai e dha ujin nė tė cilin anija do tė lundrojė edhe era e cila anijen do ta lėvizė, por nefsi dhe pangopėsia njerėzore tė mirėn e shndėrruan nė tė keqe.
    Sa urtėsi dhe menēuri kanė fjalėt:
    “E mira ėshtė nga Zoti, kurse e keqja nga vetė ne!”.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu Ndėrshqiptarė
    Nga Nuh Musa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 16:00
  2. Dialogu ndėrmjet muslimanėve duhet tė ketė pėrparėsi
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:39
  3. "Benedikti VXI do ta largojė kishėn nga dialogu me myslymanėt"
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-09-2006, 19:32
  4. Daci: Nuk pres shumė nga dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2003, 17:03
  5. Dialogu i kulturave
    Nga erzeni nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 13:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •