Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    Si funksionon perjashtimi nga Forumi Shqiptar ?

    A mund te me ndihmoje kush me kete informacion ?

    Kur thuhet qe nje anetar eshte perjashtuar prej Forumit, kjo eshte e perkohshme apo e perhershme ?
    Nese eshte ne varesi te situates, atehere cilat jane kriteret mbi te cilat bazohen drejtuesit ? Pra per cilat shkaqe ti mund te marresh nje perjashtim temporar dhe per cilat nje perjashtim te perhershem ?

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kur thuhet qe nje anetar eshte perjashtuar prej Forumit, kjo eshte e perkohshme
    Egzston njera nga te dyja mundesite! Anetari i perjashtuar normalisht njoftohet mbi afatin e perjashtimit dhe arsyen. Arsyja e prejashtimit dhe afati ngelet nje informacion privat mes stafit te forumit dhe anetarit.Poshte emrit perdorues te nje anetari shfaqet statusi 'Perjashtuar' dhe ky eshte i vetmi informacion qe shfaqet ne lidhje me kete qeshtje.

    Nese eshte ne varesi te situates, atehere cilat jane kriteret mbi te cilat bazohen drejtuesit ? Pra per cilat shkaqe ti mund te marresh nje perjashtim temporar dhe per cilat nje perjashtim te perhershem ?
    Nje veprim qe bie ne kundershtim flagearnt me rregulloren e forumit eshte arsyja qe dikush prejashtohet nga forumi.Afati dhe lloji i perjashtimit varen plotesisht nga shkalla e veprimit qe ka kryer ky/kjo antear/e.

    Ndaj eshte e keshillueshme gjithmone (sidomos per anetaret e rinj) te lexohet me kujdes rregullorja e forumit, dhe te jeni plotesisht ne dijeni te permbajtjes se saj, perpara se te shkruani.Ne kete menyre mund te evitohet perjashtimi i dikujt qe kryen nje veprim pa qene ne dijeni se eshte ne kundershtim me rregulloren.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Se pari, duhet te njihesh me misionin dhe rregulloren e forumit shqiptar qe te kuptosh se perse nje forum i tille ekziston ne Internet dhe cilat jane rregullat qe ndjekin moderatoret e forumit.

    Misioni i Forumit Shqiptar
    Regullorja e Forumit Shqiptar

    Arsyet e perjashtimeve jane te shumta dhe une po te rendis disa:

    - Sharje dhe ofendime ndaj anetareve te forumit.

    - Mungese serioziteti ne diskutime.

    - Abuzime ne forum me regjistrime apo postime ne mase.

    - Reklama te bizneseve dhe faqeve personale ne forum.

    - Publikimi i materialeve propagandistike

    - Injorimi i paralajmerimeve te moderatoreve

    - Racizem ne mendime apo simbole

    - Frymė antikombėtare nė mendime e simbole

    - Publikim materialesh pornografike

    etj...


    Format e perjashtimit

    - Paralajmerim
    - Perjashtim i perkohshem
    - Perjashtim permanent

    Paralajmerimet jepen nga moderatoret ne disa forma: fshirja e mesazheve apo kalimi i temave ne kosh eshte nje forme paralajmerimi. Marrja e nje verejtje nga nje moderator me email apo mesazh privat eshte nje tjeter forme. Paralajmerimet jepen edhe me postim ne tema te caktuara nga moderatoret. Cdo paralajmerim jep nje arsye se cilin rregull anetari eshte duke shkelur ne forum. Nje anetar mund te marri nje ose me shume paralajmerime para se te perjashtohet.

    Perjashtimi i perkohshem behet per shkak se anetari ne fjale ka injoruar te gjitha paralajmerimet e moderatoreve. Kohezgjatja e perjashtimit eshte ne doren e moderatoreve dhe varet nga shkelja perkatese e rregullave. Nese dikush ka ofenduar nje anetar ne nje teme dhe nuk ka qene problematik me pare mund te perjashtohet per 1-3 dite. Nese dikush ka ofenduar edhe me pare anetare te forumit mund te perjashtohet 1 jave. Nese dikush eshte perjashtuar edhe me pare per te njejtin problem mund te perjashtohet 1 muaj nga forumi.

    Perjashtimi permanent behet kur a) nje shkelje te rende te rregullave te forumit b) pas perjashtimit te perkohshem anetari nuk ka vene mend. Me shkelje te rende kam parasysh shkelje si mbrojtja e bindjeve/simboleve raciste, mbrojtja e bindje xhihadiste dhe thirrjeve per akte terroriste, publikimi i materialeve pornografike ose abuzim i madh i dukshem ne forum duke hapur tema e bere postime fyese. Kurse ne rastin e dyte, nese nje anetar nuk ka vene mend edhe pse sapo u kthye ne forum pas nje perjashtimi per 1 muaj nga forumi, atehere ne nuk humbim me kohe me te por e perjashtojme ne menyre permanente nga forumi. Numri i perjashtimeve permanente te anetareve te forumit qe ne kemi bere ne 6 vjetet e fundit eshte 0.001% ose 1 ne 10000 anetare te regjistruar.

    Perse jam perjashtuar nga forumi?

    Cdo perjashtim nga forumi eshte i shoqeruar me arsyen perkatese dhe kohezgjatjen e perjashtimit. Cdo anetar i perjashtuar qe viziton forumin do te shohi arsyen e perjashtimit dhe kohen e rikthimit ne forum ne rast te perjashtimi te perkohshem. Ashtu si poshte emrit te tij ne te gjitha temat e forumit do te dali titulli "Perjashtuar". Ata anetare qe duan te mesojne se perse eshte perjashtuar X anetar, duhet te kontaktojne anetarin ne fjale me email ose mesazh privat qe te mesojne arsyen, dhe jo stafin e forumit. Stafi i Forumit nuk e ka per detyre qe tu tregoje anetareve te forumit se perse eshte perjashtuar X dhe per sa kohe.

    Po une mund te regjistroj emer tjeter ne forum...

    Ata anetare qe shkojne me mendimin se "une mund te regjistroj emer tjeter po me perjashtuat" duhet te kene parasysh qe kjo praktike nuk funksion ashtu sic mund te funksionoje ne forume te tjera ne forumin shqiptar. Sa te lehte e keni ju per te regjistruar nje emer tjeter, aq te lehte e kemi ne si staf per te dalluar qe jeni i njejti person i perjashtuar dhe ne ato raste kur ju e beni nje gje te tille ose do tu dyfishohet kohezgjatja e perjashtimit nga forumi, ose do te perjashtoheni ne menyre permanente, ose do tu bllokohet fare hyrja nga ai kompjuter ne forumin shqiptar.

    E bejme nje gje te tille pasi misioni yne eshte nje mision fisnik dhe shumica e anetareve tane e vizitojne forumin shqiptar per te diskutuar me anetare qe kane seriozitetin dhe kulturen e duhur.

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Ndihme per disa test cases...
    Nga BeracakjaKeqe nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-02-2004, 01:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •