Nuk mjafton vetëm "dëshira e mirë" për t'u bërë pjesë e mafies, a më saktë e Cosa Nostra-s. Përveç aftësive të caktuara që duhet të ketë një person që të mund të rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu të kalojë dhe një sërë provash. E fundit e këtyre provave është prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatë betimit. Në Cosa Nostra aplikohet një kod i tërë nderi, i cili shërben si rregullator i organizatës.
Rregullat përbërëse të kodit të nderit janë bërë të njohura ndër vite nga të penduarit e mafies. Në një sentencë të dhënë nga Tommaso Buscetta-s, një prej anëtarëve të parëve që ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes)ndër shumë ligjet e pashkruara që rregullojnë sjelljen mafioze është dhe detyrime për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes "burrave të nderit". Jeta e Cosa Nostra-s (fjala mafie është një term letrat që nuk përdoret nga anëtarët e kësaj organizate) është e disiplinuar nga rregulla të ashpër të pashkruar, por të paraqitura gojarisht, të cilët rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tërë organizatash. Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janë bërë herë pas herë të ditura nga të penduarit që vijnë prej këtyre radhëve.
¨ Celula e parë është e përbërë nga "familja", një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin.
¨ Familja është e përbërë nga "burra nderi" ose "ushtarë" të koordinuar dhe udhëhiqet nga një shef i zgjedhur i quajtur edhe "përfaqësuesi", i cili pasohet nga një "zv/shef" dhe nga një ose më shumë "këshilltarë".
¨ Nëse ngjarje të rastit bëjnë të pamundur zgjedhjen normale të shefit nga anëtaret e familjes, "komisioni" organizon emërimin e "anëtarëve të këshillit" që të administrojnë përkohësisht familjen deri në kohën e zgjedhjeve në normale.
¨ Aktiviteti i familjeve koordinohet nga një organizëm kolegjial i quajtur "komisioni" ose "kupola", ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta.
¨ Komisioni drejtohet nga njëri prej përfaqësuesve të familjeve. Komisioni ka një rreze veprimi të gjerë, si dhe ka detyrën për të siguruar respektimin e rregullave të Cosa Nostra-s brenda secilës familjeje, e mbi të gjitha, të zgjidhë konfliktet ndërmjet familjeve.
¨ Jo më pak të rëndësishme janë rregullat që disiplinojnë "rekrutimin" e "burrave të nderit" dhe çështjeve të sjelljes së tyre.
¨ Kërkesat për rekrutim janë: dhuntia e guximit dhe mungesa e mëshirës; një situatë familjare transparente, e mbi të gjitha mungesa e lidhjeve të çdo lloji me policinë.
¨ Prova e guximit nuk u kërkohet atyre personazheve që shërbejnë si përfaqësues. Sipas një shprehjeje të Salvatore Contorno-s, anëtar i penduar i Cosa Nostra-s, këtu bëjnë pjesë "fytyra e pastër" e mafies, pra profesionistët, administratorët publikë, sipërmarrësit, të cilët përgjithësisht nuk përfshihen në veprime kriminale.
¨ Personi që të dhënat e përdorura më lart afrohet me kujdes për t'i testuar disponueshmërinë për t'u bërë pjesë e shoqërisë. Me të marrë pëlqimin, anëtarësimi i rishtarit kryhet në një vend në natyrë. Në prezencën e të paktën tre burrave të familjes, ku do të bëjë pjesë, zhvillohet ceremonia e betimit për besnikëri ndaj Cosa Nostra-s.
¨ Personi në fjalë mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin që përmbyllet me frazën: "U djegsha si kjo figurë e shenjtë nëse tradhtoj betimin tim".
¨ Statusi i "burrit të nderit" me t'u përftuar përfundon vetëm në vdekje; mafiozi, cilado qofshin rrethanat e jetës së tij, a kudo të banojë, në Itali a jashtë, mbetet gjithnjë i tillë.
¨ "Burri i nderit", pasi të ketë mbaruar betimin, fillon të njohë sekretet e Cosa Nostra-s dhe të hyjë në kontakt me anëtarët e tjerë. Vetëm familja Korleone e dhe ajo e Resuttana-s nuk ua kanë bërë të ditur asnjëherë zyrtarisht emrat e anëtarëve të tyre, shefave të familjeve të tjera.
¨ Në çdo rast, njohja e "burrit të nderit" me faktet e Cosa Nostra-s, varet rrënjësisht nga grada që ai do të ketë në organizatë, në kuptimin që sa më lart të jetë aq më të mëdha janë mundësitë që ai të mësojë fakte dhe të hyjë në konkakt me "burra nderi" të familjeve të tjera.
¨ Çdo "burrë nderi" është i detyruar të respektojë "barrën e heshtjes": nuk mund t'i zbulojë të huajve anëtarësinë e tij në mafia dhe aq më pak sekretet e Cosa Nostra-s; ky është mbase rregulli më i hekurt i Cosa Nostra-s.
¨ Brenda organizatës, llafet e tepërta zakonisht nuk çmohen: qarkullimi i lajmeve është i reduktuar në minimumin e domosdoshëm dhe "burri i nderit" duhet të përmbahet për të mos bërë pyetje të tepërta sepse kjo është shenjë e kuriozitetit të pavend dhe çon në lindjen e dyshimeve ndaj personit në fjalë.
¨ Kur burrat e nderit flasin mes tyre për çështje që kanë të bëjnë me Cosa Nostra-n kanë detyrim absolut për të thënë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për "burra nderi" të familjeve të ndryshme është mirë që të asistojë në bisedë një i tretë që mund të konfirmojë përmbajtjen e bisedës.
¨ Kush nuk thotë të vërtetën pëson sanksione të rënda që variojnë nga përjashtimi e deri në vdekjen e personit në fjalë.
¨ Këto koncepte janë të një rëndësie themelore për të vlerësuar deklaratat e kryera nga "burrat e nderit", pra nga anëtarët e Cosa Nostra-s dhe për të interpretuar sjelljet dhe bisedat.
¨ Nëse për shembull dy "burra nderi" ndalohen nga policia ndërkohë që gjenden një makinë ku ndodhet një armë, mjafton një shenjë e pakapshme mes tyre për të vendosur se cili do të mbajë përgjegjësi për armën, në mënyrë që të mos përfundojnë të dy në burg.
¨ Gjatë dënimit me burg është normë që "burri i nderit" të mos tentojë të arratiset nga burgu: një sjellje e tillë është treguese e mungesës së aftësisë për të marrë përsipër përgjegjësitë. Tani sidoqoftë, duket se ky rregull nuk ndiqet më.
¨ Një rregull tjetër themelor i Cosa Nostra-s i ndalon absolutisht "burrat e nderit" që të kërkojnë ndihmë nga drejtësia e shtetit. Përjashtim të vetëm, sipas Buscetta-s bën vjedhja e automjeteve, të cilat mund të denoncohen në polici për të shmangur që "burri i nderit" që ka automobilin të mos përfshihet në ngatërresa që mund të sajojë personi që e ka vjedhur atë. Por një "burrë nderi" nuk duhet të japë asnjëherë emrin e personit që e ka vjedhur makinën.
Riti i anëtarësimit
Një anëtar i mundshëm i Cosa Nostra-s, para betimit ndiqet me kujdes dhe testohet për të parë nëse është i përshtatshëm për t'u bërë pjesë e organizatës. Pasi testohet ai çohet në një vend të veçuar në prezencë ne tre "burrave të nderit" të familjes, ku më i vjetri prej tyre i thotë se mafia ka për qëllim të mbrojë të dobëtit dhe të eliminojë fëlliqësitë. Shpohet gishti i dorës së kandidatit dhe gjaku hidhet në imazh të shenjtë. Më pas imazhit i vihet flaka dhe në anëtari i ardhshëm i mafies duhet ta mbajë në duar falkan deri sa të fiket krejtësisht duke u betuar ndërkohë që do t'u qëndrojë besnik parimeve të Cosa Nostra-s dhe duke pranuar solemnisht: "U djegsha ashtu siç digjet ky shenjt nëse nuk do t'i qëndroj besnik betimit". Pas betimit, dhe vetëm atëherë, "burri i nderit" prezantohet me kreun e familjes, së cilës do t'i përkasë.
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver
Mendimi juaj per kêtë lloj "kod nderi"?!
Respekte
Krijoni Kontakt