thuj ti po ec e mushi menjen atij qe vodhi kryqin.si thu ti e kam mir un qe them te ket roje apo ti?
thuj ti po ec e mushi menjen atij qe vodhi kryqin.si thu ti e kam mir un qe them te ket roje apo ti?
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
sigurisht.... ata qe besojne, nuk do ta benin kurre nje akt te tille.Nuk kam pershtypjesn se hajdutet vodhen per te afruar familjet e tyre me vlerat fetare-kulturore
Dhe sigurisht, nuk do te jete as dhe ndonje shtet tjeter !!Tregu i padukshem eshte detyrimisht fetar/kulturor, dhe sigurisht qe nuk eshte shteti Shqiptar.
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Shtetet e tjera, nuk jane si Shqiperia qe ja bllokojne ministrat neper dogana se i kane makinat e vjedhura.
Ne ato shtete qe thua(aludon) ti, dihet se c'mekat i madh eshte te "perdhunosh" kishat. Ctu besh te tjereve qe nuk i lidh gje me orthodhoksine ?! Si mendon ti, Kisha/shteti i nje vendi tjeter , porositi kete vjedhje ?
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Asnjë gjurmë nga ikonat e vjedhura të Kishës së Labovës së Kryqit në Gjirokastër. Kjo është e katërta vjedhje në këtë monument kulture dhe askush nuk mban përgjegjësi. Humbja e kësaj pasurie të papërsëritshme i shtohet numrit të shumtë të dhunimeve të këtyre objekteve të kultit që mbajnë statusin e Monumenteve të Kulturës. Rastet përsëriten, ndërkohë që nuk ka asnjë masë për parandalimin e tyre. Vjedhja e përmasave të mëdha në Kishën e Shën Mërisë në fshatin Labovë të Kryqit, tregon se bashkëveprimi mes institucioneve përgjegjëse nuk funksionon si duhet. Mbi këto kisha ka një përgjegjësi të trefishtë. Janë në përgjegjësi të kishës që i administron këto objekte kulti, të komunës apo bashkisë brenda territorit të të cilave ndodhen objektet, dhe të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pasi gëzojnë statusin e Monumenteve të Kulturës. Gjithkush duhet të marrë përgjegjësinë e tij. Kisha duhet të marrë masat e saj që objekti të jetë i administruar, ndërsa komuna apo bashkia, në bazë të ligjit "Për trashëgiminë", duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës ku përcaktohen qëndrimet e përbashkëta për secilin monument kulture. Drejtoresha e Kulturës Kombëtare në MTKRS, Iris Pojani nuk jep asnjë qëndrim për këtë vjedhje të madhe të pasurisë kulturore. E vetmja gjë që ajo ka theksuar, është një ristrukturim në projekt për Drejtoritë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, në aspektin e angazhimit më shumë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. "Objekti është në përdorim të kishës dhe njëkohësisht i regjistruar si Monument Kulture, për këtë arsye përgjegjësia është e shumanshme", - është shprehur Pojani. Por nga zyra e Drejtorisë së Kulturës Kombëtare, e krijuar si pjesë e organigramës së re të MTKRS-së të propozuar nga ministri Pango, nuk ka të dhëna se ç'do të bëhet për raste të tilla, që janë gjithnjë e në rritje. Ndërkohë, nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër shprehen se e kanë të pamundur të paguajnë rojet për më shumë se 100 Monumente të Kulturës të Gjirokastrës. Në këtë situatë, pasuria e rrallë dhe e çmuar e këtyre objekteve mbetet në dorë të ndërgjegjes së popullatës. E nëse një pjesë e mirë nuk do të guxonte të dhunonte këto objekte kulti, praktika ka treguar se këtë mungesë bashkëpunimi e kanë shfrytëzuar "gjuajtësit" e këtyre pasurive. Duke shfrytëzuar edhe terrenin në të cilin ato ndodhen, në shumicën e rasteve larg qendrave të banuara, vlerat më të çmuara të kishave janë grabitur. Rastit të përsëritur të Kishës së Labovës i shtohet ai i Voskopojës. Një pjesë e mirë e kishave në këtë vend janë grabitur në mënyrë të vazhdueshme. Asnjëherë nuk është ndaluar askush dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar objektet.
Qëndrimet
Dymbëdhjetë ikona origjinale, sipas banorëve, dhe 18 sipas policisë, janë zhdukur nga Kisha e Labovës. Të gjithë e dënojnë si akt, por kur vjen fjala te përgjegjësia, institucionet e përjashtojnë veten. I pyetur për këtë rast, Lorenc Bejko, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë është shprehur se përgjegjësia e tyre është vetëm për restaurimin e kësaj kishe. Sipas tij, IMK-ja nuk ka të bëjë me masat për ruajtjen e këtij objekti. "Nga policia na është thënë që po merren të gjitha masat për të rënë në gjurmë të grabitësve. Ne kemi vënë në dispozicion të Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore dosjet që kishim në inventar me të dhënat e plota të këtyre ikonave. Disa kohë më parë në këtë kishë specialistët e IMK-së kanë bërë ndërhyrje restauruese. Menjëherë pas konstatimit të vjedhjes, përmes QKIPK-së, këto dosje janë dërguar në pikat doganore për të bllokuar kalimin e tyre", - është shprehur Bejko. Ndërsa Vaso Tole, ish-drejtor i ish- Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në MTKRS, shprehet se një vjedhje e përmasave dhe vlerave të tilla në Kishën e Shën Mërisë në fshatin Labovë të Kryqit në Gjirokastër, tregon që mungojnë dhe nuk zbatohen politikat që parashikon ligji "Për trashëgiminë kulturore" në ruajtjen e këtyre monumenteve të kulturës. "Vjedhje të tilla të përsëritura tregojnë se sa bosh janë pretendimet për turizëm kulturor kur monumentet e kulturës dhunohen në këtë mënyrë. Asnjë gjë nuk është bërë për djegien e shtëpisë monument kulture në Tiranë. Askush nuk mban përgjegjësi se si dhe sa keq është dëmtuar salla e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve për t'u kthyer në funksion të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Të gjitha shkojnë në këtë nivel e asgjë nuk bëhet për t'i mbrojtur. Personalisht, ashtu siç e kam theksuar edhe shumë herë më parë, mendoj që Ministrisë së Kulturës i mungon struktura përkatëse e trashëgimisë kulturore. Kjo është një mungesë e madhe për atë dikaster. Për mua nuk ka turizëm kulturor pa monumente kulturore", - thekson Tole. E ndonëse specialistët kanë reaguar gjithnjë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, veçanërisht të kishave që po dëmtohen vazhdimisht, strukturat përgjegjëse heshtin. Ndoshta një ditë do të kujtohen të veprojnë, të hartojnë projekte për mbrojte. Por atëherë brenda nuk do të ketë asgjë me vlerë, përveçse mureve të këtyre kishave që do t'i shërbejnë historisë së artit për të treguar se dikur aty kishte një pasuri të paçmueshme.
GSH
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Ajo pjese e mire , eshte orthodhokse. Kurre nuk do vidhnin ne kishe!! Ata "gjuajtesit" , nuk jane dora jone.E nëse një pjesë e mirë nuk do të guxonte të dhunonte këto objekte kulti, praktika ka treguar se këtë mungesë bashkëpunimi e kanë shfrytëzuar "gjuajtësit" e këtyre pasurive
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
“Markata” e ikonave nuk eshte Lindja por vendet perendimore, ato perfundojne ne koleksione private dhe shpesh ne galeri te organizuara. Ka ligje shume te rrepta persa i takon trafikut te ikonave. Pjesa dermuese e kane preardhjen nga Ucraina, por nuk mbetet pas edhe Rusia, megjitheate ne kete te fundit jane vene ligje te rrepta persa i takon ketij trafiku famekeq.
Kerkesat per ikona antike eshte ne rritje ne Perendim ku biznesi i tyre ka arritur shifra qe nuk mund te mendoheshin 20-30 vjet me pare. Por qe duhet pranuar qe nje ikone eshte nje veper unike dhe si e vetme veper arti çmimi i saj rritet shume, por qe me te duhet te udhetojene ( me ligje nderkombetare ), çertifikata e origjines dhe nje ekspertize…, dhe as qe mund te emertohet ikone greke kur ajo eshte ruse, as edhe data e krijimit ( shkruarjes ) nuk mund te fallcifikohet ( shkolla, stili, etj ).
Ne ne Shqiperi kemi shume pak ikona te vjetra dhe nje pjese e mire e tyre jane katalloguar…, pra heret o vone do te dalin, nuk jane destinuar as per kishat ortodokse dhe as per besimtaret, por per njerez qe e shohin thjesht si nje investim te kohes…, pra duke qarkulluar zbulohet, eshte thjesht çeshtje kohe. Nje besimtar nuk behet me shume besimtar kur lutet perpara nje ikone antike, per te eshte e njejta gje, boll ajo qe pasqyron ikona, kjo po qe e ben te rrespektohet dhe nderohet ikonen.
Distinacioni me shume mundesi do te jete ne perendim…, por qe heret a vone do te kthehen…!
Cfare po behet keshtu kisha e laboves se kryqit ka pesur deme te medha kohet e fundit: Mire 18 Ikonat qe u grabiten po te henen me date 28.01.2008 eshte rezuar pema e quajtur qipariz nga fshataret qe ndodhet fare prane kishes shekullare dhe si pasoje ka demtuar catine e kishes dhe pjeserisht disa mure pereth kupoles se kishes
[QUOTE=ClaY_MorE;1794764]Zhduken 18 ikona 1500-vjeçare. Ekspertët: Grabitësit kanë ditur ç‘të merrnin
Grabitet për herë të katërt një nga monumentet më të rralla të kulturës dhe trashëgimisë kulturore e fetare në Shqipëri, Kisha Bizantine e Labovës së Kryqit në Gjirokastër. Persona të panjohur kanë hyrë natën në kishën e vjetër të fshatit Labovë e Kryqit dhe kanë grabitur prej saj rreth 18 objekte të rralla, kryesisht ikonat e pjesës së sipërme të ikonostasit të kësaj kishe. Sipas ekspertëve të monumenteve të kulturës pranë Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër, pas grabitjes së Kryqit të Shenjtë në vitin 1989, nga kisha e Shën Mërisë, kjo është grabitja e dytë më e madhe në këtë monument kulture.
Grabitja mendohet të jetë kryer gjatë natës, të dielën duke u gdhirë e hëna, me reshje e stuhi të mëdha shiu. Mësohet se kujdestari i monumentit, Vangjel Memo, e ka konstatuar vjedhjen në mëngjesin e së hënës, rreth orës 08.30. Në fillim ai ka thirrur bashkëfshatarët dhe kujdestaren e caktuar nga Mitropolia e Gjirokastrës dhe më pas ka denoncuar në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër. Grabitësit kanë hyrë në brendësi të kishës nëpërmjet një prej dy dritareve të ngushta të pjesës verilindore, duke shkulur hekurat e kryqëzuar. Më pas ata kanë hyrë brenda, kanë bastisur mjediset e brendshme dhe kanë shkëputur të gjitha ikonat e vendosura në një rresht të gjatë të pjesës së sipërme të ikonostasit prej druri të gdhendur.
Gjatë tentativave për të hyrë në kishë, ata janë përplasur me një nga kryqet prej bronzi të pjesës së pasme të ikonostasit, janë gjakosur dhe ekspertët e krimeve kanë mundur të konstatojnë dhe të marrin gjurmët e gjakut në pllakat e gurta të dyshemesë. Pas denoncimit, në vendngjarje ka shkuar grupi operativ hetimor, që ka nisur hetimet me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe evidentimin e gjurmëve që kishin lënë grabitësit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se grabitësit kanë qenë të pajisur me doreza, për të mos lënë gjurmë gishtash dhe kanë qëndruar për një kohë të gjatë në kishë. Ata kanë bërë kontrolle të imtësishme në të gjitha hajatet dhe anekset e tjera të saj. Gjatë bastisjes, përveç ikonave me një vlerë të pallogaritshme, ata kanë hapur e grabitur edhe rreth 30 mijë lekë të reja nga arka ku depozitohen kontributet e besimtarëve.
Kisha e vjetër e Labovës së Kryqit emërtohet kisha e Shën Mërisë dhe ndodhet në qendër të fshatit Labovë e Poshtme dhe pse mes studiuesve ka ende debate për vjetërsinë e datimit të saj, shumica e autorëve për pjesën e saj më të dukshme e vlerësojnë këtë objekt të shekullit XIII. Pavarësisht nga debatet për kohën e ndërtimit, ky monument kulture dhe besimi të krishterë është në vetvete një vepër e rrallë, që, sipas studiuesve, krijon një shkollë të veçantë arkitekture. Ndër veçantitë e saj për arkitekturën e periudhës bizantine janë veshja me tulla bizantine e pjesës së sipërme të monumentit, rindërtimi dhe shtimi me anekse në periudha të ndryshme, kupola, shtresëzimi dhe mbivendosja e afreskeve dhe ikonostaseve. Ikonostasi aktual prej druri, nga edhe janë vjedhur dy ditë më parë 18 ikona, sipas ekspertëve i përket vitit 1805. Një tjetër ikonostas me afreske të pikturuara mbi mur, zbuluar më vonë, i përket një periudhe më të hershme, ndërsa në një mbishkrim vendosur sipër derës së vjetër të kishës është fiksuar viti 1554.
Restauruesit e Institutit të Monumenteve në muret e kishës kanë mundur të dallojnë plot 9 shtresave të suvasë, sipër të cilave janë shkruar dhe mbishkruar dhjetëra afreske të pikturuara në periudha të ndryshme të historisë. Së fundi, mjafton të kujtojmë legjendën e kryqit të Labovës së Kryqit, një objekt i rrallë që u ruajt me fanatizëm nga banorët vendas deri në vitin 1990 dhe që sipas legjendave të vendasve, atë objekt Labova e kishte dhuratë nga Perandori romak, Justinian dhe se, sipas gojëdhënave, brenda veshjes së florinjtë, kryqi i Labovës ruante një copë ashkël origjinale nga druri në të cilin u kryqëzua Krishti në Jerusalem.
Gazeta Shqip[/QUOTE
[QUOTE=xhmbj;1817558]Cfare po behet keshtu kisha e laboves se kryqit ka pesur deme te medha kohet e fundit: Mire 18 Ikonat qe u grabiten po te henen me date 28.01.2008 eshte rezuar pema e quajtur qipariz nga fshataret qe ndodhet fare prane kishes shekullare dhe si pasoje ka demtuar catine e kishes dhe pjeserisht disa mure pereth kupoles se kishes
Nga vet bashkfshatari xmbj (GJERGJI)
Krijoni Kontakt