Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Grabitet kisha e Labovës së Kryqit.

    Zhduken 18 ikona 200-vjeçare. Ekspertët: Grabitësit kanë ditur ç‘të merrnin


    Grabitet për herë të katërt një nga monumentet më të rralla të kulturës dhe trashëgimisë kulturore e fetare në Shqipëri, Kisha Bizantine e Labovës së Kryqit në Gjirokastër. Persona të panjohur kanë hyrë natën në kishën e vjetër të fshatit Labovë e Kryqit dhe kanë grabitur prej saj rreth 18 objekte të rralla, kryesisht ikonat e pjesës së sipërme të ikonostasit të kësaj kishe. Sipas ekspertëve të monumenteve të kulturës pranë Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër, pas grabitjes së Kryqit të Shenjtë në vitin 1989, nga kisha e Shën Mërisë, kjo është grabitja e dytë më e madhe në këtë monument kulture.

    Grabitja mendohet të jetë kryer gjatë natës, të dielën duke u gdhirë e hëna, me reshje e stuhi të mëdha shiu. Mësohet se kujdestari i monumentit, Vangjel Memo, e ka konstatuar vjedhjen në mëngjesin e së hënës, rreth orës 08.30. Në fillim ai ka thirrur bashkëfshatarët dhe kujdestaren e caktuar nga Mitropolia e Gjirokastrës dhe më pas ka denoncuar në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër. Grabitësit kanë hyrë në brendësi të kishës nëpërmjet një prej dy dritareve të ngushta të pjesës verilindore, duke shkulur hekurat e kryqëzuar. Më pas ata kanë hyrë brenda, kanë bastisur mjediset e brendshme dhe kanë shkëputur të gjitha ikonat e vendosura në një rresht të gjatë të pjesës së sipërme të ikonostasit prej druri të gdhendur.

    Gjatë tentativave për të hyrë në kishë, ata janë përplasur me një nga kryqet prej bronzi të pjesës së pasme të ikonostasit, janë gjakosur dhe ekspertët e krimeve kanë mundur të konstatojnë dhe të marrin gjurmët e gjakut në pllakat e gurta të dyshemesë. Pas denoncimit, në vendngjarje ka shkuar grupi operativ hetimor, që ka nisur hetimet me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe evidentimin e gjurmëve që kishin lënë grabitësit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se grabitësit kanë qenë të pajisur me doreza, për të mos lënë gjurmë gishtash dhe kanë qëndruar për një kohë të gjatë në kishë. Ata kanë bërë kontrolle të imtësishme në të gjitha hajatet dhe anekset e tjera të saj. Gjatë bastisjes, përveç ikonave me një vlerë të pallogaritshme, ata kanë hapur e grabitur edhe rreth 30 mijë lekë të reja nga arka ku depozitohen kontributet e besimtarëve.

    Kisha e vjetër e Labovës së Kryqit emërtohet kisha e Shën Mërisë dhe ndodhet në qendër të fshatit Labovë e Poshtme dhe pse mes studiuesve ka ende debate për vjetërsinë e datimit të saj, shumica e autorëve për pjesën e saj më të dukshme e vlerësojnë këtë objekt të shekullit XIII. Pavarësisht nga debatet për kohën e ndërtimit, ky monument kulture dhe besimi të krishterë është në vetvete një vepër e rrallë, që, sipas studiuesve, krijon një shkollë të veçantë arkitekture. Ndër veçantitë e saj për arkitekturën e periudhës bizantine janë veshja me tulla bizantine e pjesës së sipërme të monumentit, rindërtimi dhe shtimi me anekse në periudha të ndryshme, kupola, shtresëzimi dhe mbivendosja e afreskeve dhe ikonostaseve. Ikonostasi aktual prej druri, nga edhe janë vjedhur dy ditë më parë 18 ikona, sipas ekspertëve i përket vitit 1805. Një tjetër ikonostas me afreske të pikturuara mbi mur, zbuluar më vonë, i përket një periudhe më të hershme, ndërsa në një mbishkrim vendosur sipër derës së vjetër të kishës është fiksuar viti 1554.

    Restauruesit e Institutit të Monumenteve në muret e kishës kanë mundur të dallojnë plot 9 shtresave të suvasë, sipër të cilave janë shkruar dhe mbishkruar dhjetëra afreske të pikturuara në periudha të ndryshme të historisë. Së fundi, mjafton të kujtojmë legjendën e kryqit të Labovës së Kryqit, një objekt i rrallë që u ruajt me fanatizëm nga banorët vendas deri në vitin 1990 dhe që sipas legjendave të vendasve, atë objekt Labova e kishte dhuratë nga Perandori romak, Justinian dhe se, sipas gojëdhënave, brenda veshjes së florinjtë, kryqi i Labovës ruante një copë ashkël origjinale nga druri në të cilin u kryqëzua Krishti në Jerusalem.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    E po keta m.ter... nuk kane lene kishe pa vjedhur......... me vjen peshtire nga keta njerez....
    Te shpresojme ti zene keta keqberes ..............pfff
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    I paskan cuar ne nje vend te sigurt ku e nderojne fene, ndryshe nga Shqiperia.

    Ky eshte turp kombetar!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga Styx Lexo Postimin
    I paskan cuar ne nje vend te sigurt ku e nderojne fene, ndryshe nga Shqiperia.

    Ky eshte turp kombetar!
    cfare thua ti mo? Ku i kane cuar? Kush i ka cuar?

    cfare po cileson ti si turp kombetar?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Ai qe vjedh kishen eshte i denuar sipas Kanunit te Leke Dukagjinit qe do vdesi nga semundje te pasherueshme, si vjedhesi ashtu dhe familja e tij. Do i vdesin edhe femijet dhe do i shuhet gjithe fara.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  6. #6
    Sa turp...! Dhe nuk eshte hera e pare...!
    Ne shqipetareve nga koleksioni i trafiqeve, na mungonte ky i fundit!
    Dora qe e beri kete krim, le te thahet...!
    Edhe nje diçka tjeter, ky nuk eshte krim drejtuar vetem kishes, por nje krim kundrejt pasurise kombetare!!!
    Vepra arti si keto eshte shume e veshtire ti fshehesh, pasi kane nje stil te veçante dhe kerkesat ne bote, e kam fjalen per qarkullimin e tyre neper koleksione private dhe ekspozicione, kerkohen dokumente origjinale, klasifikim dhe mbi te gjitha nje ekspertize e sigurte...
    Eshte e pashmageshme qe do te dalin fajtoret, eshte vetem çeshtje kohe!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Nje gje eshte, qe ikonat tona shume te vjetra kane ndjelle ziline dhe me siguri do te vendosen ne kisha te tjera jashte Shqiperise..........jo larg saj.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Sipas tradites se hebrejve, ata qe vene dore mbi Tempullin(Kishen) i ndjek ndeshkimi i Perendise ne 6 breza! Kush vjedh ne nje Kishe ka kryer nje vjedhje ndaj Vete Perendise pasi ajo kishe i perket Perendise. Kisha e Laboves se Kryqit, eshte nje nga kishat me te shenjta ne trojet shqiptare.

    Albo

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    un kam 1 shok qe ka vjedh sa i ka lujt fen kishave ne 97-99.asigjo se ka gjet nga mallkimet.budallalliqe me ok.sa per vjedhjen esht neglizhenca e shtetit dhe e kishes ne kete rast.duhet te bejn me shum per ti mbrojtur pasurit tona kombetare

  10. #10
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar më parë nga cizmja Lexo Postimin
    sa per vjedhjen esht neglizhenca e shtetit dhe e kishes ne kete rast.duhet te bejn me shum per ti mbrojtur pasurit tona kombetare

    U dashka të vendosim roje nëpër kisha? Kishat janë vënde që nuk duhet të futesh as me mendime të këqija e jo të bësh keq!
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lartësimi i Kryqit Jetëdhënës - 14 shtator
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-10-2023, 02:23
  2. Historia e Kryqit të famshëm të Labovës
    Nga ALBA në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 25-06-2013, 21:32
  3. Sot, 85-vjetori i Kryqit të Kuq Shqiptar
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 05:11
  4. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 18:23
  5. Historia e ngritjes se kryqit ne malin e Zefjanes
    Nga Ermal 22 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 13:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •