Behet publik emri i shtetases maqedonase qe masakroi burrin e saj. Behet fjale per 52 vjecaren Zefilie Jakupin, shqiptare e Shkupit, e cila vrau, copetoi dhe me pas hodhi ne banje pjese te trupit te te shoqit, Abaz Jakupit 58 vjec.
Ngjarja ka ndodhur ne Dyseldorf te Gjermanise, ndersa autoritetet policore gjermane besojne se gruaja eshte arratisur ne Maqedoni, ku dhe nuk aplikohet ekstradimi i shtetasve ne vende te tjera. Nderkaq policia gjermane ka nxjerre nje urdher arrest nderkombetar per te akuzuaren si autore te krimit. Nga ana tjeter Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme maqedonase jane vene ne dijeni per ngjarjen nga autoritetet gjermane.
Sipas zëdhënësit të policisë gjermane në Dyseldorf, Andre Hartvik, Zefilie Jakupi ka vrarë dhe më pas ka masakruar burrin e saj duke hedhur pjesë te trupit të masakruar te tij në tualetin e apartamentit, ndërsa pjesën tjetër në mbeturina.
Sipas tij, gruaja e akuzuar fshihet në një fshat rreth 120 kilometra larg Shkupit në kufi me Greqinë, konkretisht në fshatin Strogomishtë e Epërme e Kërçovës. Sipas policisë gjermane, vrasja besohet se është kryer midis datave 18 dhe 25 dhjetor në shtëpinë ku banonte çifti. “Ne kemi qenë në banesë pasi fëmijët lajmëruan se babai i tyre është zhdukur. I gjithi apartamenti ishte i mbuluar me gjak, ndërsa gruaja tentonte të mbulojë gjurmët e krimit”, theksoi Hartvik. INA
Krijoni Kontakt