Shkatėrrohen zbulimet ilire nė Maqedoni
Bardhyl Berberi
06-01-2008
Arkeologėt maqedonas po shkatėrrojnė banimet e hershme ilire tė zbuluara nė territoret maqedone. Nė kalanė e Shkupit po gėrmohet me buldozerė, ndėrsa nė Pllaoshnik po ngrihet njė universitet
Arkeologėt maqedonas po shkatėrrojnė dėshmitė historike tė vazhdimėsisė iliro-shqiptare. Nė Kalanė e Shkupit, ku sė fundmi janė zbuluar vendbanime ilire dhe shumė objekte qė dėshmojnė se ky territor ėshtė banuar nga fise ilire, arkeologėt po pėrdorin njė metodė tė pa pėrdorur ndonjėherė gjatė gėrmimeve arkeologjike tė kėtij lloji. Po gėrmohet me buldozerė, gjė qė rrezikon shkatėrrimin e objekteve, ndėrsa nė njė tjetėr zonė arkeologjike ilire, nė Pllaoshnik tė Ohrit, Qeveria maqedone financon ndėrtimin e njė universiteti, duke shkatėrruar tė tjera dėshmi historike. Prej gjashtė muajsh nė kalanė e Shkupit vazhdojnė gėrmimet arkeologjike sipas njė projekti dy vjeēar tė financuar nga qeveria e Maqedonisė. Njė projekt qė kushton2 milionėe 250 euro, ku vetėm nė pjesėn e parė tė punimeve janė vėnė nė dispozicion 950 mijė euro. Janė duke punuar mbi 300 specialistė dhe ēuditėrisht tė gjithė maqedonas. Mungesa e specialistėve nga Shqipėria apo Kosova u shoqėrua me reagime nga ana e lėvizjes Zgjohu nė Maqedoni, e cila zhvilloi njė numėr tė madh protestash, drejtuar ministrit tė Kulturės dhe trupit Diplomatik nė Maqedoni. Ata kėrkuan qė nė gėrmimet arkeologjike nė kalanė e Shkupit tė ketė arkeologė nga Shqipėria dhe Kosova pasi nė kėtė territor, qė nė kohėt mė tė lashta janė gėrshetuar shumė kultura dhe kanė jetuar fiset ilire tė Dardanėve. Ēka u vėrtetua qė nė ditėt e para tė gėrmimeve, ku u zbulua shtėpia ilire dhe objekte tė tjera ilire, tė cilat datonin me shek. III para Krishtit. Por kjo kėrkesė e Lėvizjes Zgjohu, e cila pėrbėhet nga shoqėria civile shqiptare nė Maqedoni, nuk u mor parasysh dhe kėrkimet u zhvilluan vetėm maqedonasit. Shumė shpejt, fill pas zbulimit tė shumė objekteve ilire nė Kalanė e Shkupit, pikėrisht nė kėtė zonė me vlera tė veēanta, Drejtori i Trashėgimisė Kulturore tė Maqedonisė, Pasko Kuzmank, duke shfrytėzuar dhe paaftėsinė e drejtuesve tė Ministrisė sė Kulturės nė Maqedoni, filloi tė kryejė kėrkime nė kėtė zonė me buldozer. Kur ka parė kėtė situatė dramatike, kundėr ēdo kriteri tė kėrkimit arkeologjik, historiani Ramiz Avdyli ka shprehur menjėherė shqetėsimin e tij. Nuk mund ta fsheh tmerrin qė kam pėrjetuar, kur kam parė gėrmime vandaliste qė nuk zbulonin kulturėn e lashtė, por e shkatėrronin atė, - tha pėr Shekullin Avdyli. Tė njėjtat skena makabre tė shkatėrrimit tė gėrmimeve arkeologjike ka parė para pak ditėsh edhe Drejtori i Institutit tė Arkeologjisė sė Shqipėrisė z Myzafer Korkuti. Kjo ėshtė e tmerrshme. Kėto kėrkime me buldozerė janė shumė larg standardeve arkeologjike. Kjo mėnyrė largon objektet nga orgjinaliteti, - tha ai. Sipas prof. Korkutit, kjo punė qė kanė bėrė kolegėt e tij maqedonas pėr gjashtė muaj, normalisht bėhet pėr 10 vjet me studiues tė shkollave tė ndryshme dhe kjo ėshtė normale nėse kėrkon tė zbulosh artefakte. Nė Maqedoni me kėtė metodė janė shkatėrruar krejt kėto vlera unikale tė lashtėsisė, - vazhdon Korkuti. Nė bazė tė konventave ndėrkombėtare qė i ka nėnshkruar edhe Maqedonia, nuk lejohen kėrkime arkeologjike, pa studiues tė fushave tė ndryshme dhe tė shkollave tė ndryshme.
Ndėrkaq, Ministri i Kulturės sė Maqedonisė, Arifikmet Xhemaili, mundohet tė qetėsojė situatėn. Arkeologėve nuk iu pėlqeu metodologjia e punės dhe kjo nuk ėshtė njė vėrejtje kapitale, por vetėm metodologji qė mund tė pėrmirėsohet nė tė ardhmen,- theksoi ai .
Ndėrkohė nė lokalitetin Pllaoshnik tė Ohrit qeveria maqedonase ka dhėnė 6 milionė euro, pėr tė ndėrtuar njė universitet. Ajo njihet si njė zonė e njohur arkeologjike, ku kanė jetuar Desaretėt (fis ilir ) dhe ku janė zbuluar shumė objekte arkeologjike. Burime pranė ekzekutivit, thonė se ndėrtimi i Universitetit do tė bėhet aty, pasi ėshtė pjesė e parėndėsishme arkeologjike.
Ne historianėt shqiptarė nė Maqedoni dyshojme se qeveria e Maqedonisė nuk ka synim me anėn e gėrmimeve qė tė nxjerri tė vėrtetėn por tė shbėjė kulturėn iliro- arbėrore nė Kalanė e Shkupit. Jo pa qėllim ajo pengon tė marrin pjesė nė gėrmime arkeologėt nga Shqipėria dhe nga Kosova. Ata morėn njė mėsim tė mirė nga kalaja e Ohrit, ku u zbulua se Ilirėt dhe Dardanėt kanė qėnė kėtu, - thotė historiani Ramiz Avdyli. Ndėrkohė qė edhe kryetari i shoqatės sė Historianėve nė Maqedoni, Nebi Dervishi, mbėshtet tė njėjtėn ide. Qeveria e Maqedonisė ka dhėnė njė buxhet tė majmė pėr gėrmime arkeologjike, por me buldozerė dhe qėllimi ėshtė jo tė zbulohet kultura e lashtė ilire, por tė shkatėrrohet ajo kulturė qė toka e ka ruajtur pėr mijėra vjet. Vetėm shkenca arkeologjike e Maqedonisė pėrdor buldozerė pėr zbulime arkeologjike. Ėshtė e qartė, kėto kėrkime kanė si qėllim qė tė zhbėjnė historinė, - ka theksuar ai.
Krijoni Kontakt