POEZI
Naganti i Isa Boletinit
Bene udhe te gjate
te inglizi vinin
Ismail Qemali
Isa Boletini.
Hynin dy shqiptare
brenda ne pallat
njeri luftetar
tjetri diplomat.
Shqiperi e tyre
kish halle e mjera
armet zoterinj
regull,rine te dera.
U ngrys luftetari
syte i shkrepen cike
lere diplomati
i tha me qerpike.
Dhe ua la tek dera
Isa Boletini
poshte nen brez,te vogles
syte i shkrepetinin.
Faqen vene te trupi
veshin vene te gjaku
je edhe per mua
thosh ajo se largu.
Hapat qete e qete
binin ne pallat
njeri luftetar
tjetri diplomat.
Here-here qerpiket
si gershere perplasnin
thua drite te huaj
syte nuk u qasnin.
Dhe tha lordi i madh
gjuhen duke zgjidhur
me humor te huaj
me nje gaz te hidhur.
Ja dhe carmatosur
zoterinj shqiptare
si kallkan i ngrire
ngriu fjal e pare.
Pa nagantit siper
brezit me si pritej
por nen brez e vogla
zu te hasharitej.
Mblidhte xixa zjarri
permbi trup te bukur
priste luftetarin
qe ti thoshte "duku".
Syte e diplomatit
zjarr te hidhur shkrepen
Isa Boletini
brrom nga brezi tjetren.
Brrom aty perpara
mu te lordi prane
"Madheri Shqiptarin
kurre s'e gjen pa arme".
Zbardhelloi sermaja
shkreptiu fildishi
...ndriten malet tona
andej larg, tek ishin.
Qelqe e shandane
dhane drite te lige
Ismail Qemali
qeshi nen qerpike.
Dhe naganti ulur
rrinte sic i duhej
dora nga i zoti
tyta nga ti duhej.
Nxinte tyte e vogel
brenda nxinin halle...
Shqiperi e vogel
ne tryeze te madhe.
Persekucioni sllavo-komunist mbi familjen e Boletinėve
Autore e kėtij shkrimi: Mimoza Dajēi
Pėr familjen e Boletinėve nuk do tė mjaftonin vetėm mizoritė e masakrat serbe por ato do tė pasoheshin edhe nga persekutimi komunist nė Shqipėri. Dhe ishte pikėrisht ne vitin 1943 grupi gueril komunist i Shkodrės i bėn atentat tė birit te Isės, Adem Boletinit. Ademi kishte kryer akademinė ushtarake dhe kishte qenė Komandant i Njėsive qė mbrojtėn Kongresin e Lushnjes dhe ishte fanolist. Vrasja u bė me urdhėr nga jashtė nė bashkėpunim me komunistėt shqiptar.
Nė vitin 1946 sigurimi i shtetit arreston tė shoqen e Ademit, Adile Boletini (Bekteshi) me akuzėn pėr veprimtari armiqėsore kundra pushtetit popullor. Mbas tre muaj nė hetuesi ku u torturua ēnjerėzisht nga Nesti Kopali e Zoi Themeli, dėnohet me 5 vjet heqje lirie, vite kėto qė i kreu plotėsisht. Nė vitin 1947 Ismet Boletini, nip i Isės, mbasi ngre flamurin shqiptar nė trenin Mitrovicė-Beograd, arratiset pėr Shqipėri, por kėtu dėnohet me 8 vjet burgim dhe vuan dėnimin nė burgun e Spaēit. Tafil Boletini, i nipi, bashkėluftėtar i Isės, megjithėse i moshuar, lidhet me tela dhe u dorėzohet jugosllavėve.
Nė Kosovė, i biri i Isės, Asllani var veten nė burgjet titiste, ndėrsa djemtė e tjerė duke luftuar me armė nė dorė kundėr serbo-malazezėve, vriten dhe ekspozohen pėr terror nė mes tė Mitrovicės, kurse Skėnderi pushkatohet nė Tivar. Nė vitin 1943 pushkatohet pa gjyq nė Prizren i riu Rasim Dajēi, nip i Isės, nga forcat sllavo-komuniste me nė krye Shefqet Peēin, edhe ky ushtarak i lartė, akademist. Njė tjeter nip i Isa Boletinit, qė dėnohet nga diktatura komuniste nė Shqipėri, ėshtė edhe shkollari akademist Enver Dajēi, zotėrues i gjashtė gjuhėve tė huaja dhe si njė ndėr firmėtarėt e parė qė nėnshkruan Rezolucionin pėr Pavarėsinė e Kosovės nė dhjetor tė vitit 1943.
Dhe tragjedia vazhdon, Ismeti njė nip tjetėr i Isės, dėnohet me vdekje, Muja dhe Kapllani arrestohen dhe dėnohen me nga 20 vjet nė burgjet serbe. Nje nip tjetėr vritet gjoja aksidentalisht tek Ura e Ibrit nė Mitrovicė. Ali Boletini, nip i Isės, dėnohet me 20 vjet burgim dhe mė pas arratiset pėr Shqipėri.
Kėto vrasje e persekutime ndėr breza me rradhė mbi familjen e Heroit Isa Boletini dhe tė qindra e mijra shqiptarėve nga dora makabėr e sllavo-komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav deri nė ditėt e sotme janė fakte e dokumenta rrėnqethėse tė popullit tonė, qė pėrveē vuajtjes dhe dhimbjes qė kanė brenda, kanė lėnė gjurmė tė thella nė historinė e saj. Nė ēdo pėrvjetor tė shpalljes sė pavarėsisė krahas patriotėve tė tjerė pėrkujtohet edhe figura burrėrore e luftėtarit tė madh kombėtar Isa Boletini.
Krijoni Kontakt