Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1

    Post Isa Boletini (1864-1916)

    Marrė nga ATSH

    Isa Boletini lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės mė 16 janar 1864. Fati e solli qė po nė atė muaj tė vitit 1916, tashmė nė moshėn 52-vjeēare tė vritet nė pabesi sė bashku me njerėzit mė tė afėrt tė tij, dy djemtė, dy nipat e tre bashkėluftėtarėt qė nuk i'u ndanė deri nė rrahjet e fundit tė zemrės. Nė kėtė hark kohor tė moshės sė tij tė prerė, 35 vjet Isa Boletini i vuri nė shėrbim tė atdheut e tė kombit i lidhur me njė nga drejtimet mė themelore tė lėvizjes kombėtare shqiptare, me luftėn e armatosur pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar.

    Nė fillim si luftėtar e mė vonė si prijės, Isa Boletini u rrit sė bashku me lėvizjen e armatosur kundėrosmane tė fundit tė shekullit XIX e fillimit tė shekullit XX. Nė kėtė proces ai mėsoi dhe fitoi mjaft cilėsi tė vyera, tė cilat do t'i vlejnė nė pėrpjekjet pėr organizimin e udhėheqjen ushtarake tė kėsaj lėvizjeje. Tiparet e njė udhėheqėsi ushtarak ai i shfaqi qė nė kontaktet e para me taborret osmane i rrethuar prej tyre nė kullėn e Boletinit nė fundit e shekullit XIX. Kėto tipare do tė formoheshin e zhvilloheshin plotėsisht dhe do tė shfaqeshin me tėrėė madhėshtinė e tyre gjartė kryengritjeve tė mėdha tė viteve 1910-1912, e veēanėrisht nė betejat e zhvilluara nė Grykėn e Carralevės nė maj 1910 dhe nė betejat e maj-korrikut tė kryengritjes sė vitit 1912. Pėr shkallėn e lartė tė organizimit dhe mėnyrėn e drejtimit tė kryengritėsve, oficerėt turq e vlerėsuan Isa Boletinin dhe krerėt e tjerė kryengritės si njerėz tė shkolluar e specialistė tė zotė, tė cilėt sipas tyre, nuk mund tė ishin shqiptarė. Ndėrsa, shtypi i kohės e vlerėsoi Isanė si gjeneral tė ushtrisė shqiptare.

    Bashkimin e popullit shqiptar nė luftėn kundėrosmane, ai e shihte si faktorin kryesor tė brendshėm pėr arritjen e fitores. "Kur tė bashkohen tė gjithė shqiptarėt, do tė theksonte Isai, e tė lidhin ndėr vedi njė besė shqiptare, do tė jemė tė zotė tė pėrzomė urdinė e turkut jo me armė, por edhe me hunjtė e gardhit". Kjo u arrit nė Kryengritjen e Pėrgjithshme tė vitit 1912. Nė kuadrin e pėrgatitjeve tė kryengritjes brenda vendit, hyjnė edhe pėrpjekjet e Isa Boletinit e tė krerėve tė tjerė pėr tė siguruar njė mbėshtetje e bashkėpunim me vendet fqinje. Nė kushtet e refuzimit tė njė bashkėpunimi tė tillė nga Mali i Zi dhe Bullgaria, Isa Boletini i nxitur nga nevojat e kryengritėsve pėr armė e municion, u mundua tė shfrytėzojė prirjet e Serbisė pėr tė bashkėpunuar me kryengritėsit shqiptarė.

    Isa Boletini punoi intensivisht pėr organizimin e kryengritjes. Ai mori pjesė nė Kuvendin e Junikut pėrkrah grupit autonomist dhe miratoi programin politik me kėrkesėn themelore pėr autonominė e Shqipėrisė. Pėr realizimin e kėtij programi, ai nė bashkėpunim me Hasan Prishtinėn e krerė tė tjerė, drejtuan forcat kryengritėse pėr ēlirimin e qyteteve kryesore tė Kosovės. Sukseset e njėpasnjėshme tė kryengritjes e detyruan Portėn e Lartė tė ulej nė bisedime me shqiptarėt. Mė pas, fillimi i Luftės Ballkanike nė tetor 1912 e gjeti Isa Boletinin pėrkrah bashkėluftėtarėve tė tij nė hapėsirėn e midis Ibrit dhe Llapit. Pas rėnies sė Podujevės nė duart e serbėve, Isai u tėrhoq nė drejtim tė Shalės pėr t'u prerė hovin ushtrive serbe qė vinin nė drejtim tė Mitrovicės. Rrethimi i Mitrovicės nga forcat serbe e detyroi Isa Boletinin tė tėrhiqej nė drejtim tė Prizrenit e prej andej nė krahinat ende tė papushtuara pėr tė vijuar mė tej luftėn pėr mbrojtjen e vendit. Nė Sllovė tė Dibrės, Isai mėsoi pėr aktin e madh politik kombėtar qė po pėrgatitej nė Vlorė. Vetėm aty ai pa shpėtimin e Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare tė pushtuara nga ushtria e Aleancės Ballkanike.

    I zgjedhur si delegat i Kosovės, nė krye tė 100 luftėtarėve kosovarė ai u nis pėr nė Vlorė. Nė sheshin e flamurit pėr herė tė parė ai u takua me Ismail Qemalin. Shtrėngimin e dorės sė tij Isa Boletini e shoqėroi me urimin "Tė lumtė dora Ismail Qemali" dhe mori prej plakut tė urtė tė Vlorės vlerėsimin mė tė lartė pėr kontributin qė ai kishte dhėnė pėr shpalljen e pavarėsisė "Ti mė dhe krahun e fuqishėėm Isa Boletini".


    Vėmendjen e Isa Boletinit, ashtu si edhe tė atdhetarėve tė tjerė, e tėrhiqte ēėshtja e kufijve tė shtetit shqiptar. Isai u zgjodh nė pėrbėrjen e delegacionit tė qeverisė sė Vlorės qė u nis nė Londėr si pėrfaqėsues i Kosovės, fati i tė cilės do tė pėrcaktohej nė Konferencėn e Ambasadorėve. Vendimet e padrejta qė mori Konferenca e Londrės duke lėnė jashtė kufijve mė shumė se gjysmėn e kombit shqiptar, pėrforcoi bindjen tek Isai se njė padrejtėsi tė tillė do ta zgjidhte vetė populli shqiptar. Fillimi i Luftės sė Parė Botėrore e gjeti Isa Boletinin nė Malėsinė e Gjakovės. Pėrqėndrimi i forcave ushtarake serbe e malazeze nė kufirin shqiptar dhe bashkėpunimi i tyre me reaksionin brenda vendit e detyroi Isanė tė linte Krasniqen e tė zbriste nė Shkodėr, tashmė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore e nė kushte tejet tė vėshtira ekonomike, pasi gjithė pasurinė e tij e kishte vėnė nė shėrbim tė luftės pėr liri e pavarėsi.

    Nė qershor 1915 forcat malazeze rrethuan Shkodrėn. Pėr tė mos rėnė nė dorė tė tyre, Isai kėrkoi strehim nė Konsullatėn Franceze nė Shkodėr dhe i kėrkoi nėnkonsullit qė ta ndihmonte pėr t'u larguar nė njė vend asnjanės ose tė ndėrhynte pranė qeverisė sė Malit tė Zi dhe Serbisė qė tė lejonin kthimin e tij pranė familjes nė Mitrovicė. Nė qoftė se nuk do t'i realizoheshin kėrkesat, Isai kishte vendosur qė me ēdo sakrificė tė ēante natėn rrethimin e forcave malazeze e tė largohej nga Shkodra. Por, qeveria franceze vendosi t'ia dorėzojė Isa Boletinin Malit tė Zi, duke u bėrė kėshtu drejtpėrdrejtė pjesėmarrėse nė krimin e shėmtuar qė serbo-malazezėt kryen ndaj Isait te Ura e Podgoricės.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2

    Si u vra Isa Boletini

    Mbreti i Malit tė Zi Nikolla shumė herė para diplomatėve tė akredituar nė Cetinė shprehej se "Mali i Zi pa Shkodėr nuk mynd tė jetojė!" Ai nė fillim tė Luftės sė Parė Botėrore kishte pushtuar Shqipėrinė e Veriut (Malėsinė e Shkodrės). Nė mbarim tė qershorit tė vitit 1916 ushtria e tij hyri nė Shkodėr, tash dhe herėn e parė me 1913. Konsulli franēez me anėn e Prenkė Bibė Dodės e ftoi Isėn dhe i thotė: "Tė fton ambasadori francez nė Cetinė, sipas urdhėrit tė ministrisė sė Punėvė tė Jashtme dhe na porositi t`ju pėrcjellim me anije lufte nė ēdo vend neutral qė Ju dėshironi". Ushtria malazeze e komanduar nga gjenerali shqiptarėve Radomir Veshoviq, i cili bėnte krime ndaj patriotėve shqiptarė. Njė numėr i madh patriotėsh i interrnoi si: Mehmet Pashė Drallėn, Hil Mosin, Aqif Pashėn, Luigj Gurakuqin e shumė tė tjerė nė Podgoricė e vende tjera tė Malit tė Zi. Me kujtimet e veta i nipi i Isa Boletinit, sipas autorit
    S. Luarasi, Tafil Boletini nė mes tjerash thotė: "Na tue qenė nė Konsullatėn franceze shihnim konsullin e Malit tė Zi, A. Martinoviqin, tė takohej me konsullin francez...". Konsulli francez, mbas njė jave, thotė Tafili, i thotė axhės: "Tashti si Shkodra si Cetina njėsoj asht. Ju duhet me shkue nė Cetinė. Ambasadori ynė atje ka me me i rregullue pėr ndonjė shtet neutral".
    Isa Boletini edhe pse e njihte mirė politikėn e Malit tė Zi, pėr fat tė keq u tradhtua nga konsulli francez Bikok dhe pranoi tė shkoj nė Cetinė. Atje e pat ftuar gjenerali Filips, nė atė kohė atashe ushtarak i Anglisė nė Cetinė, kurse mė vonė ish komandant i ushtrive ndėrkombėtare nė Shkodėr. Ai i tha: "Tė vijė mysafir nė Ambasadėn e tyre, dhe ta nxjerrė nga Mali i Zi me aeroplan jashtė Malit tė Zi". Isa Boletini iu pėrgjegj se kishte qenė nė konsullatėn e tyre nė Shkodėr, por e kishte gjetur tė mbyllur. Ai i tregoi, pėr fat tė keq se e kanė ftuar francezėt mė parė, dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė shkelte bukėn e bujarit! Por, ky i fundit nuk ishte bujar, por tradhėtar. Ai ia dorėzoi Isa Boletinin me shokė Qeverisė sė Malit tė Zi e cila menjėherė e internoi. Mali i Zi pak gjėra bėnte pa dijeninė e Rusisė e me siguri edhe kėtu do tė jenė gishtat e saj, si hakmarrje pėr ngjarjet e vitit 1903 nė Mitrovicė, ku u vra Konsulli rus i cili ishte vu nė krye tė ushtrisė osmane nė luftė kundėr shqiptarėve kryengritės! Po ashtu Isa Boletini nuk ishte pajtuar me shumė dėshira tė Cetinės dhe Beogradit. Isa me shokė pėrsėri u dėrgua nė Nikshiq ku ishte strehuar herėn e parė me 1911, por tani me qėllime tjera tė errėta. Njė natė sa ishin nė Nikshiq, filloi njė shamatė nė mes tė ushtrisė nė njėrėn anė dhe xhandarmėrisė nė anėn tjetėr. Ēėshtja e konfliktit ishin kosovarėt. Aty u ndanė dysh, kush ėshtė kundra dhe kush pro. Rolin kryesor e luajti pronari i shtėpisė sė banimit, z.V. Zllatari, i cili kishte pėrkrahje nga opozita e mbretit Nikolla ose simpati ndaj Boletinit dhe trimėrisė sė tij, ose pėr interesat e veta. Por, mė nė fund e mbrojti Isa Boletinin me shokė nga ekzekutimi i ushtrisė. Tė nesėrmen ushtria mori me vete kosovarėt dhe mbėrrini nė Danillovgrad. Pas pak ditėsh, sipas kujtimeve tė Tafil Boletinit erdhėm nė Podgoricė. Kėtu u vendosėm nė shtėpinė e Lumo-viqit. Kapterri qė ishim nė kompetencėn e tij thoshte se aty nuk ka vetėm njė vend fjetjeje, edhepse ishin dy tri dhoma! Kėta kanė protestuar qė tė jenė tė gjithė sė bashku pėr arsye se ishte Isa i sėmurė. Nė fund kėtu bashkė me Isėn ishin strehuar edhe Tafili dhe Abdulla Maxhuni. Natėn e dytė organet ekzekutuese donin ta vritnin Isėn me shokė, por kėtij krimi iu kundėrvua kapterri i cili e ktheu mbrapa kapitenin e grupit tė ekzekutimit. Isėn e kishte lajmėruar Abaz Selaci se ēka e pret. Tafili nė kujtimet e cituara thotė: M`u dhimbke axha kur thoshte: "Ah, mos t`u kisha ju me vete sa me qef do t`u linja shpirtin nė dorė. Unė i kam edhe gjashtė djem tė tjerė e s`kam gajle, po mė dhimbeni ju tre nipat qė nuk leni mashkull nė shtėpi dhe ajo nanė e shkretė qė jet pa djem !" I thashė aty pėr aty: "Axhė, pėr kėtė punė aspak mos u mėrzit. Nė qoftė se thanė qė ne tė tre vllaznit tė vdesim pėrnjėherė, ani pra le tė bahet ! Kudo tė ishim larg njani-tjetrit, vdekja do tė na gjente, pra ma mirė me vdekė gjithė bashkė, kėtu ndaj teje me nerė". Kėshtu ishte zhvilluar dialogu nė mes tė nipit dhe axhės, heronjve tė Kosovės, qė ėshtė edhe shembulli mė i madh i rinisė kosovare pėr gjakun qė po derdhė edhe sot pėr liri. Nė atė kohė nė Podgoricė propaganda e ndytė e qarqeve qeveritare kishte hap parullėn: "Kaēakėt duan ta djegin Podgoricėn...!", Prandaj pronari Lumoviq i kishte thėnė Isasė: "Fati iu pruni nė konakun tim pėr me shpėtue shtėpinė dhe pasurinė qė duen me plaēkitė e me djeg Podgoricėn!" Herė pas here i ftonin tė paraqiten nė zyra ushtarake. Ēdo herė zyrtarėt na thonin tė vinim mbas dreke. Ditėn e tretė, me 23 janar 1916, tė dielėn pėrsėri na ftuan nė Ministri tė Luftės, rrėfen Tafili, te gjenerali Veshoviq, i cili gjithashtu pėrsėriti fjalėt: "Tė vini mbas dreke". Ushtria austriake kishte hyrė nė qytet. Detyra e mbajtjes sė qetėsisė i ishte besuar kriminelit tė njohur Savo Llazareviqit me dy batalionė xhandarė. Sipas fjalėve tė Tafilit, rreth 80 xhandarė kishin rrethuar nė tė dy anėt urėn mbi lumin Ribnicė, karshi Prefekturės, afėr kishės katolike.
    Qyteti ishte i mbyllur, pushtet mė s`ka. Dy vėllezėrit e mi, Jonuzi dhe Haliti me Hajdar Radishevėn, po ktheheshin pėr nė shtėpi te axha, thotė dėshmitari i tragjedisė Tafili. Patrulla nė krye tė urės, qė po priste ardhjen e axhės, i ndali me urdhėr tė oficerit. Xhandarėt gati me pushkė pėr tė shti pyetėn: "Kush ėshtė Isa Boletini? Mos shtini se nuk ėshtė me kėta". Kur dėgjoi Jonuzi shpjegimet qė iu dha oficeri xhandarėve, kishte vrapuar tė kalonte urėn pėr ta lajmėruar Isėn se ēka kishin pėrgatitur pėr tė. Po pasi e kishin nxanė urėn kėta tė tre i futėn nė njė shtėpi me roje.
    Tue qenė se ura u mbyll, ata nuk u dukėn deri sa hypėn nė urė. Me t`u dukun, u dha shenjė: "Qe Isa Boletini!" Dhe mbrapa tij e nxunė edhe hyrjen, rrėfen Tafili: Axha me Jonuzin e shokėt u rrethuan nė tė gjitha anėt. Oficeri komandues me zė tė lartė i thirri: "Dorėzoni armėt!" Dhe axha: "Jo besa s`ja kam dorėzuar as kralit as mbretit". Dhe nxorri shpejt naganten. Pėr rrėfimin autentik pėrsėri po japim fjalėt e Tafilit: "E para shtėnė qe e Niko Buriqit. Nė flakė tė kėsaj pėrpjekje shtinte axha dhe shokėt e tij pėrreth me nga dy revole nė dorė sa i zbrazėn tė gjithė fishekėt. Djali i axhės Halili qė erdhi nė atė ēast tok me Idrizin u vra me njė bombė qė ia pat marrė Niko-xhandari. Kėtu u vra Isa Boletini vetė i teti: tė bijt dhe Zahidi, dy nipat-Jonuzi dhe Halili, pastaj Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isasė, djali i vėllait tė Hajdarit, Idriz Blini dhe Myslim Niman Bala nga Isniqi. Si do tė shohim nė vijim, burimet e kohės thonė se edhe pala sulmuese pati tetė tė vrarė dhe disa tė plagosur, por numri i tyre nuk ėshtė gjetur nė dokumenta tė cilat i shfrytėzova pėr jetėshkrim tė Boletinit me shokė, qė ėshtė vetėm njė shėnim i shkurtėr, sepse pėr tė ėshtė shkruar shumė dhe nė tė ardhmen do tė shkruhet edhe mė shumė.
    Njė kronikė malazeze e asaj kohe nė mes tjerash thotė:
    "Fillimi i Luftė sė Parė Botėrore dhe okupimi i Malit tė Zi nga Austria e gjeti Isėn nė Podgoricė. Ka banuar nė anė tė majtė tė lumit Ribnicė, nė qytetin e vjetėr-sot bulevardi B. Jovanoviq, nė shtėpi tė Lumoviqit. Ministri i ushtrisė malazeze Radomir Veshoviq ka mbetur nė Podgoricė nė zyrėn e Drejtorisė sė Qarkut deri sa tė nėnshkruaj kapitullimin e ushtrisė. Ai ka menduar qė tė organizojė luftėn guerile, dhe pėr kėtė qėllim ka menduar qė Isa mund ta ndihmojė, por vetėm nė qoftė se do ta vejė nėn komandėn e vet. Pėr kėtė arsye ai kishte urdhėruar qė tė ftohet Boletini me gardėn e tij pėr t`i ēarmatosur. Kronisti mė vonė shkruan se pėr kėtė ēėshtje erdhi mė vonė deri nė mosmarrėveshje. Nė qoftė se ka ndodhur kėshtu pse ata do ta vrisnin qė mė pėrpara gjatė internimit nė Nikshiq dhe Danilovgrad? Pobjeda e pėrditshme nga Titogradi, mė 26. maj1980 e botoi kronikėn e atėhershme ku thuhet se ngjarja ishte mė 19 janar. Kurse Tafil Boletini sipas Luarasit dėshmon se ka qenė me 23 janar, si u shėnua nga historianėt shqiptar. Kronika e vjetėr thotė se Boletini kishte dėrguar katėr veta si pararojė. Ata kur e panė se kanė ra nė rrethim hynė nė zyrėn e parė nė tokė dhe u mbyllėn. Kanė shti nė njerėz nė rrugė! Nga ana tjetėr erdhi Ilija Spasojev Popoviq dhe hodhi njė bombė dhe ata u vranė?! Banesėn e Isės nga Drejtoria e Qarkut e ndante lumi Ribnicė. Ai ka dalė nga banesa dhe ka mėsy ta kalojė urėn. Pas tij kanė shkuar njerėzit e tij. Njėri nga garda e tij sygjeroi: "Nuk shkoj, po prit!" Gjashtėdhjetė metra nga Drejtoria e pa se ėshtė i rrethuar. Ka nxjerrė "mauzerin" nga brezi dhe ka filluar tė shtijė nė rrugė... Ka vra disa zyrtarė dhe disa "viganė" - ekstrem-nacionalistė?! Tė rinjtė qė kanė sulmuar nga dogana-godina e vjetėr e "Pobjedės" e qėlluan dhe ai ra vdekur. Po ashtu u vranė edhe garda e tij nė urė. Kronisti i kėtyre ngjarjeve ka harruar se nė vend tė rinisė ishte xhandarmėria ushtarake e mbretit Nikolla, mė i keqi lloj njerėzish nė shėrbimin shtėtėror. Ata bėnin dhunė edhe ndaj popullit tė vet, jo vetėm tė huajve.
    Nė skicėn pėr biografinė e vet kėtė ditė zie tė popullit shqiptar e cek edhe Millovan Gjillas, njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Titos nė ish-Jugosllavi, pastaj disidenti numėr njė nga "Bota komuniste" nė Perėndim. Nė librin e tij "Land Without Justice", New York ( Toka pa zakon ) f. 51 etj. shkruan: Sipas kujtimeve tė babait tė tij Nikolla Gjillas, kapiten i policisė famkeqe tė lartėpėrmendur "Lufta me vullnetarė tė Isasė nuk zgjati shumė edhe pse ai u mbrojt heroikisht. Nė sulm u vra udhėheqėsi e me tė edhe tė afėrmit e tij. I plagosur rėndė ėshtė ēuar nė gjunjė, edhe pse i pafuqishėm tė mbajė pushkėn, ka shti me revolver, me dėshirė qė sa mė shtrenjtė tė paguaj jėtėn e vet..." Millovan Gjillas, nė vijim i pėrsėrit fjalėt e atit Nikollė: Kam vrapuar nga ai, por shqiptari trim i pafrenuar e mbėshteti revolverin nė dorėn e majtė tė tij, por nuk pati kohė qė ta zbrazė. Njė ushtar ia shpejtoi dhe ai ra. Pėrsėri babai ka shpejtuar te Isa. Ai e ka shikuar me sy tė pėrgjakshėm. Ka fol diēka nė gjuhėn e vet por babai nuk e ka marrė vesh".
    Gjillas shton: "Babai e mori" mauzerin "si kujtimin mė tė madh!" Ai nė tjetėr vend flet se Nikolla Gjillas e pagoi kėtė kujtim me kokė nė vitin 1941 pėr hakmarrje! Autori i kėtij libri me hollėsi njofton pėr veprat kriminele dhe gjenocidin e babait tė vet me kolegėt e tij xhandarėt e mbretit Nikolla ndaj popullit shqiptar dhe atij mysliman.
    Nė afėrsi tė kufirit shqiptaro-malazez, nė mes tė Tuzit dhe Podgoricės, nė Cem, nė varrezat kolektive myslimane tė qytetit pushojnė eshtrat e kryetrimit, personalitetit dhe protagonistit tė shquar tė Lėvizjes Nacional-ēlirimtare. Sė pari u varros nė jug tė qytetit tė Podgoricės, mė 25 janar 1916, ku morėn pjesė tė gjithė shqiptarėt dhe bashkėluftėtarėt e tij. Fjalėn e pėrmotshme e mbajti Nasuf Dizdari nga Shkodra. Vdekja tragjike nuk e shkėputi shpirtin, shpresėn dhe mesazhin e tij nga populli ynė. Ai duhet tė jetė inspiracioni mė i madh i brezave tė ardhshėm. Ai shfaqet nė skenėn e luftės shqiptare me moton: "Mė mirė vdekjen se robėrinė"!

    Mr. Gjergj Nikprelaj
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit

    Rrėfimi i nipit tė heroit: Si u zhvarrosėn eshtrat nė fshehtėsi nė Malin e Zi dhe ruajtja pėr 26 vjet nė xhaminė e Mitrovicės

    Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Fatos Veliu


    Ditėn e shtunė tė kėsaj jave, nė datėn 25 shtator, mes njė ceremonie tė jashtėzakonshme do tė arrijnė nė Boletin eshtrat e Isa Boletinit, tė dy djemve dhe tė dy nipave tė tij, si dhe tė tre bashkėluftėtarėve tė vrarė nė tė njėjtėn kohė, nė pabesi tė plotė, nga forcat serbe plot 88 vjet mė parė nė Podgoricė. 70 kilometra rrugė do tė bėjnė eshtrat e Heroit tė njohur tė Kombit, qė tė arrijnė nė vendlindjen e tij , tė cilat prisnin prej vitesh tė vendosura nė thasė nejloni nė Mitrovicė. Isa Boletini me bashkėluftėtarėt dhe djemtė e tij u preh nė njė varr tė zakonshėm nė Podgoricė plot 64 vjet, qėkurse ishte varrosur qė pas vrasjes sė tij, nė janarin e 1916-ės. Pas viteve shtatėdhjetė, do tė ruhej pėr tė njė pėrdhosje e madhe, derisa do tė arrihej qė mbi varrin e tij tė bėhej shesh lodrash apo parking makinash. Nga kosovarėt e atjeshėm u bė mes shumė mundimesh ruajtja e vendit tė eshtrave, jo pak por 7 vjet, ku ai u dergj poshtė parkingut, derisa nė vitin 1977 i nxorrėn nė fshehtėsi tė plotė. Qė nga ai vit deri sot, ato i kanė ruajtur nė fshehtėsinė mė tė madhe nėpėr thasė nejloni. Por pikėrisht kjo odise e gjatė dhe e dhimbshme qė ishte ruajtur pas vdekjes pėr heroin me tė cilin krenohen shqiptarėt, do tė pėrfundojė ditėn e shtunė, ku ai do tė arrijė nė vatanin e tė parėve tė tij tė ringritur pėr tre vjet me radhė. Pikėrisht pėr kėtė ngjarje flet sot, ekskluzivisht pėr Gazetėn, vetė nipi i tij 68-vjeēar, i cili njihet po me emrin e tė gjyshit, Isa Boletini. Si ishte ngjarja qė serbėt vendosėn qė mbi varrin e Isės tė bėnin kėnd lodrash pėr fėmijė. Pse u rrezikua varri i tij pėr tė humbur pėrfundimisht dhe si e mbrojtėn kosovarėt nga kjo e papritur. Kthimi i vorrezės nė parking makinash dhe si u bė e mundur nxjerrja e eshtarve nė mesnetėt e ftohta dhe me shi, duke u rujatur nga vėzhgimet. Si u ruajtėn pėr vite tė tėra nė thasė tė posaēėm dhe kur u mor vendimi qė ato tė silleshin nė shtėpi. Odiseja e gjatė derisa u pėrfunduan kullat e heroit dhe ceremonia qė do tė organizohet nga shqiptarėt e tė gjitha trevave pėr tė pritur nė shtėpi eshtrat e tij etj., tė cilat do tė tregohen me hollėsi nga vetė nipi i heroit, 68 vjeēari Boletini.


    Zoti Boletini, kur u vra gjyshi juaj Isa Boletini?
    Im gjysh ėshtė vrarė sė bashku me dy xhaxhallarėt e mi, qė ishin dy djemtė e tij si dhe me dy nipat dhe tre bashkėluftėtarė tė tjerė, nė janarin e vitit 1916, nė njė tradhti nga forcat serbo-malazeze tė drejtuara nga ministri i Brendshėm serb i asaj kohe. Ai u vra nė Podgoricė. Aty dhe u varros sė bashku me tė tjerėt. Nė varrimin e tij kanė marrė pjesė mijėra njerėz nga tė gjitha trevat e Kosovės.

    E kishit tė ruajtur deri sot varrin e tij?
    Ai u vra, siē ju thashė, nė vitin 1916. Pas disa vjetėsh ka shkuar im atė Ademi, i cili ėshtė saktėsisht i biri i Isės dhe ka mundur tė bėjė njė rregullim tė pėrgjithshėm tė varreve, ku tė paktėn vuri njė pllakė me nėnshkrim te koka e tyre. Kij parasysh se im atė nė ato varre kishte edhe dy vėllezėr dhe dy nipėr tė tij. Por njė vit mė mbrapa im atė vdiq, pasi u vra nga Njėsitet Guerile tė Shkodrės. Boletini ishte nėnkolonel nė Ushtrinė Kombėtare Shtetėrore. Madje, ka qenė komandant i batalionit "Dajti", qė mori pjesė nė luftėn italo-greke, ku ndihmoi fuqishėm italianėt sė bashku me Spiro Moisiun, i cili ka qenė miku i ngushtė i tim eti dhe qė nė atė luftė edhe ai ka qenė komandant i batalionit "Tomorri". Gjatė periudhės sė '43-shit ka qenė nė ushtrinė shqiptare nė Shkodėr. Por tė kemi parasysh se kėta kishin vetėm emrin, pasi ushtria jonė nė atė kohė pothuajse nuk ekzistonte fare. Nė njė ditė janari tė atij viti tė '43-shit ai ndodhej nė Kafen e Madhe nė Shkodėr, pranė tė cilit ishte edhe komandanti i xhandarmėrisė, Ndrec Prenga. Atė ditė Ndreca qe vėnė nė plan nga njėsitet guerile tė qytetit, pėr tu vrarė dhe kėshtu ndodhi. Nė atė situatė u vra edhe im atė Ademi, si dhe dy persona tė tjerė qė, me sa di, kanė qenė italianė.

    Ishte vrasje aksidentale apo e piketuar?
    Absolutisht aksidentale, pasi forcat komuniste qė vepronin atėhere nė Shkodėr e kanė pranuar, madje kanė kėrkluar falje, nė tre trakte apo qarkore tė nxjerra radhazi, menjėherė pas asaj vrasjeje.

    Pas vrasjes sė babait tuaj, nuk u kujdes kush pėr varret?
    Kemi parasysh se ne kemi jetuar nė Shqipėri. Varret deri nė vitn 1970 kanė ngelur ashtu siē kanė qenė dhe nė fillim. Kjo pėr faktin se nė Kosovėn e pasēlirimit sundonte pushteti serb, i cili, gjithsesi pėr demagogji, nė vitet e para tė bashkėekzitencės paqėsore nuk i interesonin ngritja e figurave mitike tė kombit tonė.

    Pse thatė deri nė vitin 1970?
    sėrish marrėdhėniet e kosovarėve me pushtetin serbo-malazez, qė ishte instaluar fuqishėm nė tė gjitha qelizat e Kosovės. Si pėr ironi tė fatit, varrezat ku prehej Isa Boletini u prishėn fare dhe aty u bė njė shesh "i mirė" pėr tė luajtur kalamajtė. Pas kėsaj u projektua dhe u bė njė kėnd lodrash, po pėr fėmijėt.

    Mbi varret ishte sheshi i lojrave tė fėmijve?
    Mos u ēudisni kur flasim pėr pushtetin serb. Ishte pikėrisht mbi varrin e Isa Boletinit, tė djemve dhe tė nipave tė tij. Jo vetėm kaq, por u llogarit qė ky kėnd lojrash tė sofistikohej, duke u bėrė tepėr modern, qė do tė arrihej duke u gėrmuar thellė gjithė vendi, poshtė tė cilit ndodhej edhe varri i heroit. Kjo do tė thoshte qė tė zhdukeshin fare eshtrat qė ishin nė varret atjeshme. Mirėpo pas ndėrhyrjes sė fuqishme tė shumė shoqatave tė shqiptarėve, si dhe format diplomatike tė tyre, bėnė qė tė ndryshonte destinacioni i fushės. Pas kėsaj ndėrhyrjeje u vendos qė ajo fushė nga kėnd lodrash tė kthehej nė parking makinash tė mėdha tė transportit ndėrkombėtar, ose makinat TIR siē quheshin atėherė.

    A nuk ishte edhe kjo pėrdhosje e varreve?
    Po shqiptarėt me anė formash intensive mbi pushtetin serbo-malazez bėnė tė mundur tė paktėn tė ndryshonte destinacioni nga kėnd lojrash nė parking. Kėtu qėllimi ishte qė tė mos arrihej tė gėrmohej vendi, se nė kėtė rast do tė humbisnin fare varret. Kėshtu qė me parking automjetesh u arrit tė paktėn qė tė shpėtojė gėrmimi. Pra, u shpėtuan varret.

    Ēfarė ndodhi mė mbrapa me ato varre?
    U arrit tė nxirreshin dhe tė vendoseshin nė vend tė sigurt.

    Nė ē'mėnyrė?
    Ka qenė viti 1977. Kishin plot 7 vjet qė pėrdhoseshin varret e Isės dhe tė luftėtarėve tė tij. Kjo nuk ishte e lehtė pėr shqiptarėt kudo qė ishin, pasi me figurėn e tij pėrdhosej gjithė autoriteti i kombit tonė. Pikėrisht nė atė vit ka ndėrhyrė presidenti Rugova. Ishte njė ndėrhyrje direkte e tij, qė tė institucionalizohej disi pėrpjekja qė kishte filluar nga shumė njerėz patriotė dhe intelektualė tė shquar tė Kosovės.Pas asaj ndėrhyrjeje u ngrit grupi i posaēėm pėr tė nxjerrė eshtrat e Isės dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij, i cili pėrbėhej nga historianė dhe intelektualė tė shquar, si doktor Muhamet Shukri, doktor Latif Berisha, nipi i Isa Boletinit, Remzi Murati, apo hoxha i Mitrovicės etj.

    Ishte legal ky komision?
    Nuk bėhej fjalė pėr legalitete, ēdo gjė ishte nė fshehtėsinė mė tė madhe, madje kėrkonte sacrifice, pasi ēdo ndėrrmarrje e tillė nė kushtet kur u ndėrrmor kjo iniciativė nuk ishte pa pasoja, po qe se do tė diktoheshe. Megjithatė unė ju shpjegova se ishte ai pėrkushtimi patriotik qė eshtrat e atyre qė kishin luftuar pėr liri dhe pėr pavarėsi tė ishin nė vendin qė meritonin. Ky pėrkushtim patriotik ishte kaq i madh sa qė gjente njė solidarizim nga gjithkush. Nė kėtė atmosferė filloi puna e madhe pėr tė gėrmuar aty ku mendohej se ishin varret qė nė ato momente, siē ju bėra tė ditur ishte parking makinash tė transportit tė rėndė. Punohej natėn deri nė mėngjes, nė njė fshehtėsi tė plotė, derisa zabardhte dita. Kjo punė nė tė shumtėn e rasteve bėhej nė kohė tė ftohtė dhe nė acar, pasi andej nė ato zona ėshtė shumė ftohtė. Nuk kanė qenė tė pakta rastet kur kjo punė bėhej edhe nė kushtet e shirave tė ftohtė.

    Sa kohė vazhduan kėto punime?
    Derisa i gjetėn tė gjitha varret, u punua jo pak, por plot dy javė. Puna bėhej me eskavatorė dhe nė shumė raste gėrmohej edhe shumė thellė.

    I dallonit eshtrat nga njėri-tjetri?
    Nė fillim i nxorrėm tė gjitha eshtrat, duke i vendosur nė njė vend tė pėrbashkėt. Pastaj i futėm nė njė thes dhe i ēuam nė Mitrovicė. Kėtu u morėn specialistėt e kėsaj procedure, tė cilėt pas njė kohe tė gjatė, mbėshtetur nė karakteristikat e trupave qė kishin pasur, u bė ndarja e tė gjitha eshtrave sipas emrave.
    I vendosėm nė thasė tė posaēėm, sipas radhės dhe, si u vumė edhe etiketat pėrkatėse, i vendosėm nė njė xhami. Po doni tė dini mė shumė, po ju them akoma se ajo xhami qė u vendosėn tė gjitha eshtrat e tyre ishte pikėrisht nė pjesėn lindore tė Mitrovicės, e cila binte nė zonėn serbe. I vendosėm nė radhė, nė thasė, qė tė mos humbisnin, duke u siguruar njė vend jo tė dukshėm.

    Deri tani aty kanė ndenjur?
    Po. Di qė deri tani kanė ndenjur nė Mitrovicė. Saktėsisht se ku i kanė mbajtur, tani kohėt e fundit, nuk e di. Por e di se pėr to janė kujdesur shumė, jo njė e dy, por ekipe tė posaēme.

    Po gjatė kohės sė luftės nė Kosovė, a pati probleme?
    Nuk ka pasur asnjė problem. Nuk ka rėnė nė dorė tė serbit asgjė, megjithėse Kosova kaloi gjithė atė flakė dhe atė tragjedi, duke parė tė djegur dhe tė therur, por eshtrat e heronjve asnjėherė nuk la kėnd tė prekte mbi to. Ato i konsideronte krenari kombėtare.

    Kur u vendos qė eshtrat tė vendosen nė Boletin?
    Para tre vjetėsh, me porosi tė presidentit Ibrahim Rugova dhe tė deputetit Ramadan Kelmendi, si dhe tė ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, u vendos qė nė fshatin Boletin tė "Shala e Kosovės" tė ringriheshin tri kullat e Isa Boletinit, tė cilat ishin tė shkatėrruara qė nė kohėn e Turqisė. Vendimi i mėtejshėm i urdhrit tė autoriteteve tė mėsipėrme tė Kosovės ishte qė aty ku do tė ngriheshin kullat tė vendoseshin sė fundmi eshtrat e tė parėve tė tyre, tė cilat, siē dhe jeni nė dijeni, do tė sillen nga Mitrovica pikėrisht tė shtunėn e kėsaj jave nė orėn dhjetė paradite dhe qė do tė varrosen me ceremoni madhėshtore, ku do tė ketė pjesėmarrės nga tė gjitha trevat shqiptare. Do tė marrin pjesė, gjithashtu, dhe autoritetet mė tė larta tė Kosovės.

    Qė para tre vjetėsh qė ėshtė marrė vendimi bėhet e mundur vetėm tani sjellja e eshtrave nė vendlindje?
    Ka qenė tre vjet punė pėr tė ndėrtuar tri kullat e tė parėve tė Boletinajve. Nė fillim ka filluar me problemet e pronėsisė, ku tė gjithė pasardhėsit kanė qenė dakord pėr tė mos i kėrkuar pronat qė u takonin nė vendin qė do tė ndėrtoheshin kullat, tė cilat do tė jenė muzeumi i Boletinajve.

    Sa vetė kanė firmosur nga fisi, qė dhurojnė pronat e tė parėve?
    Kemi qenė nėntė vetė, djem dhe nipėr tė Isės.

    Mund tė dimė diēka pėr vendlindjen e Isa Boletinit?
    Fshati Boletin, i ndodhur nė "Shala e Kosovės", ėshtė njė fshat malor i ndodhur mbi 1100 metra mbi nivelin e detit. Ai i pėrket krahinės mė tė madhe tė Kosovės, Bejgorės. Dikur ka pasur mbi treqind shtėpi, por sot janė shumė tė larguar, shumica edhe si rezultat i terrorit serb. E veēantė e kėtij fshati ishte se tė gjithė fshatarėt dikur kanė qenė me tė njėjtin mbiemėr, Boletini, pavarėsisht se mund tė mos kishin ndonjė lidhje gjaku mes tyre. Me largimin qė kanė bėrė nga fshati, pėr qėllime dhe tė mbrojtjes nga terrori, shumė prej tyre kanė ndryshuar tashmė mbiemrin. Kryesisht sundon nė ditėt e sotme mbiemri Peēi. E veēanta e atij fshati malor ėshtė se klima ėshtė shumė e ftohtė, duke arritur deri dhe 7-8 gradė nėn zero, aq sa shkollat nė atė periudhė e kanė tė pamundur ndjekjen e mėsimit. Ka shumė pyje dhe blegtori, tė cilat janė dhe baza e marrjes sė njerėzve me punė.


    Jeta dhe Veprimtaria e Isa Boletinit

    Heroi shqiptar Isa Boletini ka lindur nė vitin 1864 nė fshatin Boletin tė Kosovės.Jeta e tij ka shėnuar plot 35 vjet luftė tė organizuar kundėr poshtuesve tė trojeve tė Shqipėrisė, turqve dhe serbėve. Veprimtaria luftarake e tij e ka zanafillėn qė nė moshėn 16-vjeēare, duke filluar me Lidhjen e Prizrenit dhe ka vazhduar deri nė vitin 1916, kur ai u vra nė pabesi nga forcat serbo-malazeze, kur ishte pikėrisht 52 vjeē. Ėshtė shquar kryesisht nė organizimin e ēetave tė Kosovės, ku gjatė asaj periudhe ėshtė bėrė drejtuesi kryesor i rezistencės dhe i luftėrave nė trevat e saj. Njė emėr tė veēantė nė historinė luftarake tė Isa Boletinit ka lėnė lufta e Cėrrnalievės, nė tė cilėn ai ka marrė pjesė me mbi tre mijė luftėtarė kosovarė kundėr forcave turke. Ajo luftė nė atė periudhė ėshtė vėnė nė fokusin e gazetave tė kohės, duke tėrhequr vėmendjen e gjithė opinionit botėror, duke u mbiquajtur "Termopilet e Kosovės" (Njehsim me luftėn Romako-Spartane). Pėr tė kanė folur konkretisht tė gjitha gazetat europiane, veēanėrisht ajo bullgare, hungareze, serbe, (pasi serbit i interesonte lufta kundėr turkut), madje jehona e saj ka shkuar deri nė Amerikė, ku pėr tė ka folur edhe vetė Fan Noli.
    E veēantė nė jetėn e Boletinit ėshtė ultimatumi qė ai i ka dhėnė nė vitin 1910 Konsullit Rus, i cili ishte vendosur nė Mitrovicė dhe bashkėpunonte me forcat serbe. Ultimatumi i nėnshkruar nga Isa Boletini i dha mundėsi konsullit nė fjalė qė tė largohej brenda ditės nga Mitrovica, ndėrkohė qė u njoftua, gjithashtu, dhe popullata vendėse se "ai qė e mbronte konsullin, do t'i delte tymi i tradhtisė nga banesa e tij." Isa Boletini ėshtė vrarė nė pabesi nga forcat serbo-malazeze pikėrisht nė vitin 1916, kur ai ishte 52 vjeē dhe kishte shėnuar vitin e 35-tė qė nuk e kishte lėshuar asnjė moment armėn nga dora, tė cilėn e kishte marrė qė nė moshėn 16-vjeēare.


    Kullat e Boletinit tė ringritura rishtas

    Kėto tre vjet si u mor vendimi pėr tė ringritur kullat e Isa Boletinit tė cilat ishin rrafshuar qė nė kohėn e turqisė u bėnė kėto ndėrtime: U ndėrtua shtėpia e zjarrit tė Isės, qė ishte pikėrisht ajo qė ai rrinte. U ndėrtua oda e burrave, qė ishte kulla tjetėr ku, pėr raste tė rėndėsishme tė fisit, rrinin burrat. Gjithashtu, u ndėrtuan dhe oborri qė rrethonte kullat e Isės, siē kishte qenė mė parė, por qė ėshtė shkatėrruar qė nė kohėn e Turqisė; kroi i posaēėm nė oborrin e kullave, tė cilin Isa e kishte pas ndėrtuar me dorėn e vet; shkolla e fshatit, tė cilėn, ashtu si edhe kullėn, ai e kishte ndėrtuar po vetė. Pra, siē e shikon, pėr tė pritur eshtrat e Isa Boletinit nė banesėn e vjetėr tė tij, nė vendlindje ėshtė bėrė njė punė kolosale pėr ta bėrė vatanin e tė parėve tanė ashtu siē ka qenė. Atje tashmė pritet tė vijė vetėm ai me tė bijtė, qė qėndron nė thasėt e nejlonit pėr vite tė tėra, pėr tė pritur ditėn qė tė shkojė nė shtėpinė e vet.


    Vrasja nė Podgoricė e Boletinit

    Isa Boletini ėshtė vrarė vetė i shtatė nė Podgoricė nga forcat serbo-malazeze, pikėrisht nė 23 janar tė vitit 1916. Nė atė moment ai ėshtė vrarė sė bashku me dy djemtė e tij, dy nipat dhe tre bashkėluftėtarė tė tjerė. Varrimi i tij nė atė kohė ėshtė kthyer nė njė tubim demonstrimi kombėtar. Ishin mijėra shqiptarėt e ardhur nga tė gjitha zonat e Kosovės, si nga Tuzi, Podgorica, Ulqini etj, tė cilėt morėn pjesė nė varrimin e tij e tė djemve , nipave dhe tė tre bashkėluftėtarėve qė u vranė nė tė njėjtėn kohė. Pas gjashtė vjetėsh si ai ishte vrarė, pra nė vitin 1942, i biri i tij Adem Boletini bėri njė rregullim tė pėrgjithshėm tė varreve tė ndodhura nė Podgoricė, pasi u lejua tė vendoste pllakat e nėnshkrimit mbi ta. Ndėrkohė, njė vit mė vonė, nė janarin e vitit 1943 edhe i biri i Boletinit, Ademi, u vra aksidentalisht nė Shkodėr, gjatė njė atentati qė bėnė forcat e Njėsiteve Guerile te "Kafja e Madhe" ndaj komandantit tė xhandarmėrisė, Ndrec Prenga, i cili po rrinte afėr Adem Boletinit. Pas kėsaj, pėr varrin e heroit dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij, ndikuar dhe nga faktorėt politikė qė sundonin nė Kosovėn e shtypur nėn pushtetin serb, nuk mundi tė kujdesej mė kush deri nė vitin 1977, kur me ndėrhyrjen e Presidentit tė parė tė Kosovės do tė bėhej e mundur gjetja e eshtrave tė luftėtarėve,tė cilėt deri mė sot do tė rrinin tė siguruar nė vende tė fshehta nė Podgoricė.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Isa Boletini Sipas Milovan Xhilasit. Figura E Njohur Shqiptare Te Cilen E Admiron Ter

    E Hene, 17 Korrik 2006


    ISA BOLETINI SIPAS MILOVAN XHILASIT. FIGURA E NJOHUR SHQIPTARE TE CILEN E ADMIRON TERE DIASPORA
    Sivjet eshte 90 vjetori i renies se Isa Boletinit. Do te ishte ne nder te shqiptareve dhe te malazezeve ta kujtonin ne Podgorice renien e tij dhe mundesisht se bashku t`i benin nje permendore ne ate qytet.

    Nga Gjeke Gjonlekaj, New York

    Pas Luftes se Dyte Boterore deri ne vjeshten e vitit 1966, ishte ndaluar mesimi i historise se popullit shqiptar ne shkollat shqipe ne ish Jugosllavi. Per heronjte tane kombetare kishim mesuar nga kenget popullore ose kishim degjuar nga transmetimet e Radio Tiranes. Rapsodet kishin kenduar per luftetaret shqiptare te lirise. Lahutare sot e kesaj dite kendojne:
    "Kur kane dale kacaket e hyrrjetit
    S`kane gjet vend per ketej detit,
    Der qe dale kane ne bajrak te Trieshit
    Ne bajrak te Trieshit kur kane mbrri,
    Hapen deren 200 shtepi
    Prej Kosove ketu ia mbrrini,
    Me cet t`vet Ise Boletini"

    Pas renies se Aleksander Rankovicit nga pushteti, shqiptaret kishin fituar disa te drejta kombetare, midis tyre edhe lirine e mesimit te historise kombetare. Profesor Ali Hadri ne bashkepunim me disa historiane te tjere te Kosoves kishin ribotuar Historine e Popullit Shqiptar, bile kopertinen e kishin ilustruar me fotografite e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

    Kjo mbulese ishte pare me respekt te madh. Isa Boletini ishte vrare ne qytetin e vendlindjes sime. Per renien e tij heroike eshte folur shume. Ai kishte rene te Ura e Ribnices. Nje zonje shqiptare nga vendlindja ime, e quajtur Prete Lucja, e kishte pare me syte e saj vrasjen tragjike dhe heroike te Isa Boletinit.

    Ajo kishte qene e martuar me oficerin cek Joseph Borinski dhe ne ate kohe kishte jetuar ne Podgorice. Para 50 vjetesh ajo tregonte hollesi per vrasjen tragjike te Isa Boletinit dhe trimave te tjere shqiptare. Pershkrimet e saj ishin shume te dhembshme.

    Ajo tregonte per sjelljet mizore te bandave malazeze kunder Isa Boletinit dhe luftetareve te tij. Shume qytetare malazeze e kishin pare me syte e tyre renien e Ises dhe trimave te tij shqiptare dhe ishin zemeruar per sjelljet cnjerezore te atyre bandave, tregonte Prete Lucja.

    Diaspora kishte degjuar per Isa Boletinin
    Ne fillim te shekullit te kaluar diaspora shqiptare kishte lexuar dhe degjuar shume per lufterat heroike te Isa Boletinit. Ai kishte qene Adem Jashari i kohes sone. Ne vitin 1910 shqiptaret e Amerikes dhe prijesi i tyre Fan Noli kishin parashtruar idene e fteses se Isa Boletinit ne Amerike.

    Bile ne nje kuvend te madh shqiptaresh ne Boston, ne fund te fjalimit Fan Noli kishte thene "Rrofte Isa Boletini". Ne tetor te vitit 1989, Dr. Ibrahim Rugova dhe Profesor Engjell Sedaj gjendeshin ne Amerike per 300 vjetorin e Pjeter Bogdanit. Me kete rast u ishte pergatitur nje vizite ne kryeqytetin amerikan. Ate mbremje para nisjes se tyre per ne Washington e krahasuam me vajtjen e Ises ne London. Ibrahim Rugoves nuk i kishte pelqyer krahasimi dhe shtoi: "Isa ishte folklor". Nuk beri asnje koment tjeter.

    Me vone disa gazetare besnike te Lidhjes Demokratike te Kosoves qe ishin vendosur ne Amerike pas debimeve me dhune nga puna, kishin bere nje propagande shume te ndyre kunder Isa Boletini, edhe pse shume historiane dhe shkrimtare te huaj kishin treguar respekt te jashtezakonshem per kete hero legjendar te popullit shqiptar.

    Midis tyre kishte bere pjese edhe shkrimtari i njohur dhe disidenti anti komunist Millovan Gjillas me vepren e tij letrare "Toka pa Drejtesi"(Land without Justice) botuar anglisht ne New York ne vitin 1958 nga "Harcourt, Brace &World , Inc. Millovan Gjillas shkruan: "Beteja e Ises me ushtaret e tij vullnetare nuk kishte vazhduar shume, pavaresisht heroizmit te rrepte te shqiptareve.

    Nga kjo goditje kishte rene udheheqesi i tyre dhe besniket e tij me te devotshem. Njerezit me te afert te Ises ishin likuiduar dhe te tjeret ishin shperndare ne kater ane. Isa Boletini ishte vrare. Por kishte luftuar trimerisht, bile per nje kohe te gjate pavaresisht se kishte mbetur i vetem ne rruge te madhe.

    Ashtu i plagosur ishte ngritur ne gjunje dhe sado qe nuk kishte fuqi per ta mbajtur pushken qellonte me revole qe te pakten te vriste ndonjerin prej armiqve para se te jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen ne dore te majte,por nuk kishte pasur kohe te hapte zjarr.

    Nje ushtar e kishte vene ne shenje dhe Isa kishte rene perdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte shikuar me syte e tij te medhenj e te pergjakur, kishte thene dicka ne gjuhen e tij amtare dhe ne ate cast kishte dhene shpirt. Babai e kishte marre mauzerin e tij te gjate me doreze te stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin me te shtrenjte.

    Per cudi edhe ne femijeve na vinte keq dhe ndjenim hidherim dhe kishin mbajtur zi per Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megjithese ai ishte krenar qe ishte vrare prej grupit te tij. Ky ishte nje pikellim i vecante, ishte me teper nje admirim per nje hero sypatrembur te Shqiperise, qe kishte luftuar deri ne fund ne nje fushe te zhveshur ne mes te rruges se madhe, pa iu lutur kurrkujt dhe pa falur kurrkend, ashtu drejt ne kembe i pambrojtur.

    Admirim per figuren e tij
    Admirimi per te bente pjese gjithashtu ne pikellimin tone. Ne qofte se nje njeri duhet te vdese, do te ishte mire te binte ashtu sic kishte rene Isa Boletini. U kujtofte perjete nga ata qe e pane dhe nga ata qe kane degjuar per te. Shume me vone ne i patem treguar babait dhe e ngacmonim per kete se kishim lexuar qe Isa Boletini kishte vdekur ne Shkoder.

    Babai nuk e pranonte nje gje te tille. Por per te nuk kishte aq rendesi nese ky kishte qene Isa Boletini vete apo ndonje nga oficeret e tij kryesorja ishte se shqiptaret qe kishin luftuar ne ate beteje dhe sidomos prijesi i tyre qe nuk mund te ishte njeri tjeter vec Isa Boletini ishte vrare.

    Babait i kishin thene se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte per te, fakti i renies se tij ishte provuar per jete te jeteve me zjarrin e pushkeve". Revistat me te njohura letrare dhe politike amerikane, sic ishte"The New Yorker" dhe "The New Republic" kishin shkruar shume per kete veper, bile e kishin cilesuar si me te rendesishmen te botes komuniste pas "Donit te Qete" te Sholohovit.

    Natyrisht se nje pershkrim i tille per heroin tone legjendar Isa Boletinin ne nje veper kaq te madhe e kishte nderuar ate pjese te rendesishme te historise sone kombetare. Sivjet eshte 90 vjetori i renies se Isa Boletinit.

    Do te ishte ne nder te shqiptareve dhe te malazezeve ta kujtonin ne Podgorice renien e tij dhe mundesisht se bashku t`i benin nje permendore ne ate qytet. Nga pershkrimi shume i fuqishem i Millovan Gjillasit per renien e Akilit tone mund te mesojne poetet, artistet dhe historianet shqiptare dhe me gjere.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Roli dhe kontributi i Isa Boletinit pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė.

    (Ky material u pėrshtat nga Mimoza Dajēi mbesė e familjes sė Boletinėve)

    Isa Boletini (1864-1916)>"Unė s'kam ardhur nė Londėr pėr Mitrovicėn time, por kam ardhur pėr tė gjitha tokat shqiptare qė tė bashkohen nė njė shtet"

    Isa Buletini ka qenė atdhetar i shquar, organizator e udhėheqės i lėvizjes pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, mė 1864, nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17- vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Betejėn e Slivovės ( 22. 04. 1881) kundėr forcave osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt tjerė nė themelin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės. Pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit 1908. Ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajit (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antiishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator i kryengritjeve tė mėdha populloreantiosmane tė viteve 1910- 1912, veēanėrisht nė betejat e zhvilluara me ushtritė turke nė zonat Shtimj - Carravelė mė 1910. Gjatė Luftės I Ballkanike u vu nė krye tė ēetave tė armatosura pėr mbojtjen e trojeve shqiptare dhe tė qeverisė sė pėrkohshme tė Vlorės. Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, sė bashku me I. Qemalin shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė I. Bolentini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbomalazezė. Mė 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  7. #7
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    BOLETINI, PRIJSI SHQIPTARĖVE QĖ TMERROI STAMBOLLIN

    Kur Lordi anglez e pyeti se ku binte nė hartė fshati i tij, Isa Boletini iu pėrgjigj: "Unė s'kam ardhur nė Londėr pėr Mitrovicėn time, por kam ardhur pėr tė gjitha tokat shqiptare qė tė bashkohen nė njė shtet"
    Tė gjitha ngjarjet e vogla e tė mėdha nė Kosove janė tė lidhura ngushtė me atdhetarin e shquar Isa Boletini. Por roli dhe kontributi i tij mė i madh ėshtė i lidhur me Kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 dhe shpalljen e Pavarėsisė. Nė tė dyja kėto heroi Isa Boletini ka luajtur njė rol shumė tė madh.
    Isa Boletini u lind nė viti 1864 nė fshatin Boletin tė Shalės sė Mitrovicės.
    Familja Boletini ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr ēėshtjen kombėtare pėr liri e pavarėsi dhe me kėtė frymė ėshtė rritur e edukuar edhe Isaj. Siē dihet, Lidhja e Prizrenit ka qenė ngjarja mė e rėndėsishme e popullit tonė e cila i vuri themelet e shtetit tė ardhshėm shqiptar dhe ngjalli ndėrgjegjen shqiptare. Ajo formoi qeverinė e parė, me tė gjitha segmentet e shtetit, duke e krijuar edhe Ministrinė e Mbrojtjes. Mirėpo shtetet e Evropės, si gjithė herė, jo vetėm qė nuk e njohėn, por e nxitėn Perandorinė osmane qė ta shtypte sa ma mė parė. Njė nga ushtarėt trima tė Lidhjes sė Prizrenit ka qenė edhe Isa Boletini, i cili luftoi pėr krah heronjve Mic Sokoli e Sefė Kosharja pėr tė mbrojtur tokėn amtare kundra hordhive osmane tė Dervish Pashės. Isa i ri e pa me sytė e tij heroizmin e Mic Sokolit kur u hodh mbi grykėn e topit tė armikut, pėr t'ju dhėnė zemėr luftėtarėve trima qė e jepni jetėn si me le. Kėtė shembull do ta ndiqte mė pas edhe Isa Boletini nė tė gjitha betejat legjendare, jo duke komanduar nga pas luftėtarėt, por duke u prirė nė ballė. Ndonėse Lidhja e Prizėrenit u shtyp me gjak, idetė e saj kombėtare tė mbrujtura thellė nė ndėrgjegjen e popullit tonė nuk u shuan kurrė e jehona e saj vazhdoi gjatė duke edukuar brezat qė erdhėn mė ndjenjėn e atdhedashurisė.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  8. #8
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Isa nė Lidhjen e Pejės

    Nė vitin 1899 u themelua Lidhja e Pejės nga atdhetari i madh Haxhi Zeka e nė atė ngjarje tė shėnuar Isa Boletini luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr organizim e mbrojtjen nė Kosovėn Veriore. Ai morri pjesė nė atė kuvend nė krye tė delegatėve tė Mitrovicės ku u mori pėrsipėr qė vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me pėrpikmėri. Por armiqtė shekullor tė Shqipėrisė si gjithmonė, sa e panė se shqiptarėt filluan tė organizohen, gjetėn njė kalė troje qė e futėn nė mes pėr tė perēarė shqiptarėt. Pikėrisht kur Lidhja e Pejės po merrte po atė shtrirje e atė karakter Kombėtar si tė Lidhjes sė Prizrenit, me dorėn tradhtare tė shqiptarit Mahmut Zajmi tė shitur te osmanlia e te Serbia, mė 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes sė Pejės tė madhin Haxhi Zeka. Betejėn e parė me ushtrinė osmane Isa Boletini e ka bėrė nė vitin 1895. Valiu i Kosovės Hafiz Pasha i dha urdhėr majorit Mehmet Efendiut qė ta sulmonte nė befasi Isa Boletinin ditėn e Bajramit. Por Isai ishte mėsuar me pabesitė e osmanlijve dhe rrinte gjithmonė nė pritje pėr ēdo tė papritur. Nė atė kohė majori turk nė krye tė njė taborri ushtarėsh u nis pėr Boletin. Ndėrkohė Isai i kishte zėnė pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetėm qė e shpartalloi ushtrinė osmane po vrau shumė prej tyre dhe vetė majorin qė e la kokėn nė luftė. Ndėrsa Isai me forcat e tij i shkoi nė fshatin Banjė dhe i ēoi fjalė Veliut: "Shnosh e mirė arrita nė Banjė, ndėrsa majorin Mehmet Efendiun e lash nė Boletin. Po tė doni urdhėroni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u pėrhap si rrufe nė tėrė Kosovėn dhe autoriteti i Isait urrit shumė sidomos nė Kosovėn Veriore. Nė atė kohė Kulla e Boletinėve u bė njė vend peligrinazhi ku shkonin shumė vizitor jo vetėm shqiptar, po edhe gazetarė e korrespondent tė huaj gjė e cila i ra nė sy qeverisė osmane.

    Isa: Jo rusėt nė Mitrovicė

    Nė vitin 1902 u hap lajmi nė tė gjithė Kosovėn se sė shpejti nė Mitrovicė Rusia do tė hapte njė konsullatė. Qėllimi i saj ishte pėr t'i shkuar nė ndihmė Serbisė. Nė atė kohė Isa Boletini, sa e mėsoi atė lajm, i ēoi fjalė Valiut duke i thėnė se ai nuk do ta lejonte qė tė hapej konsullatė ruse nė Mitrovicė. "Na nuk do tė lejojmė kurrė qė tė vijė kangjalloz tė Miskokit nė Mitrovicė", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetėsoi shumė qeveriė osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatės dhe ajo vendosi qė me ēdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumė tė vėshtirė ta bėnte atė veprim se me Isain nuk ishte mė vetėm Shala, por Mitrovica me Vushtėri e Llap. E ndodhur para kėtij fakti, ajo vendosi qė ta bindė me tė mirė Isa Boletinin. Mbas shumė pėrpjekjesh ajo ia arriti qėllimit qė ta bind Isain qė ai tė shkonte nė Stamboll, por Isai iu vuri kėto kushte: 1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja nė Mitrovicė 2) Tė lihem i armatosun e me shokė" 3) Tė banojė vetėm nė Stamboll". Mirėpo nė pikėn e parė qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi nė Mitrovicė. Por populli qė ishte lidhur me besė se nuk do ta lejonte tė hapej konsullata ruse nė Mitrovicė, u ēua nė kėmbė dhe filoi luftėn. Nė atė kohė Konsulli rus qė ishte artilier, doli vetė tė komandonte topēijt kundra shqiptarėve. Njė rezervist shqiptar nė ushtrinė osmane pyeti: "Po kush asht ai qė po komandon topēijt? Dhe kur i thonė se ishte kangjalozi rus, ai menjėherė ia kthu pushkėn dhe e vrau. Nė Stamboll Isai mbajti njė qėndrim tė papėrfillshėm ndaj pashallarėve e qeveritarėve dhe shtėpia e tij ishte kthyer nė njė vend strehimi pėr patriotėt dhe shtėpi bamirėsie pėr hallexhinjtė qė shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua tė kthehej nė Kosovė pas katėr vitesh, mė 1906 kur Rusia u mund nė luftė nga Japonia se pėrndryshe s'kishte pėr t'u liruar kurrė. Kur ia komunikuan lirimin ai tha: "Ma ēoi Zoti Zhapanin (Japonezin) nė ndihmė e ia theu kryet Muskovit (Rusisė) e mue m'u dha mundėsia tė kthehem nė Kosovė". Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e ēifliqe nė Stamboll, vetėm tė rrinte atje, por ai iu pėrgjigj: "Ma i mirė asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit nė Kosovė Isai priti e pėrcolli miq e dashamirė dhe merrte informata nga ata qė e vizitonin se si i kishin punėt me qeverinė nė vendet e tyre. Me kėtė ai ia blente mendjen secilit e duke pa se pothuaj tė gjithė ishin tė pakėnaqur e tė gatshėm pėr veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur tė fillonim ndonjė kryengritje pėr tė fituar tė drejtat tona, a jeni tė gatshėm tė baheni fidakqor (flijuar) dhe tė gjithė iu pėrgjigjėn se ishin gati.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  9. #9
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Kuvendi i Ferizajt mė 1908

    Nė vitin 1907 turqit e rinj krijuan njė parti opozitare kundra sundimit apsolut tė Sulltan Hamitit. Komiteti i tyre nė program u premtonte tė gjithė popujve tė shtypur, liri e barazi me popullin turk. Nė kėtė parti aderuan shumė intelektual patriot shqiptar e njerėz tė thjeshtė duke shpresuar se ajo parti do t'u jepte tė drejta kombėtare, prandaj Vilajeti i Kosovės dhe i Manastirit u bėnė epiqendra e partisė sė turqėve tė rinjė. Nė Manastir garnizoni i ushtrisė dhe nė Kosovė paria,mobilizuan mbarė Kosovėn qė tė merrnin pjesė nė njė kuvend tė madh qė do tė bėhej nė Ferizaj. Nė atė Kuvend ku morėn pjesė rreth 30 000 vetė. njė nga organizatorėt ishte edhe Isa Boletini i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm dhe e mori fjalėn nė kuvend. Nė kuvend folėn shumė oratorė duke demaskuar padrejtėsitė masakrat qė kishte bėrė nė popull sundimi i egėr i Sulltan Hamitit. Kuvendi vendosi qė t'i dėrgohej njė telegram ultimativ Sulltanit qė tė shpallte menjėherė
    Kushtetutėn, pėrndryshe Kosova e para do ta fillonte luftėn kundėr tij. Telegramin e firmosėn 1500 vetė dhe njė nga emrat e parė ishte edhe ai i Isa Boletinit. Sulltani e kishte marrė vesh qėlllimin e atij Kuvendi, prandaj vendimin e tij e priste me ankth e kishte dhėnė urdhėr qė nė ēdo orė qė do t'i arrinte, ta lajmėronin menjėherė. Sa e mori telegramin nga Kosova, Sulltani dha urdhėr qė menjėherė tė shpallej kushtetuta e tė bėheshin zgjedhjet parlamentare. Pas shpalljes sė Kushtetutės u lejuan nė fillim nė tė katėr vilajetet shqiptare tė hapeshin shkolla nė gjuhėn shqipe dhe klube ku propagandohej pėr ēėshtjen kombėtare. Isa Boletini ndonėse vetė ishte pa shkollė, ai e dinte mirė rėndėsinė e shkollės dhe menjėherė e hapi njė shkollė nė Boletin e mė vonė u hapėn edhe nė fshatra tė tjera deri nė Mitrovicė. Mirėpo kjo nuk zgjati shumė, sepse turqit e rinj sa erdhėn nė pushtet e forcuan qeveriosjen e menjėherė filluan t'i shkelin premtimet e tyre duke i vėnė popullit veē taksave tė vjetra, edhe taksa tė reja, duke mbyllur shkolla e klube. Nisur nga kjo populli filloi t'i kundėrshtojė dhe ata dėrguan nė Kosovė ekspedita tė armatosura nė krye me Xhavit Pashėn . Ndeshjen e parė ai e bėri me Isa Boletinin nė Shalė, por shpejt u tėrhoq dhe kaloi nė Rrafsh tė Dukagjinit ku bėri dėme tė mėdha, por e theu kokėn ne Lumė dhe u kthye i turpėruar nė Stamboll. Atdhetarėt kosovarė u bindėn se me turqit e rinj nuk kishte mė miqėsi, prandaj filluan tė organizonin kryengritjen e vitit 1910 me nė krye Idriz Seferin e Isa Boletinin. Kėta tė dy u takuan nė mars tė atij viti nė Prishtinė nė Klubin Kombėtar nė prani tė atdhetarit intelektual e kryetarit tė klubeve pėr Rrafshin e Kosovės, Nazmi Gafurri. Aty e lidhėn besėn e menduan planin taktik e strategjik dhe ēfarė kėrkesash do t'i bėnin qeverisė. Ata vendosėn qė tė bėheshin dy kuvende, njėri nė Gjilan nėn drejtimin e Idriz Seferit dhe tjetri nė Rrafsh tė Dukagjinit nėn udhėheqjen e Isa Boletinit. Ndėrkohė tė dy kėta burra kishin bėrė punė praprake pėr kryengritjen e armatosur. Nė radhė tė parė ata i kishin pajtur gjaqet qė ishin plagėt e vjetra tė shqiptarėve qė dhimbnin mė shumė. Pasi hartuan kėrkesat ata ia dėrguan qeverisė xhonturke nė emėr tė kryengritėsėve dhe atė ia besun atdhetarit Nazmi Gafurri, tė cilat ai do t'i shpallte kur do tė ziheshin grykat strategjike si ajo e Kaēanikut, Ēeraleves dhe e Jezercit.
    Kėrkesat e tyre ishin:
    1.Gjithė ne qė jemi shqiptarė, do tė derdhim gjakun pėr pikė dhe kėrkujt nuk i lėshojmė njė pėllambė vend.
    2. Sulltanin do ta njohim pėr mbret, vetėm atėhere kur mos tė na pėrzihet nė punėt tona tė mbrendshme tė Shqipėrisė tė cilėn duam na vet ta qeverojmė nėn hijen e Sulltanit.
    3. Duam tė lėshohen tė gjithė ata vėllazėn tonė qė i zu qeveria dhe i burgosi.
    4. Duam tė dėrgohet njė komision,nė tė cilin tė ketė tė paktėn 10 deputetė shqiptarė pėr me u marr vesh me ne pėr dėmet qė na ka ba Turkia dhe tė na i paguaj (ėshtė fjala pėr ekspeditėn e Xhavit Pashės) tė gjitha ato". Pra kėto kėrkesa nuk ishin ekonomike por politike tė cilat kishin tė bėnin me autonominė e Shqipėrisė me tė katėr vilajetet.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  10. #10
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Kuvendi i Rrafshit tė Dukagjinit

    Atdhetari i madh Isa Boletini menjėherė filloi pergatitjen pėr organizimin e njė kuvendi tė madh nė Rrafsh tė Dukagjinit. Nė mars tė vitit 1910 tė Verrat e Shugės nė mes tė Gjakovės e Pejės u bė kuvendi ku morėn pjesė gjithė paria e Rrafshit tė Dukagjinit. Nė atė Kuvend rolin kryesor e luajti Isa Boletini i cili nė mes tė tjerash tha:" Vėllazėn, kemi pesėqind vjet qė jemi pushtuar nga osmanllinjtė qė na kanė shtyp. Tani ka ardhur koha qė tė lidhim besėn sė bashku pėr t'u ngritur nė luftė kundra osmanlive pėr t'i fituar tė drejtat tona me armė". Tė gjithė e mirėpritėn fjalimin e shkurtėr tė Isajt dhe u lidh besa se do tė merrnin pjesė nė luftė. Menjėherė mbas mbarimit tė Kuvendit Isa Boletini i shoqėruar nga shumė kryengritės u nis pėr tė zėnė grykėn e Ceralevese e cila e lidh Rrafshin e Dukagjinit me Fushėn e Kosovės. Nė atė kohė Perandoria osmane kishte dėrguar mė se 100 batalione ushtarėsh tė armatosur me armėt mė moderne tė kohės pėr ta shtypur atė kryengritje. Sapo u mėsua kjo gjė, Idriz Seferi zuri grykėn e Kaēanikut qė lidh Fushėn e Kosovės me kryeqendrėn e Vilajetit, Shkupin, ndėrsa patrioti Hasan Hysen Budakova zuri grykėn e Jezercit. Ai me forcat e tij mbronte krahun e majtė tė forcave tė Isajt dhe krahun e djathtė tė forcave tė Idriz Seferit. Luftimet qenė shumė tė mėdha e tė pėrgjakshm e ushtria osmane u thye disa herė. Ndėrkohė qeveria osmane u detyrua qė tė dėrgonte pėr ndihmė Dergut Pashėn me forca tė mėdha. Por ai nuk mundi tė depėrtonte nėpėr ato gryka tė thella. Nisur nga kjo sirtuatė e vėshtirė Stambolli u detyrua tė dėrgonte ministrin e Luftės Mahmut Shefqet Pashėn nė krye tė 40 mijė forcave. Isa Boletini nė krye tė 3000 luftėtarėve nė Grykė tė Caralevės luftoi me heroizėm tė madh, por atė qė armiku shekullor nuk mundi ta mposhte dot me armė, e mposhti me tradhti. Nė kuvendin e lartpėrmendur ndonėse u lidh besa, nuk morėn pjesė Sulejman Batusha, Shaban Binaku e Rust Kabashi tė cilėt e dėmtuan shumė atė kryengritje. Poeti patriot Risto Siliqi i cili mori pjesė vetė nė kėtė kryengritje ka shkruar: "Ret ishin lidhun nyje, e pllumbat pikojshin si pikat e shiut, ndėrsa trimat luftėtarė kėndojshin sikur ishin nė dasėm". Ndėrsa pėr komandantin e kryengritėsve shkruante: Isa Bega Boletina / Bir i sė njėrės kosovesh/mbi halldupa, mbi coftina,/Nget e shket me shpatė zhvesh". Ndonėse kryengritja dėshtoi, armikut i mbetėn me mijra tė vrarė e tė plagosur si dhe 80 oficera madhorė gjė e cila bėhet e ditur dhe nga dokumentet osmane tė kohės. Ushtria osmane e udhėhequr nga gjeneralėt kriminel, Dergut Pasha e Shefqet Pasha bėri krime tė papėrshkruara ndaj popullsisė duke vrarė e varė, djegur e plaēkitur. Pėr kėtė rapsodi popullor ka kėnduar: N'Kaēanik e nė Boletin /Krejt Kosova u mbush me tym /u mbush me tym e na i dual flaka / E dogj me topa Dergut Pasha".
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Isa Boletini patriot,apo...?!
    Nga fatlumi18 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 13:04
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •