Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Ndërron jetë Profesor Zekeria Cana

    Ne Prishtine,nderron jete Profesor Zekeria Cana,

    Sot,ne moshen 75 vjecare ka nderruar jete prof.dr.Zekeria Cana.Prof.Cana ishte nje nga historianet me te cmuar te Kosoves,akademik dhe veprimtar i madh i ceshtjes shqiptare.
    Ne lemine e profesionit te tij si historian,cmohej si nje pend e shquar,objektiv dhe kritik, ne trajtimin e temave te medha te historise kombetare.

    Nder shume breza studentesh qe ka mesuar profesori,ka gezuar epitetin e nje rilindasi te madh te epokes se formimit dhe rritjes se idese se shqiptarizmes ne Kosove.
    Per ata qe e kane njohur,ai do te jete nje nga ata burra qe vlene te kujtohen per jete te jeteve.
    I perjeteshem kjofte kujtimi per kete burr te madh e mesues te dashur te kombit tone !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Te ndjerin Pro. Zekirija Cana e kan njohur personalisht.Ne nje kohe kur njerez si llapi ruanin bagetine lendinave,kam pase nderin te marre pjese ne disa organizime me karakter kombetar,dhe te jem krah tije.E kam njohur si nje guximtar shume te madh dhe nje atdhetare te flakt.Ka qene njohes shume i mire i historise sone te bujshme,asaje te shkruar dhe asaje qe ende nuk ishte dhe nuk eshte shkruar.Ka pasur gjithmone "nje vesh te hapur " per hallegjinjt.Impusiv,idrejt dhe trim i madh.

    Me vie shum keq qe nuk kam mundesi ta ngushlloj familjen e tije personalisht,dhe as te marr pjese ne vorrim.

    Ngushllimet e mia te perzemerta familjes,zoti ia falte mekatet.

    I lehte i qofte dheu.

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    U prehtë në paqe!
    Sui generis

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te pakten e perjetoi Kosoven e pavarur. U prehte ne paqe!

  5. #5
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ngushllimet e mija te sinqerta i dergoj : familjes se te ndjerit Zekiria Cana, miqeve dhe dashamireve.

    Nje teme ndushllimi kombetar nuk duhet te shendrrohet ne nje debat banal atdhetar-=tradhetar,se tek e fundit le ta thote Adem Demaci vete te paren o te dyten(jo qe ka te drejte nje njeri kushdoqoft te klasifikoj nje njeri tjeter si atdhetar ose tradhetar por vete faktin se s'ka "damke tjeter antikombtare "qe permendet kunder tij pos asaj "deshmie te famshme" ne gjyqet e paragjykuara jugosllave ndaj shqiptarve.

    Per "deshmine" perpara 50 vitesh ndaj z.Adem Demaci, shume mire qe kane pasur kohe te dy si shoke dhe si fatlum qe te jetojne dhe ta shohin Kosoven e lire,kane pasur kohe pra ti pastrojne punet mes tyre.
    Nese nuk e kane bere me vjen shume keq per te ndjerin qe ka shkuar me brenge dhe sa per simbolin e rezistences se Kosoves z.Adem Demaci nuk eshte vone as sot per te falur nese ka cka te fali .


    Per "deshmite" ne pergjithsi ne ish Jugosllavi: Jugosllavia nuk i quante shqiptaret per njerez, dhe sigurisht as qe merrte parasyshe asnje fjale shqiptari parasyshe vec qe i ndante dy shoke per ata fakte qe i dinte regjimi pa e pyetur as njerin as tjetrin,njerin ne burg tjetrin jasht.Nderkaq qe burgu mbaronte, nuk mbaronte dhe nuk tejkalohej percarja.
    Qellimi ishte shume i thjeshte percaj dhe sundo, disa i burgoste ,disa i nxirrte deshmitar dhe disa i vriste...nga te gjithe keto grupe te dhimbjes fatkeqe ishte e denuar me mizorisht nje kategori e vockel e njerezve aktivist kombetar qe te kompromitohet ne syte e popullit te vet.( sigurisht se ka pasur qe edhe kane deshmuar, dhe qe kane tradhetuar sigurisht se ka pasur)
    Por i ndjeri per besimin tim ka qene kategoria qe Jugosllavia me shume eshte interesuar ta kompromitoj kundrejt popullit te vet se sa ta eleminoj ose edhe ta martirizoj me burgosje te gjate.
    Deshmite qe sillen ne shtyp kane qene deshmite e grupit te intelektualve si te njohura boterisht dhe te pranuara apriori edhe prej vete z.Adem Demaci: ai ka folur boterisht dhe me sa di une ka folur boterisht qysh ne seancen e pare gjyqesore-=te denimit te pare,pra perpara se te thone keta se Adem Demaci eshte kunder kolonializmit jugosllav ai i ka deklaruar vete te gjitha ata "deshmi"
    ( prape per llogarne time, mendoj se me shume eshte relacion miqsor i papastruar mes tyre se sa akuze tradhetie kombetare,kjo e dyta nuk duhet ti atribohet besoj)

    Sidoqoft nje gje qe une e di vete nga ajo c'kam jetuar ne ate nenqiell te Kosoves per dhjete vjet( kam pasur rastin edhe ta takoj dhe te bisedoj me profesorin): i ndjeri z.Zekiria Cana ishte nje historian shqiptar i njohur, ishte aktivist kombetar shume energjik dhe ka bere gabime si te gjithe ata qe punojne shume .
    Sa per vendin si historian do ja thote vepra qe ka lene pas, sa per vendin si personalitet ne historine e Kosoves do ta tregoje koha dhe historia , sa per dheun e Kosoves e meriton cdo grime ...i lehte i qoft dheu i Kosoves se lire !

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 10-01-2009 më 23:04
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Ngushllime familjes për vdekjen e babait, gjyshit...! Ngushëllime ish nxënësve dhe studentëve të tij , ngushëllime të gjithë shqipëtarëve, atyre që e cmuan dhe e cmojnë fjalën e urtë dhe të drejtë, të vërteten e tij për historinë e kombit tonë!
    Prof. dr. Zekeria Canën e kam njohur, por jo shumë! Ishte i drejtëpërdrejtë, fliste pa dorëza!
    Me kujtohet njëherë ( ishte ndonjë muaj apo më shumë se një vit para se të intervenonte NATO në Kosovë, e atë kohë ai kishte ndërmarrë një aksion në tërë Kosovën(në fshatra e qytete) për ngritjen e përkujtimoreve të gjithë atyre shqiptarëve që ishin vrarë nga serbo malazezët gjatë luftërave ballkanike, pas Luftës së Parë e të Dytë Botërore!
    " Profesor! Ishe edhe andej nga ana e ime për të organizuar ngritjen e përkujtimoreve!"- i thash një ditë
    "Po, more, por se si ishit edhe ju andej, të ndrojtur, të mos them tutëza!!"
    "Përse, profesor?!"
    "Disi nuk ecte puna, heshtnin, dronin të organizoheshin...!"
    "Sa herë i kanë djegur e pjekur, ndaj...!", deshta të arsyetoj.
    "Se mos vetëm anën e juve e kanë djegur e pjekur! E gjithë Kosova është përplot varre të vjetëra e të reja nga masakrat serbomalazeze, por gjetkë ecën puna më mirë në ngritjen e përmendoreve!", ma preu shkurt.

    Para intervenimit të Natos me pat ra në dorë një Vjetar i Rilindjes ( të gjitha Rilindjet e botuara në vitet 1957-58-59) dhe i shfletoja ngadalë ( Vjetarin e mbaja në shtëpinë time) dhe merrja një pasqyrë të qartë të gjëndjes aq të keqe në ato vite në Kosovë (dhunë, vrasje, propagandë antishqipëtare, shpërngulje për në Turqi...) Por edhe kishte shkrime të rralla, të mrekullueshme, të mahnitshme dhe shpeshëherë i bëja pyetje vetës se si kanë mundur kështu të shkruajnë gazetarët në atë kohë aq të keqe, si kanë guxuar ta bëjnë këtë...! Më patë lënë përshtypje të thellë një Reportazh (dy faqe gazete e Rilindjes) për familjet shqipëtare(nga fisi Kelmend) të shpërngulura nga Malësia në Vojvodinë (në shekullin shtatëmëdhjetë), ku ende pleqtë e plakat atje (në fshatrat e Vojvodinës)e flisnin apo e belbëzonin gjuhën shqipe dhe i ruanin zakonet ma fanatizëm, aty këtu edhe veshjet! Autor i Reportazhit ishte Zekeria Cana, atëherë gazetar i Rilindjes! Në reportazh lihej të kuptohet se nuk ka ekzistuar një shpërngulje serbe, nga Kosova e Mali i Zi, sic propagandohej e propagandohet nga qarqe serbe, por ka ekzistuar një shpërngulje e fiseve shqiptare nga kryengritja e deshtuar në Malësi dhe dhuna turke! Shpeshherë më është kujtuar ai reportazh dhe shpeshëherë i kam bërë pyetje vetës se si ka guxuar atëbotë Zeqa të shkruaj një reportazh të tillë aq guximshëm me tone e ngjyra tërësisht kombëtare. Si paska mundur të depertoheshin dhe botoheshin në faqet e Rilindjes shkrime edhe kaq të guximashme në ato kohë aq të liga!
    Edhe një Reportazh tjetër, nga shumë sish, duke i shfletuar gazetat e atyre viteve, më pat rënë në sy dhe e mbaj mend mirë! Prapë ai reportazh i shkruar nga Zekeria Cana dhe botuar në një nga numrat Rilindjes, 50 vite më parë! Në një shtëpi të vogël, në një lagje kolonistësh serbomalazez, të quajtur "Gradic Pejton", në Prishtinë, atë kohë, jetonte edhe e motra e Milovan Gjillasit, kundërshtarit të Titos! E motra e tij, e moshuar dhe e vetmuar, i thoshte gazetarit të Rilindjes, pra Zekeria Canës, se ajo mbante mend si fëmijë, në Mal të Zi, se në familjen e saj flitej shqip dhe aty vinin mësues për ta mësuar atë dhe fëmijët e tjerë gjuhën shqipe dhe gjuhën frenge...!

    Nja dy javë para se të ndodhte qendresa heroike dhe ajo masakër në Prekaz, diku kah shkurti i 1998, më sa me kujtohet, Zekeria Cana pat botuar një Reportazh në "Bujku", gazetë e përditshme në gjuhën shqipe, për familjen e Jasharajve! Reportazh i gjatë, gati një faqe gazetë, ku flitej për situatën e rëndë në Drenicë, në Kosovë dhe ku mund të kuptohej se Zeqa ishte një mik i njohur i Jasharajve dhe se ai aty ishte kthyer jo njëherë! Reportazhi përfundonte me dialogun e nënës së Adem Jasharit me Zeqen! Zeqë, i thoshte ajo (disi kështu) ne po ndahemi por Zoti e di a do të shihemi ma! Punët ngusht i kemi! Reportazhi, pra, përfundonte me fjalët e Nënës së Adem Jasharit, e cila paralajmëronte gjemen që do të ndodhte në ato troje dhe në Prekaz! Dhe gjema ndodhi!

    Këto janë vetëm pak fletë të shkëputura nga ajo që kam mbajtur mend nga shkrimet publicistike të Profesorit të nderuar! Populli do ta mbaj mend gjatë e vepra e tij sigurisht se do të jetojë edhe me gjatë!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ma kan fshi shkrimin per prof Zekeria Canen..
    nejse..

    Ngushellime Familjes e gjith juve qe e keni njohur e dashur e respektuar trimin e historianin e pedagogun e madh te rinise Shqiptare.. te ndjerin Zekiria Cana..

    edhe un kam pas rast te jem ne oda burrash a ne ndonje kafene a shoqat e ta degjoj profesorin..

    e njihte mire historin e kosoves e te krejt trojeve.. shqiptare.. e sidomos tregoj interesim per ngjarjet ne shqiperi te epokes para komuniste e pas komuniste e sidomos interesohej per MUkjen..

    a dihet ku do varroset?

    ne se prof Cana ka miq besnik.. ata do duhet ta marrin urgjentisht ne mbrotje krejt arkivin e profesorit.. pra dokumtacionin e shkrimet e dorshkrimet qe ai i ka mbledhur.. ne vite.. sepse ka mundesi qe njesitet guerile polpotiste enveriste te bejne vjedhjen e tyre ose asgjesimin..

    e kjo do ishte humbje per kulturen e historine.. shqiptare..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-01-2009 më 05:01

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Dardan,

    a mund t'i sjellesh ata dy reportazhe nga "Rilindja" e nga "Bujku", per te cilet shkruan me lart? Do te ishte homazh i vertete per prof.Canen, per punen e tij te madhe ne vite.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Dardan,

    a mund t'i sjellesh ata dy reportazhe nga "Rilindja" e nga "Bujku", per te cilet shkruan me lart? Do te ishte homazh i vertete per prof.Canen, per punen e tij te madhe ne vite.
    Jo, Dita! Do të duhej ndonjë ditë, edhe po të isha tani në Prishtinë, derisa të shfletohej dokumentacioni i Rilindjes dhe të gjëndeshin reportazhet! Eshtë shumë vështirë për tu rënë në gjurmë reportazheve pasi që, sic kam dëgjuar, i tërë dokumentacioni i Rilindjes është në gjëndje shumë të keqe, në bodrume, por edhe pjesë pjesë i ndarë( për tu ruajtur) nepër shtëpitë private!
    Rilindja nuk del më dhe goditjen përfundimtare asaj ia dhanë ata që sot i gëzohen vdekjes së Zekeria Canës dhe vdekjeve e vrasjeve të veprimtarëve dhe atdhetarëve të shumtë që pati dha ka Kosova!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 11-01-2009 më 08:34

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283
    Ngushllime Familjes dhe gjithe miqve te Dr Zekrija Canes!
    Dhuro shumë...e prit pak!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nderron jete ish-diktatori Augusto Pinoçet.
    Nga ClaY_MorE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 22:01
  2. Henry nderron sponsor nga Nike ne Reebok.
    Nga bayern në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-04-2006, 10:07
  3. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  4. Ndërron jetë kompozitorja e "Besame mucho"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-02-2005, 15:48
  5. Nderron Jete Kryetari I Shish-it
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 04:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •