Mbajtja e Kuvendit Shqiptar te Verrat e Llukės
Fazli Hajrizi
Kontributi i Isa Boletinit nė organizimin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar (8)
Shokėt e miqtė e shumtė, njerėz tė thjeshtė e atdhetarė tė kulluar tė krahinės sė Pejės e Gjakovės i qėndruan besnikė Isa Boletinit, i dhanė ndihmė tė madhe, duke i ofruar strehim nė ēastet mė vendimtare pas sekuestrimit tė pasurisė sė tij nė nėntorin e vitit 1908. Nga Bellaja Isa Boletini kaloi nė Krasniqe tė Gjakovės. Nė maj-qershor 1909, forca tė shumta osmane tė udhėhequra nga Xhavit Pasha ushtruan dhunė e terror edhe nė krahinėn e Gjakovės e Lumės. Pas shtypjes sė kundėrrevolucionit tė 13 prillit 1909, turqit e rinj, tė cilėt e konsoliduan edhe mė tej pozitėn e tyre, me anė tė dhunės e terrorit diktuan taksa tė reja dhe ligjin mbi shėrbimin ushtarak, duke hequr kėshtu maskėn e barazisė, lirisė dhe vėllazėrisė.
Bashkimi i krahinave
Konsulli Italian nė Shkup nė relacionet e tij e pasqyron gjendjen nė Shqipėri, ku konflikti midis shqiptarėve tė pakėnaqur dhe komitetit xhonturk ishte shumė i ashpėr. Isa Boletini dhe atdhetarė tė tjerė kosovarė i hynė sėrish organizimit tė kryengritjeve. Ai, duke qenė se kishte njė pėrvojė tė mirė nė organizimin e lėvizjes sė armatosur pėr liri, kishte marrė disa letra nga deputetėt shqiptarė tė Stambollit, ku bėnin thirrje pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme antiosmane. Kėshtu, nė fund tė vitit 1909, arriti tė ripėrtėrijė lidhjet e krijuara nė pranverėn e atij viti pėr bashkimin e lėvizjeve tė krahinave tė ndryshme nė njė kryengritje tė vetme. Pas takimit me parinė e Isniqit, tė Malėsisė sė Gjakovės, tė Deēanit, tė Pejės etj., u morėn vesh pėr organizimin e njė kuvendi te Verrat e Llukės. Pėr tė parandaluar pėrpjekjet e shqiptarėve pėr liri dhe njėkohėsisht pėr tua bėrė jetėn edhe mė tė rėndė, valiu i Kosovės, Maxharr Pasha, nė mars tė vitit 1910, nisi zbatimin e taksės sė oktrovit (taksės sė vjetėr qė u vihej fshatarėve pėr ēdo produkt bujqėsor qė sillnin nė treg). Konsulli Italian, Galanti, nė relacionet e tij flet pėr revoltėn e shqiptarėve tė Mitrovicės, Vushtrrisė, Prishtinės, Llapit, tė cilėt ishin ngritur kundėr arbitraritetit tė valiut tė Kosovės. Rolin kryesor e kishte Isa Boletini.
Revolta e madhe
Ai shkoi sa nė njė krahinė sa nė njė tjetėr, duke zhvilluar njė propagandė pėr nevojėn e organizimit tė kryengritjes sė pėrgjithshme kundėr regjimit xhonturk. Nė bashkėpunim me krerėt e tjerė, si Hasan Hysen Budakovėn, Shaban Binakun, Sulejman Batushėn etj., u vendos qė tė thirret kuvendi tradicional te Verrat e Llukės. Nė kuvend, i cili u mblodh mė 17 prill 1910, morėn pjesė pėrfaqėsues nga Malėsia e Gjakovės, nga Vokshi, nga krahina e Podgurit dhe Prekorupės. Isa Boletini ishte angazhuar qė nė tė tė marrin pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave dhe shtresat e shoqėrisė shqiptare. Aty, siē njofton edhe kėngėtari popullor, u lidh Besa e Dheut:
Mbledhė shqiptarėt bytevi,
NMitrovicė deri nGusi,
NKaēanik deri nMalsi,
Nverra tLlukės bajnė pleqni,
NVerra tLlukės jan mbledh ttanė,
Kanė lidhė besėn pėr gjithė anė!
Nė Kuvendin Shqiptar te Verrat e Llukės fjala e Isa Boletinit, i cili ishte zgjedhur komandant i forcave tė armatosura, u miratua me entuziazėm nga tė gjithė tė pranishmit: Ngrehuni vllazėn, tė gjithė na tė bashkohemi tė derdhim edhe ma tmbramen pikė tė gjakut qė na ka mbetė, pėr tė drejtat e nder tatdheut!
Kėrkimi i tė drejtave
Risto Siliqi nė kujtimet e tij shton se Isa Boletini nė kėtė kuvend shtroi edhe njėherė nevojėn e organizimit tė luftės sė armatosur, e cila nuk drejtohej vetėm kundėr taksave dhe arbitraritetit tė autoriteteve osmane, por kishte si pikėsynim parėsor hapjen e shkollave shqipe pėr fėmijėt shqiptarė, emėrimin e gjyqtarėve shqiptarė, hapjen e rrugėve, ngritjen e fabrikave pėr tė mos u lėnė djemtė tė mėrgonin etj. Pėrmbushja e kėtyre kėrkesave, sipas tij, do tė ēonte nė realizimin shkallė-shkallė tė autonomies sė Shqipėrisė. Fjala e tij nė kuvend se Toka qė e thau osmanllia, lotėt tanė nuk mujtėn me njomė e tash na kena me e vaditė me gjak shqiptarit, ēoi peshė zemrat e tė pranishmėve. Pėr acarimin e marrėdhėnieve midis pushtetit turk dhe shqiptarėve, tė cilat kishin arritur kulmin, flet edhe raporti i ambasadorit italian nė Stamboll, Nr. 1942/685, dėrguar mė 22 korrik 1910 Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Romė: Qeveria turke ėshtė ajo qė provokon dhe sulmon. Shqiptarėve u mbetet vetėm tė mbrohen. Nuk flitet mė pėr dėshirat e shqiptarėve, por pėr masat qė qeveria do ti imponojė.
Heroizmi dhe arti luftarak nė Grykėn e Carralevės
Mė 1 prill 1910 filloi kryengritja e shqiptarėve qė nė histori mori emrin Kryengritja e Kosovės. Nė krye tė Kryengritjes sė Kosovės e vitit 1910 ishte Isa Boletini, sė bashku me 15 krerė tė tjerė tė njohur, nė mesin e tė cilėve u shquan sidomos Hasan Hysen Budakova, Shaban Binaku, Idriz Seferi, Bajram Daklani, Sulejman Batusha, Sadik Hallaēi, Emin Bllataviu, Sali Isa, Beqir Bej Karapilko, Hasan Ferri nga Plava, Idriz Guri, Fetah Sherifi, Shaban Sulejmani, Hysen Aga Hasan Loka
Krijoni Kontakt