Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 99
  1. #31
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skėnder P. Luarasi

    Sahati i Isa Boletinit

    Nė fillim tė shekullit XIX babain e Isa Boletinit erdhi ta takonte njė i huaj me emrin Millosh dhe i kėrkoi punė. Ademi e mori nė punė Milloshin me tė tre djemtė nga fshati Sllatinė, njė nga tė shtatė fshatrat midis Vuēiternit e Mitrovicės, banorėt e tė cilėve janė ortodoksė dhe flasin shqip, porse duke qenė nėn ndikimin e kishės e klerit serb u quajtėn serbė.
    Njė ditė plaku Millosh i tha Ademit: ''Zotni, m'u shfaq nė ėndėrr Sveta Bogorodica dhe mė tha t'i ngreh njė konizmė.''
    ''Po ngrife, mor axhė,'' iu pėrgjegj Ademi.
    Pas ca kohe, po ky Milloshi i vajti Ademit dhe i tregoi ėndrrėn qė kishte parė pėr tė ngritur njė kishė.
    ''Po ngrife mor axhė, ngrife'', i tha pėrsėri Ademi.
    Dalngadalė Milloshi e rrethoi kishėn me mur, e mė vonė nga kisha e Terpojės sollėn konizmėn e Shėn Marisė me Isunė nė gji. Kėtė kishė mė pastaj e bėnė manastir.
    Nė kėtė mėnyrė serbomėdhenjtė i shtrinė krahėt e babėzitur mbi tokat e lashta shqiptare qė ata i quajtėn ''Stara Sėrbia''.
    Ky lloj cinizmi qėndronte nė kundėrshtim me tolerancėn fetare tė Isa Boletinit i cili, sikundėr e thotė shprehimisht historiani gjerman Karl Estrajher, qė e vizitoi kryetrimin kosovar mė 1897, ''edhe me priftin e fshatit qėndron nė marrėdhėnie nga mė tė mirat.''
    Nė korrik1914, plasi lufta e parė botėrore. Me shkatėrrimin e guvernės sė Durrėsit autoritetet jugore u nisėn shumica pėr nė Vlorė, disa pėr nė Shkodėr. Kosovarėr zbritėn nė Shėn Gjin dhe sė kėndejmi morėn udhėn e Malsisė. Vapa e Durrėsit, uji i keq, malarja me ethet dhe mbi tė gjitha mjerimi i luftės vėllavrasėse, i pati bėrė gjysmėnjerėz kėta viganė tė Kosovės.
    Ndėrsa tė bijtė, nipat e shokėt e tij u shpėrndanė nėpėr Malsi, Isai ra i sėmurė nė hotelin ''Paruca'', nė Shkodėr.
    Kėtu, konsulli francez Bikok, me anėn e Prenk Bib Dodės, e ftoi Isa Boletinin nė konsullatė dhe i tregoi njė telegram. ''Eshtė nga ambasadori ynė nė Cetinė, - i tha, - mban urdhėrin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme qė na porosit t'ju pėrcjellim me vapor lufte pėr nė ēdo vend neutral qė tė dėshėroni''.
    Kėshtu, konsulli Bikok e priti Isanė mysafir.
    Tė nesėrmen, mė 27 qershor 1915, nė mėngjes, ushtria e knjaz Nikollės pushtoi Shkodrėn. Gjeneral Veshoviqi, nga patriotėt qė patėn gjetur strehim nė Shkodėr: Cerēiz Topullin dhe Muēo Qullin i vrau, Aqif Pashė Elbasanin, Sotir Pecin, Hil Mosin dhe Luigj Gurakuqin me tė tjerė i internoi nė Podgoricė. Pas shumė peripecive, nga Cetina u dėrgua nė Podgoricė edhe Isa Boletini. Ndėrkaq filloi ofensiva austro-gjermane kundėr Malit tė Zi dhe Serbisė. Knjazi dhe Krali ua mbathėn kėmbėve pėr tė shpėtuar kokėn. Porse ministrat, gjeneralėt e vojvodėt nuk ikėn pa i grabitur jetėn edhe trimit kosovar.
    Kur komisioni i armpushimit u nis tek ura e Vezirit pėr t'ua dorėzuar austriakėve vendin, dy xhandarė e thirrėn Isa Boletinin pėr nė prefekturė. Ndėrkaq nja 80 xhandarė patėn zėnė pusi nė dy anėt e urės sė Ribnicės. Duke qenė ura me bryl, Isai me tė birin, Zahidin e me Misin Nimanin, nuk u duk gjersa hipėn nė urė. Me t'u dukur u dha shenja: '' Qe Isa Boletini!''. Dhe mbrapa tij xhandarėt e fshehur e zunė hyrjen. Prej anės tjetėr tė urės u turrėn tė nipat e Isait: Jonuzi dhe Haliti me Hajdar Radishevėn. Kur oficeri komandues u thirri me zė tė naltė: ''Pradajte aruzhe!''( ''Dorėzoni armėt!'') Isai nxorri shpejt nagantin : ''Jo besa! S'ia kam dorėzue as kralit , as mbretit!''
    Nė flakėt e pėrpjekjes shqiptarėt qėllonin me nga dy revolverė nė duar deri sa i zbrazėn krejt fishekėt. Brenda disa minutave asaj mesdite tė 23 janarit 1916, u vra Isa Boletini vetė i tetė: tė bijtė Halili dhe Zahidi, tė niprit Jonuzi dhe Haliti, Hajdar Selim Radisheva dhe djali i vėllait tė Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Niman Bala nga Isniqi.
    Ministrat e Malit tė Zi, fillim e mbarim, e vėshtruan rrjedhjen e kėsaj tragjedie nga penxheret e prefekturės pėrtej urės.
    Kur lajmuan Ministrin Veshoviē pėr humbjen e kaq e aq vojvodave, ai pyeti me ankth: ''Mor, a u vra Isa Boletini?''
    Kėshtu si kusari i cili, ndėrsa po i digjet shtėpia, shkon nėpėr banesat e gjitonėve t'u vjedhė xhevahiret, ministrat cernagoras, tė gėzuar mė shumė pėr mjerimin e tjetrit se sa tė dėshpėruar pėr fatkeqėsinė e popullit tė tyre , ia grabitėn jetėn Isait, atė ditė kur ata vetė po humbisnin vatrėn e nderin.
    Ata e vranė Isanė, vet i tetė dhe ua mbathėn kėmbėve nėpėr Malsinė shqiptare, qė tre vjet mė parė e patėn bėrė shkrumb e hi dhe mbytur me gjak tė pafajshėm.
    Por pas i ndiqte Nemesis, hyjnia e gjakmarrjes qė kėrkon tė drejtėn dhe nuk le ta teprosh zullumin.
    Pas dimrit, kur pranvera sapo nisi tė vagullojė, njė bujk vuri qetė nė njė selishte pranė Urės sė Brarit. Plori prej dheut i nxorri njė sahat - po, njė sahat xhepi, tė madh, tė bukur, me zinxhir tė ergjėndtė. Po ē'e do se nuk punonte. Bujku dorėmbarė, kur vdiq ua la tė bijve. Motin qė shkoi, gjashtėdhjet e katėr vjet pas vrasjes sė Isait, erdhi nė Brar njė kontrollor urash e rrugėsh tė cilit ia treguan sahatin. Ai e ēeli kapakun dhe nė faqen e brendshme pa tė shkruhej me gėrma cirilike serbisht: Za ispomenu Isa Boletinca bylykbashi Manastira Sokolica, 1813-1899.
    C'na rrėfen ky sahat?
    Mė 1813, ose mė vonė, mbasi sėrbomėdhenjve u pėlqente t'ia rritnin moshėn Stara Sėrbisė, ata themeluan manastirin nė Sokolicė dhe mė 1899 igumeni i manastirit ia shfaqi Isait mirėnjohjen duke i dhuruar sahatin me kushtimin: Pėr nder tė Isa Boletinit, pajtorit tė manastirit Sokolicė, 1813-1899.
    Hyjnia e gjakmarrjes u zuri pusi nė tokat pranė urės sė Brarit, hajdutėve serbomėdhenj qė i vodhėn Isait bashkė me jetėn edhe sahatin qė ia patėn bėrė dhuratė.
    Kjo ngjarje na kujton edhe Kalin e Trojės: Timeo danaoset dona ferentes dhe i porosit shqiptarėt tė ruhen nga armiqtė edhe kur u sjellin peshqeshe.
    (Botim i vitit 1981)

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #32
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Millovan Gjillas, pėr vrasjen e Isa Boletinit: “Isa Boletini ishte vrarė. Por kishte luftuar trimėrisht, bile pėr njė kohė tė gjatė pavarėsisht se kishte mbetur i vetėm nė rrugė tė madhe. Ashtu i plagosur ishte ngritur nė gjunjė dhe sado qė nuk kishte fuqi pėr ta mbajtur pushkėn qėllonte me revole qė tė paktėn tė vriste ndonjėrin prej armiqve para se tė jepte shpirt. Babai im ishte turur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen nė dorė tė majtė, por nuk kishte pasur kohė tė hapte zjarr. Njė ushtar e kishte vėnė nė shenjė dhe Isa kishte rėnė pėrdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte shikuar me sytė e tij tė mėdhenj e tė pėrgjakur, kishte thėnė diēka nė gjuhėn e tij amtare dhe nė atė ēast kishte dhėnė shpirt. Babai e kishte marrė mauzerin e tij tė gjatė me dorezė tė stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin mė tė shtrenjtė. Pėr ēudi edhe ne fėmijėve na vinte keq dhe ndjenim hidhėrim dhe kishim mbajtur zi pėr Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megjithėse ai ishte krenar qė ishte vrarė prej grupit tė tij. Ky ishte njė pikėllim i veēantė, ishte mė tepėr njė admirim pėr njė hero sypatrembur tė Shqipėrisė, qė kishte luftuar deri nė fund nė njė fushė tė zhveshur nė mes tė rrugės sė madhe, pa iu lutur kurrkujt dhe pa falur kurrkend, ashtu drejt nė kėmbė i pa mbrojtur...”.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #33
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    ''TOKĖN TONĖ QĖ E THAU OSMANLLIA
    LOTĖT TANĖ NUK MUNDĖN ME E NJOMĖ
    E TASH NA KENA ME E VADIT
    ME GJAK SHQYPTARI''
    Dhe ISA BOLETINI e vaditi me gjakun e vet tė shenjtė qė tė begatohet pėr brezat e ardhshėm shqiptarė.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #34

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #35

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #36

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #37

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #38
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mungon pjesa (5)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #39
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Isa Boletini ishte prej Fisit Shale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 09-04-2010 mė 14:41

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #40

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Isa Boletini patriot,apo...?!
    Nga fatlumi18 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 13:04
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •