Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 99
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960
    Isa Boletini, atdhetari dhe udheheqesi per clirim dhe bashkim kombetar

    U vra ne 23 janar te vitit 1916

    Me 23 janar te vitit 1916 u vra pabesisht Isa Boletini, "Hero i Popullit", nje nga pasardhesit e rilindesve shqiptare, i cili dha nje kontribut te rendesishem ne luften e armatosur per liri dhe shtet kombetar, ku u dallua si organizator dhe mbeshtetes i programit per mevetesine. Ai u vra nga malazezet ne Podgorice ne nje moshe te re, ndersa ishte nje nga perkrahesit e revolucionit xhonturk te vitit 1908 dhe nje nga organizatoret e Kuvendit te Ferizajt (1908), qe luajti rol te rendesishem ne shpalljen e Kushtetutes.

    Isa Boletini ishte nje nga figurat qendrore ne kryengritjet e viteve 1910-1912, ku bashkerisht me udheheqesit e tjere te trojeve shqiptare, brenda dhe jashte kufijve, arriten shpalljen e Pavaresise me 28 Nentor 1912, ne Vlore. Ai dha nje kontribut te vecante ne delegacionin shqiptar qe shkoi prane Konferences se Ambasadoreve ne Londer per mbrojtjen e teresise tokesore te shtetit shqiptar. Ne shume intervista dhene mediave te asaj kohe dhe ne takime me figura te politikes evropiane, ai mbrojti me force aspiratat per ruajtjen e trojeve te vendit. Isa Boletini dha nje ndihmese te cmuar ne luften clirimtare te popullit te Kosoves per t'u shkeputur nga sundimi serb dhe per bashkimin e Kosoves me shtetin ame. Ishte pikerisht per keto perpjekje, te cilat sollen edhe vrasjen e tij pabesisht, ne nje moshe te re, ne 23 janar te vitit 1916.

    KOHA JONE
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Davius pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #22
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,671
    Eh, iken ata shqiptare te mocem...keta te tashmit jane disa pa moral e nder!

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Edvin83 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #23
    Erando
    Anėtarėsuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    872
    paska qen taman trim

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar padrilla pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #24
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Mosha
    37
    Postime
    1,701
    Citim Postuar mė parė nga padrilla Lexo Postimin
    paska qen taman trim
    Po pse sot po e merr vesh ti?Apo historine tone se ke kap nai here me dore?Shqiptar qeke dhe ti
    Mendoj qė ekzistojnė dy gjėra tė pafundme: Universi dhe Injoranca njerzore, por pėr Universin kam akoma disa dyshime. (Albert Einstein)

    Punimet e mia nė Jasc Paint Shop Pro
    Punime nga studentėt e shkollės Angelo Blue

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar kacaku basket pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #25
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    34
    Postime
    5,644
    Fjalėt e para nė kėtė artikull janė anti-malėsore.

    Malėsisė duhet t'i kthehet nderi qė e meriton. Pėrse nuk pėrtojnė qė t'ia fusin kot "nga Mitrovica"?

    Po ēfarė Mitrovice more. Ai s'ka lidhje me Mitrovicė.

    Isa Boletini ėshtė lindur e rritur nė fshatin Boletin tė krahinės "Shalė e Bajgorės".

    Nuk ka kurrėfarė lidhje me Mitrovicė.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar alibaba pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #26
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Isa Boletini nje nder heroit me te mdhej te kombit shqiptar , njeri i cili i ka meritat me te mdhaja per pavarsine e shqiperis , dhe sot flitet aq pak per te sapo desha ta hap nje tem per te por me vije mir se kjo tem tash me po egzistoke ketu .


    Pritet qe se shpejti te behet rivarimi i eshtrave te heroit ne Fshatin boletin , deri ne fund te muajit maj qeveria e kosoves ka ultimatum qe te bej organizimin e heroit ton me te madh , por siq po shihet qeveria osht e zanun me tendera , eshtrat e hroit qendroin tash e 8 vite mas lufte te pa varosura nga pamundesia e rivarimit per shkak se fshati Boletin gjindet ne veri te Mitrovices ne komune e zveqanit , kur te kaloj ultimatumi i dhen qeveris atehere ne kusherit Boletinasit me popullin do ta organizojm rivarosjen e tij , I ndjeri Presidenti Rugova pas luftes e ka organizuar kthimin e eshtrave te tij ne Kosove .
    We are all Aliens

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar extreme pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #27
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,919
    Pjese nga filmi dokumentar





    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar iliria e para pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #28
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,601
    [QUOTE=extreme;2249084]Isa Boletini nje nder heroit me te mdhej te kombit shqiptar , njeri i cili i ka meritat me te mdhaja per pavarsine e shqiperis , dhe sot flitet aq pak per te sapo desha ta hap nje tem per te por me vije mir se kjo tem tash me po egzistoke ketu .

    Absolutisht,dhe tu rrit nera.Por pikerisht per heronjte flitet pak,se ju intereson tradhtareve te kombit.Qe nga 1912 dhe perjashto Nolin ne 1924 ke pasur vetem shkaterrues te kombit.Baca nuk u puthte me Serbin dhe e shiste veten patriot te flakte,por kur flaka po digjte Kosoven dhe Shqiperine bashke tregoi se cfar vlere ka te jesh i pavarur.Por ishin burra atehere,dhe jo lapangjose si sot.
    Mire do banet,dhe shendet.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar martini1984 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #29
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Skenderbeu , Isa Boletini , Adem Jashari , 3 njerzit qe shqiptaret i kan pas dhurat nga Zoti .
    We are all Aliens

  18. #30
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    57
    Postime
    485
    Skėnder P. Luarasi
    Dokumente tė panjohura pėr Isa Boletinin (1864-1916)
    Shtatėmbėdhjetė vjeēari u pagėzua nė zjarrin e luftės mė 22 prill 1881 rreth Prizrenit e sidomos nė betejėn e Slivovės, ku ndėr tė vrarėt nuk ishin tė pakėt ata prej Boletinit. Por emri i Isait i kapėrceu kufijtė e Perandorisė Osmane kur kosovarėt po organizonin Lidhjen e Pejės qė tė mbroheshin jo vetėm prej shtypjes sė Sulltanit por edhe nga kurthet e komitaxhinjve serbė, qė pėr hir tė carit rus pėrkraheshin nga hyqymeti turk.
    Pas dy vjetėve nėpėr male Isai me familje u kthye mė 1897 nė kullėn e djegur nė Boletin dhe iu vu rindėrtimit tė saj e ngrehjes sė njė shkolle pėr kalamajt e fshatit. Po kėtė mot Isanė e vizitoi publicisti gjerman Karl Estrahjer i cili nė librin e tij ''Pėrshtypje udhėtimi'' tė botuar mė 1899, mbasi i bėn Isait njė portret tė mrekullueshėm, shton: ''E ka kundėrshtuar qeverinė dhe tani rron i kėrcėnuar nga tė katėr anėt prej saj dhe prej armiqve, ndėrsa vetė ėshtė i rrethuar nga njė grusht shokėsh besnikė, vetėm nja tridhjetė veta, por qė lenė kokėn pėr atė. Na erdhi keq pėr kėtė Gec fon Berlihingen shqiptar''.
    (Pa hyrė drejt e nė temėn tonė, japim nė parantezė sqarimin se Gec fon Berlihingen qe udhėheqėsi i kryengritėsve fshatarė gjermanė kundėr princėrve dhe klerikėve, mė 1525, qė vdiq i burgosur mė 1530. Biografia e tij i shėrbeu Gėtes tė shkruante dramėn Gec fon Berlihingen, qė ėshtė pėrkthyer edhe shqip. Shkrimtarėt anglezė e kanė krahasuar Isa Boletinin me heroin e tyre popullor Robin Hudin, italianėt e kanė quajtur ''Garibaldi i Ballkanit'' dhe Fan Noli e ka mbajtur pėr aq tė madh sa edhe Uashingtonin.)
    Ne nuk do tė merremi me sharjet e shpifjet e serbomėdhenjve pėr trimin shqiptar, por do tė botojmė fare shkurt ē'i ka raportuar konsulli sėrb i Prishtinės Kryeministrit nė Beligrad, nė dy dokumente rezervat tė panjohura gjer tani.
    Nė raportin Rez. Nr.154, datė 1 tetor 1902, mbasi siguron kryeministrin sėrb se ''Shemsi Pasha i lufton pa mėshirė shqiptarėt'' dhe i pėrshkruan me radhė kullat qė ushtria ka bėrė rrafsh me tokėn, fshatrat qė ka djegur e shtėpitė qė ka plaēkitur, drithin e bagėtitė qė ka rrėmbyer pėr tė ushqyer ushtritė dhe sidomos terrorin qė shkakton nė gjithė trevat veriperėndimore tė Kosovės, konsulli vazhdon:
    ''Tani nė Mitrovicė, nė rendin e ditės ėshtė ēėshtja e shkuarjes sė Isa Boletinit nė Stamboll. Mytesarifi i Prishtinės ėshtė lėvduar se do ta bindte Isanė tė shkonte nė Stamboll. Kėtė e ka marrė pėrsipėr Shemsi Pasha, i cili thotė se ka pasė urdhėr qė ''gjallė a vdekur '' do ta shpjerė nė Stamboll…Nga qeveria e kėtushme mė patėn njoftuar se sot me siguri Isai do tė niset me tren pėr Shkup e Stamboll. Nė stacionin e Prishtinės kanė dalė Bajram Curri dhe shumė krerė shqiptarė pėr t'i uruar ''Udhė e mbarė!''
    Mirė po Isai nė vigjiljen e nisjes mė 30 shtator i telegrafoi Jilldizit tė mos e presė… dhe u kthye nga Mitrovica nė Boletin dhe nė kundėrshtim me urdhrat e autoriteteve, duke shtėnė me pushkė. Kjo ėshtė fitorja e tij mė e re qė ia ka ngritur kredinė jashtėzakonisht nė sytė e shqiptarėve, kurse atė dhe partizanėt e tij i ka lartėsuar pėrmbi ēdo gjė.
    Jam informuar se pas dėbimit tė korierėve tė konsullit rus nga Mitrovica, kur Isanė e thirrėn nė Stamboll, ai iu pėrgjegj sekretarit tė sulltanit telegrafisht: ''Nė Stamboll nuk vij. Po tė mos mė lenė tė qetė, do tė kushtroj 15.000 shqiptarė, do tė kaloj kufirin serb e do tė djeg e vras sa mundem. E di se atje do tė gjej varrin, por mė mirė tė pėrfundoj burrėrisht se tė jem i mbytur nė Bosfor.''
    Megjithatė, kanė filluar parabisedime tė reja me atė, qė tė vejė nė Stamboll si ''mysafir i Sulltanit''.
    Konsulli e mbaron kėtė raport: ''Lajmet e fundit nga kėta vende janė pak ngushėlluese pėr ne - ato tregojnė se Turqia nuk ka menduar seriozisht ta nėnshtrojė kryeneēėsinė shqiptare.''
    Nė raportin Rez.Nr.164, datė 20 tetor 1902, konsulli shkruan : ''Dje kam pasė nderin t'ju dėrgoj telegramin shifėr mbi lėvizjen e fundit nė Mitrovicė qė synon tė pengojė ardhjen e konsullit rus nė kėtė qytet, zotin Shēerbin. Udhėheqės i njohur i shqiptarėve Isa Boletini ka vendosur ta ndjekė ēėshtjen deri nė ekstremitet… Ai tani konsiderohet i shkarkuar nga kujdeset kundrejt hyqymetit turk. Deri tani qe vetėm vasal rebel i Sulltanit, kurse sot u shkėput plotėsisht nga varėsia e pushtetit tė tij dhe u shpall i pavarur.
    Sulltani i ka pemtuar ambasadės ruse qė do ta internojė Isanė nė Anadoll… Ai e ka kuptuar tradhėtinė e Sulltanit dhe don tė hakmerret. ''Besa, pėr kėtė kam me ia ba nji sherr tė atillė Sulltanit qė s'ia ka ba kush prej shumė kohe'', kėshtu ėshtė betuar Isai para krerėve shqiptarė qė janė partizanė tė tij.
    Sikurse kam njoftuar me telegramin e djeshėm Isai tubon me shpejtėsi shqiptarėt nga qarku i Mitrovicės, Jenipazarit, Pejės e Prishtinės nė kullėn e Boletinit. Partizanėt e tij flasin hapur se do ta sulmojnė kufirin sėrb. Deri mė 18 tetor nė mbrėmje ia kishin arrirė 4.500- 5000 shqiptarė tė armatosur dhe vazhdojnė gjithnjė tė vijnė.
    Si do tė dalė Sulltani nga kjo situatė, pasi tanimė nuk mund tė shtyhet ardhja e konsullit rus nė Mitrovicė, do tė shohim… Tani kur shqiptarėt akoma s'e kanė marrė veten nga ekspeditat e Shemsi Pashės kundėr tyre, t'i detyrojnė me forcė ushtarake tė nėnshtrohen. Duke pasė thyer Isa Boletinin, Abdyl Hamiti do tė shpėtojė nga kryengritjet shqiptare…Mulla Zeka ėshtė vrarė…tani sikur tė asgjėsohej edhe Isa Boletini (kėtė duhej ta kishim vrarė pa mėshirė me qėllim qė tė trembeshin tė tjerėt), atėherė nuk do tė gjendej udhėheqės i tillė kryelartė shqiptar qė tė guxonte t'i kundėrshtohej Sulltanit dhe nė ēast tė grumbullonte dhjetė deri nė pesėmbėdhjetė mijė kryengritės tė armatosur mirė.
    Ne sėrbėt duhet tė kemi kujdes kufirin tonė dhe tė veprojmė qė zoti Shēerbin tė vijė sa mė parė nė Mitrovicė. Atėherė Sulltani do tė ishte i detyruar tė marrė masa vendimtare ushtarake kundėr Isa Boletinit dhe ushtrisė sė tij sepse me pavendosmėri dhe masa gjysmake do tė vihej nė rrezik edhe vetė jeta e konsullit.
    Unė qė nė fillim tė kėsaj kryengritje vazhdimisht kam lajmėruar qeverinė mbretnore qė konsulli rus duhet tė vijė sa mė parė nė Mitrovicė. Kjo duhet bėrė jo vetėm pėr prestigj e dinjitet tė Rusisė nė syt e turqve e tė shqiptarėve, por edhe pėr arsye tė shqiptarėve tė sanxhakut tė Prishtinės qė duan tė pengohet hapja e konsullatės ruse nė Mitrovicė... Nga vetė zyrtarėt e lartė turq dėgjoj gjėra tė tilla tė tmerrshme. Mbi ēėshtjen e kėsaj kryengritje do tė kem nderin t'ju njoftoj vazhdimisht''.
    Brenda 20 ditėve, nga 1tetori 1902 deri 20 tetor 1902, dhjetė raporte, ēdo dy ditė nga njė, i ka dėrguar konsulli sėrb nga Prishtina kryeministrit sėrb nė Beligrad.

    (Botim i vitit 1982)

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  20. #31
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    57
    Postime
    485
    Skėnder P. Luarasi

    Sahati i Isa Boletinit

    Nė fillim tė shekullit XIX babain e Isa Boletinit erdhi ta takonte njė i huaj me emrin Millosh dhe i kėrkoi punė. Ademi e mori nė punė Milloshin me tė tre djemtė nga fshati Sllatinė, njė nga tė shtatė fshatrat midis Vuēiternit e Mitrovicės, banorėt e tė cilėve janė ortodoksė dhe flasin shqip, porse duke qenė nėn ndikimin e kishės e klerit serb u quajtėn serbė.
    Njė ditė plaku Millosh i tha Ademit: ''Zotni, m'u shfaq nė ėndėrr Sveta Bogorodica dhe mė tha t'i ngreh njė konizmė.''
    ''Po ngrife, mor axhė,'' iu pėrgjegj Ademi.
    Pas ca kohe, po ky Milloshi i vajti Ademit dhe i tregoi ėndrrėn qė kishte parė pėr tė ngritur njė kishė.
    ''Po ngrife mor axhė, ngrife'', i tha pėrsėri Ademi.
    Dalngadalė Milloshi e rrethoi kishėn me mur, e mė vonė nga kisha e Terpojės sollėn konizmėn e Shėn Marisė me Isunė nė gji. Kėtė kishė mė pastaj e bėnė manastir.
    Nė kėtė mėnyrė serbomėdhenjtė i shtrinė krahėt e babėzitur mbi tokat e lashta shqiptare qė ata i quajtėn ''Stara Sėrbia''.
    Ky lloj cinizmi qėndronte nė kundėrshtim me tolerancėn fetare tė Isa Boletinit i cili, sikundėr e thotė shprehimisht historiani gjerman Karl Estrajher, qė e vizitoi kryetrimin kosovar mė 1897, ''edhe me priftin e fshatit qėndron nė marrėdhėnie nga mė tė mirat.''
    Nė korrik1914, plasi lufta e parė botėrore. Me shkatėrrimin e guvernės sė Durrėsit autoritetet jugore u nisėn shumica pėr nė Vlorė, disa pėr nė Shkodėr. Kosovarėr zbritėn nė Shėn Gjin dhe sė kėndejmi morėn udhėn e Malsisė. Vapa e Durrėsit, uji i keq, malarja me ethet dhe mbi tė gjitha mjerimi i luftės vėllavrasėse, i pati bėrė gjysmėnjerėz kėta viganė tė Kosovės.
    Ndėrsa tė bijtė, nipat e shokėt e tij u shpėrndanė nėpėr Malsi, Isai ra i sėmurė nė hotelin ''Paruca'', nė Shkodėr.
    Kėtu, konsulli francez Bikok, me anėn e Prenk Bib Dodės, e ftoi Isa Boletinin nė konsullatė dhe i tregoi njė telegram. ''Eshtė nga ambasadori ynė nė Cetinė, - i tha, - mban urdhėrin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme qė na porosit t'ju pėrcjellim me vapor lufte pėr nė ēdo vend neutral qė tė dėshėroni''.
    Kėshtu, konsulli Bikok e priti Isanė mysafir.
    Tė nesėrmen, mė 27 qershor 1915, nė mėngjes, ushtria e knjaz Nikollės pushtoi Shkodrėn. Gjeneral Veshoviqi, nga patriotėt qė patėn gjetur strehim nė Shkodėr: Cerēiz Topullin dhe Muēo Qullin i vrau, Aqif Pashė Elbasanin, Sotir Pecin, Hil Mosin dhe Luigj Gurakuqin me tė tjerė i internoi nė Podgoricė. Pas shumė peripecive, nga Cetina u dėrgua nė Podgoricė edhe Isa Boletini. Ndėrkaq filloi ofensiva austro-gjermane kundėr Malit tė Zi dhe Serbisė. Knjazi dhe Krali ua mbathėn kėmbėve pėr tė shpėtuar kokėn. Porse ministrat, gjeneralėt e vojvodėt nuk ikėn pa i grabitur jetėn edhe trimit kosovar.
    Kur komisioni i armpushimit u nis tek ura e Vezirit pėr t'ua dorėzuar austriakėve vendin, dy xhandarė e thirrėn Isa Boletinin pėr nė prefekturė. Ndėrkaq nja 80 xhandarė patėn zėnė pusi nė dy anėt e urės sė Ribnicės. Duke qenė ura me bryl, Isai me tė birin, Zahidin e me Misin Nimanin, nuk u duk gjersa hipėn nė urė. Me t'u dukur u dha shenja: '' Qe Isa Boletini!''. Dhe mbrapa tij xhandarėt e fshehur e zunė hyrjen. Prej anės tjetėr tė urės u turrėn tė nipat e Isait: Jonuzi dhe Haliti me Hajdar Radishevėn. Kur oficeri komandues u thirri me zė tė naltė: ''Pradajte aruzhe!''( ''Dorėzoni armėt!'') Isai nxorri shpejt nagantin : ''Jo besa! S'ia kam dorėzue as kralit , as mbretit!''
    Nė flakėt e pėrpjekjes shqiptarėt qėllonin me nga dy revolverė nė duar deri sa i zbrazėn krejt fishekėt. Brenda disa minutave asaj mesdite tė 23 janarit 1916, u vra Isa Boletini vetė i tetė: tė bijtė Halili dhe Zahidi, tė niprit Jonuzi dhe Haliti, Hajdar Selim Radisheva dhe djali i vėllait tė Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Niman Bala nga Isniqi.
    Ministrat e Malit tė Zi, fillim e mbarim, e vėshtruan rrjedhjen e kėsaj tragjedie nga penxheret e prefekturės pėrtej urės.
    Kur lajmuan Ministrin Veshoviē pėr humbjen e kaq e aq vojvodave, ai pyeti me ankth: ''Mor, a u vra Isa Boletini?''
    Kėshtu si kusari i cili, ndėrsa po i digjet shtėpia, shkon nėpėr banesat e gjitonėve t'u vjedhė xhevahiret, ministrat cernagoras, tė gėzuar mė shumė pėr mjerimin e tjetrit se sa tė dėshpėruar pėr fatkeqėsinė e popullit tė tyre , ia grabitėn jetėn Isait, atė ditė kur ata vetė po humbisnin vatrėn e nderin.
    Ata e vranė Isanė, vet i tetė dhe ua mbathėn kėmbėve nėpėr Malsinė shqiptare, qė tre vjet mė parė e patėn bėrė shkrumb e hi dhe mbytur me gjak tė pafajshėm.
    Por pas i ndiqte Nemesis, hyjnia e gjakmarrjes qė kėrkon tė drejtėn dhe nuk le ta teprosh zullumin.
    Pas dimrit, kur pranvera sapo nisi tė vagullojė, njė bujk vuri qetė nė njė selishte pranė Urės sė Brarit. Plori prej dheut i nxorri njė sahat - po, njė sahat xhepi, tė madh, tė bukur, me zinxhir tė ergjėndtė. Po ē'e do se nuk punonte. Bujku dorėmbarė, kur vdiq ua la tė bijve. Motin qė shkoi, gjashtėdhjet e katėr vjet pas vrasjes sė Isait, erdhi nė Brar njė kontrollor urash e rrugėsh tė cilit ia treguan sahatin. Ai e ēeli kapakun dhe nė faqen e brendshme pa tė shkruhej me gėrma cirilike serbisht: Za ispomenu Isa Boletinca bylykbashi Manastira Sokolica, 1813-1899.
    C'na rrėfen ky sahat?
    Mė 1813, ose mė vonė, mbasi sėrbomėdhenjve u pėlqente t'ia rritnin moshėn Stara Sėrbisė, ata themeluan manastirin nė Sokolicė dhe mė 1899 igumeni i manastirit ia shfaqi Isait mirėnjohjen duke i dhuruar sahatin me kushtimin: Pėr nder tė Isa Boletinit, pajtorit tė manastirit Sokolicė, 1813-1899.
    Hyjnia e gjakmarrjes u zuri pusi nė tokat pranė urės sė Brarit, hajdutėve serbomėdhenj qė i vodhėn Isait bashkė me jetėn edhe sahatin qė ia patėn bėrė dhuratė.
    Kjo ngjarje na kujton edhe Kalin e Trojės: Timeo danaoset dona ferentes dhe i porosit shqiptarėt tė ruhen nga armiqtė edhe kur u sjellin peshqeshe.
    (Botim i vitit 1981)

  21. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #32
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    Millovan Gjillas, pėr vrasjen e Isa Boletinit: “Isa Boletini ishte vrarė. Por kishte luftuar trimėrisht, bile pėr njė kohė tė gjatė pavarėsisht se kishte mbetur i vetėm nė rrugė tė madhe. Ashtu i plagosur ishte ngritur nė gjunjė dhe sado qė nuk kishte fuqi pėr ta mbajtur pushkėn qėllonte me revole qė tė paktėn tė vriste ndonjėrin prej armiqve para se tė jepte shpirt. Babai im ishte turur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen nė dorė tė majtė, por nuk kishte pasur kohė tė hapte zjarr. Njė ushtar e kishte vėnė nė shenjė dhe Isa kishte rėnė pėrdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte shikuar me sytė e tij tė mėdhenj e tė pėrgjakur, kishte thėnė diēka nė gjuhėn e tij amtare dhe nė atė ēast kishte dhėnė shpirt. Babai e kishte marrė mauzerin e tij tė gjatė me dorezė tė stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin mė tė shtrenjtė. Pėr ēudi edhe ne fėmijėve na vinte keq dhe ndjenim hidhėrim dhe kishim mbajtur zi pėr Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megjithėse ai ishte krenar qė ishte vrarė prej grupit tė tij. Ky ishte njė pikėllim i veēantė, ishte mė tepėr njė admirim pėr njė hero sypatrembur tė Shqipėrisė, qė kishte luftuar deri nė fund nė njė fushė tė zhveshur nė mes tė rrugės sė madhe, pa iu lutur kurrkujt dhe pa falur kurrkend, ashtu drejt nė kėmbė i pa mbrojtur...”.

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #33
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Mosha
    57
    Postime
    485
    ''TOKĖN TONĖ QĖ E THAU OSMANLLIA
    LOTĖT TANĖ NUK MUNDĖN ME E NJOMĖ
    E TASH NA KENA ME E VADIT
    ME GJAK SHQYPTARI''
    Dhe ISA BOLETINI e vaditi me gjakun e vet tė shenjtė qė tė begatohet pėr brezat e ardhshėm shqiptarė.

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #34

  27. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  28. #35

  29. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  30. #36

  31. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  32. #37

  33. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  34. #38
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    Mungon pjesa (5)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  35. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  36. #39
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,768
    Isa Boletini ishte prej Fisit Shale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 09-04-2010 mė 14:41

  37. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  38. #40

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Isa Boletini patriot,apo...?!
    Nga fatlumi18 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 13:04
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Zbulohen eshtrat e humbura tė Isa Boletinit
    Nga Hyllien nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 02:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •