Isa Boletini, atdhetari dhe udheheqesi per clirim dhe bashkim kombetar
U vra ne 23 janar te vitit 1916
Me 23 janar te vitit 1916 u vra pabesisht Isa Boletini, "Hero i Popullit", nje nga pasardhesit e rilindesve shqiptare, i cili dha nje kontribut te rendesishem ne luften e armatosur per liri dhe shtet kombetar, ku u dallua si organizator dhe mbeshtetes i programit per mevetesine. Ai u vra nga malazezet ne Podgorice ne nje moshe te re, ndersa ishte nje nga perkrahesit e revolucionit xhonturk te vitit 1908 dhe nje nga organizatoret e Kuvendit te Ferizajt (1908), qe luajti rol te rendesishem ne shpalljen e Kushtetutes.
Isa Boletini ishte nje nga figurat qendrore ne kryengritjet e viteve 1910-1912, ku bashkerisht me udheheqesit e tjere te trojeve shqiptare, brenda dhe jashte kufijve, arriten shpalljen e Pavaresise me 28 Nentor 1912, ne Vlore. Ai dha nje kontribut te vecante ne delegacionin shqiptar qe shkoi prane Konferences se Ambasadoreve ne Londer per mbrojtjen e teresise tokesore te shtetit shqiptar. Ne shume intervista dhene mediave te asaj kohe dhe ne takime me figura te politikes evropiane, ai mbrojti me force aspiratat per ruajtjen e trojeve te vendit. Isa Boletini dha nje ndihmese te cmuar ne luften clirimtare te popullit te Kosoves per t'u shkeputur nga sundimi serb dhe per bashkimin e Kosoves me shtetin ame. Ishte pikerisht per keto perpjekje, te cilat sollen edhe vrasjen e tij pabesisht, ne nje moshe te re, ne 23 janar te vitit 1916.
KOHA JONE
Krijoni Kontakt