Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.
Shume e drejte.Patriot hero.Qé jo vetem qe luftoi per Shqiperin kunder turkut,serbit e grekut,si patriot,por nuk pranoi as te behej minister mbas ngritjes se flamurit"duhen njerez te shkolluar";e ky mospranim e ben hero.
Nuk mund te lexohet shume;se ēdo njeri e ndjen veten e vogel perpara tije.Kete e kish kuptuar dhe Enveri..e te tjeret nga mbrapa..Nuk eshte vepra e tij qe i tremb,eshte morali i vepres se tij.
Kishte dy niper ne Tiran e duhet te kete pasur dhe ne Kosove o Mitrovic..
NIpat dhe familjen Buletini Enver Hoxha e persekutoje,kane qene neper burgje dhe kampe internimi,biles nje nip i tij po me te njejtin emer isa buletini ka qen i persekutuar dhe dikur nga vitet 90 e kam takuar ne tirane
Pershendetje te dashur miq,
Une vetem njė gjė propozoj;
Pse te mos rivarrohej gjiganti heroi Isa Boletini me rastin e 100 vjetorit te pamvarsis se Shqiperis ne vitin 2012 ...do ishte shume me domethense ?
Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Tespiet e Isa Boletinit
Ilirian Gjika 04/07/2010
image
Reportazh/ Nė njė nga familjet fierake pėr 80 vjet janė ruajtur njė nga reliket e rralla tė luftėtarit Isa Boletini
Nė qytetin e Fierit, nė njė apartament tė mobiluar bukur, nė lagjen "Kastriot", jeton 76-vjeēari Sali Krasniqi, njė burrė trupmadh, i veshur thjesht, bukur, me njė borsalinė nė kokė, tė cilėn e mban nė ēdo stinė. Ai ėshtė njė nga mė tė vjetrit e familjes sė madhe dhe tė nderuar Gėrguri, e cila mban edhe njė mbiemėr tė dytė, Krasniqi.
Tė parėt e tij erdhėn nė Shqipėri nė vitin 1925, tė dėbuar nga politika e mbrapshtė etnike e Jugosllavisė sė Karagjorgjeviēėve. Gėrgurėt janė njė prej atyre familjeve tė shumta kosovare, tė cilat derdhėn gjak, nė luftėrat e shumta kundėr serbėve pėr liri dhe pavarėsi, duke vazhduar mė tej traditėn e Rilindjes sonė Kombėtare.
Babai i Sali Krasniqit, Sherifi, ka nė vetvete njė histori shumė interesante. Ai ishte pjesė e atyre burrave dhe djemve tė Kosovės, qė shoqėruan nė nėntor tė vitit 1912, luftėtarin e shquar pėr liri dhe pavarėsi kombėtare, burrin e Kosovės: Isa Boletinin, nė udhėtimin e tij historik drejt Vlorės. Ndėrkohė, Sherif Gėrguri dhe vėllezėrit e tij: Latifi dhe Xhema, kanė luftuar vite mė vonė krah pėr krah Azem dhe Shote Galicės, nė periudhėn e viteve 1918-1924, kundėr ripushtimit serb tė Kosovės. Pikėrisht nė Dubocv tė Drenicės, nė shtėpinė e Gėrgurėve, Azem Galica zhvilloi luftėn e tij tė fundit nė korrik tė vitit 1924, ku u vra nė pėrpjekje me forcat e ushtrisė dhe ēetnikėt serbė. Pėr aktivitetin luftarak dhe patriotik nė shėrbim tė kombit, nė 3 qershor 1993 Presidenti i atėhershėm i Republikės sė Shqipėrisė, zoti Sali Berisha, i dekoroi vėllezėrit Sherif, Xhemė dhe Latif Gėrguri me Medaljen pėr veprimtari patriotike.
Ndėrsa episodi qė do tė trajtojmė nė kėtė shkrim tė sotėm, ėshtė shkėputur nga libri i autorit kosovar Mehmet Gėrguri i botuar nė Prishtinė nė vitin 2007, i cili i kushtohet Ajet Gėrgurit, njėrės prej figurave tė lėvizjes nacional-demokratike shqiptare nė Kosovėn e viteve 1945-1947. Nė faqen 272, autori i tij na citon kėtė ngjarje qė lidhet me trevėn e Cakranit, e treguar nga Sali Krasniqi si dėshmi e ngjarjeve tė atyre viteve. Nė vitin 1912, babai im, Sherifi, ka qenė me Isa Boletinin, kur si pėrfaqėsues tė Kosovės kanė shkuar nė Vlorė. Forcat turke pasi ishin tėrhequr nga Shqipėria, ishin vendosur pėrkohėsisht nė Fier dhe po pėrgatiteshin pėr tėrheqje pėrmes Vlorės. Kur kanė hyrė forcat e Isa Boletinit nė Vlorė, babai lidhur me kėtė ngjarje mė ka treguar: "Kur hymė nė Vlorė, Isa Boletinit i ėshtė dhėnė urdhri qė forcat kosovare ti niste pėr nė Mifol dhe njė pjesė tė shkonte nė Korēė, ku pritej sulmi nga forcat greke. Batalionit tim i ishte dhėnė detyra tė pozicionohej nė Cakran tė Fierit. Aty ne kemi qėndruar te njė familje patriotike, ajo e Ferrik Demės, ku kemi penguar turqit tė mos kalonin nė Vlorė".
Diku nė vitin 1996, - tregon tashmė pėrsėri Sali Krasniqi, - u ndodha nė njė vdekje nė fshatin Ēorrush tė Mallakastrės, ku u prezantova me njė oficer tė ri. Ishte nipi i Ferrikut, i cili kur dėgjoi mbiemrin Gėrguri, i thotė tė zotit tė shtėpisė, Avni Aliut, "tė mė njohėsh me atė Gėrgurin". Kur u prezantua me mua mė thotė: Gjyshi im mė ka lėnė njė amanet dhe mė tregoi kėtė ngjarje. Kur ka qenė tek ne Sherif Gėrguri dhe ka qėndruar gjashtė muaj nė shtėpinė tonė, nė kohėn e ngritjes sė flamurit, ka lėnė njė palė tespie". Unė i befasuar e pyeta! - Si e ke mbiemrin ju? Llanaj, mu pėrgjigj ai. Me sa di unė, iu pėrgjigja, babai im nuk ka ndenjur tek kjo familje, po tek Ferrik Dema. - Keni tė drejtė, - ma ktheu pėrgjigjen oficeri: "Gjyshi im ėshtė Ferrik Dema, por tani ne e mbajmė mbiemrin Llanaj". Pastaj ai e mori shėnim emrin tim dhe ia dha tė atit tė tij, i cili erdhi tė mė takonte nė shtėpinė time nė Fier. Gjatė bisedės, kur u sigurua se kush isha unė, nxori njė palė tespie qelibari dhe mė tha: - Kėto i ka harruar babai yt nė shtėpinė tonė dhe mi dha ato tespie, tė cilat tani gjenden nė Qyqavicė, nė fshatin Beēuk tė Kosovės.
Disa kohė mė vonė, diku rreth vitit 2001, u ndodha pėr njė vizitė nė Kosovė. Shkova sė bashku me kushėririn tim, Xhemajl Abazin, nė njė rast vdekjeje dhe aty gjetėm shumė njerėz. Ishim ulur pranė njė patrioti nga Drenica. Pasi e kuptuan se unė isha kushėriri i parė i Ajet Gėrgurit, tė gjithė filluan tė rrėfenin ndodhi nga luftėrat dhe heroizmat e tij nė Drenicė. Thua se bėnin garė se kush tė tregonte mė shumė pėr tė. Nga kėnaqėsia qė ndienin kėta burra, se ishin takuar me kushėririn mė tė afėrt tė Ajetit, kur po largohesha, ai plaku, pasi u kėnaq nga biseda me mua, nxori njė palė tespie nga ato me 99 gurė dhe mi dhuroi nė shenjė respekti. Unė, papritmas u zura ngushtė dhe pėr tia kthyer respektin, nxora tespiet e babait dhe ia dhurova kėtij plaku patriot. Tashmė tespiet, tė cilat u ruajtėn pėr 80 vjet nė Cakran, ndodhen nė Kosovė, nė vendin nga ku u nisėn drejt Shqipėrisė sė bashku me babain, - e pėrfundon rrėfimin Sali Krasniqi (Gėrguri), i cili vetė sė fundi pėr veprimtari patriotike, ėshtė shpallur nga komuna e Kaēanikut Qytetar Nderi.
Boletinet qe mbeten
Ai eshte 74 vjec. Quhet Isa Boletini, ashtu si nipi i vet. Per vete, eshte nipi i Ises se madh. Nje rrefim per jeten e trazuar te nje dere qe, me ne fund, pa te realizuar endrren e vjeter
Sebi Alla
Anglezet e therrisnin gjeneral. Burri i zeshket, trupdrejte dhe me nje veshje qe shastisi Londonin, ishte luftetari me i degjuar shqiptar dhe, perderisa ne fillim te vitit 1913 ai shoqeronte kryeministrin e Shqiperise Ismail Qemal Vloren, nuk mund te thirrej vecse me ate grade siperore ushtarake. Kur Lordi Grei, minister i Jashtem i kurores britanike, mesoi ne bisede e siper se ku binte ne harte qyteti tij i lindjes, Isa Boletini vendosi gishtin prane Mitrovices. Nese do ta dija, do ta kishim futur edhe qytetin tuaj ne Shqiperi, thuhet se u shpreh Grei. Jo, une nuk kam ardhur ketu ne Londer per qytetin tim, por per gjithe Shqiperine, e refuzoi kortezine plot seriozitet Isa Boletini. Ai ishte burri i pjekur me pamje fisnike, qe gjate vizites se famshme ne Londer qendronte vazhdimisht prane Ismail Qemalit, kryeministrit te pare te Shqiperise se pavarur. Nje ngjarje qe per Boletinin ishte jo vetem kurorezim i nje jete ne lufte, por edhe fillimi i shpreses qe viset kosovare nje dite tu bashkoheshin trojeve meme. Ishte gati qe per kete, te jepte edhe jeten. Dhe cmimi gjakut qe i shtrenjte: Pikerisht ne vitin 1916, malazezet nuk ia falen kurre ate qe ai kishte bere ne shume kohe. Armet e tij ishin shkrehur kunder gjithe armiqve te Shqiperise. Isa me dy djemte, dy niperit dhe tre roje personale, mbeti i vrare ne Podgorice. Por la perdhe pa jete 12 xhandare malazeze. Dhe cuditerisht sot, 95 vjet me pas, Isa jeton ende madje ne brezin e tij te katert. Pasardhesit e patriotit te shquar jetojne ne Tirane.
Me Isa Boletinin e ri, plot 74 vjec, takohemi ne nje lokal te qete. Nese perqendrohesh pak, nuk eshte e veshtire te dallosh tipare te njohura prej fotografish te sterpara. Ka nje ngjashmeri ne sy, balle dhe vetulla me te parin Isa Boletini, patriotin e shquar dhe nje nga luftetaret me me emer te ceshtjes shqiptare. I qete, i thjeshte dhe me fjale qe zene vend, nisim biseden me te. Dhe Isa Boletini qe eshte lindur e rritur ne Tirane, ka ruajtur nje theks te lehte kosovar. Gjyshi im ishte njeri qe donte Shqiperine natyrale, luftoi dha gjithcka per te, gjakun e tij, femijeve dhe niperve. Keshtu e nis fjalen pinjolli i familjes Boletini. Flet gjithe pasion per te paret. Shume here e ka vizituar vendlindjen e te atit, pikerisht fshatin Boletin, afer krahines se Mitrovices. Nje baze e madhe e patriotizmit edhe ne kohen e luftes se Kosoves, 1998-1999. Kullen e vjeter te fisit tone, e kam ringritur pikerisht ne ato themele qe ka pasur. Tre here eshte djegur kulla e Boletineve nga serbet dhe turqit. Shume djem te rinj e patriote kane dale nga ky fis, por ai qe u shqua mbi ta ishte Isa Boletini. Emri i tij lidhet fort me kryengritjet 1908-1912, pa harruar qe ka rrembyer pushken qe me Lidhjen e Prizrenit. Por mbi te gjitha Isai do te njihet si personi qe vendosi te kontribuoje per Shqiperine e pavarur. Besnik ndaj Ismail Qemalit, vetem nje dite pas shpalljes se pavaresise, Isa Boletini futet triumfator ne qytetin e Vlores, bashke me 105 djem te armatosur kosovare. Me shume se forca e tyre, vlente gjesti dhe mbi te gjitha, fjala e perhapur se Ismail Qemalin e ruante Isa Boletini dhe luftetaret e tij. Kaq mjaftonte qe edhe ata njerez gjakprishur qe ishin kunder pavaresise te mos tentonin te sulmonin plakun e Vlores, te pakten fizikisht, pasi ne bisedat e shumta me Ismail Qemalin, Isai kishte dhene besen se jeta e tij dhe e luftetareve qe drejtonte do ishin per Shqiperine e lire. Dhe ne fakt nuk e shkeli ate bese te dhene. Ai nuk dorezohej kurre, nuk perulej para askujt dhe ne moshen 54-vjecare, e kishte te drejte te quhej bace, nje titull qe nuk meritohej aq lehte.
Isai ishte serioz, i rregullt, fjalepaket, por me nje pamje te rende, teper i sjellshem, miqesor, e besnik sa sthuhet. Keshtu e pershkruan figuren e tij, Eqrem Bej Vlora. Isai mori pjese edhe ne luften e zhvilluar ne afersi te Himares, ndaj forcave greke, qe, ne ditet e para te shpalljes se Pavaresise, ishin futur ne territorin shqiptar. Por detyra e Isa Boletinit ishte qe te siguronte jeten e Ismail Qemalit dhe e anetareve te tjere te qeverise. Ai krijoi garden e pare shqiptare ne vend, tregon Isai i ri. Per shkak te besnikerise dhe asaj qe perfaqesonte, pasi ishte i vetmi kosovar me reputacion prane qeverise se Vlores, ai shkon me delegacionin shqiptar ne Londer. Mesohet se i shkolluari dhe i dituri Ismail Qemali, para se te hipte ne vapor i ishte drejtuar mikut kosovar: Ise, a e di qe po shkojme ne Europe, nuk do ishte mire qe te vishje rroba te tjera? Sipas deshmitareve, Isai i kthehet: Ismail beg, kur njerzit e Evropit vijn ka ne, nuk i ndrojn petkat e tyne, as na tonat skemi pse!
Ne vitin 1914, me ardhjen e princ Vilhem Vidit ne Shqiperi, Isa Boletini iu bashkua eskortes mbrojtese dhe u be nje nga njerezit e afert te gjeneral Tomsonit. Thuhet se ne vrasjen e Tomsonit, Isai ka qene prane duke luftuar bashke me te. Im gjysh ishte njeri qe vleresohej edhe nga princ Vidi, tregon Isa Boletini i ri. Muajt shkane, nisi lufta e pare Boterore dhe Boletini gjendej ndermjet Shkodres e Malit te zi. Me 23 janar 1916, ne nje dite te ftohte, Isa Boletini me nente shoqerues, ndodhej ne Podgorice. Mendohet se te kete pasur nje tradheti te brendshme dhe gisht mund te kete konsulli francez i asaj kohe. Serbet dhe malazezet nuk ia falnin Isait ate qe kishte bere per Shqiperine, ndaj ne terheqje e siper, pasi nuk perballonin forcat auustro-hungareze vendosen te vrisnin ne nje kurth Isain dhe shoqeruesit, shprehet Boletini. Keto i ka lexuar, por edhe mesuar nga e ema dhe pjesetare te tjere te familjes se tij. Ngarkon nje nga niperit, Tafilin dhe nje tjeter shoqerues qe te shkojne ne prefekturen e Podgorices qe te merrnin pasaportat e tyre. Pikerisht ne kete kohe lajmerojne Isain se malazezet do i vrisnin nipin. Isai shkon bashke me te tjeter dhe ne fund e sheh veten te rrethuar nga dhjetra xhandare. Thirrja e tyre ishte e qarte: Dorezohu Isa Boletini, bashke me shoqeruesit. Isai ne fillim u lutet dy prej truprojave te tij te largohen, pasi ishin mjaft te rinj. Fjala e baces nuk kthehej, megjithese djemte kerkuan te luftonin e te vriteshin nese ishte nevoja, prane tij. Mban armet e tyre te supit dhe u thote se me te hapur zjarr te largohen, por kurrsesi te dorezohen. Krisi pushka dhe ashtu sic dinte te shkrehte arme Isai me djem e niper, ishte e qarte se ata qe kishin ngritur kurthin nuk do dilnin pa humbje. Vritet me dy djemte pas disa minutash shkembim zjarri, te vdekur mbesin edhe dy niperit e rinj dhe tre truproja te tjere. Por gjaku i Isait do kushtonte shume. Isa Boletini dhe luftetaret e tij lane te vdekur 12 xhandare malazeze dhe dhjetra te tjere plagosen.
Isait i behet nje varrim madheshtor, ku moren pjese mijra shqiptare, kosovare dhe came, pohon Boletini.
Por historia e kesaj familjeje nuk do ti mbyllte me kaq hesapet me tragjedite. Pjesetare te tjere te fisit Boletini vriten ne afersi te kullave te tyre gjate luftes se Dyte Boterore, nga forcat serbe. Luftuan edhe aty dhe asnje Boletin nuk njihet te jete dorezuar: te shumte jane ata qe i ka prere plumbi, e pak kane vdekur nga natyra. Sepse kulla e Boletineve keshtu kishte qene brez pas brezi. Isa Boletini kishte nente djem dhe tri vajza. Nje prej djemve te tij ishte edhe Adem Boletini, babai i Isait, qe sot tregon historine e familjes dhe jetes se tij. Babai eshte vrare me tre nentor 1944 dhe asokohe ishte me graden kolonel. Kerkonte te luftonte, por nuk iu bashkangjit komunisteve, pasi ishte shprehur se duhet te largoheshin me pare ato dy serbet (Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha), qe qendrojne ne Shqiperi, dhe drejtojne fatet e kombit shqiptar. Gjithsesi Adem Boletini ra ne nje prite te organizuar per atentatin e komandantit te xhandarmerise se Shkodres Ndrec Kola. Po ate dite, komunistet ne nje trakt te leshuar i kerkonin ndjese familjes Boletini, pasi sipas tyre, nuk ishte synimi te vritej Ademi, por komandanti Kola. Ne ate kohe isha vetem shtate vjec dhe e mbaj mend pak, por Ademi kishte dhene ndihme te cmuar ne ne pergatitjen e oficereve te rinj, shprehet Isai.
E megjithate vrasja e tij mbetet ende enigme. Fundja dihet vetem fakti: Ai u vra nga njesitet komuniste qe vepronin ne Shkoder dhe u tha se ishte aksidentale. Por megjithate familja e Adem Boletinit nuk u perndoq. Duke ditur se perndjekjes komuniste nuk i shpeton askush, mund te jete version i besueshem se Adem Boletini u vra aksidentalisht. Isai 74-vjecar per shume vite ka qene mesues i fizkultures dhe inspektor i pergatitjes fizike. Ka dale ne pension me kete profil dhe sot ben nje jete te qete, me kujtimin e te pareve te tij. Ka cfare te tregoje.
Eshtrat e Isa Boletinit, djemve, niperve dhe bashkeluftetareve te tjere, qe rane ne Podgorice sot ndodhen ne Kosove. Pritet qe pas disa kohesh te behet nje ceremoni e madhe per rivarrimin e tyre, aty ku linden dhe ne ate toke per te cilen rane, pohon Isai. Madje nje nga kembengulesit e medhenj qe eshtrat e Boletinit te mberrinin ne Kosove, ka qene Ibrahim Rugova, ish-presidenti qe ishte zotuar qe eshtrat e patriotit te madh te preheshin ne fshatin Boletin. Por ne momentin qe u sollen nga Podgorica me tren, policia serbe, nen regjimin e Milloshevicit, kishte marre urdher ti ndalonte. Per cudi, nuk u gjeten pas kontrolleve te ushtruara. U fshehen ne nje xhami dhe qendruan aty te paprekura, pasi ishte frike se edhe nese rivarroseshin ne Boletin, pjesa e mbetur e familjes do kalonte raprezalje, kujton Isai. Me duart e tij, nxjerr nga dosja disa foto, ku pjesa me e madhe e tyre jane pamje nga kullat e vjetra dhe ajo e rindertuar ne Boletin. Tashme ka ardhur koha qe te mos tremben me se kjo kulle mund te digjet, aq me pak nga serbet e turqit, armiqte shekullore te familjes Boletini. Ne Kosove kane mbetur edhe pjesetare tjere te fisit Boletini, djemte e xhaxhait te Isait. I ka mbajtur ne shtepi gjate konfliktit ne Kosove. UCK-ja ishte nje domosdoshmeri, pavaresisht se e vleresoj se tepermi figuren e Ibrahim Rugoves, arsyeton Isai. E gjithe jeta e familjes ka qene nje lufte e vertete. Dhjetra burra i ka marre plumbi. Por te pakten tashme 74-vjecari qe mban emrin e gjyshit te tij, eshte i qete. Kosova eshte e lire, e pavarur dhe nuk derdhet me gjak per ate toke te zaptuar prej shekujsh.
Ai permend emrin e gjyshit te tij, por njekohesisht, ka edhe nje Isa te vogel, nipin. Ai eshte djali i Adrian Boletinit, nenkryetarit te njesise bashkiake nr 2 ne Tirane. Eshte normale qe te trashegohet brez pas brezi, emri i atij patrioti te shquar si Isa Boletini, ndaj e kam per krenari qe djali im i vogel te mbaje kete emer, tregon Adriani. Ai nuk kerkon te perfshihet gjate ne kete historik te familjes se tij. Mendon se me shume se ai, kane vuajtur te paret, duke nisur nga stergjyshi, gjyshi, babai qe u rrit jetim. Por tashme jane te gjithe te qete qe emri Isa Boletini nuk do trazohet. Nuk ka me armiq qe ti sulmojne, nuk ka me shkije qe djegin, vrasin, shpengulin dhe persekutojne nje komb. Por historia eshte e afert, te pakten pasardhesit nuk do jene nen trysnine dhe te detyruar te rrembejne armet. Ajo qe ndodhi, ai gjak qe u derdh, erdhi pikerisht per kete dite. Qe kulla e Boletineve mos digjet me, qe meshkujt e familjes mos i marre plumbi. Tashme nje tjeter lufte e pret kete fis dhe shume te tjere kosovare. Eshte lufta per tu zhvilluar, integruar dhe ecur njesoj si kombet e tjera.
Eshtrat e Heroit Isa Boletini i dorėzohen komunės sė Mitrovicės
Pėrfaqėsuesit e institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, kanė bėrė pėr herė tė parė homazhe pranė eshtrave tė Heroit Kombėtarė, Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij. Kjo ėshtė bėrė e mundur me rastin e dorėzim-pranimit tė eshtrave tė Heroit Isa Boletini. Ai do tė rivarroset mė 28 nėntor tė kėtij viti, nė fshatin e tij tė lindjes.
Tė enjten nė Zhabar tė Mitrovicės, Imami i kėsaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili i ka ruajtur deri tash, nė prani tė Zėvendėsministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Hajdin Abazi, ja ka dorėzuar kryetarit tė Komunės, Avni Kastrai eshtrat e Heroit Isa Boletini, tė bijve dhe bashkėluftėtarėve tė tij.
Nė kėtė ngjarje morėn pjesė edhe Prof. Dr. Pajazit Nushi, eksperti mjeko-ligjor, Arsim Gėrxhaliu, intelektualė tė njohur nga Prishtina, familjarė tė Heroit Kombėtarė tė Isa Boletinit dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij.
Imami Murati, pėr herė tė parė e bėri tė ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij. “Ka ardhur koha qė pėr eshtrat e Heroit Isa Boletini tė pėrkujdesen institucionet, pėrkatėsisht komuna e Mitrovicės. Sot nė 95 vjetorin e vrasjes sė Isės dhe bashkėluftėtarėve tė tij nė Ribnicė tė Podgoricės dhe 13 vjetorit tė mbėrritjes sė eshtrave tė tij dhe bashkėluftėtarėve nė Mitrovicė ndjej dhembje dhe krenari njėkohėsisht pėr heroin Isa Boletini”, tha ai, pasi qė arkivoli me eshtrat e Heroit Isa dhe bashkėluftėtarėve tij, u nxor nga toka, brenda njė objekti ndihmės nė oborrin e tij, ku i kishte fshehur qė nga viti 2004.
Mulla Asllani ju tregoj tė pranishmėve se iniciatori i parė pėr sjelljen e eshtrave tė Isa Boletinit nga Podgorica nė Mitrovicė ka qenė Prof. Pajazit Nushi, ndėrkohė qė kontribut tė ēmuar kanė dhėnė ish Presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani. Ai tha se eshtrat ishin varrosur asokohe nė oborrin e xhamisė sė Haxhi Veslit nė Mitrovicė, prej nga pas lufte i ka zhvarros dhe rivarros nė oborrin e shtėpisė sė tij.
Zėvendėsministri Hajdin Abazi, tha se kujdesi pėr eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe ruajtja e tyre, ėshtė patriotizėm, ndėrsa qė sot e tutje Qeveria e Kosovės ka si prioritet pėrgatitjet pėr rivarrimin dinjitoz tė eshtrave nė Kompleksin memorial nė kullėn e tij nė Boletin, pėr t’iu dhėnė mundėsi shqiptarėve qė tė nderojnė dhe respektojnė kėtė figurė madhore tė Kombit.
Ndėrsa i pari i Mitrovicės, Avni Kastrati tha se Mulla Asllani meriton respekt tė posaēėm pėr ruajtjen e eshtrave nė kohė tė vėshtira, andaj edhe nė emėr tė tė gjithėve e falėnderoi pėr atė qė ka bėrė. Ai njoftoi se eshtrat e Isa Boletinit do tė rivarrosen mė 28 nėntor tė kėtij viti, nė fshatin e tij tė lindjes, me njė ceremoni madhėshtore, nėn pėrkujdesjen e Kryeministrit tė Kosovės, duke shtuar se nė ditėt e ardhshme do tė formohet Kėshilli pėr rivarrim.
Eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij, tani e tutje do tė ruhen nė ambientet e Kuvendit tė Komunės, ndėrkohė qė atyre do tu bėhet analiza e ADN-sė, pėr tė mos lėnė kurrfarė dyshimi.
Telegrafi
"Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri
A ma shpjegon dikush pse e ka bartur Isa Boletini kete distinktivin ne brez qe i perngjan atyre qe i kan pasur sherifet ne SHBA ose stemave te departamenteve policore ne SHBA?!
Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!
Qat dinstiktivin ia ka pas dhon Isės Ēak Norris kur ishte Texas Ranger. I tha Ēaku "U mėrzita me kyt xaxin, vetėm ti ma mush menjen qė e merito". Falimners i tha Isa ene qy athere u bon shok.
Pranej u bo Isa hero, se u bo shoku i Ēakut, se tė ishte pėr Isėn....
Ajo duhet tė jetė kuti duhani besoj.
-
Krijoni Kontakt