Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Dëbohen nga djali, vetëvriten pensionistët

    Dy te moshuarit duket se kane kuvenduar me pare vendimin fatal. Pasi kane pleqeruar menyren e veteflijimit, Qazim Hoxha ka shkuar ne nje nga farmacite bujqesore dhe ka blere disa tableta fostoksine. Pastaj jane ulur te dy prane e prane dhe i kane dhene tabletat njeri-tjetrit. Me pare, helmin e ka gelltitur Shahe Hoxha. Bashkeshorti ia ka vendosur ne goje tableten dhe i ka dhene nje gote me uje per t’i lehtesuar percjelljen. Pasi ka kaperdire helmin vrases, gruaja ka marre tableten tjeter dhe ia ka dhene te shoqit. Kaq ishte. Nje histori tronditese veteflijimi qe u mbyll pasditen e djeshme ne nje shtepi modeste ne fshatin Kurtaj te rrethit te Peqinit.

    Nuk ka vonuar dhe helmi e ka dhene menjehere efektin vrases. Me pare eshte shtrire per toke e mbytur ne shkume dhe duke dhene shpirt mes perpelitjesh deshperuese Shahe Hoxha. Vuajtjet e bashkeshortes i kane shkaktuar keqardhje Qazimit, i cili ka lajmeruar te afermit e familjes. Ai i ka treguar vajzes, Sime Sulkja, per gjithcka kishin vendosur. Fqinjet kane dhene ndihmen e pare dhe i kane nisur menjehere drejt spitalit te Peqinit. Por, Shahe Hoxha ka nderruar jete pa arritur ne spital. Pak caste me vone eshte shuar nga helmi edhe Qazim Hoxha. Askush nuk ka pasur mundesi te shpetoje jeten e te moshuarve.

    Shahe Hoxha, 66 vjece dhe bashkeshorti i saj, Qazim Hoxha, 68 vjec, jane vetehelmuar me fostoksine nga deshperimi, pasi nuk shkonin me djalin dhe i ishin bere peshe vajzes. Keto jane te dhenat e para hetimore te nje grupi ekspertesh te Policise se Peqinit. Bashkeshortet e moshuar ishin larguar nga fshati Perparim i komunes me te njejtin emer, pas konfliktit qe kishin pasur me djalin. Ata ishin strehuar te familja e vajzes, Sime Sulkja, e cila ishte kujdesur per prinderit e saj. Sipas fqinjeve, te dy te moshuarit punonin dhe i siguronin vete te ardhurat. Megjithate, ata ndjeheshin te vetem dhe te deshperuar. Derisa moren vendimin per t’u larguar se bashku nga kjo bote.

    Te moshuarit, varret gati prej 6 muajsh

    Qazim Hoxha ishte i parapergatitur per sakrifikimin bashkeshortor. Rreth 6 muaj me pare, ai kishte celur dy varre ne nje parcele, larg varrezave te fshatit Kurtaj. Nje varr per vete dhe nje per bashkeshorten e tij. Gjithcka eshte llogaritur ne detaje. Prane varreve jane vendosur edhe pllakat prej betoni dhe materialet e tjera. Ndersa ne nje raft te dhomes ku flinin, kane qene gati qefinet, carcafet, peshqiret, kostumi per Qazimin dhe bashkeshorten e tij, Shahen. Deshmitare okulare treguan se para se te veteflijoheshin, burre e grua i kishin bere te gjitha adetet para vdekjes. Me pare ata jane ushqyer. Pastaj jane lare dhe pastruar se bashku. Ishin gati per te shkuar ne boten e perjetshme ne momentin kur jane ulur dhe kane pare ne sy per here te fundit njeri-tjetrin.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    gjynaf, ngjarje shume e dhimbshme,
    po ne kete shkrim nuk sqarohen mire shkaqet,
    si u debuan nga djali, pse u debuan, etj etj.
    Po sido qe te jete, eshte turp te nxjerresh prindin nga shtepia, se i ka bere koken.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    po ate tjetren mo e lexuat??
    Njeri vrau te dy prinderit ne Cikago....
    sal te vije behari dhe te vloje gjaku se jua them un ejuve..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  4. #4
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    sa gjynah. sa turp. cfare deshperimi. cfare fisnikerie.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    ma rrenqethen mishin

    djali i atyne dueht pushkatu me gjith gru
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Thuhet nje fjalë popullore : Ehh rrite sot evladin(femijun)..


    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ma rrenqethen mishin

    djali i atyne dueht pushkatu me gjith gru
    Lum derjansi me trego nga ky konkludim i juaj se duhet mbytur edhe gruan. Ku e lexove qe djali paska edhe grua?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga flag Lexo Postimin
    Thuhet nje fjalë popullore : Ehh rrite sot evladin(femijun)..




    Lum derjansi me trego nga ky konkludim i juaj se duhet mbytur edhe gruan. Ku e lexove qe djali paska edhe grua?
    ti shoku mos na u akllxo kaq teknik, ajo merret me men se djali o kon i martu e i ka qit prindit perjasht, duke i detyru me jetu ke e bija


    ne rast se djali asht beqare athere duhet pushkatu vec djali
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Aman i martuar ka qene djeli po keta e paskan marr shume rende..

    Perderisa kane qene me dore e me kembe, kane patur njeri tjetrin, punonin qe te dy...hehe pse duhet te biesh ne te tille depresion???
    Dhe ne moshe te rinj kane qene..rreth te 60ve..
    Gjynah..mendja ben hatane thone..
    Perderisa femijet nuk para i donin prinderit , mund te rrinin vec dhe te bejshin kokrren e qejfit..pa andrralla fare..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  9. #9
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Çifti i moshuar i jep fund jetës në shtëpinë e vajzës

    Skenë tronditëse në Peqin. Vetëhelmohen të kapur dorë për dore. Mister motivet

    Një çift bashkëshortësh nga
    një fshat i Peqinit kanë vde
    kur në shtëpinë e dhëndrit
    të tyre. Gjithçka ka ndodhur dhe
    përfunduar në pak minuta të pasdites
    së djeshme. Një çift të moshuarish
    kanë vendosur të shkojnë për
    miqësi në shtëpinë e dhëndrit të
    tyre, pa ditur se aty do "shkruhej"
    fundi i jetës së tyre. Një skenë e ngjashme
    të sjell ndërmend një film të
    Emir Kosturicës, kur një çift i jep
    fund jetës gjatë luftës dhe në momentin
    e fundit ishin kapur dorë për
    dorë. Ndërsa çifti Sulkja një gjë të tillë
    e ka bërë në jetën reale.
    Burime paraprake të policisë së
    Elbasanit në bashkëpunim me ato
    të Peqinit bëjnë të ditur se kanë gjetur
    vdekjen Qazim dhe Sadete Sulkja,
    i pari 69 vjeç dhe gruaja 56 vjeçe.
    Sipas burimit në fjalë, vdekja kishte
    ardhur nga pirja e dozave të larta të
    fostoksinës. Burime nga vendi i ngjarjes
    bëjnë të ditur se çifti Sulkja,
    kishte shkuar për drekë te vajza e
    tyre e martuar në fshatin Kurtaj të
    Komunës së Gjocajt në kufi me rrethin
    e Lushnjës. Dreka ka kaluar
    mjaft mirë, por, ndërsa prindërit e
    vajzës kishin mbetur vetëm në
    dhomën e miqve, vetë vajza ishte
    bërë merak që ata nuk po zgjoheshin
    nga gjumi i pasdites. Ka qenë
    vetë vajza e tyre që ka dhënë kujën
    në shtëpinë e saj, ndërsa britmat për
    prindërit që nuk jepnin shenja jete,
    ka sjellë shpejt fqinjët e saj në shtëpi,
    ndërsa dhëndri kishte dalë në arë.
    Ka qenë ora 15:00 e pasdites së
    djeshme, që policia lokale e Peqinit,
    ka regjistruar ngjarjen tragjike dhe
    në mënyrë të shpejtë ka mbërritur
    në fshatin ku kishte ndodhur
    vetëhelmimi. Burime paraprake të
    specialistëve të policisë bëjnë me
    dije se çifti i moshuar kishte pirë doza
    të larta fostoksine prej nga kishte
    gjetur dhe vdekjen. Policia nuk ka
    lejuar ceremonitë mortore pa kaluar
    çifti Sulkaj për veprime të mëtejshme
    ligjore në morgun e qytetit të
    Elbasanit, prej nga nuk është pranuar
    të jepet asnjë informacion shtesë.
    Tani për tani mbeten shumë të
    rezervuara shkaqet e vetëhelmimit,
    por burime jozyrtare hedhin dy
    variante të vetëhelmimit të tyre. Sipas
    burimit në fjalë, çifti ose është
    vetëhelmuar për shkaqe që do të
    hetohen më vonë, ose helmimi i tyre
    ka ardhur nga vetë pjesëtarët e
    familjes së dhëndrit. Sidoqoftë, asnjë
    version nuk mund të merret për
    bazë, gjersa të sqarohen të gjitha rrethanat
    e kësaj ngjarjeje të rrallë dhe
    ekspertët të faktojnë shkaqet e
    vërteta të ndodhisë. Hetimet për
    ngjarjen kanë nisur që mbrëmë dhe
    pritet që gjithçka të zbardhet gjatë
    ditës së sotme.

    Shqip
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  10. #10
    BeLeGu Maska e KaLajsi
    Anëtarësuar
    19-05-2004
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    365
    E degjova ke lajmet kete fatkeqesi , por me shum me preku fakti kur degjova qe cifti i te moshuarve para pak ditesh se te bashin vet vrasjen kishin ba gati varret e tyre
    Jufka ime ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pse po vetëvriten njerëzit në Shqipëri?
    Nga EdiR në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 07-11-2011, 08:09
  2. Londer, racizmi, debohen studentet
    Nga shefqeti11 në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 01:28
  3. Vetevriten per hir te dashurise !!!
    Nga KOKASHTA në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 08:27
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-11-2005, 19:27
  5. Debohen islamiket nga Shqiperia..
    Nga LONDON-TIRONC në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-08-2004, 04:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •