Ne librat e Hermetikeve qendron se: si poshte ashtu edhe larte dhe anasjelltas; ne Zohar bota e poshtme eshte reflektim i te epermes. Histrionet i bazuan diturite e tyre ne shtremberimin e ketij mendimi. Thirreshin ne Mateun 6, 12 ("dhe na liro nga borxhet, ashtu sikur ne i lirojme borxhlinjte tane") dhe 11,12 ("Turr po bejne per mbreterine qiellore, dhe te fuqishmit po e fitojne"), per te argumentuar se toka derdhet ne qiell, dhe ne 1 Kor. 13, 12 ("tani ne pasqyre shohim turbullt") per te deshmuar se ajo qe ne shohim eshte jarmi. Ndoshta, me tu pare ne monotonet, mendonin se cdo njeri eshte vet i dyti dhe se ai qe eshte ne qiell, ai tjetri eshte i verteti. Paramendonin poashtu se, veprimet tona kane shprehje te kundert, ashtu qe, kur ne jemi te zgjuar, ai tjetri flen, kur mekatojme me epsh, ai tjetri permbahet me ftohtesi, kur ne vjedhim, ai tketri eshte dorelire. E se kur te vdesim do te bashkohemi me te dhe te behemi ai. (Ndonje jehone nga keto predikime, e verejme te Bloy.) Tjeret histrione thonin se bota do te shkaterrohet kur te shtjerron numri i mundesive te saj; se asgje nuk perseritet, se i drejti duhet ndalur per te bere veprat me te turpshme, se ato nuk do ta nxijne ardhmerine por te shpejtojne ardhjen e mbreterise se Jezusit. Keto thenie i mohonin pasonjesit tjere, duke interpretuar se e kaluara e botes duhet te realizohet ne secilin njeri. Shume prej tyre, sikur Pitagora, duhet te kalojne nga trupi ne trup para se ta fitojne lirine; protejte ta zeme, "kalojne jetet si luaj, dragoj, derra te eger, ujera e drunje". Demosteni flet per pastrimin me balte qe zbatohej nga anetaret e mistereve orfike; protejte ne analogji me kete pastroheshin me ligesi. Paramendonin se, ne shembellese te Karpokratit, askush nuk do te lirohet nga biruca perpara se ta laje edhe monedhen e fundit. (Lk 12, 59), dhe arrinin ta kthenin te penduarin me keto fjale: "une kam ardhur, qe delet te kene jete dhe ta kene me bollek" (Iv10, 10). Me tej thonin se ai qe nuk eshte i lige shfaq shenja te krenarise satanike... Histrionet thuren mitologji te ndryshme; disa propagonin heremine, te tjeret shthurjen, e te gjithe se bashku parregullsine. Theopompi, histrion nga Berenika, rrezoi te gjitha keto mesime; tha se secili njeri eshte perktates i asaj qe fale Zoti per ta qetesuar boten.
Krijoni Kontakt