Ndoshta ky shkrim duhet te ishte te humoriSe patyrpesia serbe kete rradhe i ka kaluar caqet e groteskut
************************************************
Çmenduri serbe, “Napoleoni shpallet Bonoparteviç!”
Ne kapercyellin e viteve 2007-2008, te trazuar dhe te çorientuar nga çeshtja e Kosoves, serbet kryen nje “scoop” historik: E nxoren edhe Napoleonin serb, duke metuar te vrasin me nje gur dy zogj; ta tregojne veten themelues te Europes moderne duke i atribuuar vetes perkatesine e Napoleonit, por, edhe duke sulmuar me zjarr “te perqendruar” Francen “tradhetare”, qe nuk resht se krenuari me birin e madh te Korsikes dhe babain e kombit francez.
Nje artikull i rimarre nga “Courrier des Balkans”, shkruar ne “Vreme” nga Dragan Todoroviç me 07 dhjetor te vitit te kaluar, dhe perkthyer nga Jasna Andjeliç diten e fundit te Vitit te Vjeter, leshon nje alarm qesendises: Mjafton te thuhet se pikeçuditjet gelojne ne te gjithe artikullin... por, per mani objektiviteti, le te riprodhojme vete artikullin, pa i hequr asnje presje:
“Serbona”, Sorbonne?
Nje pankarte mese modeste anonçon promovimin e librit: “Shqiptaret, keta ilire te rreme”. Ky liber sapo eshte botuar nga Akademia serbe e Shkences dhe e Arteve (SANU). Promovimi mbante firmen e organizimit te shoqates “Serbona”, ne kuadrin e kerkimeve mbi historine “e lashte” te serbeve, te studimeve serbistike dhe te shqetesimeve bashkekohore te historiografise serbe. Teksti ne pankarte numeronte nje seri te ftuarish, me ne krye doktorin e filozofise Mihailo Markoviç, (sa per dijeni ky eshte nje “marksit disident i kohes se Titos” dhe ne fund te viteve 1980 iu bashkua ultra-nacionalisteve serbe, duke u bere me pas edhe nje nder shefat e Partise Socialiste te Millosheviçit). Nuk mund te lihet pa permendur edhe nje shenim ne fund te pankartes, ne formen e nje mesazhi, ose me sakte te nje logoje te shoqates: “Ndihuni te lumtur, krenare dhe fitimtare duke mesuar historine kombetare te Serbise!”.
Ky takim i madh midis shkences dhe publikut u zhvillua ne sallen e nderit te bashkise se Valjevos, e cila me kete rast, jo pa kuptim, tryezen e kishte mbuluar me nje cohe blu, me lule te verdha. Publiku ishte i larmishem; police aktive dhe te dale ne pension, militante radikale, nje psikiater, nje historian ne pension, shume socialiste, nje e ashtequajtur shkrimtare dhe nje mori aktoresh aktive, ne perbetim te nje te vertete ekskluzive serbe.
Zoteria me pantofla
Ka ardhur momenti i madh; ai i futjes ne skene te Radojica Radosheviçit, jurist ne pension, ish-zyrtar i larte policie, i cili ka vendosur qe deri ne varr t’i kushtohet çeshtjes kombetare serbe. Kur hyn ne salle, bie ne sy mjekra e tij e prere me stil, nje pantofel ne kemben e djathte, meqe ka nje problem ortopedik. Por, kjo mangesi kompesohet nga nje veshje e fisme, nga nje kravate me ngjyra te ndezura dhe nga nje dosje e rende nen krahe. Ze vend nen shoqerine e nje zonje bjonde me gersheta dhe te tre zoterinjve. Radojica Radosheviç pershendet te gjithe pjesemarresit dhe ne emer te Jovan Deretiçit, paraqet ndjese per mungesen e tij. Nuk harron ta beje kete edhe per Mihajlo Markoviçin, i cili dergjet ne shtrat, pasi sapo eshte bere i ve. Me pas, prezanton Vera Pesheviçin, ulur ne krah te tij, dhe vajza e Radivoje Peshiçit, botues i librit, si dhe te Dragomir Antiçit, doktor ne fizike dhe i punesuar ne Institutin “Vinça”, i cili pretendon se me nje metode matematike, ka arritur te pergenjeshtroje teorine mbi dyndjet serbe! Nuk harron edhe Radomir Gjorgjeviçin, zv/dekan i Universitetit te “Kosovska-Mitrovica” dhe president i shoqates “Serbona”, si dhe Sllobodan Jarçeviçin, ish-minister i “Republikes serbe te Krajinas”. Te gjithe keta do te flasin per librin me titull ”Shqiptaret, keta ilire te rreme”.
Radojica Radosheviç mban fjalen e hapjes, duke dhene shpjegime se serbet ekzistonin para Jezu Krishtit; se e gjithe Europa e qyteteruar ka origjine serbe dhe pa harruar se edhe kryetari i deges se “Serbona” ne Mynih eshte i pranishem ne salle. Ai vazhdon duke thene se libri ne fjale eshte fryt i konsultimeve brenda per brenda Akademise serbe te Shkencave dhe Arteve dhe se ai, personalisht, ne bordin e vetures se tij, kushedi se sa here kishte shkuar nga Valjevo, ne seline e Akademise per te depozituar kontributin e tij per kete shkolle te re historike. Me pas, ai vijoi me paraqitjen e luftes per promovimin e shkolles se re historike serbe, dhe me tej, te “serbistikes”, kesaj shkence te gjere e te gjate qe ngerthen arkeologjine, historine, gjuhen dhe letersine serbe qe para Jezu Krishtit. Te gjithe gjeografine serbe, (sepse, sipas tij, te gjitha qytetet europiane kane origjine serbe dhe te gjitha vendet kane toponomi serbe, perfshire edhe Afriken e Veriut, Azine dhe Siberine)! Ai nuk harron edhe artin e fene serbe, sepse, sipas tij, bazat e krishterimit jane te themeluara nga populli serb, qe rajonet e banuara nga serbet jane vatra te verteta te krishterimit dhe se katoliket nuk kane asnje lidhje me krishterimin dhe besimin kristian!
Perfaqesuesja e botuesit tregon librin ne publik, pershendet te gjithe te pranishmit ne emer te se vetmes shtepi botuese qe “guxon te botoje nje histori te harruar”. Ajo nenvizon faktin se libri eshte rezultat i nje kolokiumi shume-disiplinor organizuar ne Akademine serbe te Shkencave dhe Arteve, e cila ka nxjerre jo pak konkluzione “ekspertesh” mbi gjenezen e shqiptareve. “Kjo ishte e nevojshme, jo per shkak te problemeve aktuale, por per arsye se historia jone eshte e dominuar nga falsifikime te shitura per te verteta, nje nga te cilat, eshte origjina iliriane e shqiptareve”. “Jeta ne genjeshter prodhon genjeshtra te reja dhe eshte e domosdoshme qe brezat e rinj te mos edukohen me me manualin e historise se klases VI, te 8-veçares qe thote se serbet jane ardhacake ne Ballkan”. “Ky falsifikim ka motivuar shkrimin e ketij libri qe ka si synim qe te pengojme ketej e tutje femijet tane te jetojne me kompleksin e ardhacakut”. Dhe me kaq e mbyll fjalen e saj Vera Peshiç.
Shqiptaret, keta kaukaziane?!
Nje nga autoret e librit, Dragomir Antiç, shtjellon konkluzionin unanim se shqiptaret nuk jane iliriane, por kane ardhur nga Kaukazi. “Ata e kane shkelur Ballkanin per here te pare ne shekullin XI!. Ndersa, sipas tij, serbet nuk kishin nga te vinin. Ata jane autoktone ne kete gadishull dhe cilesori “ilirian” eshte perdorur per ta deri ne shekullin XIX! Shpjegimet e ketij fizikani, i cili tashme eshte kredhur ne studimet historike, bazohen ne rezultatet e analizes se tij mbi mundesine fizike ne zhvillimet e proçeseve historike. Ai meton te provoje se dyndjet e popullsise sllave te shekujve V e VII nuk mund te ndodhnin, sepse nuk ekzistonin mundesite fizike!
Botuesi nenvizon edhe nje here vleren e librit te Dragomir Antiç, me titull “Gjeneza fizike e teknologjike e serbeve” perpara se t’ia jape fjalen Radomir Gjeorgjeviçit. Ky i fundit nenvizon se “historia e vertete i eshte fshehur gjithnje kombit serb, por serbet nuk mohojne asnje pjese te historise, ashtu siç, nuk do te heqin dore nga asnje pellembe e territorit te tyre”. Sipas tij, elementet e fshehur prej kohesh, tashme kane dale ne drite: shqiptaret shpalosin deshirat e tyre separatiste! Gjeorgjeviç sakteson edhe diçka tjeter: “21 korriku 2007 shenon daten e vdekjes se historiografise serbe dhe lindjen e shkolles se re historike; historise serbe dhe autoktone! “Kerkuesit kane mangesite dhe kufizimet e tyre, por sido qe te jete, mozaiku do te plotesohet”, - u shpreh ai.
Te gjitha gjuhet e botes kane nene serbishten!
Radojica Radosheviç rimerr fjalen per te deklaruar se u takon vetem serbeve qe te deklarohen si iliriane, pasi shqiptaret kane ardhur kembezbathur nga Kaukazi!...Ish-ministri Sllobodan Jarçeviç nuk harron te shpjegoje se nuk ka patur asnjehere dyndje te fiseve sllave drejt Jugut dhe Lindjes. Ai shperndan, madje, edhe nje harte gjeografike te gjithe pjesemarresve per tu treguar se Gjermania e Veriut dhe ajo e Lindjes banohen nga fise sllave qe ne shekullin III para Krishtit. Sipas tij, dukatet sllave qe ekzistonin tashme ne keto territore, munden Karlin e Madh, dhe ne keto luftime mund te llogariten 50 mije te vrare gjermane e franceze! Poema “Beteja e Kosoves” nuk eshte gje tjeter, veçse transkriptimi i kesaj beteje te madhe te shekullit VIII”!
Ndersa diplomati Jarçeviç vendos edhe qershine mbi embelsire: “E ka thene Sorbona; fjalet baze te greqishtes jane me origjine serbe!”
Perfundon duke shpallur edhe nje sekret: Savo Tekilija ka shkruar se te gjithe rumunet ishin serbe dhe se ne kohen e tij, flisnin serbisht me shume huazime latine! “Sllavet pushtuan Peloponezin me 587 dhe qendruan aty 218 vjet! Anglezet mbajne te fshehur nje harte gjeografike te vitit 814 qe verteton se serbet ishin te shtrire deri ne Trieste! Nje analize e gjuhes baske tregon se 40 per qind e fjaleve serbe rrjedhin drejtepersedrejti nga sanskritishtja! Anglishtja eshte shfaqur ne shekullin XVI, ndersa frengjishtja ne ate te XI”!. por Sllobodan Jarçeviç kembengul edhe mbi origjinen e etruskeve. Ai ben nje zbulim te madh: “Kur nena e Napoleon Bonopartit u arrestua si prijese e nje kryengritjeje ne Korsike, deklaroi: Ne nuk jemi italiane, edhe pse vijme nga Italia. Ne nuk jemi franceze, ne jemi etruske”!.
Meqe nje shkencetar serb qe jeton ne SHBA, profesori Vukçeviç, ka “vertetuar” origjinen serbe te etruskeve, nxjerrim perfundimin se Napoleon Bonaparti ishte serb!”.
Kristaq Çoka : Gazeta Albania
Krijoni Kontakt