Eshte nje tragjedi e vertet ajo qe ndodhi sot ne Villa Park, IL afer Chicago ku Artur Shehu, 33 vjec, nga Tirana, vrau nenen dhe babane e tij, Syrja Shehu, 66 vjec dhe Safo Shehu, 67 vjece. Vrasja ka ndodhur sot heret ne mengjes, dhe policia ka gjetur 2 trupat rreth ores 3:30 te mengjesit mbasi nje burre 33 vjec ka lajmeruar policine per kete krim. Ky mendohet te kete qene Artur Shehu (edhe pse nuk eshte akuzuar akoma direkt per kete vrasje nga policia) i cili ka qelluar mbi prinderit e tij me arme dhe eshte larguar ne drejtim te paditur. Kur policia mberriti ne vendin e ngjarjes dhe rrethoi gjithe lagjen, duke perdorur policine lokale dhe SWAT team, ata zbuluan qe Arturi ishte larguar. Per t'u larguar mendohet qe ai ka perdorur taxine e tij te cilen policia e ka gjetur ne rrugen Lake Shore Drive afer liqenit. Po ashtu mesohet se policia ka gjetur dhe makinen tjeter te Arturit, nje volswagen te vitit 2001. Nuk dihen akoma shkaqet e verteta te ketij homicide por ne baze te te dhenave nga te afermit dhe shoket e tij, thuhet se Artur Shehu, kohet e fundit ka qene nen depresion dhe filloi te kurohej per te. Po ashtu thuhet se ai ka pasur probleme financiare qe sipas gjitonit te tij ishin baze e shume grindjeve midis Arturit dhe babait te tij.
Artur Shehu ka 10 vjet ne Amerike dhe prinderit e tij kishin 6 vjet ketu. Ai ka 3 motra nder te cilat 2 gjenden akoma ne Shqiperi. Ai punonte si shofer taxie dhe njerezit qe e njohin thone se ishte djale i sjellshem dhe jane te shokuar nga cfare ndodhi.
Ai tashme eshte suspect ne ceshtjen e vrasjes se prinderve te tij dhe eshte quajtur nga policia nje njeri i armatosur dhe i rrezikshem.
Ne pothuajse 9 vjet qe kam ketu ne Chicago, kjo eshte hera e pare qe shqiptaret behen objekt i nje tragjedie te tille dhe ka lene shume njerez pafjale.
Cfare mund te conte nje djale shqiptar 33 vjecar deri ne ate pike sa te qellonte mbi prinderit e tij?????!!!!!!!!!!!!!!
Fatkeqesisht depresioni dhe paraja jane objekt i shume gjerave negative qe ndodhin kudo, por si mund ta bejne ato nje njeri te mari jeten e atyre qe i dhuruan jeten atij??????????!!!!!!!!!!!
Sot ne Chicago, shume shqiptare jane te pikelluar per kete fatkeqesi qe i ndodhi kesaj familjeje, por edhe shume njerezve (si psh mamase time) ju vjen keq per jeten e ketij djali qe tashme ka marre nje kthese te dhimbshme. Nuk e di pse shume nena qajne fatin e tij kur ai beri nje nder krimet me te renda qe ekziston. Besoj se zemra e nje nene do ngelet perhere ZEMER NENE.....
Nqs dini anglisht ose doni te shikoni pamje nga cfare ka ndodhur sot, mund te klikoni ne kete link:
http://www.chicagotribune.com/news/l..._religion_util
Investigimi mbi kete ngjarje vazhdon dhe do t'ju sjelle te dhena te tjera me te fresketa sa me shpejt te jete e mundur.
Respekte,
Deada
Krijoni Kontakt