Gruevski: Vizat me Shqipėrinė, vendim i gabuar
Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se ndėrlikimi i regjimit tė vizave do tė ishte hap mbrapa dhe do tė pengonte zhvillimin ekonomik dhe lėvizjen e lirė tė qytetarėve.
"Sot tė dy shtetet, Maqedonia dhe Shqipėria, si dy shtete fqinje, janė para hyrjes nė NATO, me relacione tė shkėlqyera reciproke dhe me tė vėrtetė do tė ishte hap mbrapa ta ndėrlikojmė regjimin vizor dhe me kėtė ta ngadalėsojmė tregtinė dhe bashkėpunimin ekonomik, atė turistik dhe udhėtime tė tjera tė qytetarėve", theksoi pėr MIA kryeministri Gruevski.
Ai mė pas ka shtuar se problemi me vizat daton qė nga vitit 2006 kur koalicioni i atėhershėm BDI-LSDM sė bashk me PLD-nė miratuan ligj tė ri pėr tė huajt qė hyri nė fuqi. “Kėtė tė gjithė mund ta kontrollojnė nėse e hapin gazetėn zyratare tė asaj kohe. Ai ligj parashikon nė pajtim me direktivat evropiane, pėrderisa mes disa vendeve ka tregjim vizor, vizat nė vend qė tė jepen nė kufi, siē ishte deri tani, tė jepen nė ambasadė”, thekson Gruevski. (INA)
Krijoni Kontakt