Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 60
  1. #31
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Pse maqedonasit kane te drejte?

    Mentor Nazarko


    Gjithēka qė ndodhi nė lidhje me tė ashtuquajturėn "ēėshtje tė vizave maqedonase", do tė mund tė quhej "furtunė nė gotė". As dy vendet nuk do tė shkojnė shumė larg me debate nė distancė, por as dhe ēėshtja nė diskutim nuk ia vlente tė trajtohej siē u trajtua, veēanėrisht nė Shqipėri.

    Eshtė shkruar shumė pėr kėtė furtunė nė gotė dhe mund tė duket se nuk ka mė se ē‘tė shkruhet. Mendoj se po, pra ka akoma dhe mė ēfarė tė shkruhet. Pėr shembull, dhe mund tė duket paradoksale, se Maqedonia kishte tė drejtė nė atė qė bėri. Mė saktė nė atė qė nuk bėri, por thjesht kėrcėnoi se do ta bėnte.

    Sepse pikėrisht ky ėshtė momenti i parė qė i bėn tė pajustifikueshėm dhe tė shpėrpjesėtuar reagimet nė opinionin publik shqiptar dhe mė keq akoma nė institucionet tona: Maqedonia nuk e vendosi regjimin e vizave. Por jo vetėm kaq. Maqedonia aktualisht ėshtė duke shkelur njė ligj tė vetin, tė miratuar me dy tė tretat, qė nė maj 2007, efektet e tė cilit do tė fillonin nė 1 janar dhe nuk po e vendos detyrimin e parashikuar nė kėtė ligj, qė shtetasit shqiptarė tė merrnin viza nė ambasada. Pra, edhe ky ėshtė element pozitiv nė sjelljen e Maqedonisė ndaj nesh. Sigurisht ajo ėshtė duke e bėrė kėtė pėr interesin e vet: nė fund tė vitit agjencia maqedonase e lajmeve jepte nė mėnyrė triumfante lajmin se hotelet e saj janė mbushur me shtetas shqiptarė. Bilanci i shkėmbimeve midis dy vendeve tregon varėsinė e industrisė hoteliere maqedonase nga shqiptarėt. Pra, Maqedonia nuk do ta vendoste regjimin e vizave, edhe sikur ne tė mos reagonim. A nuk mjafton kaq pėr tė treguar se Maqedonia nuk bėri asgjė kundėr nesh dhe reagimi ndaj saj ishte i pajustifikuar, madje dhe nga ish-ministra tė Jashtėm? Por le tė shtojmė argumente tė tjerė.

    Maqedonia nuk tha apo nuk thotė se vendosja e regjimit tė vizave ėshtė e pashmangshme, pėr shkak tė faktit se ėshtė njė hap para nesh nė marrėdhėniet me BE-nė. Kjo afėrsi vetėm e detyroi atė tė miratonte ligjin pėr tė huajt, qė parashikon marrjen e vizave ekskluzivisht nė konsullata, pa pėrmendur shqiptarėt. Por ky ligj maqedonas, i miratuar me dy tė tretat, d.m.th. gati ligj kushtetues, nuk pengon qė midis dy vendeve tė firmoset njė marrėveshje dypalėshe, qė pėrfundimisht e heq regjimin e vizave nė kufi apo dhe pagesave tė taksės nė kufi, siē ėshtė rasti i sllavėve tė Maqedonisė. Madje, maqedonasit kanė kėrkuar prej kohėsh qė tė miratohet kjo marrėveshje, por ne nuk kemi dashur apo kemi pėrtuar ta nėnshkruajmė.

    Po kush janė tjetėr arsyet e Maqedonisė? D.m.th., pėrse Maqedonia ishte brenda sė drejtės sė vet pėr tė bėrė atė qė bėri?

    Maqedonia thjesht lajmėroi publikisht se do tė vendoste regjimin e vizave me Shqipėrinė, gati-gati duke parashikuar reagimin zyrtar tė Shqipėrisė qė do pasonte. Fiks atė qė mund t‘i interesojė. Nė njė kontekst si ai ballkaniku i sotėm, kur Maqedonia e gjendur e shtypur nga shqiptarėt nga dy anė, nga grekėt, nga serbėt dhe bullgarėt, ndėrsa ajo do tė ketė presione tė tmerrshme pse pranon tė njohė pavarėsinė e Kosovės, i duhej njė gjest qė do tė interpretohej si antishqiptar. Duhet tė mbajė ekuilibrat me sllavėt e tjerė, me Serbinė dhe minoritetin agresiv serb brenda nė kufijtė e saj.

    Maqedonisė i duhet njė furtunė e tillė, pėr tė treguar dinjitet nė marrėdhėniet me jashtė. Nėse nuk do ia tregojė atė Shqipėrisė, kujt do ia tregojė? Madje, pėr tė qenė tė sinqertė, Maqedonia megjithėse ėshtė e kontrolluar nga ekonomia greke, prapėseprapė guxon mė shumė sesa ne ndaj Greqisė. Pra, tregon dinjitet mė shumė se ndaj grekėve: vendos emrin e aeroportit, nuk ndryshon emrin e vendit tė vet, imponon kompanitė celulare tė mbajnė tarifa mė tė ulėta etj., etj.

    Maqedonisė i duhej tė tregonte nė njė farė mėnyre pakėnaqėsinė ndaj Shqipėrisė, qė nė kontestin e saj me Greqinė duket se ka zgjedhur tė mbajė anėn e Greqisė. Nė njė emision tė "Top Show", ministri i Jashtėm, Basha, i lejoi vetes madje tė konsideronte si tė gabuar dhe qė provokonte opinionin publik grek, "vendosjen e emrit Aleksandėr i Madh aeroportit tė Shkupit". Thellėsisht e gabuar nga ana jonė kjo preferencė pro Greqisė. Dakord, ne nuk mund tė mbajmė anėn e Maqedonisė nė publik, por ama nuk ka asnjė arsye pse tė mbajmė tė Greqisė. Madje duhet tė koordinohemi me Maqedoninė, pėr tė frenuar ekspansionin politik, ekonomik dhe kulturor tė Greqisė nė rajon. Ekspansion qė i interpretuar nė terma zhvillimi, nė disa raste frenon zhvillimin e vendeve tona. Midis Shqipėrisė, Maqedonisė nga njė anė dhe Greqisė nė anėn tjetėr, ka interesa ekonomikė drejtpėrdrejtė tė kundėrt, siē ėshtė rasti i rrugėve ndėrkombėtare tė energjisė, transportit etj., etj.

    Gabimet tona nė rastin e vizave

    Ne nuk e morėm vesh lajmin e miratimit tė ligjit maqedonas pėr tė huajt qė nė majin e vjetshėm dhe pasojat e tij nė regjimin aktual tė vizave. O ambasadori ynė atje nuk njoftoi, ose ai njoftoi nė kohė dhe kancelaria jonė e injoroi. Edhe PDSH-ja duhet tė njoftonte. Apo pse jo edhe opozita shqiptare, BDI.

    Nėse institucionet tona dinin efektet e kėtij ligji, janė akoma dhe mė shumė fajtorė pse nuk filluan negociimin e njė marrėveshjeje dypalėshe. Maqedonasit e kanė kėrkuar dhe nė mėnyrė tė veēantė ata kanė reaguar ndaj diskriminimit tė sllavėve tė Maqedonisė nė kufirin tonė.

    Shqipėria gaboi dhe nė mėnyrėn e reagimit. Janė deri diku tė kuptueshme mosdijenitė e atyre qė komentojnė ngjarjet rajonale, por thellėsisht tė pakuptueshme tė atyre qė kuptojnė, pra tė politikanėve tanė, tė ministrave tė Jashtėm apo dhe tė atyre qė janė mbi ta. Sepse, paradoksalisht dhe reagimi i tyre i shpėrpjesėtuar i shkoi nė favor tė Maqedonisė.

    Pėrfundim

    Maqedonia ėshtė shtet shumė mė serioz se ne. Nuk e tregojnė kėtė rrugėt mė tė mira, mungesa e ndėrtimeve pa leje, administrata fiskale funksionale, mungesa e propagandės vetėfshikulluese e tipit tė opozitės sė djeshme, se "Shqipėria ėshtė parajsa e trafikut tė drogės", megjithėse e njėjta drogė qė kalon nga Shqipėria vjen prej Maqedonisė. Nuk e tregon vetėm me kapacitetet pėr tė administruar konflikte mė tė forta ndėretnike, megjithėse me asistencėn ndėrkombėtare. Apo me bujqėsinė e vet qė furnizon Shqipėrinė dhe Kosovėn, me rendimente disa herė mė tė larta se bujqėsia jonė. Maqedonia e tregon me dinjitetin nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Guxon dhe tregon dinjitet me grekėt, mė tė mėdhenj dhe mė tė rėndėsishėm se tė gjithė ne, por pse jo dhe me Shqipėrinė?

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Jedrifi
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Postime
    4
    per ne te KOSOVES nuk ka viza per MAQEDONI po shum shpejte nuk do te ket ase per BE se na jemi ata qe do ti QLIROMI te gjithe SHYPTARET

    pershendetje prej Gjilanit
    www.youtube.com/jedrifi

  3. #33
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Macedonia becomes FYROM due to visas

    Tirana, 12:22

    Albanian national television called Macedonia by its provisional name FYROM late Thursday in a protest of Macedonia's plans to change visa issuance procedures.

    Makfax correspondent said Albanian national broadcaster commented the latest decision by Macedonian foreign ministry to issue visas at the embassy in Tirana. The broadcaster didn't use Macedonia's constitutional name, but he used FYROM reference instead.

    The broadcaster made it clear that visa issuance alterations are doing disservice to Macedonia's economy.

    Other media in Albania said the two neighboring countries are likely to reach a compromise and facilitate the visa regime, but most media blame Macedonia of improper move towards Albania.

    Albanian tour-operators claim up to 80 percent of travel agencies work with Macedonia. /end/

    http://www.makfax.com.mk/look/agenci...4&NrSection=10
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #34
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Kategori tė caktuara tė shtetasve shqiptarė lirohen nga vizat e Maqedonisė

    Marrėveshje pėr njė regjim tė ri vizash pėr shtetasit shqiptarė parashikon lirimin nga vizat fėmijėt, pensionistėt dhe qytetarėt e Shqipėrisė qė posedojnė nė pasaporta viza shengen.

    Kėto lehtėsime nėnvizohen nė marrėveshjen qė Ministria e Jashtme po punon kėto ditė me njė grup ekspertėsh dhe punonjėsisht tė ministrisė, bėjnė tė ditur burime tė MPJ pėr agjencinė e lajmeve INA. Projekt-marrėveshja do t`i dorėzohet Ministrisė sė Jashtme shqiptare deri nė fund tė kėtij muaji.

    Kėshilltari shtetėror pėr punė konsullore nė Ministrinė e Jashtme, Savo Sibinovski deklaroi se kjo marrėveshje ėshtė njė hap pėrpara liberalizimit tė plotė tė regjimit tė vizave midis dy vendeve dhe heqjen e plotė tė tyre.

    Sipas tij, marrėveshja pėr regjimin e ri tė vizave parashikon qė popullata e rajoneve kufitare nė njė distancė deri nė 50 kilometra tė hyjnė nė Maqedoni me lejekalimi tė posaēme, tė cilat do tė mundėsojnė kalime tė pakufizuara.

    Sibinovski tha se planifikohet hapja e njė pėrfaqėsie diplomatike tė Maqedonisė nė njė vend nė afėrsi tė kufirit. Ai tha se qytetarėt shqiptarė me origjinė maqedonase nuk do tė lirohen nga ky regjim vizash. (INA)
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Maqedonia Perserit: Shqiptaret viza ne Ambasade

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=14916
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #36
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    E paskem fajin ne edhe per vizat maqedonase. lol

    Strasburg, Ministri i jashtem maqedonas: Shqiperia s'respektoi ligjin per vizat


    (Dėrguar mė: 23/01/08) Shefi i diplomacisė sė Maqedonisė Antonio Milloshoski ėshtė marrė nė pyetje para parlamentarėve evropiane lidhur me regjimin e ri tė vizave i cili zgjoi reagime nga Tirana zyrtare.

    Milloshoski tha se nė Bruksel gjatė muajit shkurt do tė mbahet njė takim kryeministror dypalėsh ku pritet tė sqarohet problemi sa i pėrket ēėshtjes sė vizave. Ai pėrsėriti qėndrimin e tij se me Shqipėrinė nuk ka njė regjim tė ndryshėm vizash, por ka ndryshuar vetėm vendi ku merren ato.

    "Qė prej fillimit tė kėtij viti ne nuk jemi mė nė pozitė pėr tė lėshuar viza nė dogana dhe nė kufinj. Por sipas ligjit tė miratuar nga parlamenti i mėparshėm, nė mars tė vitit 2006, dhe pėr shkak tė afateve dhe parimeve qė na janė dhėnė nga Komisioni Evropian, Maqedonia ėshtė sot e detyruar tė ndėrtojė njė rrjet pėr lėshimin e vizave vetėm nė ambasadat dhe konsullatat tona", tha Milloshoski.
    Kryetarja e delegacionit europarlamentar pėr Evropėn Juglindore ka pyetur se sa e vėrtetė ėshtė se Shqipėria vetė diskriminon nė kufi qytetarėt e Maqedonisė qė nuk janė shqiptarė. Milloshoski denoncoi mėnyrat selektive tė Tiranės, e cila sipas shefit tė diplomacisė sė Maqedonisė nuk ka respektuar ligjin e njė viti mė parė pėr heqjen e vizave me fqinjin.

    "Pėr qytetarėt e Maqedonisė, “de jure”, qeveria e Shqipėrisė hoqi njė vit mė parė vizat, por “de fakto”, ata kanė vazhduar tė kėrkojnė taksė hyrje pėr ata qytetarė tė Maqedonisė qė futen nė Shqipėri pėr turizėm, biznes apo arsye tė tjera, por atje ka njė qasje selektive, sepse taksa e hyrjes iu kėrkohet vetėm qytetarėve tė Maqedonisė qė nuk janė shqiptarė, pėr maqedonasit, turqit, romėt etj, por jo maqedonasve me origjinė shqiptare", theksoi Milloshoski.

    BallkanWeb

  7. #37
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    30% e popullsis maq esht shqiptare, ne jemi nje nga vendet qe i njohem emrin zyrtar, i lejojme te perpunojn mallrat ne portin e durrsit dhe kta plerat tallin b... me ne.heqin vizat per pensionistet dhe kalamajt. Ky birisha do denjoj ta ngrej zerin e mos te lejoj qe ky cop vend te na mar neper kemb. Shqiptaret presin heqjen e vizave me be e kta plerat duan te na izolojne, te na ndajn perseri nga bota, e te na largojne nga kosova. Z lulzim, cprisni akoma, a jeni apo jo perfaqsuesi i shqiperis ne bote ?
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #38
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ti sqarojme disa gjera, dhe te mos merren gjerat me eufori:

    Maqedonia eshte kandidate per anetaresim ne BE, dhe ka kohe qe ka shkruar MSA-ne me BE-ne, dhe miratimi i ketyre ligjeve eshte dicka e patjetersueshme ne procesin e mbrojtjes se kufijve te saj, njekohesisht kufijeve te BE-se.

    Shqiperia si shtet, i cili eshte teper larg nga Maqedonia ne rrugen per ne BE, bie ne ato shtete, ku qytetaret e saj duhet te pajisen me viza per te hyre ne Maqedoni. Ligji nuk vlen vetem per Shqiperine si shtet, por per per nje numer shume te madh shtetesh tjera, ku fatkeqesisht aty ben pjese edhe Shqiperia. Kur sjellet nje ligj, ne ligj nuk shkruan, se ky ligj vlen per te gjitha shtetet e atij eshaloni, pervec Shqiperise. Kush mendon keshtu se Maqedonia e ka kete ligj vetem per Shqiperine, eshte mungese njohje normash e ligjesh. Mjafton nje student juridiku t'ja percjellesh kete lajm dhe te jep nje komente teper te mirefillite dhe sqarues. Ai eshte nje ligj global qe perfshine te gjithe ato shtete qe i takojne nje kategorie te caktuar shtetesh. Por ceshjta zgjidhet me marreveshje bilatereale ne mes qeverise se Maqedonise dhe qeverise se Shqiperise. Njejte sikur Maqedoni ka pasur me pare marreveshje me Bullgarine, kur ishte kandidate per ne BE, ku qyetaret e Maqedonise kane leviz vetem nje pasaporte ne drejtim te Bullgarise, deri me 31 dhjetor 2006, ku me 1 janar 2007, Bullgaria edhe zyrtarisht u be anetare e BE-se.

    Andaj, stop euforise. Sepse fundja s'eshte faji i Maqedonise pse Shqiperia eshte shume hapa me pas ne rrugen e anetaresimit te vendit ne BE, sikur te ishte me larg, ky problem nuk do ta prekte.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #39
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Vizat me Shqiperine, Maqedonia terhiqet: ne fuqi vendimi qe ka qene

    “Tani per tani regjimi i vizave per shtetasit shqiptare mbetet i njejte, siē ka qene. Dy ministrite jane ne bisedime me eksperte te veēante per te zgjidhur sa me shpejt kete ēeshtje”, konfirmon zedhenesi i Ministrise se Jashtme

    Maqedonia terhiqet per ceshtjen e vizave dhe le ne fuqi per qytetaret e Shqiperise regjimin qe ka qene deri tani, pa asnje ndryshim. Lajmi eshte bere I ditur nga zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme te Maqedonise, Sasho Kokallanov per Agjencine Telegrafike Shqiptare. “Tani per tani regjimi i vizave per shtetasit shqiptare mbetet i njejte, siē ka qene. Dy ministrite jane ne bisedime me eksperte te veēante per te zgjidhur sa me shpejt kete ēeshtje”, tha zedhenesi Kokallanov.

    Sipas ligjit te ri te Maqedonise qe ka hyre ne fuqi me 1 janar dhe do fillonte te zbatohej per shtetasit shqiptare me 1 shkurt, Maqedonia nuk do te jepte me viza ne kufi, por ne ambasadat dhe konsullatat e saj. Maqedonia e ka justifikuar kete vendim me faktin se eshte nje nga direktivat e BE-se vendosja e regjimit te vizave por edhe me faktin se ky ligj "i ofron" Shqiperise "lehtesim vizash te ngjashem me ate qe BE i ka dhene nje kategorie te caktuar qytetaresh te Maqedonise". Por vete ambasadori I BE-se ne Maqedoni Ervan Fuere mohoi publikisht qe BE te kete kerkuar dicka te tille, ne te kundert Fuere ka thene se nga Maqedonia kerkohet krijimi I lehtesirave me vendet fqinje. Fuere e ka quajtur kete e Maqedonise si nje keqkuptim te paster dhe ka kerkuar rishikimin e vendimit. Pas Fueres kane ardhur edhe reagime te tjera nga zyrtare te larte europiane te cilet kane theksuar se ēeshtjet e regjimit te vizave zgjidhen permes marreveshjeve dypaleshe.

    Balkanweb

  10. #40
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Cimo Lexo Postimin
    Vizat me Shqiperine, Maqedonia terhiqet: ne fuqi vendimi qe ka qene
    Brukseli kritikon Maqedonine per vendosjen e regjimit te ri te vizave me Shqiperine. Zedhenesi i komisionerit per Drejtesi dhe Ceshtje te Brendeshme, Riccardo Mosca, deklaroi per gazeten "Utrinski Vesnik" se Maqedonia nuk eshte e detyruar te vendose regjimin e vizave me Shqiperine. Sipas tij, rregullorja e BE-se nuk lejon nxjerrjen e vizave ne pikat kufitare, por ky detyrim per momentin nuk e ndalon Shkupin qe ta vendose. Riccardo Mosca, zedhenesi i komisionerit Fratini theksoi se Maqedonia dhe Shqiperia duhet te pergjigjen per marredheniet e tyre. "Eshte e qarte se behet fjale per nje vendim politik te autoriteteve maqedonase dhe eshte ne duar te tyre nese do te miratohet nje vendim i tille, ose jo", deklaroi Mosca. Fratini do te vizitoje Maqedonine muajin tjeter, per te disktuar per lehtesimin e regjimit te vizave me Maqedonine.

    Top Channel
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •