Pse maqedonasit kane te drejte?
Mentor Nazarko
Gjithēka qė ndodhi nė lidhje me tė ashtuquajturėn "ēėshtje tė vizave maqedonase", do tė mund tė quhej "furtunė nė gotė". As dy vendet nuk do tė shkojnė shumė larg me debate nė distancė, por as dhe ēėshtja nė diskutim nuk ia vlente tė trajtohej siē u trajtua, veēanėrisht nė Shqipėri.
Eshtė shkruar shumė pėr kėtė furtunė nė gotė dhe mund tė duket se nuk ka mė se ē‘tė shkruhet. Mendoj se po, pra ka akoma dhe mė ēfarė tė shkruhet. Pėr shembull, dhe mund tė duket paradoksale, se Maqedonia kishte tė drejtė nė atė qė bėri. Mė saktė nė atė qė nuk bėri, por thjesht kėrcėnoi se do ta bėnte.
Sepse pikėrisht ky ėshtė momenti i parė qė i bėn tė pajustifikueshėm dhe tė shpėrpjesėtuar reagimet nė opinionin publik shqiptar dhe mė keq akoma nė institucionet tona: Maqedonia nuk e vendosi regjimin e vizave. Por jo vetėm kaq. Maqedonia aktualisht ėshtė duke shkelur njė ligj tė vetin, tė miratuar me dy tė tretat, qė nė maj 2007, efektet e tė cilit do tė fillonin nė 1 janar dhe nuk po e vendos detyrimin e parashikuar nė kėtė ligj, qė shtetasit shqiptarė tė merrnin viza nė ambasada. Pra, edhe ky ėshtė element pozitiv nė sjelljen e Maqedonisė ndaj nesh. Sigurisht ajo ėshtė duke e bėrė kėtė pėr interesin e vet: nė fund tė vitit agjencia maqedonase e lajmeve jepte nė mėnyrė triumfante lajmin se hotelet e saj janė mbushur me shtetas shqiptarė. Bilanci i shkėmbimeve midis dy vendeve tregon varėsinė e industrisė hoteliere maqedonase nga shqiptarėt. Pra, Maqedonia nuk do ta vendoste regjimin e vizave, edhe sikur ne tė mos reagonim. A nuk mjafton kaq pėr tė treguar se Maqedonia nuk bėri asgjė kundėr nesh dhe reagimi ndaj saj ishte i pajustifikuar, madje dhe nga ish-ministra tė Jashtėm? Por le tė shtojmė argumente tė tjerė.
Maqedonia nuk tha apo nuk thotė se vendosja e regjimit tė vizave ėshtė e pashmangshme, pėr shkak tė faktit se ėshtė njė hap para nesh nė marrėdhėniet me BE-nė. Kjo afėrsi vetėm e detyroi atė tė miratonte ligjin pėr tė huajt, qė parashikon marrjen e vizave ekskluzivisht nė konsullata, pa pėrmendur shqiptarėt. Por ky ligj maqedonas, i miratuar me dy tė tretat, d.m.th. gati ligj kushtetues, nuk pengon qė midis dy vendeve tė firmoset njė marrėveshje dypalėshe, qė pėrfundimisht e heq regjimin e vizave nė kufi apo dhe pagesave tė taksės nė kufi, siē ėshtė rasti i sllavėve tė Maqedonisė. Madje, maqedonasit kanė kėrkuar prej kohėsh qė tė miratohet kjo marrėveshje, por ne nuk kemi dashur apo kemi pėrtuar ta nėnshkruajmė.
Po kush janė tjetėr arsyet e Maqedonisė? D.m.th., pėrse Maqedonia ishte brenda sė drejtės sė vet pėr tė bėrė atė qė bėri?
Maqedonia thjesht lajmėroi publikisht se do tė vendoste regjimin e vizave me Shqipėrinė, gati-gati duke parashikuar reagimin zyrtar tė Shqipėrisė qė do pasonte. Fiks atė qė mund t‘i interesojė. Nė njė kontekst si ai ballkaniku i sotėm, kur Maqedonia e gjendur e shtypur nga shqiptarėt nga dy anė, nga grekėt, nga serbėt dhe bullgarėt, ndėrsa ajo do tė ketė presione tė tmerrshme pse pranon tė njohė pavarėsinė e Kosovės, i duhej njė gjest qė do tė interpretohej si antishqiptar. Duhet tė mbajė ekuilibrat me sllavėt e tjerė, me Serbinė dhe minoritetin agresiv serb brenda nė kufijtė e saj.
Maqedonisė i duhet njė furtunė e tillė, pėr tė treguar dinjitet nė marrėdhėniet me jashtė. Nėse nuk do ia tregojė atė Shqipėrisė, kujt do ia tregojė? Madje, pėr tė qenė tė sinqertė, Maqedonia megjithėse ėshtė e kontrolluar nga ekonomia greke, prapėseprapė guxon mė shumė sesa ne ndaj Greqisė. Pra, tregon dinjitet mė shumė se ndaj grekėve: vendos emrin e aeroportit, nuk ndryshon emrin e vendit tė vet, imponon kompanitė celulare tė mbajnė tarifa mė tė ulėta etj., etj.
Maqedonisė i duhej tė tregonte nė njė farė mėnyre pakėnaqėsinė ndaj Shqipėrisė, qė nė kontestin e saj me Greqinė duket se ka zgjedhur tė mbajė anėn e Greqisė. Nė njė emision tė "Top Show", ministri i Jashtėm, Basha, i lejoi vetes madje tė konsideronte si tė gabuar dhe qė provokonte opinionin publik grek, "vendosjen e emrit Aleksandėr i Madh aeroportit tė Shkupit". Thellėsisht e gabuar nga ana jonė kjo preferencė pro Greqisė. Dakord, ne nuk mund tė mbajmė anėn e Maqedonisė nė publik, por ama nuk ka asnjė arsye pse tė mbajmė tė Greqisė. Madje duhet tė koordinohemi me Maqedoninė, pėr tė frenuar ekspansionin politik, ekonomik dhe kulturor tė Greqisė nė rajon. Ekspansion qė i interpretuar nė terma zhvillimi, nė disa raste frenon zhvillimin e vendeve tona. Midis Shqipėrisė, Maqedonisė nga njė anė dhe Greqisė nė anėn tjetėr, ka interesa ekonomikė drejtpėrdrejtė tė kundėrt, siē ėshtė rasti i rrugėve ndėrkombėtare tė energjisė, transportit etj., etj.
Gabimet tona nė rastin e vizave
Ne nuk e morėm vesh lajmin e miratimit tė ligjit maqedonas pėr tė huajt qė nė majin e vjetshėm dhe pasojat e tij nė regjimin aktual tė vizave. O ambasadori ynė atje nuk njoftoi, ose ai njoftoi nė kohė dhe kancelaria jonė e injoroi. Edhe PDSH-ja duhet tė njoftonte. Apo pse jo edhe opozita shqiptare, BDI.
Nėse institucionet tona dinin efektet e kėtij ligji, janė akoma dhe mė shumė fajtorė pse nuk filluan negociimin e njė marrėveshjeje dypalėshe. Maqedonasit e kanė kėrkuar dhe nė mėnyrė tė veēantė ata kanė reaguar ndaj diskriminimit tė sllavėve tė Maqedonisė nė kufirin tonė.
Shqipėria gaboi dhe nė mėnyrėn e reagimit. Janė deri diku tė kuptueshme mosdijenitė e atyre qė komentojnė ngjarjet rajonale, por thellėsisht tė pakuptueshme tė atyre qė kuptojnė, pra tė politikanėve tanė, tė ministrave tė Jashtėm apo dhe tė atyre qė janė mbi ta. Sepse, paradoksalisht dhe reagimi i tyre i shpėrpjesėtuar i shkoi nė favor tė Maqedonisė.
Pėrfundim
Maqedonia ėshtė shtet shumė mė serioz se ne. Nuk e tregojnė kėtė rrugėt mė tė mira, mungesa e ndėrtimeve pa leje, administrata fiskale funksionale, mungesa e propagandės vetėfshikulluese e tipit tė opozitės sė djeshme, se "Shqipėria ėshtė parajsa e trafikut tė drogės", megjithėse e njėjta drogė qė kalon nga Shqipėria vjen prej Maqedonisė. Nuk e tregon vetėm me kapacitetet pėr tė administruar konflikte mė tė forta ndėretnike, megjithėse me asistencėn ndėrkombėtare. Apo me bujqėsinė e vet qė furnizon Shqipėrinė dhe Kosovėn, me rendimente disa herė mė tė larta se bujqėsia jonė. Maqedonia e tregon me dinjitetin nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Guxon dhe tregon dinjitet me grekėt, mė tė mėdhenj dhe mė tė rėndėsishėm se tė gjithė ne, por pse jo dhe me Shqipėrinė?
Krijoni Kontakt