Xhaferri: Kosova, tė gjitha dilemat u qartėsuan nė favor tė pavarėsisė
"Shkaqet e krizės sė vizave"
INTERVISTA/ Politikani i njohur analizon marrėveshjen Ahmeti-Gruevski, situatėn politike nė Maqedoni dhe zgjedhjet nė Serbi
Nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip", politikani mė i njohur i trevave mbarėkombėtare shqiptare, Arbėn Xhaferri, analizon ngjarjet e fundit nė rajon. Ai shpjegon pluhurin qė ngriti debati i vizave me Maqedoninė, Marrėveshjen e Majit Ahmeti-Gruevski dhe pasojat e saj, zgjedhjet presidenciale tė sė dielės nė Serbi. Nė fund, Xhaferri ndalet nė ngjarjen mė tė madhe mbarėshqiptare: Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės.
Z. Xhaferri, edhe pse ju nuk jeni politikisht aktiv, nė kuptimin e politikave ditore, jeni i preokupuar pėr ngjarje tė ndjeshme. Nė Shqipėri, ēėshtja e vizave ngriti shumė pluhur. Cili ėshtė mendimi juaj?
Shpeshherė reagimet flasin pėr kapacitetet e njė shoqėrie apo tė njė individi. Kjo u dėshmua edhe me kėtė rast. Njė rastėsi, njė moskoordinim ndėrmjet Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Maqedonisė nxiti njė ortek reagimesh tė institucioneve e tė pėrfaqėsuesve tė shtetit, tė politikės, tė mediave shqiptare, duke vėnė kėshtu Shqipėrinė nė pozitė inferiore.
Zanafilla e kėtij problemi ėshtė triviale. Nis nga mungesa e kulturės, pėrvojės administrative tė BDI-sė gjatė qeverisjes me LSDM-nė kur u miratua ky ligj. Nė politikė, sa ka rėndėsi orientimi strategjik, po aq rėndėsi kanė edhe detajet administrative, draftet e ligjeve, analiza e pasojave tė projektligjeve nė tė ardhmen. Shqiptarėt nuk kanė pėrvojė, por do tė thosha edhe durim, qė tė merren me ēėshtje tė tilla tė mėrzitshme, siē janė analizat e aspekteve juridike qė rregullojnė marrėdhėniet e brendshme dhe tė jashtme.
Mirėpo kjo rrethanė triviale zbuloi sensibilitetin e tepruar, tė mos them dobėsinė, "varshmėrinė" e Shqipėrisė nga vizat qė imponoi shteti fqinj, Maqedonia. Nė vend qė paraprakisht tė konsultohej udhėheqėsi i partisė nė pushtet, z.Thaēi, dhe ky problem tė zgjidhej pėrmes tij, fare kot u hap njė debat i ndezur nga tė gjithė faktorėt relevantė shoqėrorė dhe politikė, pozitė-opozitė, qė nė fund zbuluan "dobėsinė" e shtetit shqiptar, qė nė realitet nuk duhet tė ekzistojė, tė paktėn jo nė raport me Maqedoninė. Siē dihet, Shqipėria, pėr shumė aspekte, ėshtė nė pozitė superiore ndaj Maqedonisė, e cila ballafaqohet me njė sėrė vėshtirėsish tė brendshme e tė jashtme. Sė kėndejmi, reagimet e tepėrta ishin nė kundėrshtim me pozitėn reale tė Shqipėrisė. Fundja, shtetet nė situata tė tilla bėjnė ēmos qė tė mos manifestojnė dobėsinė, varshmėrinė. Nė kėtė mėnyrė, do tė duhej tė reagonte Shqipėria.
Mendoj se Maqedonia ka interes qė tė kėtė marrėdhėnie tė mira me Shqipėrinė, prandaj ky episod me vizat do tė tejkalohet lehtė, pikėrisht pėr shkak tė varshmėrisė sė Maqedonisė nga vullneti i mirė i shqiptarėve.
Ėshtė folur pėr njė Marrėveshje tė Majit mes BDI-sė sė drejtuar nga z.Ahmeti dhe Kryeministrit aktual tė Maqedonisė, Gruevski. Nuk ėshtė e qartė se ēpėrmbajtje dhe sa eficente ėshtė ajo?
Pėr ta kuptuar kėtė problem duhet tė bėhen analiza paraprake tė mendėsisė politike, qė e karakterizon shoqėrinė maqedonase dhe implikimet qė kanė kėto aspekte psikologjike nė funksionimin e partive politike, pra tė politikės nė pėrgjithėsi.
Nė shoqėrinė maqedonase, sot e gjithė ditėn, vlerėsohet se konflikti i vitit 2001 ishte njė komplot, njė akt armiqėsor kundėr Maqedonisė. Koalicioni ndėrmjet BDI-sė dhe LSDM-sė, nė kuadėr tė kėsaj mendėsie shoqėrore, mendohet se e ka dėmtuar autoritetin, rejtingun e LSDM-sė, qė tashmė ėshtė para rrezikut tė margjinalizimit pėrfundimtar. Ndonėse ky vlerėsim ka ithtarė, unė megjithatė mendoj se LSDM-ja ėshtė nė krizė pėr shkak tė mungesės sė vizionit, tė lidershipit tė besueshėm, pėr shkak tė korrupsionit, abuzimeve sistematike, dekadencės etike etj. Megjithatė, strategėt e kėsaj partie, tė pėrfshirė nga rreziku i zhdukjes, vlerėsojnė qė, duke margjinalizuar PDSH-nė, ta imponojnė BDI-nė si partnere tė koalicionit me VMRO-DPMNE-nė, me qėllim tashmė tė tejdukshėm: ta dėmtojnė rejtingun e lartė tė kėsaj partie maqedonase, qė sa vjen rritet.
Ky problem nisi fillimisht me insistimin e BDI-sė, qė me ēdo kusht tė jetė pjesė e qeverisė pėr tė luajtur, sipas vlerėsimeve tė VMRO-sė, rolin e Kalit tė Trojės nė favor tė LSDM-sė. Tė gjithė hulumtuesit pajtohen me konstatimin se binomi VMRO-PDSH do tė forcohet gjithnjė e mė shumė, duke margjinalizuar pėrfundimisht LSDM-nė, por edhe BDI-nė. Prandaj, qė nė fillim tė konsultimeve pėr formim tė qeverisė sė re u bėnė pėrpjekje intensive pėr ta pėrēarė binomin PDSH-VMRO. Kur ky skenar dėshtoi, atėherė pėrmes faktorėve tė ndryshėm u hap ēėshtja e pakėnaqėsisė sė BDI-sė me implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, qė ishte njė absurd logjik.
Partia qė qeverisi katėr vite me LSDM-nė shfaqi pakėnaqėsi me mosimplementimin e Marrėveshjes sė Ohrit nga ana e njė qeverie qė ende nuk kishte nisur tė qeveriste. Pastaj, pas dėshtimit tė kėtij plani, tė pėrēarjes sė binomit funksional PDSH-VMRO, energjia politike u fokusua nė kėrkesėn kėmbėngulėse pėr dialog ndėrmjet opozitės shqiptare me mandatarin Gruevski. Siē dihet, nocioni dialog nė vete ngėrthen konotacion pozitiv. Ky ishte shkaku kryesor qė ndikoi qė Kryeministri Gruevski tė gabojė e tė hyjė nė dialog me opozitėn shqiptare, lidhur me platformėn qeveritare, e qė paraprakisht e pat miratuar me partnerin qeveritar, PDSH-nė. Askund nė botė pozita nuk hyn nė dialog me opozitėn pėr platformėn qeveritare, veēmas nėse pėr ato ēėshtje paraprakisht ishte marrė vesh me partnerin e saj tė koalicionit. Nga ky dialog ndėrmjet BDI-sė dhe Kryeministrit Gruevski rrodhi e ashtuquajtura "Marrėveshja e Majit", qė tani funksionon si simbol i fitores, pėrkatėsisht tė "meritave" tė mėdha tė BDI-sė pėr avancimin e ēėshtjes shqiptare.
Mirėpo, e gjithė kjo ishte dhe mbetet demagogji, iluzion ngaqė Marrėveshja e Majit ėshtė njė flokulė qė nuk ka asgjė konkrete mė vete, asgjė tė shkruar dhe tė konkretizuar. Ajo pohon nė mėnyrė verbale atė qė ekziston nė mėnyrė eksplicite, tė shkruar nė Marrėveshjen e Ohrit, tė ratifikuar nga tė gjithė faktorėt e brendshėm dhe tė jashtėm. Pra, Marrėveshja e Majit ėshtė njė replikė verbale e asaj qė nė mėnyrė obliguese ekziston nė Marrėveshjen e Ohrit. E gjithė kjo ėshtė e fryrė tej mase pėr tė krijuar iluzionin se ēdo gjė nė Maqedoni lėviz dhe merr jetė falė angazhimit tė BDI-sė, qė, pa dyshim, bien ndesh me realitetin. Siē dihet BDI-ja qeverisi katėr vite me LSDM-nė, prej 2002-2006, dhe nuk u tregua e aftė tė realizojė kėto pretendime qė i ngre nė Marrėveshjen e Majit, pra ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė gjuhės shqipe dhe ēėshtjen e statusit tė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė, tė invalidėve tė luftės. Tashmė, pėrfaqėsuesit e BDI-sė flasin pėr Marrėveshjen e Majit si pėr suplement tė Marrėveshjes sė Ohrit, pra pėr zėvendėsimin e njė dokumenti obligues ndėrkombėtar me njė fiksion, me njė bisedė qė ska asnjė konkretizim, asnjė forcė detyruese siē ėshtė Marrėveshja e Majit.
Kėto lojėra janė fyese, jo vetėm pėr intelektin e shqiptarėve, por realisht e rrėnojnė funksionimin demokratik tė institucioneve: inkurajohet praktika e krijimit tė agjendave politike pėrmes krijimit tė krizės.
Kjo krizė nisi me pakėnaqėsinė e BDI-sė qė nuk arriti tė hyjė nė qeveri, qė pastaj u shndėrrua, kinse nė pakėnaqėsi politike ndaj njė qeverie, qė sapo kishte nisur punėn, lidhur me zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit. Kėto forma jodemokratike kulmuan kur u instalua njė parainstitucion "demokratik", qė u emėrtua me eufemizmin "takimi i liderėve". Partnerėt e koalicionit qeveritar gabuan kur pranuan tė marrin pjesė nė kėto takime qė vetėm krijuan konfuzion nė shoqėri dhe asgjė nuk zgjidhėn. Z. Ahmeti pohon se ekziston Marrėveshja e Majit dhe nuk nxjerr nė shesh asnjė dokument tė nėnshkruar e lėre mė tė ratifikuar nga faktori ndėrkombėtar, ndėrkaq z. Gruevski, me po aq komoditet si z. Ahmeti mohon ekzistencėn e njė marrėveshjeje tė tillė. E gjithė kjo mesele do tė pėrfundojė kur do tė obligohen palėt kontraktuese, BDI-ja dhe Gruevski ta nxjerrin nė shesh projektligjin pėr pėrdorimin zyrtar tė gjuhės shqipe dhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė ish-pjesėtarėve tė UCK-sė. Populli gjerman, me tė drejtė, konstaton se djalli fshihet nė detaje, kėshtu qė nuk do tė jenė me rėndėsi bisedat e ndryshme, por pėrmbajtja konkrete e ligjeve.
Marrėveshja e Majit ėshtė njė model tipik i manipulimit tė opinionit qė nuk ka pėr qėllim zgjidhjen e ēėshtjes sė gjuhės dhe tė statusit tė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė, por margjinalizimin e PDSH-sė. Reagimi mė efektiv i PDSH-sė do tė ishte indiferenca, mospengimi, moskrijimi i ēfarėdo obstruksioni, por lejimi qė kjo shfaqje tė zhvillohet deri nė fund, qė kjo marrėveshja e shpifur tė implementohet dhe tė shihet qartazi se me tė nuk zgjidhet asgjė. Jam i bindur se z. Ali Ahmeti do tė ishte tepėr i lumtur qė kjo marrėveshje e tij me Gruevskin tė mos implementohet, pėr shkak se do tė dalė nė shesh se gjuha shqipe nuk qenka e barabartė me atė maqedonase, dhe se ish-pjesėtarėt e UĒK-sė nuk do tė kenė statusin e njėjtė si forcat e sigurisė sė Maqedonisė. Pėrfundimisht, Marrėveshja e Majit e bėn tė kuptimtė kritikėn e politikės. Ky do tė jetė i vetmi kuptim dhe kontribut i saj.
Tashmė po afrohet Samiti i Bukureshtit. Si e shihni Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Kroacinė pėr marrjen e ftesės?
Ndonėse nė opinion shfaqen rezerva, dyshime, mendoj se tensionimet qė u krijuan rreth Kosovės me qėndrimin refraktar serbo-rus, do tė ndikojnė qė tė pėrshpejtohet procedura e pranimit tė kėtyre tri shteteve nė NATO. Si duket Maqedonia, Shqipėria dhe Kroacia do tia shohin hajrin Kosovės. Kjo tashmė ėshtė ēėshtje e vlerėsimit politik dhe jo e sasisė dhe cilėsisė sė reformave qė janė ndėrmarrė nga shtetet respektive. Mendoj se tashmė dilemat dhe taktizimet kanė marrė fund dhe se punėt tjera qė mbeten tė realizohen do tė kushtėzohen me procedurėn e ratifikimit tė marrėveshjes nga ana e anėtarėve tė NATO-s. Kėtu para sė gjithash e kam fjalėn pėr mosmarrėveshjet mes Greqisė dhe Maqedonisė lidhur me emrin.
Ēndikim do tė kenė zgjedhjet nė Serbi pėr situatėn e sigurisė jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon?
Shqetėsimet e tepruara tė faktorit ndėrkombėtar lidhur me zgjedhjet nė Serbi, nė thelb e gudulisin atė sens qė i karakterizon serbėt, atė bindje se ata janė qendėr e botės, se prej tyre varet paqja nė rajon dhe ardhmėria e Ballkanit, UE-sė dhe NATO-s. Kjo dalldisje e serbėve me idenė se janė protagonistė historikė disa herė, ata i solli nė buzė tė greminės, nė Luftėn e Parė Botėrore, nė atė tė Dytėn, dhe gjithsesi tani kur zhvillohet procesi i shpėrbėrjes definitive tė Jugosllavisė dhe instalimit tė demokracisė dhe pluralizmit. Me kėtė fiksacion, me kėtė megalomani, janė tė infektuar tė gjithė protagonistėt politikė tė kėsaj periudhe. Siē dihet serbėt janė problematikė pėr shkak se pjesa dėrmuese e shoqėrisė sė tyre mendojnė njėsoj. Partia qė mendon pak mė ndryshe, Partia Liberale, e kryesuar nga z. Ēedomir Jovanoviqit, dikur zv/kryeministėr nė kohėn e qeverisė sė Zoran Gjinxhiqit tė vrarė, nė zgjedhjet e fundit arriti tė fitojė vetėm 5% tė votave. Pra, 95% tė elektoratit serb, punėtorė, fshatarė, intelektualė, krijues, klerikė mendojnė njėsoj.
Problemet nė Jugosllavi u shkaktuan pėr shkak tė nacifikimit tė shoqėrisė serbe. Ato do tė vazhdojnė tė zhvillohen derisa nė Serbi nuk fillon procesi i denacifikimit, ose i ndėrgjegjėsimit pėr pėrgjegjėsitė serbe, pėrkatėsisht tė projekteve, tė vėrtetės sė tyre qė ata tentuan tia imponojnė Jugosllavisė dhe botės. Derisa e vėrteta serbe nuk do tė demaskohet me argumente shkencore, ata do tė vazhdojnė tė bėhen pengesė pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon, derisa faktori ndėrkombėtar nuk do tė hapė ēėshtjen e fajit serb pėr tragjedinė e popujve tė ish-Jugosllavisė, derisa nuk kėrkohen prej tyre qė tė paguajnė dėmshpėrblimin pėr pasojat e luftės, ata nuk do tė qetėsohen, ngaqė do tė vazhdojnė me avazin e tyre se janė viktimė dhe se tė tjerėt janė agresorė.
Marrė nė tėrėsi nga aspekti strategjik nuk ka kurrfarė dallimi ndėrmjet Tadiēit, qė perceptohet si proevropian, dhe Nikoliqit, qė pėrfaqėsuaka rrymėn radikale dhe proruse. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė edhe pėr shkak tė faktit se z. Putin e takoi Tadiēin dhe ende jo Nikoliqin.
Ėshtė krijuar njė pėrshtypje se nė raundin e dytė, z. Tadiē do ti marrė votat e partnerit tė koalicionit qeveritar tė Kryeministrit aktual Koshtunica, partia e tė cilit ėshtė nė koalicion me atė tė z. Tadic. Kėto dy personalitete politike dhe kėto dy parti kanė njė prejardhje. Dikur i takonin sė njėjtės parti, por Millosheviēi arriti ti pėrēajė. Kėshtu qė sot e kėsaj dite mes tyre ekziston njė rivalitet i padurueshėm, qė nuk mund tė thuhet pėr raportet e tyre me partinė radikale tė z. Sheshel, pėrkatėsisht tė zėvendėsit tė tij Nikoliqit.
Z. Koshtunica e ka rival tė rrezikshėm z. Tadiē dhe partinė e tij dhe kurrsesi jo radikalėt e Nikoliqit, prandaj nė interes tė tij ėshtė tė humbė Tadiēi dhe tė ngadhėnjejė Nikoliqi. Pra, Kryeministri serb, me vese bizare, Koshtunica, do tė pėrpiqet qė nė mėnyrė tinėzare ti kanalizojė votat e anėtarėve tė partisė sė tij, Nikoliqit, tė cilin nuk e percepton si konkurrent, por si instrument pėr ta dobėsuar rolin e partisė sė Tadiēit dhe tė tij personal.
Por, sido qė tė jetė, pėr shqiptarėt nuk do tė ketė asnjė pasojė tė jashtėzakonshme nga fitorja e cilitdo nga kėta dy kandidatė pėr president tė Serbisė. Por, kjo vlen edhe pėr situatėn nė Ballkan dhe pėr zhvillimin e demokracisė nė kėto hapėsira.
Z. Xhaferri, sipas zėrave politikė dhe jopolitikė, pavarėsia e Kosovės tashmė ėshtė problem i zgjidhur, ju si mendoni?
Sa i pėrket shoqėrisė kosovare, tė zbatimit tė sė drejtės sė popujve pėr vetėvendosje, ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės ka qenė problem i mbyllur. Statusi i saj u bė problematik pėr shkak tė ambicieve megalomane, hegjemoniste dhe koloniale tė Serbisė dhe pėrkrahėsve tė saj. Njė gabim i madh i vitit 1918, njė padrejtėsi flagrante u desh qė tė korrigjohet me shumė viktima.
Nė Kosovė, por edhe nė tė gjitha hapėsirat ku jetojnė shqiptarėt, dilema dhe shqetėsimi kryesor ėshtė data e shpalljes sė pavarėsisė pėr shkak tė frikės se mos krijohen konstelacione tė reja qė eventualisht mund ta shtyjnė shpalljen e pavarėsisė. Me kėtė rast, me shqetėsim ndiqen hapat qė i ndėrmerr Rusia nė kėtė plan. Unė mendoj se sinjalet proserbe, apo prosllave (pansllave) tė kreut rus duhet tė cilėsohen si nevojė e brendshme qė ėshtė e lidhur ngushtė me pėrforcimin e pozitės sė autoritetit tė Presidentit rus Putin. Kėtė proces tė pėrforcimit tė figurės karizmatike tė Putinit, apo tė institucionit tė presidentit nė mėnyrė tė heshtur e mbėshtesin edhe shtetet perėndimore pėr shkak tė faktit se Rusia, si fuqi nukleare, duhet ta ruajė stabilitetin, pėr shkak tė njė fakti tė pamohueshėm historik qė dėshmon se ajo nuk mund tė ruajė stabilitetin e brendshėm, por edhe global pa njė dorė tė hekurt. Botės i intereson mė shumė njė Rusi despotike, por stabile, sesa njė liri anarkike qė do tė rrezikonte paqen globale.
Diskursi antikosovar i Rusisė, por edhe i Serbisė nė fakt, ėshtė njė politikė pėr konsum tė brendshėm qė ėshtė i lidhur ngushtė me rivalitetin e forcave politike.
Situata e nderė qė u krijua rreth Kosovės, shpifjet qė u bėnė lidhur me kapacitetet shtetformuese tė shqiptarėve, pėr korrupsionin, pėr krimin e organizuar, etj., do tė kenė paradoksalisht njė impakt pozitiv pėr shqiptarėt. Monitorimi i fuqishėm i faktorin evropian do tė ndikojė qė nė Kosovė tė ndėrtohet shteti i sė drejtės, shteti ligjor qė ėshtė nė favor, apo dobi tė tė gjithė shqiptarėve.
Mendoj se tė gjitha dilemat janė qartėsuar nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės dhe se medoemos pas pėrfundimit tė zgjedhjeve nė Serbi do tė shpallet pavarėsia e Kosovės. Zėrat qė pėrhapin disa ekspertė rusė pėr mundėsinė e ndarjes sė Kosovės, me siguri qė mendohet pėr Veriun e Kosovės, mund tė hapin opsione tė tjera qė nuk do tė lejohen nga faktori ndėrkombėtar perėndimor. Reagimet serbe do tė jenė nė nivel tė retorikės dhe nė funksion tė shfryrjes sė inatit, qė nuk do ta pengojė procesin determinues historik, por do tė krijojnė njė pretekst fiktiv, nė vijė tė ushqimit tė andrallave serbe, pėr rikthimin tė Kosovės nė mitin serb.
gazeta-Shqip.com
Ne foto: Arben XHAFERI
Krijoni Kontakt