10 Gusht 2012 - 11:00 | Metropol
Vest: Maqedonia jep mushka e merr nuse në Shqipëri
SHKUP- E përditshmja maqedonase “Vest” një një shkrim special shkruan se gratë shqiptare shkëmbehen me mushka në Maqedoni.
Sipas saj, mbi dy mijë mushka janë eksportuar viteve të fundit nga Maqedonia në Shqipëri, ndërsa në këmbim të kësaj kanë ardhur në Maqedoni mbi dy mijë gra shqiptare.
“Vest” shkruan se, shqiptarët japin vajzat e tyre për mushkat nga Maqedonia, të cilat janë të rralla në Shqipëri
“Një mushkë në Shqipëri shitet prej 200 – 400 euro, ndërsa një grua shqiptare nga zonat e thella verilindore shitet për 1.000 euro e më lartë”, thuhet në shkrim.
Sipas gazetës, ky biznes tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe se ka ndërmjetësues që kryejnë shërbimet e shitjes së mushkave dhe blerjen e nuseve shqiptare për maqedonasit, kryesisht të moshuar të zonave të thella malore në Maqedoni.
“Vest” shkruan se shumë fshatra të braktisura në Maqedoni dhe Serbi po ringjallen duke sjellë nuse nga Shqipëria, të cilat njihen si amvisa dhe punëtore të mira.
Në fund të shkrimit parashtrohet një pyetje logjike se fëmijët që do të lindin nga këto martesa vallë a do të jenë shqiptarë, maqedonas apo një nacionalitet i ri.
(ma.ar/BalkanWeb)
2000 femra Shqiptare (dyshoj nese eshte i sakte numri) nuk perfaqsojne qindra mijera femra Shqiptare qe kane dinjitet e qe kurrsesi nuk shkembehen me mushka.
Mua personalisht me trishton lajmi por absolutisht nuk ndikon ne krenarine e te qenurit Shqiptar.
Krenarine i nderuar nuk ta jep e ta merr nje lajm por ta jep personaliteti yt , nese ndihesh krenar ndihesh per gjithcka qe je e qe ke ne jete e nje nder to eshte dhe kombesia , me vjen keq qe ty keto gjera te mungojne.
"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"
Linda u kërkon falje shqiptarëve
(e plotesuar) - Këngëtarja Linda Halimi ka kërkuar falje për atë që kishte thënë ditë më parë që “Shqiptarët janë popull i çuditshëm” duke thënë se nuk e ka ditur se ka prekur në sedër gjithë nacionalitetin shqiptarë me një thënie të pa qëllimtë.
“Ndonëse s’kam deshtë me tregu publikisht qëllimin pse i kam shkruar ato fjalë që i kam shkruar, duke e lënë si diçka të parëndësishme, tani po e ndjej si obligim me tregu historinë që fshihet pas atij statusi”, ka shkruar Linda.
Këngëtarja ka thënë se për një muaj rresht disa psikopatë janë duke e bezdisur familjen e saj.
“Gati një muaj rresht, disa psikopatë i bezdisin t’gjithë familjarët e mi me telefonata dhe kërcënime e fyerje të renda deri në momentin që unë në kulmin e nervozes, dhe bezdisjes shkrova fjale të renda e ofenduese (jashtë karakterit tim) ku gjeneralizova të gjithë shqiptaret. Kërkoj publikisht falje më shumë respekt e përulje për ofendimin e hidhur e të pamenduar që e kam bo”, ka shkruar Linda.
Linda ka thënë se nuk ka mundur të jetë e tolerueshme kur për këtë bëhet shënjestër familja e saj, përndryshe ajo është krenare për publikun e saj kosovarë dhe shqiptarë.http://www.kosovarja.co/def.php?gjuh...gory=0&id=2091
Ka shume shqiptar te kosoves qe jan te martuar me serbe
Edhe me boshnjake
Edhe me turke, q'eshte ma e kaqja se ata qe jane martuar me turke, nuk done me fole shqip !!!
S’çarmatosem sa t’jetë jeta!
Pse ska shqiptare te tilla mia?
Ti p.sh si na i ke tiparet e ftyres ?![]()
Krijoni Kontakt