edhe une te koksha tuxan a?
Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.
09 Nëntor 2011 - 15:51 | Rajoni
Nëna shqiptare ‘ringjall’ fshatin maqedonas
SHKUP- Angjela quhet shqiptarja, e martuar në fshatin Belovodicë të Prilepit, e cila ka sjellë në jetë foshnjen e parë pas 37 viteve në këtë fshat të populluar nga pleq.
Shqiptarja është njohur me bashkëshortin e saj Mitre 53-vjeç përmes agjencive që realizojnë martesat e vajzave dhe grave shqiptare në Maqedoni dhe kanë vendosur të jetojnë të lumtur në fshatin që ndodhet 20 km larg Shkupit.
Fshati që numëron 20 banorë, është i gëzuar shumë për ardhjen në jetë ë banorit më të ri, ndërkohë mediat maqedonase shkruajnë se po ringjallet fshati që po shkonte drejt shuarjes, raporton Telegraf.
Një numër i madh i shqiptareve janë të martuara nëpër vendbanimet maqedonase. Shumica e këtyre martesave bëhet me para, pasi që burrat maqedonas janë kryesisht të moshuar e të pamartuar.
(el.me/BalkanWeb)
Administratori danes qe kishte zgjedhur OKB ne Kosove ne vitet mbas lufte , Hans Hakerup , ne nje interviste te tije tha . Popullata ne ballkane duhet te beje martesat ndermjet veti dhe te humbe nacionalzmi, urretja, nderetnike fetare, etj.etj.
Mergimtaret shqipetare te gjeneratave te viteve 60/70 ,qe kane emigruare ne evropen perendimore si punetore te perkohshem , po thuaj se te gjithe kane femije me nacionalitetet e po atije shteti ku ka jetuare . Po te bisedojshe me keta femije qe jane ritur me nene gjermane , suedese ,apo danese ,eshte mekati me i madhe sepse keta femije te ritur te pergjigjen se paska qene shume veshtire te keshe nje baba shqipetare.
Arsyeja eshte se : Babai shqipetare e ka lindur femijen dhe nuk eshte takuare me femijen e vete qe nga lindja.
bla bla bla disa martohen me sllave disa me greke dhe disa te tjere me arabe dhe turq dhe hec e gjeje kush e ka mire e kush e ka keq.
Nje hoxhe ja dha gocen per grua te trete nje arabi nga Kuvajti kurse disa te mjera nga zonat me te varfra te Shqiperise martohen me pleq sllave!Me thoni ku eshte ndryshimi ketu.
Kujdes nga shkjau
Kujdes nga greku
Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
AT GJERGJ FISHTA
Faik Konica mirë ka thënë.
"Po mos te ishte Islami shqiptaret do te ishin me shumë ne numer po jo shqiptarë"
26 Dhjetor 2011 - 14:25 | Rajoni
Shqiptaret ringjallin rajonet e vdekura serbe!?
BEOGRAD- Kur para gjashtë viteve erdhi nga rrethina e Tiranës, në Guberevën e largët të Golisë, shqiptares Lume Nishraj nuk i ka penguar që i zgjedhuri i saj Radisav Milicevic është plak, e as se jeton larg qytetit, në skëterrë, ku shitorja më e afërt është gjashtë kilometra larg.
“Asgjë nuk e kisha të vështirë. Radisavi ishte i mirë, shpirt njeri, Zoti na i dha dy djem, Martinin dhe Miljanin. Kemi punuar shumë, ishin të lumtur dhe asgjë nuk na mungonte. Kemi planifikuar ta ndërtojmë vet rrugën deri Sharonj, apo shtëpinë afër shkollës në këtë vend”, flet me lot në sy Lumja,
Ajo është mësuar me ketë jetesë dhe nuk i bën përshtypje që bën të rëndë, për një femër, duke ‘luftuar’ cdo ditë me borën e maleve të humbura të Serbisë dhe me ujqërit që në këtë sezon kërkojnë gjah të mirë.
“Për fat të keq, lumturia ime ishte jetëshkurtër. Radisavi vdiq në traktor, derisa priste drunj në mal. Në fshat kemi mbetur vetëm vjehrra Milica dhe unë. E punojmë pronën e familjes, i rrisim fëmijët, e ruajmë vatrën dhe festën e shenjtë të Shën Pantelejmonit. Asgjë nuk e kisha të vështirë, jam luftëtare dhe punëtore, por problemi i madh në Guberev është se nuk ka shtëpi dhe fqinj, kështu që kam kujdes që gjyshja e fëmijët të mos sëmuren, dhe gjithmonë kam frikë se si do t’i dërgojë deri te asfalti apo te mjeku kur bie borë e madhe”, rrëfen Lumja për mediat serbe, raporton Telegraf.
Shoqata Rashka e Vjetër dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, e kanë ndihmuar atë që ta fitoj nënshtetësinë serbe, pasaportën, ndërsa ajo e ka dhënë edhe lejen e vozitjes.
“Tani, në kuptimin e plotë të fjalës, jam serbe, ndërsa për kthim në Shqipëri nuk mendoj. Miljani dhe Martini janë lindur në Goli, e këtu duhet edhe të rrinë. Kam luftuar për ta marrë një parcelë në Dezhevë, pranë malit, pak më ulët se në Guberevë dhe Sharonjë, ku ka shkollë tetëvjeçare, stacione shëndetësore dhe të shpengimit, e edhe disa shitore. Na ka ndihmuar edhe komuna e Novi Pazarit, e cila na i ka ndarë 15 ari tokë në Dezhevë ku - nëse mbledhim para - do ta ndërtojmë shtëpinë dhe plevicën”, shprehet Lumja.
Lumja është njëra prej 150 femrave shqiptare që janë martuar me burra pleq të Golisë, Peshterit dhe Rogozit, e që kanë lindur afro 200 të fëmijë, duke ringjallur shumë vatra nga shuarja, e shpesh edhe tërë fshatin.
(el.me/BalkanWeb)
Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 26-12-2011 më 11:27
Krijoni Kontakt