eh Qyfure, si nje flale popullore ...
Mishin ta ha po kocken ta len ...
Lmao
eh Qyfure, si nje flale popullore ...
Mishin ta ha po kocken ta len ...
Lmao
...se nuk i lexova te gjitha postimet sepse ka shume budalliqe por me terhoqen vemendjen fjale si "hibrid" dhe "gjysmak" !
C'ja fusni kot ju, qe kur qenkemi ne Shqipetaret rrace ariane?
Pastaj, jemi ne shekullin e 21 thote ky miku lart, Shqiptaret martohen me Shqiptare, Italiane, Greke, Serbe, ikin ne dasem me Benz, makine gjermane, hane ne restaurant me menu Italiane, veshin rroba te modes Franceze..quhet globalizim.
P.S.: dhe se kush shkroi aty qe ka frike se femija lindur nga nene Shqiptare+baba Serb do luftoje Kosoven...mos ki frike se nuk te le Amerikani te besh au-iu, ska me lufte, mbaroi!
Hajt jete te lumtur ciftit!
Cdo gje eshte relative...
Nuset shqiptare në Serbi
A janë nisur djemtë e fshatit rrëzë Golisë dhe Jadovikut dhe nga Peshteri gjurmëve të car Dushanit serb, që për nuse të shkojnë, siç shkruan gazeta “Politika” e Beogradit, deri në “shtetet latine”. Pesëdhjetë djem nga komuna e Sjenicës dhe e Pazarit të Ri në Serbinë Veriore, për pak më shumë se një vit, i kanë sjellë nuset e veta nga Shqipëria, kryesisht nga rrethina e Shkodrës. Disa i takojnë grupmoshës së djemve të rinj, e disa, siç e pranojnë vetë, janë afër kufirit të rrezikshëm që të mbeten përgjithmonë beqarë. Në fund të vitit që sapo lamë pas, janë mbledhur rreth 40 çifte bashkëshortore nga martesat e përziera shqiptaro-serbe në fshatin Bugjevë në Peshter me ftesën e organizatës humanitare siç e quajnë ata, “Rashka e vjetër”.
Rrëfimet e shumicës së dhëndurëve edhe pse janë të ndryshme, megjithatë e kanë një ngjashmëri. Për ata që rininë e kanë kaluar nëpër kafene dhe fabrika nëpër Shumadi prej nga janë kthyer për shkak të tranzicionit, vajza në Peshter nuk kanë mbetur, po edhe nëse gjendet ndonjë ndokund, ato nuk duan të martohen me fshatarët e Rashkës. Prindërit e tyre të rraskapitur ose të moshuar kanë vetëm një dëshirë: të shohin nipër me nëna shqiptare. Për më shumë se tri dekada, familja Matiq, në fshatin Buxhevë të veriut të Serbisë nuk i ishte gëzuar lindjes së ndonjë trashgimtari. Mirëpo, vitin e kaluar në këtë shtëpi kishte hyrë Vera, nusja nga rrethi i Pukës. Pa u mbushur viti, kishte lindur Milosh Matiqi, trashëgimtari i parë pas shumë kohësh i Matiqëve. Babai, Vujadini, është pakëz më i vjetër se një baba mesatar, por është njësoj i lumtur për fëmijën e tij. Vera, e cila fatin e jetës e ka gjetur në fshatin serb, është e qeshur dhe e gëzuar prej natyre, tërë fshati e lavdëron. Për të thuhet se është e vyeshme (nikoqire), dhe që i di të gjitha punët e shtëpisë, dhe të bagëtive në fushë. “Vjehrra më do si vajzën e vet”, thotë Vera duke përkundur djepin për të vënë në gjumë Miloshin.
Fshati Buxhevë, është një nga fshatrat e Serbisë që ka mbetur pothuajse bosh. Të rinjtë ikin. Pleqtë rrinë duke pritur fundin të qetë dhe të ngadalshëm. Mirëpo, në dy-tri vitet e fundit, gjërat kanë nisur të ndryshojnë në disa prej fshatrave. Ata pak beqarë, kryesisht burra që u ka kaluar mosha mesatare e martesës, fatin e martesës e gjejnë në Shqipëri. Nuk është i vogël numri i nuseve nga Shqipëria që kanë vendosur të kalojnë jetën në fshatrat gati të braktisura serbe. Vera nga Puka, gruaja e Vujadin Matiqit dhe nëna e Miloshit, është vetëm njëra nga shumë nuset shqiptare në Serbi.
Foshnjën e porsalindur janë duke e pritur edhe Vukoman Maslaku nga fshati Cërsko dhe Bardha e tij. Bashkëshorten Bardha, ai e quan Boki, por shpjegon se emri i saj mund të përkthehet si “Snezhana”.
Radisha Saviq nga Sopoqani gjashtë vjet ka jetuar me të atin plak dhe siç thotë vetë, qëkur është martuar me Pranverën, çdo gjë është më ndryshe. Stanisha Janiqieviq dhe Grado Radosavleviq nga fshati Zhunjeviq i Pazarit të Ri, i kanë mbushur të 40-tat dhe tani janë martuar me bashkëshorte nga Shqipëria.
Në fshatin e Tutinit Dobrinje, Sërgjan Popoviqi ka sjellë Linditën, kurse para dhjetë ditësh si dhëndër shqiptar është regjisturar edhe Mirosllav Saviqi i martuar me Lizën.
“Siç thuhet, kur martohesh e humb lirinë, kurse ne jemi liruar nga punët e grave, nga mjelja e lopëve, gatimi i bukës dhe larja e rrobave, që kur jemi bërë dhëndurë shqiptarë”, thonë Sërgjani dhe Mirosllavi.
Mirosllav Mërleshi nga Osaonica ka sjellë në shtëpi Gofilen. Para pak kohe në fshatin fqinj Guberev ka ardhur edhe motra e saj Lumja. Është martuar me Radisav Miliqeviqin. Në shtëpi, në Shqipëri, ato thonë se kanë edhe katër motra, e ndoshta edhe ato do të kenë fatin të martohen këndej.
Rafail Vukashinoviq jeton në qendër të Pazarit të Ri. Ai para pak kohe është martuar me Angjelën, e cila siç thuhet e ka vijuar rrugën e motrës së vet Mirelës, e martuar me Nebojsha Vasoviqin nga Shtitari. Angjela pret që sapo të rritet edhe motra më e vogël, ndoshta edhe ajo do të vijë këtej. “Me rëndësi është të martohen djemtë, të lindin fëmijë, dhe të të mos mbyllen shtëpitë”, thotë plaka Stanica Rakoqeviq nga Buxheva, kurse mësuesja Zorica Novçiq thotë se kunati dhe kunata e saj Lulja janë duke pritur foshnjen. “Është dëm që këta djem nuk janë martuar më herët, sepse do të kishte më shumë fëmijë në Buxhjevë dhe shkolla nuk do të mbyllej, mirëpo mësuesja Zorica nuk ka thënë me këtë rast se ndoshta së shpejti do të nevojitet edhe ndonjë mësues i gjuhës shiqpe, kush e di!
“Kemi ardhur që t’u urojmë fat të porsamartuarëve” ka thënë kryetari i Organizatës “Stara Rashka”, Vojin Vuçiqeviq. Çdo çifti bashkëshortësh ai i ka dhuruar nga 500 euro në zarfë “që të hollat t’i ruajnë për fëmijë”. Monaku i Sjenicës Mirosllav Vraniqi tanimë i ka kurorëzuar disa çifte, siç thotë me pëlqimin e prindërve të nuseve. Nuset edhe pse janë nga Shqipëria janë të krishtera. Përveç stolive, dhëndri kur shkon të kërkojë dorën e nuses, duhet të blejë unazën, byzylukun, por patjetër edhe orën e artë me kryq të artë.
Prindërit e vajzave të Shqipërisë zakonisht vijnë “të shikojnë” se ku po i japin vajzat.
Siç shkruan gazeta “Politika”e Beogradit për ta me rëndësi është që vajzat t’i martojnë me njerëz të ndershëm dhe me të krishterë. Nuset e Shqipërisë në Serbi arrijnë përmes shtigjeve tanimë të rrahura të cilat i dinë ata që e kanë kaluar këtë rrugë. Vajzat e Shqipërisë kanë arritur edhe në Beograd. Disa prej dhëndurëve të shqiptareve janë policë, inspektorë ose punëtorë. Shumica e këtyre nuseve sapo arrijnë në kryeqytetin serb ndërrojnë emrin dhe nuk duan të deklarohen nga janë. Numri i atyre që kanë arritur në Beograd është ende i vogël në krahasim me nuset e Rashkës.
Martesat e përziera edhe në kohën e “Vëllazërim Bashkimit”
Edhe më përpara ka pasur martesa të përziera, por atëherë kryesisht djemtë shqiptarë janë martuar me vajzat serbe. Anton Çeta ka qenë i martuar me një serbe (i biri Lazari, jeton në Beograd), po ashtu Mark Krasniqi (e bija Drita, jeton ne Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Eroli dhe Damiri), Hilmi Thaçi (e bija Valbona), aktori Bekim Fehmiu (dy djem, Uliksi dhe Hedoni, jetojnë në Amerikë). Edhe i ndjeri Faruk Begolli ka qenë i martuar me një serbe, piktori Matej Rodiqi (i biri Kola), Adem Bllaca, ndihmësdrejtor i Bibliotekës Popullore të Beogradit (në fund të viteve të 70-ta ka kaluar në Prishtinë) etj. Motra e historianit Dimitrije Bogdanoviqit, autorit të “Librit për Kosovën”, ka qenë e martuar me Martin Camajn, emigrant nga Shqipëria, shkrimtar, ka studiuar sllavistikë në Beograd dhe me të cilin emigroi në Itali në vitin 1956, i urdhëruar që ta braktisë Jugosllavinë. (Kanë jetuar në Mynih, ku Camaj ka qenë profesor i gjuhës shqipe në universitet. Çifti u nda në fund të viteve 70-të).
Diplomati Elhami Nimani ka qenë i martuar Sonjën, të bijën e mitropolitit të Sremit dhe Karlovcit Rajiçin, e cila ka shkuar në Kosovë në vitin 1945 me divizionin e 46-te LNÇ në repartin e Agitropit. Disa politikanë shqiptarë, të cilët kanë jetuar në Beograd, kanë qenë të martuar me serbe si Ali Shukria me Dushankën, (dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanen (dy fëmijë Ilirin dhe Dijanën), Kol Shiroka (Lekën dhe Jugosllavën), Alush Gashi me Lejlën (tre djem Agimin, Skënderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momirën (vajzën Meritën e cila vdiq në moshën 17-vjeçare), Halil Fejzullahu me Danicën, (vajzën Kaqushen (Jashari), politikane e njohur, si dhe djemtë Korabin, i ndarë nga jeta dhe Petriti hendbollist në ekipin e “Crvena Zvezdës” së Beogradit. etj. Nje numër shumë i vogël i martesave është bërë midis shqiptareve dhe serbëve. Një nga rastet e rralla është ai i Eleonorës, e bija e politikanit Mehmet Hoxha dhe Boshko Jovanoviqit (kanë dy djem). Së fundi ka pak më shumë raste ku edhe vajzat shqiptare të Beogradit po lidhin martesa me djemtë serbë.
Shkaku i migrimeve
Këtë dukuri të martesave ndërmjet djemve serbë dhe vajzave shqiptare, profesori i Sociologjisë së Migrimeve në Universitetin e Prishtinës, Anton Berisha, e shpjegon me faktin se pas viteve ‘90-të, djemtë e fshatrave në veri të Shqipërisë kanë emigruar, kurse vajzat në mungesë të një bashkëshorti të nacionalitetit të vet, fatin e jetës janë detyruar ta kërkojnë jashtë kufijve të shtetit të tyre. Sipas socilogut Berisha, kushtet e njëjta ekonomike dhe sociale në të dyja anët e kufirit, kanë ndikuar që me shumë lehtësi vajzat shqiptare të shkrihen në kulturën e fshatrave serbe. “Këto migrime kanë shkaktuar një pabarazi gjinore në kuptimin e mangësisë së djemve në krahasim me numrin e femrave, të cilat nuk kanë parë ndonjë perspektive për martesë”, është shprehur ai.
Berisha thotë se martesa të tilla dëshmojnë që interesi etnik nuk është më në plan të parë kur vihet në pikëpyetje interesi ekonomik dhe interesa të tjera për të përmbushur nevojat personale. “Pjesët veriore të Shqipërisë, nuk kanë pasur përvojë të keqe, dhe janë farë pak të informuar për luftrat që kanë ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve”, shpjegon Berisha, për mënyrën e lehtë të martesave në të dyja anët e kufirit. Sipas tij, ambjenti i njëjtë, kushtet ekonomike dhe mentaliteti kanë krijuar rrethana për lidhje martesore ndërmjet vajzave shqiptare dhe djemve serbë. Shkak kryesor për gjithë këto martesa është largimi i meshkujve, burrave nga malësia e Shqipërisë në vende të tjera ku ka pasur pabarazi gjinore dhe janë krijuar kushte që femrat në pamundësi që të gjenin fatin tek bashkëkombasit e tyre, e kanë gjetur në vendet fqinje.
Përgatiti Bashkim Shala
Shekulli.com.al
Shqiperi eshte edhe Cameria
Me pak fjale, vajzat kerkojne dem, pardon, djem se ska ne fshat? Oburra cuna nje vizite fshatrave te Shkodres ti kthejme gjallerine !! ! ! !
Cdo gje eshte relative...
Kur ato qënkan të gëzuara që janë martuar andej, se kuptoj pse rrimë e u qjmë hallin ne këtu.
Megjithatë nuk duhet besuar pltësisht që janë të gëzuara, se më duket se i referohen një gazete serbe.
Mjeeeeeeeeeeeer Kasollja çka mledhur brenda!
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
ZHIKICA R. DHE GENTIANA M. – NJË DASHURI NË SHIKIM TË PARË
Shkruar nga Enver Robelli
“Nuset shqiptare janë të mira dhe të zellshme, më së shumti dëshirojnë t’i ruajnë delet”! Si po e gjejnë bujqit e pamartuar serbë nafakën e jetës në veriun e Shqipërisë? Dhe si po i lavdërojnë vjehrrat serbe nuset nga Shkodra?
A keni dëgjuar për katundin Bogalinac? Nëse jo, atëherë ja disa të dhëna elementare. Bogalinaci gjendet në Serbi, më saktë në Komunën e Rekovacit në Qarkun e Moravës. Në vitin 1991 kjo trevë numëronte 255 banorë, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2002 në Bogalinac jetojnë vetëm 163 njerëz. Prej tyre vetëm 16 janë fëmijë. Numri mesatar i anëtarëve të familjes është 2,33, mosha mesatare e meshkujve është 53,5 vjeç, e femrave 56,5. Në bazë të kësaj statistike shihet se Bogalinaci i ka punët keq. Nëse vazhdon ky trend, atëherë ky katund brenda pak vitesh mund të mbesë pa njerëz. Sa për krahasim: në vitin 1948 në Bogalinac jetonin gati 700 banorë. Gazetat serbe prej vitesh alarmojnë se nëse gratë serbe nuk lindin më shumë fëmijë, atëherë serbët pas 500 vjetësh do të zhduken edhe biologjikisht.
Zhikica Radojkoviq, 45-vjeçar, banor i Bogalinacit, e ka gjetur shpëtimin. Pasi ka kërkuar pa sukses një nuse gjithandej nëpër Serbi, ai një ditë ka shkuar në “vashar”, një lloj tubimi popullor, një lloj panairi, ku bujqit blejnë gjësendet e nevojshme. Në traditën popullore serbe vashari është një pazar i gjithanshëm: aty mund të blihen lopë e dele, por edhe të fejohen vajza. Ato vishen bukur dhe ecin nëpër vashar „për të rënë në sy“, por përherë shoqërohen nga ndonjë kushërirë më e moshuar. Në vashar çiftet e martuara për herë të parë ia tregojnë fëmijën e sapolindur të gjithë katundit. Pra, vashari është më shumë se pazar kafshësh.
Këtë e di mirë bujku Zhikica Radojkoviq.
Ai i ka treguar gazetës serbe „Blic“ se më 22 korrik të këtij viti kishte shkuar në vashar në lokalitetin Javor për të gjetur një nuse. Në mbarë nahinë serbe ishte përhapur lajmi se në vashar do të vinin 200 (!) vajza nga Shqipëria, të gjitha në kërkim të bashkëshortëve. Për Zhikicën ky ishte një rast për të gjetur dashurinë e jetës. Por, kur kishte shkuar në pazar ai ishte zhgënjyer. Aty nuk i kishte gjetur as gjurmët e ndonjë femre shqiptare, por vetëm gjashtë burra me republika (kapela). „Shkuam menjëherë te ata njerëz që t’i pyesim ku janë vajzat nga Shqipëria. Një shqiptar na ftoi në kafehane dhe na tha se vajza e tij ishte sëmurë dhe nuk kishte mundur të vinte, por ai shtoi se së pari ne duhet të shkonim në Shkodër, sepse rendi është që dhëndri të shkojë te nusja“, tregon Zhikica. Një javë më vonë ai shkoi në Shkodër. Në familjen e nuses e pritën sipas traditës. Zhikica mësoi se nusja e tij e ardhshme quhet Gentiana. Ajo njëherë ishte turpëruar t’i dilte përpara burrit të saj të ardhshëm.
Në një foto të botuar në „Blic“ Gentiana shihet duke e puthur ëmbël Zhikicën, i cili supozohet se me syzet e tij shumë të trasha vështirë do t’ia gjente buzët shqiptares nga Shkodra. Nusja shqiptare tashmë e ka ndërruar fenë dhe thotë se ortodoksinë e ka pranuar „me zemër“.
Tani nëna e Zhikicës është shumë e lumtur. Stanica (kështu quhet vjehrra) thotë se shqiptarja Gentiana Malaj „përjetësisht është dashuruar“ në djalin e saj që në çastin kur e ka parë. „E kemi pranuar si fëmijën tonë dhe jemi gëzuar që Gentiana ishte e gatshme të martohej me djalin tim Zhikicën. Sikur sivjet të mos kishte gjetur nuse, nuk do të kishte gjetur tërë jetën. Ky ka qenë shansi i tij i fundit. Ajo është e mirë dhe e zellshme, më së shumti dëshiron t’i ruajë delet. Shpresoj të kemi së shpejti nipa e mbesa dhe vetëm ata po i pres“, thotë Stanica. Në një foto të botuar në „Blic“ Gentiana shihet duke e puthur ëmbël Zhikicën, i cili supozohet se me syzet e tij shumë të trasha vështirë do t’ia gjente buzët shqiptares nga Shkodra. Nusja shqiptare tashmë e ka ndërruar fenë dhe thotë se ortodoksinë e ka pranuar „me zemër“.
Jo të gjithë banorët e Bogalinacit i dëshirojnë fat Zhikicës me nusen e tij shqiptare. Disa janë zemëruar dhe frikësohen se kështu shqiptarët po e popullojnë Serbinë. Madje thonë se në këtë mënyrë në Serbi po krijohet një Kosovë e re, etj. etj. Njëri nga fqinjët e Zhikicës, i cili nuk dëshiron ta tregojë emrin, thotë: „E mjera Serbi që e përjetoi këtë. Të gjithë e dimë si janë shqiptarët dhe si janë të edukuar, kjo është pjesë e një plani të madh, kështu ata zgjerohen. Ato tani lindin fëmijë serbë, të cilët fshehtas do t’i edukojnë në mënyrën e tyre. Kjo nuk është fare mirë“. Një tjetër banor nuk pajtohet me këtë mendim. Ai thotë se rruga për nuset shqiptare është e hapur dhe tregon se si një shqiptare e martuar në një fshat të afërm për vetëm gjashtë muaj e ka mësuar gjuhën serbe dhe rregullisht shkon në manastir. Ai premton se së shpejti krejt bujqit e pamartuar serbë në rrethin e tij do ta gjejnë nafakën në Shqipëri. „Do të bëjmë mrekullira“, thotë ai.
Fenomeni i martesave të bujqve serbë me vajzat shqiptare nga veriu i Shqipërisë nuk është i ri. Në vjeshtë të vitit 2007 në fshatin Bugjevo të Serbisë u mblodhën 40 çifte të përziera serbo-shqiptare. Sipas gazetës „Politika“ gjatë këtij tubimi burrat serbë kishin treguar se si e kanë kaluar rininë të vetmuar nëpër ndeja dhe kafehane ose në fabrika të Shumadisë dhe kur janë kthyer në katund nuk kanë gjetur vajza për t’i martuar, e nëse rastësisht kanë gjetur ndonjë, ajo nuk ka dashur të martohet „za seljaka“ (për katundarin). A do të ndryshojnë trendin e tkurrjes së popullsisë serbe vajzat shqiptare? Vështirë. Në katundet e Serbisë „nuk ka vajza“, shkruan gazetari Nebojsha Jevriq. „Të dashuruara pas serive latinoamerikane, ato ëndërrojnë një jetë më të mirë në një qytet të madh. Dhe shkojnë“
http://www.blic.rs/reportaza.php?id=67019
Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 07-01-2009 më 23:19
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Per marshalla gjenan te dy.
Thuaj zhikices,ti vej mir syzet,se po i puth mjekren.
per ata tipat qesharake llapazana qe pergjithsoni kurr merrni nji shembull si ky dhe tani i veni gishtin gjithe veriut dhe malsise se madhe dhe shkodres, per mua nuk jeni gje tjeter vec injoranta low lifes...
nese do merremi me statisitka dhe peqindje, athere hajde ta bejme pak llogarin!!
malsia e madhe ka nje popullsi jo te vogel, qe nga vermoshi dhe deri ne shkoder, ktu ka nje fenomen qe 100 apo 200 apo 300 goca qe jan martuqar me serb, kujt i plas per kto!? fundja e fundit femra jane dhe jane martuar, shume prej tyre kane edhe prejardhje serbe, meqe ne veri te shkodres ka patur fshatra me popullsi serbe...
tani te marrim parasysh qe prostitutat qe kane mbushur rruget e evropes dhe grekqise vijn nga vendet dhe qytetet moderne te shqiperise qe juve jeni kaq krenar, ato nuk martohen se nuk i marton kush, por te jeni te bindur shume nga lagjet ku ju vini, ne shume raste nga jugu apo mesi, qe kane qitur me dhune te dashurat e tyre apo te fejuarat e tyre ne rruge. tani a eshte e drejte qe une te fus te gjithe jugun ne nje kosh plehrash me pergjithesime!?! jo, jo, se do ishte nje gomardhek i nje injotranti. kam shoke te ngushte nga jugu dhe jane njerz te ndershem me familje te perkryera... goca shqiptare ka plot qe mos te ofendoj ken ktu, qe po thithin karat e gabelve te botes per lek neper evrope dhe pastaj kthehen dhe martohen me disa tipa shkerdhata injoranta pa llogjike, dhe e quajn veten modern ktu dhe dojn te pergjithsojne dhe t'i vejn gishtin gjithe veriut...
jeta eshte e mbushur me ironi, dhe shancet qe nje apo disa nga ktoo dhoj tipash te martoje nje ishprostitute qe ka dalur me deshire ne rruge!!!? its great...
mos harroni se ka pas nje numer te madh vullnetaresh nga veiru qe ndoshta as buk nuk ka patur familja e tyre per te ngrene dhe kane luftuar per lirine e kosoves...
senseless universe!? maybe!
Aplauz !![]()
Krijoni Kontakt