TĖ VEPRUARIT E VEPRAVE TĖ MIRA
Veprat vlerėsohen sipas qėllimit
Transmeton Ebu Hanife nga Jahja, nga Muhamed ibn Ibrahim et-Tejmija nga Alkame ibn Vekas el-Lejsi nga Omer ibn Hattabi r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Veprat vlerėsohen sipas qėllimit, secilit i takon ajo ēka ka pasur pėr qėllim, kush bėn hixhret pėr Allahun dhe tė Dėrguarin ė Tij, hixhreti i tij ėshtė pėr Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ndėrsa hixhreti i cili bėhet pėr shkak tė nevojave tė kėsaj bote apo pėr shkak tė martesės me ndonjė grua, hixhreti i tij ėshtė pėr atė ēka ka pasur pėr qėllim.
Ai i cili udhėzon pėr nė punė tė mirė ėshtė sikurse ai qė e bėn atė
Transmeton Ebu Hanife nga Enes ibn Maliku r.a.,[1] se i Dėrguari Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Ai i cili udhėzon nė kryerjen e ndonjė pune tė mirė, shpėrblim e ka sikurse ai qė e bėn atė vepėr.
Transmeton Ebu Hanife nga Alkame ibn Burejde, e ky nga babai tij, d.m.th., Burejde el-Eslemij r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Ai i cili udhėzon pėr nė punė tė mirė ėshtė sikurse ai qė e ka bėrė atė.
Personat, veprat e te cilėve nuk do tė llogariten
Transmeton Ebu Hanife nga Hamadi, nga Ibrahim en-Nehai, nga el-Esvedi, nga Ajsheja r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Nuk i shkruhen mėkatet fėmijės deri sa te ritet, tė sėmurit mental deri sa tė shėrohet dhe atij qė fle deri sa te zgjohet.
Ne transmetimin e dytė nga Hbu Hanife, nga Hamadi, nga Huzejfe r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Tre personave veprat nuk u shkruhen. Atij qė fle deri sa tė zgjohet, tė sėmurit mental deri sa tė shėrohet dhe fėmijės deri sa tė hi nė moshėn madhore.
Veprat paraqiten ēdo tė enjte dhe tė premte
Transmeton Ebu Hanife, nga Kajsi, nga Tariku, nga Ibn Mesuudi r.a., se i Dėrguari Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Nuk ka asnjė natė nė prag tė sė premtes e qė Allahu xh.sh., tė mos shikoj tri herė[2] nė krijesat e Tij dhe tua fal mėkatet tė gjithė atyre qė nuk i pėrshkruajnė asgjė si shok.[3]
Ēdo punė e mirė ėshtė sadaka
Transmeton Ebu Hanife nga Atai, nga Xhabiri r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Ēdo punė tė mirė qė ia bėn ndonjė tė pasuri dhe tė varfri, llogaritet sadaka.
Vepruesi i mėkatit tė madh nuk del nga feja
Transmeton Ebu Hanife nga Abdul Kerim ibn Ebi el- Meharika, nga Tavusi i cili thotė: Erdhi njė njeri te Ibn Omeri r.a., dhe e pyeti: - O Ebu Abdurahman, ēka mendon mbi ata tė cilėt i thyen drinat, hapin dyert, rrėnojnė shtėpitė, vjedhin pasurin tonė, a janė ata pabesimtarė? Ai iu pėrgjigj: - Jo nuk janė. - Ēka mendon pėr kėta qė shtrembėrojnė fjalėn tonė dhe derdhin gjakun tonė[4], a janė kėta pabesimtarė. Ai u pėrgjigj: Jo nuk janė, pėrderisa Allahut nuk i pėrshkruajnė diē si rival. Tavusi thotė: -Dhe sikur qė shoh nė gishtin tregues tė ngritur tė Ibni Omerit sesi me tė u tregon[5] dhe thotė: -Kjo u ėshtė sunet nga i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s.
Ky hadith, i shėnuar nė kėtė mėnyrė, duket sikur thėnie e Ibn Omerit, r.a., (d.m.th., mevkuf), por autorėt e pėrmbledhjeve tė njohura tė haditheve e kanė shėnuar si thėnie tė Muhamedit a.s (merfuu).
Transmetojnė Ebu Hanife dhe Suudi nga Jezidi se ka thėnė: Unė kam pėrfaqėsuar mendimin e Harixhitėve[6] dhe pėr kėtė kam pyetur njė nga shokėt e Muhamedit, a.s., dhe ai mė ka lajmėruar se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka pėrfaqėsuar mendim tė kundėrt me timin, dhe kėshtu Allahu mė shpėtoi nga kjo.
Vlera e shehadetit (nė prag tė vdekjes)
Transmeton Ebu Hanife nga Alkame, nga ibn Burejde, e ky nga babai i tij, r.a., i cili thotė: Nė njė rast ishim ulur te i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., kur ai tha: Ejani ta vizitojmė fqinjin tonė ēifut. Kur i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., hyri tek ai e gjeti nė prag tė vdekjes dhe Pejgamberi, a.s., e pyeti: -A dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se unė jam i dėrguari i Tij? Djaloshi shikoi nė babanė e tij por ai nuk i tha gjė. Atėherė, pėrsėri Pejgamberi, a.s., e pyeti: -A dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se unė jam i dėrguari i Tij? Djaloshi shikoi babanė ndėrsa ai i tha: Dėshmoja! Atėherė djaloshi tha: Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij. Atėherė i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., tha: -Falėnderimi i takon Allahut i cili e shpėtoi kėtė person nga zjarri i xhehenemit.
Nė transmetimin e dytė qėndron se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., njė ditė u tha sahabėve: Ejani ta vizitojmė fqinjin tonė ēifut. Atė e gjeti nė prag tė vdekjes dhe e pyeti: A dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut? Djaloshi u pėrgjigj: Po dėshmoj! I Dėrguari, a.s., pyeti: A dėshmon se unė jam i Dėrguar i Allahut? Atėherė djaloshi shikoi babanė e tij. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ia pėrsėriti kėtė (dhe e citoi hadithin e lartpėrmendur) gjersa babai i tij nuk i tha: Dėshmoja! Atėherė djaloshi tha: Dėshmoj se ti je i Dėrguar i Zotit. Pastaj Pejgamberi a.s., tha: -Falėnderimi i takon Allahut, xh.sh., i Cili me pjesėmarrjen time e shpėtoi njė person nga zjarri i xhehenemit.
Secilit i ėshtė lehtėsuar ajo pėr ēka ėshtė krijuar
Transmeton Hamad ibn Ebi Hanife nga babai i tij (Ebu Hanife r.a.), nga Abdul Aziz ibn Rufeja, nga Musabi, nga Seadi, se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Nuk ka asnjė person e qė Allahu tė mos ia kishte shkruar nėnshtrimin dhe gabimin[7] dhe atė qė do ti ndodhė[8]. Dikush tha: Pse atėherė tė bėjmė vepra, o i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. Pejgamberi, a.s., tha: -Punoni, sepse secilit i ėshtė lehtėsuar ajo pėr ēka ėshtė krijuar. Kush ėshtė xhenetli, do ti lehtėsohen veprat tė cilat ēojnė pėr nė Xhennet, ndėrsa kush ėshtė xhehenemli, do ti lehtėsohen veprat tė cilat ēojnė pėr nė Xhehennem. Njė prej Ensarėve tha: Tani e kam tė qartė pse duhet tė punojmė.
Tė gjitha veprat regjistrohen
Transmeton Ebu Hanife nga Nafiu, nga Ibn Omeri, se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Bamirėsia nuk do tė humb, ndėrsa mėkati nuk do tė harrohet.[9]
VIJON...
________________________________________
Pėrmblodhi:
Dr. Fuad Sediq
Pėrktheu nga boshnjakishtja:
Arsim Dauti
Redaktor:
Mehas Alija
Boton:
Brezi i Ri
www.breziiri.com
________________________________________
[1]Siē e shohim nė kėtė sened Ebu Hanife, rahimehull-llah, kėtė hadith e transmeton nga sahabiu Enes ibn Malik, r.a., mirėpo e vėrtet ėshtė se ai kėtė hadith e ka dėgjuar prej ndonjė tabiini, kurse tabiini atė e ka dėgjuar prej Enesit. Njė numėr i dijetarėve konsiderojnė se Ebu Hanife ka takuar dhe ka parė disa prej sahabėve, mirėpo nuk ėshtė e sigurt pėrcjellja e tij e haditheve nga to, sikur qė kėtė e konsideron Sujuti dhe tė tjerė. Nėse do tė pranohej mendimi se Ebu Hanife ka transmetuar hadithe, drejtėpėrsėdrejti, nga ndonjė prej ashabėve, atėherė ai do tė numėrohej nė mesin e tabiinėve. Sipas kėsaj, transmetimi i Ebu Hanifes prej sahabiut konsiderohet sened i ndėrprerė, ndėrsa Allahu e di mė sė miri. Kjo vėrejtje vlen pėr tė gjitha transmetimet e Ebu Hanifes prej ndonjėrit nga ashabėt, ndėrsa transmetime tė tilla nė kėtė Musned arrijnė deri nė dhejtė.
[2]Mė e siguri kjo ėshtė nė 1/3, 2/3, 3/3 e natės, siē pėrmendet nė komentin e kėtij hadithi (Komenti i musnedit tė Imam Ebu Hanifes nga Mulla Ali el-Karij).
[3]Transmeton Ebu Hurejre, r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Me tė vėrtet veprat paraqiten ēdo tė enjte dhe tė premte dhe u falen mėkatet secilit nga ata qė nuk i pėrshkruajnė Allahut shok, pėrpos dy personave tė cilėt janė nė zėnkė. Pėr to Allahu, xh.sh., thotė: Lerėni ata, derisa tė pajtohen.
[4]Mendohet nė Harixhitėt, tė cilėt miratojnė vrasjen e muslimanėve, sikur qė me i shtrembėrojnė mendimet dhe qėndrimet e tyre.
[5]Duke vėrtetuar mė kėtė njėshmėrinė e Allahut.
[6]Harixhitėt konsiderojnė se vepruesit e mėkateve tė mėdha janė pabesimtarė / qafira dhe se nuk kanė tė drejt nė shefat / ndėrmjetėsim.
[7] Gjithashtu nafakėn, furnizimin e saj dhe tė tjerat.
[8] Nga ajo qė do ti ndodhė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
[9] Do tė thotė se asnjėrėn nga kėto tė dyja nuk do ti harroj apo ti humb. Pėr bamirėsinė njeriun e pret shpėrblim, pėr mėkatin ndėshkimi, pėrpos nėse i falet ai mėkat.
Krijoni Kontakt