Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    El-hanefij
    Anėtarėsuar
    24-04-2004
    Vendndodhja
    Ne 3 shtete
    Postime
    35

    MUSNEDI I EBU HANIFES (pjesa e I)

    TĖ VEPRUARIT E VEPRAVE TĖ MIRA

    Veprat vlerėsohen sipas qėllimit

    Transmeton Ebu Hanife nga Jahja, nga Muhamed ibn Ibrahim et-Tejmija nga Alkame ibn Vekas el-Lejsi nga Omer ibn Hattabi r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Veprat vlerėsohen sipas qėllimit, secilit i takon ajo ēka ka pasur pėr qėllim, kush bėn hixhret pėr Allahun dhe tė Dėrguarin ė Tij, hixhreti i tij ėshtė pėr Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ndėrsa hixhreti i cili bėhet pėr shkak tė nevojave tė kėsaj bote apo pėr shkak tė martesės me ndonjė grua, hixhreti i tij ėshtė pėr atė ēka ka pasur pėr qėllim.”

    Ai i cili udhėzon pėr nė punė tė mirė ėshtė sikurse ai qė e bėn atė

    Transmeton Ebu Hanife nga Enes ibn Maliku r.a.,[1] se i Dėrguari Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Ai i cili udhėzon nė kryerjen e ndonjė pune tė mirė, shpėrblim e ka sikurse ai qė e bėn atė vepėr.”

    Transmeton Ebu Hanife nga Alkame ibn Burejde, e ky nga babai tij, d.m.th., Burejde el-Eslemij r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Ai i cili udhėzon pėr nė punė tė mirė ėshtė sikurse ai qė e ka bėrė atė.”

    Personat, veprat e te cilėve nuk do tė llogariten

    Transmeton Ebu Hanife nga Hamadi, nga Ibrahim en-Neha’i, nga el-Esvedi, nga Ajsheja r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Nuk i shkruhen mėkatet fėmijės deri sa te ritet, tė sėmurit mental deri sa tė shėrohet dhe atij qė fle deri sa te zgjohet.”

    Ne transmetimin e dytė nga Hbu Hanife, nga Hamadi, nga Huzejfe r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Tre personave veprat nuk u shkruhen. Atij qė fle deri sa tė zgjohet, tė sėmurit mental deri sa tė shėrohet dhe fėmijės deri sa tė hi nė moshėn madhore.”

    Veprat paraqiten ēdo tė enjte dhe tė premte

    Transmeton Ebu Hanife, nga Kajsi, nga Tariku, nga Ibn Mesu’udi r.a., se i Dėrguari Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Nuk ka asnjė natė nė prag tė sė premtes e qė Allahu xh.sh., tė mos shikoj tri herė[2] nė krijesat e Tij dhe t’ua fal mėkatet tė gjithė atyre qė nuk i pėrshkruajnė asgjė si shok.[3]

    Ēdo punė e mirė ėshtė sadaka

    Transmeton Ebu Hanife nga Ata’i, nga Xhabiri r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Ēdo punė tė mirė qė ia bėn ndonjė tė pasuri dhe tė varfri, llogaritet sadaka.”

    Vepruesi i mėkatit tė madh nuk del nga feja

    Transmeton Ebu Hanife nga Abdul Kerim ibn Ebi el- Meharika, nga Tavusi i cili thotė: “Erdhi njė njeri te Ibn Omeri r.a., dhe e pyeti: - O Ebu Abdurahman, ēka mendon mbi ata tė cilėt i thyen drinat, hapin dyert, rrėnojnė shtėpitė, vjedhin pasurin tonė, a janė ata pabesimtarė? Ai iu pėrgjigj: - Jo nuk janė. - Ēka mendon pėr kėta qė shtrembėrojnė fjalėn tonė dhe derdhin gjakun tonė[4], a janė kėta pabesimtarė. Ai u pėrgjigj: Jo nuk janė, pėrderisa Allahut nuk i pėrshkruajnė diē si rival. Tavusi thotė: -Dhe sikur qė shoh nė gishtin tregues tė ngritur tė Ibni Omerit sesi me tė u tregon[5] dhe thotė: -Kjo u ėshtė sunet nga i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s.

    Ky hadith, i shėnuar nė kėtė mėnyrė, duket sikur thėnie e Ibn Omerit, r.a., (d.m.th., mevkuf), por autorėt e pėrmbledhjeve tė njohura tė haditheve e kanė shėnuar si thėnie tė Muhamedit a.s (merfu’u).

    Transmetojnė Ebu Hanife dhe Su’udi nga Jezidi se ka thėnė: “Unė kam pėrfaqėsuar mendimin e Harixhitėve[6] dhe pėr kėtė kam pyetur njė nga shokėt e Muhamedit, a.s., dhe ai mė ka lajmėruar se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka pėrfaqėsuar mendim tė kundėrt me timin, dhe kėshtu Allahu mė shpėtoi nga kjo.”

    Vlera e shehadetit (nė prag tė vdekjes)

    Transmeton Ebu Hanife nga Alkame, nga ibn Burejde, e ky nga babai i tij, r.a., i cili thotė: “Nė njė rast ishim ulur te i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., kur ai tha: ‘Ejani ta vizitojmė fqinjin tonė ēifut’. Kur i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., hyri tek ai e gjeti nė prag tė vdekjes dhe Pejgamberi, a.s., e pyeti: -A dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se unė jam i dėrguari i Tij? Djaloshi shikoi nė babanė e tij por ai nuk i tha gjė. Atėherė, pėrsėri Pejgamberi, a.s., e pyeti: -A dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se unė jam i dėrguari i Tij? Djaloshi shikoi babanė ndėrsa ai i tha: Dėshmoja! Atėherė djaloshi tha: ‘Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij. Atėherė i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., tha: -Falėnderimi i takon Allahut i cili e shpėtoi kėtė person nga zjarri i xhehenemit.”

    Nė transmetimin e dytė qėndron se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., njė ditė u tha sahabėve: “Ejani ta vizitojmė fqinjin tonė ēifut. Atė e gjeti nė prag tė vdekjes dhe e pyeti: A dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut? Djaloshi u pėrgjigj: Po dėshmoj! I Dėrguari, a.s., pyeti: A dėshmon se unė jam i Dėrguar i Allahut? Atėherė djaloshi shikoi babanė e tij. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ia pėrsėriti kėtė (dhe e citoi hadithin e lartpėrmendur) gjersa babai i tij nuk i tha: Dėshmoja! Atėherė djaloshi tha: ‘Dėshmoj se ti je i Dėrguar i Zotit’. Pastaj Pejgamberi a.s., tha: -Falėnderimi i takon Allahut, xh.sh., i Cili me pjesėmarrjen time e shpėtoi njė person nga zjarri i xhehenemit.”

    Secilit i ėshtė lehtėsuar ajo pėr ēka ėshtė krijuar

    Transmeton Hamad ibn Ebi Hanife nga babai i tij (Ebu Hanife r.a.), nga Abdul Aziz ibn Ruf’eja, nga Mus’abi, nga Seadi, se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Nuk ka asnjė person e qė Allahu tė mos ia kishte shkruar nėnshtrimin dhe gabimin[7] dhe atė qė do t’i ndodhė[8]. Dikush tha: Pse atėherė tė bėjmė vepra, o i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. Pejgamberi, a.s., tha: -Punoni, sepse secilit i ėshtė lehtėsuar ajo pėr ēka ėshtė krijuar. Kush ėshtė xhenetli, do t’i lehtėsohen veprat tė cilat ēojnė pėr nė Xhennet, ndėrsa kush ėshtė xhehenemli, do t’i lehtėsohen veprat tė cilat ēojnė pėr nė Xhehennem.” Njė prej Ensarėve tha: “Tani e kam tė qartė pse duhet tė punojmė.”

    Tė gjitha veprat regjistrohen

    Transmeton Ebu Hanife nga Nafiu, nga Ibn Omeri, se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Bamirėsia nuk do tė humb, ndėrsa mėkati nuk do tė harrohet.[9]

    VIJON...

    ________________________________________

    Pėrmblodhi:
    Dr. Fuad Sediq

    Pėrktheu nga boshnjakishtja:
    Arsim Dauti

    Redaktor:
    Mehas Alija

    Boton:
    “Brezi i Ri”

    www.breziiri.com

    ________________________________________
    [1]Siē e shohim nė kėtė sened Ebu Hanife, rahimehull-llah, kėtė hadith e transmeton nga sahabiu Enes ibn Malik, r.a., mirėpo e vėrtet ėshtė se ai kėtė hadith e ka dėgjuar prej ndonjė tabi’ini, kurse tabi’ini atė e ka dėgjuar prej Enesit. Njė numėr i dijetarėve konsiderojnė se Ebu Hanife ka takuar dhe ka parė disa prej sahabėve, mirėpo nuk ėshtė e sigurt pėrcjellja e tij e haditheve nga to, sikur qė kėtė e konsideron Sujuti dhe tė tjerė. Nėse do tė pranohej mendimi se Ebu Hanife ka transmetuar hadithe, drejtėpėrsėdrejti, nga ndonjė prej as’habėve, atėherė ai do tė numėrohej nė mesin e tabi’inėve. Sipas kėsaj, transmetimi i Ebu Hanifes prej sahabiut konsiderohet sened i ndėrprerė, ndėrsa Allahu e di mė sė miri. Kjo vėrejtje vlen pėr tė gjitha transmetimet e Ebu Hanifes prej ndonjėrit nga as’habėt, ndėrsa transmetime tė tilla nė kėtė Musned arrijnė deri nė dhejtė.
    [2]Mė e siguri kjo ėshtė nė 1/3, 2/3, 3/3 e natės, siē pėrmendet nė komentin e kėtij hadithi (Komenti i musnedit tė Imam Ebu Hanifes nga Mulla Ali el-Karij).
    [3]Transmeton Ebu Hurejre, r.a., se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Me tė vėrtet veprat paraqiten ēdo tė enjte dhe tė premte dhe u falen mėkatet secilit nga ata qė nuk i pėrshkruajnė Allahut shok, pėrpos dy personave tė cilėt janė nė zėnkė. Pėr to Allahu, xh.sh., thotė: “Lerėni ata, derisa tė pajtohen”.
    [4]Mendohet nė Harixhitėt, tė cilėt miratojnė vrasjen e muslimanėve, sikur qė me i shtrembėrojnė mendimet dhe qėndrimet e tyre.
    [5]Duke vėrtetuar mė kėtė njėshmėrinė e Allahut.
    [6]Harixhitėt konsiderojnė se vepruesit e mėkateve tė mėdha janė pabesimtarė / qafira dhe se nuk kanė tė drejt nė shefat / ndėrmjetėsim.
    [7] Gjithashtu nafakėn, furnizimin e saj dhe tė tjerat.
    [8] Nga ajo qė do t’i ndodhė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
    [9] Do tė thotė se asnjėrėn nga kėto tė dyja nuk do t’i harroj apo t’i humb. Pėr bamirėsinė njeriun e pret shpėrblim, pėr mėkatin ndėshkimi, pėrpos nėse i falet ai mėkat.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    El hamdurlilah vellai im Mehasi,

    Kam kerku kahmos per kete pjesen e Mesnudit te Ebu Hanifes dhe se kam gjete. El hamdurlilah, Allahu s.s.v.s. eshte i madh ! Dhe ja me ne fund ku e gjeta, dhe bash ne shqip. Te falenderoj vellau im e Allahu s.a.v.s. ta bafte kabull.

    E kam dite qe kishte dy variante por nuk i dijsha mire. Tashti i kuptova dhe Zoti me ndriēoi udhen dhe me solli te kjo teme e me tha : hapi syte tash e lexo, e mos u ban qafir, zullumqar, e edepsez.

    Tungatjeta vella, e shifna diku kendej pari.

  3. #3
    El-hanefij
    Anėtarėsuar
    24-04-2004
    Vendndodhja
    Ne 3 shtete
    Postime
    35
    Vella i nderuar,
    Te falenderoj shume per uratat tua. Allahu te shperblefte edhe ty. Sa per njoftim, Musnedi i Ebu Hanifes eshte ne perkthim e siper. Inshallah do te vazhdojme pjese pjese ta botojme ne webfaqen tone, ne kuader te shtepse botuese elektronike dhe pastaj edhe ne botim te shtypur, inshalla. Ju ftoheni ne webfaqen tone qe, nese harojme ta botojme ketu, atje te kesh mundesi ta lexosh nderkohe. Aty keni edhe shume gjera te tjera sa i perket mesimit tone islam.

    selame dhe ju deshiroj kenaqesi edhe juve!
    mehasi

Tema tė Ngjashme

  1. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  2. Grimca nga jeta e Ebu Hanifes
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 10:03
  3. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  4. Shembuj te inteligjences se Ebu Hanifes
    Nga ILyrium nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:26
  5. Shembuj te inteligjences se Ebu Hanifes
    Nga ILyrium nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 10:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •