Ejani shihni beserisht ku eshte lindur Zoti Krisht!


Ne nje grazhd te thjeshte, sepse bota nuk kishte vend per Te!
Bota ishte e preokupuar me probleme te tjera, dhe "harroi" te priste brenda saj, vete Krijuesin!
Kush e pret Ate?
E pret grazhdi i erret dhe i lagesht.
E presin kafshet qe rrijne aty, te cilat e njohin Zotin e tyre!
E presin barinjte qe ruajne dhente ne mes te erresires dhe nuk i braktisin ato ne dhembet e egersirave!
E presin shkencetaret e Lindjes, te cilet me sinqeritet pranojne se sa te kota ishin besimet e deriatehershme dhe i japin dhuratat e tyre: Ar si Mbret, Temjan si Perendi dhe Miro si Flijim!

E pret Virgjeresha e Shenjte, e cila pyet me habi:
-Si eshte e mundur te lind virgjerisht?
Dhe korret e besimtareve ne gjithe boten pergjigjen:
-Sepse kur do Zoti, gjithe ligjet e natyres thyhen!
Virgjeresha vazhdon:
-Si eshte e mundur atehere te lind vete Beresin dhe Zotin tim?
Besimtaret serisht pergjigjen:
-Sepse Vete Ai e deshi dhe keshtu e beri per shpetimin tone!

Lind i Pasuri si i Varfer qe te pasuroje te varfrit
Lind si i huaj qe te ftoje te huajt ne Mbreterine e Perendise
Lind si i perndjekur qe te shpetoje njerezit nga perndjekja e mekatit dhe e vdekjes!