Përshëndetje të gjithëve!
U bë një kohë e gjatë që jam anëtarësuar në këtë forum të mrekullueshëm, por deri më sot nuk kam bërë akoma një prezantim. Meqë kisha pak kohë të lirë vendosa ta bëja sot prezantimin.
Si fillim ju kërkoj të merrni kokoshka që mos mërziteni duke lexuar
Emrin tashmë ma keni mësuar edhe pse disa prej jush ende nuk e dinë se kush është ClaY_MorE 'Leo', nëse ka pak durim mund ta mësoje duke lexuar rreshtat e mëposhtme.
Një djalë si gjithë të tjerët, por duke qënë se ç'do njeri ka cilësitë e tij po ashtu edhe unë kam disa cilësi të miat qofshin të mira apo të këqija. Kam lindur në një ditë të ftohtë a të ngrohtë nuk e mbaj mënd si ka qënëpor di që ka qënë fundi i një stine të ftohtë e fillimi i një stine të ngrohtë.
Jam rritur e vazhdoj të rritem po në këtë qytet, siç e quajnë ndryshe "qyteti i luleve dhe i mikpritjes" (nëse dëshironi të vini jeni të mirëpritur). Pas disa ditësh do të mbush plot 17 vjeç.
Shpesh herë më pëlqen të bëj shaka me miqtë por pa e ekzagjeruar. Jam tip që ja di vlerat shoqërisë, ndaj dhe shoqëria nuk më ka munguar. Më pelqejnë shumë makinat (lë kokën për to), futbolli i cili është sporti më i bukur botë, kompjuterat dhe ç'do gjë që ka të bëjë me elektronikën.
Mendoj të kem bërë një prezantim paksa të lezetshëm e ju të keni mësuar diçka më shumë rreth këtij anëtari mistrec i cili ngeli përditë në këtë forum.
Ju faleminderit për durimin e treguar duke lexuar këtë prezantim.
Sinqerisht Leo!
Krijoni Kontakt