Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Mjafton Njė Minute e Vetme

    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

    Mjafton Njė Minute e Vetme


    nga Dr. Hasan Shemsi Basha

    per nenat

    Njerėzit sot diskutojnė shumė pėr edukimin e fėmijėve tė tyre: Si t'i drejtojnė e udhezojne ata ne rruge te drejte, nepermjet menyrave te duhura, pa pėrdorur mėnyra tė gabuara.
    Nėse ankohesh nga parregullsia e femijeve te tu, apo ndjen se ke problem nė edukimin e tyre mundohu te perdoresh menyren " Vetem Nje Minute", njė mėnyrė e re kjo nė edukimin e fėmijėve. Si realizohet kjo nė njė minutė?

    Kritika nė njė minutė

    Fillimisht lajmėro fėmijėt e tu se ti nuk do qė tė jesh gjykuesi i tyre e as ata gjykuesit e tu, dhe se ti nuk dėshiron qė tė jesh diktator nė shtėpi, e qė sot e tutje do tė ndiqni njė mėnyrė tė re nė edukim.

    Bėj qė fėmija ta kuptojė se diku ka gabuar, por qė kjo nuk ėshtė bėrė shkak qė ju tė humbisni dashurinė pėr tė.
    Nėse fėmija bėn ndonjė gabim mos e shiko drejt nė sy, kritikoje shkurtimisht pėr atė qė bėri pa marrė nga koha jote vetėm se disa sekonda, bėje tė ndjehet se ti je e zemėruar nga veprimi i tij dhe tė ndjejė tė njėjtėn gjė qė ti ndjen, nė gjysmėn e parė tė minutit. Pra nuk ka kohė qė fėmija tė diskritohet, por ka shumė rėndėsi ta ndjejė kėtė kritikė. Bėje tė ndjehet se ai nuk e pėlqen veprimin e kryer, pėrkrah kėsaj moskėnaqėsia jote. Asnjė nuk don tė diskritohet apo tė ē'vlerėsohet. Mė pas merr frymė thellė, dhe ndjehu e qetė shpirtėrisht, pastaj shiko drejt e nė sy tė tij , nė gjysmėn e dytė tė minutit, nė mėnyrė qė tė ndjejė se ti je pėrkrah tij e jo kundra, dhe se ti e don shume por nuk tė pėlqejnė veprimet e tij. Thuaji gjithashtu se ti je fėmijė i mirė dhe se ti je e kėnaqur prej tij, porse nuk je e kėnaqur nga veprimet qė ai kryen, e nuk tė lė tė gabojė sepse e do. Pėrqafoje fėmijėn fort nė kraharor nė mėnyrė qė tė ndjehet se koha e kritikės mbaroi.
    Fėmijėt e tu, mbas njė farė kohe do tė kuptonėn se:

    sė pari: Veprimet e tyre tė gabuara nuk do tė kalojnė pa u vėnė re.
    sė dyti: Ata janė fėmijė tė mire, por edhe gabojnė.
    sė treti: Ata janė tė dashur tek prindėrit e tyre.

    Nė kėtė mėnyrė fėmijėt e kuptojnė se duhet tė jenė tė sinqertė me prindėrit e tyre, ulen e bisedojnė me ta e u tregojnė atyre pėr mendimet dhe ndjenjat e tyre. Ata ndiejn turp nga gabimi i kryer dhe kthehen me dashuri ndaj prinderve.
    Nė rast se djali yt kthehet me vonesė nė shtėpi, e kėtė vonesė ai e ka pėrsėritur mė shumė se njė herė gjatė javės. Shikoje drejt e nė sy, e thuaji: "Je kthyer me vonesė, e kjo u pėrsėrit dy herė gjatė kėsaj jave". E mė pas duhet ta shfaqėsh zemėrimin tėnd me thėnien: "Unė jam e mėrzitur dhe jo e kėnaqur prej teje sepse kjo u pėrsėrit dy herė".
    djali yt, mbas kėtyre fjalėve tė shkurtra do tė ndjejė zemėrimin tend tė sinqertė. Askush nga ne nuk dėshiron tė qortohet nga askush, por qortimi tė bėn tė kuptosh se ke gabuar/ Kjo ėshtė ajo qė ti kėrkon nė gjysmėn e parė tė minutit: qė djali yt apo vajza tė kuptojne se kanė gabuar dhe tė ndjejnė turp per kėtė.
    Porse cfarė bėn nėse fėmija yt mėrzitet e fillon tė justifikohet? Kėtu duhet tė plotėsosh gjysmėn tjetėr tė minutit, e cila ėshtė celėsi i suksesit tė kritikės qė je duke bėrė.
    Shikoje drejt e nė sy, nė mėnyrė qė tė ndjehet se ti je pėrkrah tij e jo kundra, e thuaji atė qė ai dėshiron tė dėgjojė nga ti se: Ai ėshtė i mirė dhe se ti je e kėnaqur prej tij, por nuk je e kėnaqur nga veprimi i tij i sotėm, dhe se kjo cėshtje tė mėrzit. Pastaj shtrėngoje fort nė kraharor nė mėnyrė qė ta ndjejėt se kritika ndaj gabimit mbaroi, pa patur nevojė qė njė gjė tė tillė tė thuhet me gojė.
    Imam el-Gazali- rahimehull-llah-, i cili e ka zbuluar dobinė e kėsaj mėnyre para disa shekujsh, ka thėnė pėr korigjimin e gabimit tė fėmijės: "Duhet qė fėmija tė kritikohet nė fshehtėsi, e t'ia zmadhojmė gabimin e bėrė ( pa e marre vesh askush) e t'i thuhet: "Kij kujdes mos bėsh gabim tė tillė herė tjetėr". Mos ia pėrmėnd gabimin e bėrė herė pas here, sepse i bėhet dicka normale mė pas tė dėgjojė fjalė tė tilla, dhe se me pas fjalėt nuk i zėnė vend nė zemėr".

    Shpėrblimi nė njė minutė

    Nėse fėmija jot kryen ndonjė veprim qė meriton tė shpėrblehet, bėje tė ndjehet i lumtur, ashtu sikur e bėre tė ndjehet fajtor kur bėri gabim. Ji e vėmėndshme nė momentin kur fėmija jot kryen vepra tė mira, e pėrdor me ta mėnyrėn mė tė mirė pėr tė cilėn t'i shpėrblyer.
    Bėji me dije ata, nė gjysmėn e pare tė minutit, qė veprimi i tyre tė ka gėzuar. Qėndro mė pas disa sekonda pa folur, qetėsia jote i bėn ata tė ndjehen tė kėnaqur nga vetvetja. Pastaj thuaju se ti i do shumė, dhe nė fund vulose shpėrblimin tėnd me njė tė pėrqafuar apo me ledhatim tė kokės me ngrohtėsi. E gjithė kjo nuk do tė marrė prej teje mė shumė se njė minutė,por ndjenja e tyre e kėnaqėsise do t'i shoqėrojė shumė gjatė. Ndoshta mėnyra e shpėrblimit nė njė minutė do tė ishte dhurata mė e bukur qė ua bėjnė prindėrit fėmijėve.


    forumi-islam

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Fėmijėn mos e konsideroni tė vogėl, edukimi i tij fillon...

    Tė mendosh drejt…

    Elementet qė pėrbėjnė karakterin e njeriut, siē janė: dėshirat, prirjet, ndjeshmėria dhe nevoja, ndikojnė gjithmonė nė qėllimin e synimet e tij. Atėherė kur qėllimi ėshtė jo arritja e tė vėrtetės, por pėrmbushja e njė synimi personal tė caktuar, atėhetė ky person mund edhe tė mos hezitojė tė shtrembėrojė faktet, bile edhe tė vėrtetėn.
    Pėrpjekja pėr tė gjetur tė vėrtetėn dhe tė menduarit me ēiltėrsi, kėrkon qė njeriu tė ketė, njė qėllim tė shėndoshė dhe tė pastėr, gjė qė varet nga pėrsosja dhe disiplinimi i karakterit tė tij…
    Shtegu pėr tė menduar drejtė, kalon perms kritereve tė pastra dhe si pasojė, drejt njė perspektive tė shėndoshė. Kjo mund tė arrihet nė fillim nėpėrmjet dyshimit, d.m.th. tė dyshuarit ndaj ēdo gjėje, pėrveē tė vėrtetave absolute, tė marra nga burimet e tyre. Mė tej, nėpėrmjet pastrimit mendor dhe pėrsosjes shpirtėrore. Mendja duhet tė pastrohet nga gabimet dhe paragjykimet, dhe zemra nga mėkatet dhe emocionet e ulėta. Pėr mė tepėr, njeriu duhet tė ndjekė shenjat dritėdhėnėse, qė tė ēojnė tek e verteta e tė menduarit drejtė.
    Nėse nuk janė tė pėrmbushura kėto faza, pėrderisa nuk veprohet sipas kritereve tė shėndosha dhe si rrjedhim, nuk ėshtė arritur njė kėndvėshtrim i shėndoshė, nuk ka rėndėsi fakti se sa punon ai njeri…

    Prindėr, kini kujdes!...

    Fėmijėn mos e konsideroni tė vogėl, edukimi i tij fillon qė nė djep. Mėsojeni tė sillet mirė dhe tė ndihmojnė tė tjerėt. Mos plotėsoni ēfarėdo lloj dėshire tė fėmijės. I mėsoni ata tė jenė tė duruar. Gabimet e tyre korrigjohen duke i mėsuar. Mbani premtimin qė u jepni fėmijėve tuaj. Pėr njė veprim tė fėmijės, nuk duhet tė mbani qėndrime tė kundėrta.
    Mos flisni nė prani tė tyre, pėr gjėra qė fėmijėt nuk duhet tė dinė. Jepini rėndėsi asaj qė bėn fėmija dhe jo atyre qė thotė. Mos nėnvlerėsoni ēdo gabim tė tyre. Bėjini ata tė besojnė, se janė tė sinqertė. U mėsoni atyre vėshtirėsitė e jetės.

    www.pertymoter.net
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga burbuqe1 : 13-01-2008 mė 17:14

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Gabime tė rrezikshme gjatė edukimit tė fėmijėve nė Islam

    Gabime tė rrezikshme gjatė edukimit tė fėmijėve nė Islam


    Plotėsim i dėshirave tė fėmijėve kur ata qajnė !


    Mjaftė shpeshė ndodh qė fėmiu kėrkon diē nga prindėrit, qoftė prej sė ėmės apo tė iatit, dhe nėse ata e refuzojnė kėtė kėrkesė, fillon fėmiju tė qajė dhe tė vajtojė, nė mėnyrė qė t’a provoj se a mund qė t’ia arrij qėllimit nė kėtė mėnyrė.

    Natyrisht, kjo e qajtme do t’i neverisė prindėrit shumė shpejt dhe nė kėtė mėnyrė ata do t’shpejtojnė pėr t’ia plotėsuar fėmiut dėshirat e tij, qoftė kjo pė arsye se ndjejnė dhembshuri ndai tij apo thjeshtė nga dėshira pėr t’a heshtur fėmiun, pėr tė mos duruar zhurmėn.

    Ky ėshtė njėri ndėr gabimet mė tė rrezikshme gjatė edukimit tė fėmijėve dhe shpie nė dobėsim psikik, shpirtėror dhe dobėsim tė personalitetit tė fėmiut


    Dr Muhammed Sibag thote: ”Kam dėgjuar nga Malik bin Nabixhi, tė cilit i’u kishte drejtuar njė njeri pėr kėshillė, se si ta edukonte tė posalindurin e tij. Ai e pyeti: ”Ēfarė moshe ėshtė fėmiju?” Ai njeriu iu pėrgjigjė: ”Ai i ka njė muaj”. Pastaj Maliku iu pėrgjigj atij: ”Treni ka ikur moti”. Dhe unė pastaj kam menduar se Maliku me shumė mendjelehtėsi e ka trajtuar kėtė qėshtje dhe mbase nuk ka ditur mė mire tė sillet rrethė kėsaj qėshtjeje. Mirė po, kur i kam shkuar qėshtjes nė thelbė dhe kam menduar pėr kėtė e kam kuptuar jamė vetėdijėsuar, qė Maliku kishte plotėsisht tė drejtė.


    Pasi qė, sa here qė fėmiu qanė, vrapon menjėher e ėma pėr t’a ushqyer. Nė kėtė mėnyrė fėmiu meson qė nė ditėt e para qė tė qajturit ėshtė mjet pėr plotėsimin e kėrkesave dhe dėshirave tė tij. Dhe fėmiu rritet me kėtė vetėdije.

    Marrė nga libri:
    “Gabime tė rrezikshme pėrgjatė edukimit tė fėmijėve”

    Autori: Muhammed Ibrahim bin el-Hamid

    Pėrktheu : Lule Uka
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga burbuqe1 : 16-01-2008 mė 04:47

Tema tė Ngjashme

  1. Unė e dua Zotin, kjo mė mjafton.
    Nga strange nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2009, 15:29
  2. Nuk Ju Mjafton Vetem Kaq...
    Nga BAD00355 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-10-2004, 14:12
  3. Mjafton dy Gishtė maskė
    Nga KosovaHawaii nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 23:45
  4. Per Xhinxhicin, nje minute heshtje ne Paralamentin e "Shqiperise"
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-04-2003, 11:22
  5. mendoj se mjafton me kaq?
    Nga djali_uk nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-10-2002, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •