Selam alejkum we rahmetulla we berkatuhu të gjithë vëllezërve muslimanë dhe motrave muslimane që ndodhen në forum dhe jashtë saj.Ka pak kohë që jam regjistruar në këtë forum.Këtë temë më ka nxitë fakti që ta shkruaj,pasi kam lexu disa postime nga ana e anëtarëve të këtij forumi dhe me aq sq e kam kuptuar unë personalisht,vërejta se është e dobishme që të bëj prezentimin para forumit që kështu të njihemi sadopak se si dukem në aspekt të mendimeve islame. Pra,unë jam vëllau juaj,do të jem dhe do të vdes si vëllau juaj në islam,inshallah. Idea ime është si çdo ide e një muslimani që ndjek Ku'ranin dhe Sunetin.Dijen e marr vetëm se prej dijetarëve të hakut,kurse lexoj dhe ndëgjoj derse nga të gjithë ata që kam ndëgjuar se e tregojnë hakun.Si dijetar më të njohur e kam Pejgamberin Muhammed s.a.v.s.,kurse dijetarët të tjerë janë ata që e pasojnë atë s.a.v.s..Kjo ishte shkurtimisht,sa i takon prezentimit tim.Sa i përket temës që e kam përmendur më sipër,desha edhe këtu ta shkurtoj që të mos bëhem i bezditshëm "TË NDIHMOJMË VËLLAU-VËLLAUN PËR HIR TË ALLAHUT XH.SH.",e ka kuptimin e gjërë,por unë të përmend vetëm se atë që na intereson ne këtu në forum.Në rastëse,metëvërtetë në këtë forum e ndjejnë veten të gjithë anëtarët dhe anëtaret,si muslimanë,atëherë duhet ta dimë një gjë,se në këtë forum duhet vendosur një rregullore që duhet respektuar nga të gjithë,natyrisht se e mendoj për hajr të këtij forumi dhe në rastëse duam që Allahu Xh.Sh.,të lëshojë rahmet dhe bereqet mbi ne,atëherë duhet pik së pari që ta rruajmë gjuhën tonë nga ofendimet,përqeshjet dhe sharjet ndaj njëri tjetrit,që për fat të keq këtu kanë ndodhur.Ata që nuk e kanë kuptuar këtë gjë,mund që t'i këshilloj ta lexoni librin e dijetarit të madh imamit EN-NEVEVIU,i cili në dritën e Ku'ranit dhe Hadithit është përpjekur që porositë e Allahut Xh.Sh.,dhe udhëzimet e Profetit Muhammedit s.a.v.s.,t'i përmbëledhë në një vepër madhore e quajtur "EL EDHKAR"(Kaptina-mbi rruajtjen e gjuhës nga përgojimi)dhe ta rikujtojmë fjalën e Allahut Xh.Sh.,që në Suren El-Humeze thotëudhubilahi min shejtani rraxhim.Me emrin e Allahut,Mëshiruesit,Mëshirbërësit.1.Mjerë për secilin që ofendon e përqesh(njerëzit).....!SELAM ALEJKUM!
Krijoni Kontakt