
Postuar më parë nga
offspring
Feja dhe jeta
Qenia e Islamit Fe dhe jete për këtë çështje gjinden kerkime dhe studime të gjera
Islami është i pari dhe i fundit i cili bashkon në mes ketyre dy anëve (fese dhe jetës).
Te gjitha fetë të cilat gjindeshin para Islamit ishin të njohura vetëm si Fe, ndërsa jetë, jo.
Dhe çdo parim i shekujve të fundit ato janë veçse jetë, ndërsa Fe, jo.
Në qoftëse pyet: jehudët (hebrejetë) krishterët, Budhijët, El - kunfushjusijët dhe kinzët etj….
Se: ç farë kuptimi kanë fetë e juaja?
Do të përgjigjen ty se ato janë sisteme shpirtërore, dhe mardhënie besimi në mes zemrës dhe Allahut Nëse tek ato fe gjinden disa rregulla jetësore, ato nuk janë veçse zakone ndjekëse në mesin e njerëzve.
Neqoftëse pyet sistemet e Platonit e Sokratit, Markësit, Hitlerit, e Musolinit, dhe sistemet e të shquarve të cilët kanë vendosur ligjet për këtë sistem se: çfarë qëllimi keni me metodat dhe vijat tuaja? Do të përgjigjen ty se: ato ligje kanë për qëllim pasurimin dhe ngritjen e nivelit jetësor, si dhe të forcojnë mbajtësit e kësaj jete. Ndërsa Feja dhe shpirti nuk janë i këtyre, Dhe nëse gjinden ne këto sisteme disa vija shpirtërore, ato janë negative.
Këtë të vërtetë, qoftë e tëra apo një pjesë e saj, e kanë pohuar dhe ato të cilët e kundërshtojnë. Islamin.
Xhorxhi Zejdani në librin Historia Qytetëruese Islame thotë: Halifati është pushtet i veçantë për Islamin i cili nuk gjindej në kohët e shkuara veçse në Islam.
Ky halifat konsiderohet prej pushteteve mbretërore.
Por Ai dallohet prej mbretërive Romake (Kajsaretu) dhe imperatorëve, dhe mbretërisë persian (El - Ekasiretu), sepse Halifati përmbledh të dy qeverite: atë Fetare dhe jetësore, dhe udhëheq sipas udhezimeve të sheriatit. Ndërsa ato jo Islamet udhëheqin sipas udhëzimeve të trurit për të sjellë interesa jetesore».
Kjo ështe një cilesi e njohur e Islamit, derisa të shohësh se çdo metode prej metodave të tij dhe çdo rregull prej rregullave të Tij, janë të përziera me nuanca fetare dhe jetësore.
Për shembull - Namazi: Megjithëse anon më tepër kah Feja, në të shihen dobi të shumta jetësore Sikur ky namaz të ishte vendosur për dobi jetësore nuk do gjindeshin probleme ekonomike dhe jetësore.
Zeqati: Duke qenë se ky është vendosur per interesa jetësore sepse ai është e drejtë paraje siç dihet - Po ashtu në të gjinden interesa të Ahiretit Në qoftëse zeqati do të vendosej për interesat e Ahiretit, nuk do gjindej çështje e vendosur ne tjetër vend.
E shoh të nevojshme që të transmetoj fjale të tjera prej librit të Xhorxhi Zejdan, ku të dëgjojme prej gjuhës së jo muslimanëve se çthone rreth kesaj çeshtje:
Ai thotë: «Punët qeveritare janë të kufizuara në Profetin, veprimet përmbledhin, politikën, administratën, dhe Fenë. Namazi dhe zepati apo të tjerat të ngjashme me to, janë bërë prej obligimeve të cilat numurohen prej gjërave fetare, dhe nuk bëjmë kërkime në to, vetëm nëse këto kanë lidhje me themelimin e qeverise».
Përsa i përket dobisë jetësore në namazin me xhemat është. uniteti dhe përulja për Imamin.
Ndërsa zeqati: ky është shtylla e qeveris, dhe baza e interesave të saj. Zeqati është burim i Bejtul Malë (thesarmbajtësja) të cilin e konsiderojme (Ministria e Financës).
Nuk duhet lene pa përmend se shtetet kane sisteme të ndryshme, në to gjindet sistem mbretëror, republikan, i përgjithshëm, i kufizuar, dhe çdo shtet ka ligje të cilat ndryshojnë nga ato të shtetit tjetër. Por të gjitha këto ligje kthehen në dy gjëra kryesore, ku të gjithë bashkohen në to: Financa dhe Ushtria.
Cilido shtet, i çdo lloj qofte sistemi i tij, në të gjindet Finance dhe Ushtri Pa këto dy elemete sistemi nuk ka baza. Ndoshta nevoja për to është më e madhe në fillim të krijimit të shtetit, se sa pas tij.
Muslimanët janë ushtria, dhe uniteti i tyre gjndet në namaz, në ruku dhe në vëllazërim, ky është rregulli i ushtrisë, dhe zeqati e cila është. financa është e domosdoshme për vazhdueshmërinë e ushtrisë.
Pra baza e shtetit Islam është ky ajet i kuranit: {Falni namazi dhe jepni zeqatin, dhe përuluni (në ruku) me ata që përulen}.([1])
Zeqati është forcues i unitetit, dhe ai është baza e Islamit ky zeqat u merret të pasurëve musliman çka është e tepërt prej parave të tyre dhe u jepet të varfëve muslman.
Kjo duket më qartë kur Profetit (sa) i tha Meadhit kur e dërgoi në jemen.
Ai i tha atij: «Ti do të shkosh në popullin e Ehli kitabit (I dhtarët e librit).
ftoi ato në dëshminë se: Zoti është një i pa shoq, dhe Muhamedi është i Dërguari i Zotit. Nëqoftëse ato e pranojnë këtë atëherë bëje të ditur atyre se Zoti e ka bërë obligim për to:
Pesë namazet, në ditë dhe natë, nëse ato e pranojnë atëherë bëja të ditur atyre se Zoti (xhsh) ka bërë obligim për to sadakatin, i cili merret prej të pasurëve të tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse e pranojnë këtë mos merr pasuritë më te mira dhe me dobiprurëse të tyre, dhe frirësohu duase (lutjes) së gjynahqarit, sepse nuk gjindet pengese në mes lutjes dhe Zotit (xhsh).
Në obligimin e zeqatit për të pasurit, gjindet një urtësi e larte, sepse ai sjell kënaqesi tek të varfërit të cilët. përbëjnë pjesën më të madhe të njerëzis.
Veçanërisht në konën para ardhjes së Isamit.
Islami erdhi për të ndihmuar të pa aftit, të dobëtit, dhe të bëjë barazi në mes tyre dhe të fuqishmëve.
Kundërshtarët e Profetit të cilët ishin prej te parëvë të fiseve, nuk u vinte mire që ato të jepnin para, dhe nëse ishin vëllezërit e tyre.
Kurani dhe Hadithi kanë përmbledhur lidhjen e dyfishtë (fetare, jetësore.
Zoti (xhsh ) në Kuran thotë: {Disa prej njerëzve thonë: «O Zoti ynë na jep në këtë botë:» për ato nuk ka asgjë në botë tjetër. Dhe disa prej tyre thonë: O Zoti ynë na jep në këtë jetë të mira, dhe në botën tjetër na jep të mira, dhe na ruaj prej dënimit të zjarrit. Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që fituan}.([2])
Zoti (Xssh) thotë: {Thuaj: Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira qe Allahu i krijoi për robtë e vet? Thuaj. Ato janë për ata që besuan në këtë botë, dhe në ditën e gjykimit janë të posaçme për ta}.([3])
Zoti në Kuran thotë: {Dhe me ata që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh botën tjetër, e mos e le mangu atë që të takon në këtë botë, dhe bej mirë ashtu siç të ka bërë Allah për ty}.([4])
Zoti (xhsh) në Kuran thotë: {Hani nga begatitë e Zotit tuaj dhe falenderojeni Atë. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës}.([5])
Zoti (xhsh) në Kuran thote: {Ata të cilët besuan dhe i frikësoheshin Zotit (xhsh), atyre u jepen mirësi në këtë jetë dhe në jetën tjetër}.([6])
{Zoti i dha atyre të mirat e kësaj bote dhe të mirat e botës tjetër}.
Imam Hasani (as) ka thënë: «Puno në jetën tënde sikur ti do të jetosh përgjithmonë, dhe puno për ahiretin tënd sikur ti do të vdesësh nesër».([7])
Imam Bakëri (as) ka thënë: «I bekuar është ai i cili punon në këtë jetë në kërkim të ahiretit».([8])
ES - Suduk ka transmetuar se Imami ka thënë: Nuk është prej nesh ai i cili e len këtë jetë për ahiretin e tij, dhe ahiretin për jetën e tij».([9])
Ebi Abdilahi (Sadiku) (as) ka thënë:
«Kush bëhet përtac në pastrimin e tij dhe në namazin e tij, në të nuk gjindet mirësi për çështjen e ahiretit të tij, dhe kush bëhet përtac në ato gjëra i cili me anën e tyre rregullon jetesën e tij, në të nuk gjindet mirësi për çeshtjen e jetës së tij».
Muhamed ibën Muslim ka transmetuar se Imam Ebi xhafer ka thënë:
«Une e urrej atë burrë i cili është përtac në çështjet e jetës së tij, dhe kush bëhet përtac në çeshtjet e tij jetësore, ai është më tepër përtac në çështjet e Ahiretit të tij».([10])
Muhamed ibën Muslim ka transmetuar se Imam Sadiku (as) ka thënë se: «Në urtësinë e Familjes së Davudit: Duhet që çdo besimtar mendor mos shihet të lëvizë vetëm në tre gjëra: Të kërkojë mirësitë e kësaj jete, ose të furnizohet për Meadin (Ahiretin), ose të kënaqet me kënaqësi të lejueshme dhe jo haram.»([11])
Supremet e Islamit të cilët janë Profeti Muhamedi (sa) Imam Aliu (as) dhe Imamët (as), ato janë shembuj të jetës dhe ahiretin.
Ato faleshin dhe agjeronin, lexonin Kuran, dhe kryenin ibadetet në mënyra të mahnitshme, ku as adhuruesit më të njohur të këtyre ditëve nuk mund ti kryejnë ato ibadete. Po ashtu ato përveç këtyre veprimeve, ato punonin, mbillnin, hanin ushqime të këndëshme, vishnin veshje të bukura martoheshin me vajza të reja etj, Nuk ishte dynjaja pengesë e tyre për ahiretin, dhe as ahireti nuk ka qënë pengesë për dynjanë e tyre. Ato janë simboli më i lartë i thënies së Allahut (xhsh).
{O Zoti ynë na jep në këtë botë të mira dhe në botën tjetër}.([12])([13])
Në një poezi e cila thuhet se ështe e Imam Aliut (as) thuhet:
Dhe i fundit i fiton të dyja ai bashkoi dynjanë me ahiretin.
Islami me këtë hap të urtë, i cili ështe bashkimi në mes kësaj jete dhe ahiretit i ka dhënë përparësi jo vetëm për njeriun por edhe për universin në përgjithësi.
Nejeriu ka nevojë për:
1 - Plotësimin e trurit.
2 - Shuarjen e etjes së ndjenjave.
3 - Zhvillimin dhe rritjen e trupit.
Njeriu materialist sido që të jetë emri i tij qoftë demokrat, komunist, fashist, socialist, nazist, etj.. ky njeri fillon me pikën e tretë e cila është «Zhvillimi trupor», pastaj kalon në të dytën «Shuarja e etjes së ndjenjavë» Këtë e bëjnë me devijim dhe pa drejtësi…
Ai kërkon trup të shëndosh, pasuri të mjaftueshme bukuri tërheqëse dhe kulturë materialiste, dhe asgjë tjetër përveç këtyre.
Përsa i përket kujdesit për ndjenjat, ky kujdesim nuk gjen vend në fjalorët e materialistëve Ndërsa ngopja e trurit dhe e shpirit, materialistët i mohojnë ato… dhe ska kuptim ngopja e tyre.
Trupi i njeriut, siç ka nevojë për ushqim po ashtu ndjenjat duhen patjetër të ngopen. Nëse nuk gjen ushqime të këndëshme do të detyrohet ta ushqejë trupin me ushqime të pakëndëshme.
Po ashtu ndodh me ndjenjat nëqoftëse nuk gjejnë ato që janë të domosdoshme për to,atëherë etja e këtyre ndjenjave do të shuhet me pisllëqe dhe ndytësira.
Po kështu shpirti, ai ka nevojë për gjëra të vërteta.
Në qoftëse bllokohen portat e të vërtetës, ai do të mbushet me fantasira dhe gjëra të kota dhe të pavlefshme.
Dhe për qartësimin e kësaj themi:
Çdo njeri duhet patjetër të besojë në Parim i çdo lloji qoftë, në Mead dhe në persona në të veçantat dhe prirësitë e tyre. Kjo është ana e trurit dhe e shpirtit.
Materialistët besojne se: natyra është krijues, dhe se do të zhduken në fund të kësaj jete, dhe kryetarët e tyre të cilët i imagjinojnë se ato janë atdhetarë, apo kulturuesit dhe të ngjashëm me to, dhe i zgjedhin ato në zgjedhiet.
Po ashtu çdo person ka nevojë për dashuri, vëllazërim, dhe respekt. Dhe kjo ëshë anë ndjenjësore.
Materialistët dashurinë e tyre e vendosim në duart e vajzave të cilat i dashurojnë, dhe dashuria e tyre për atdheun gjindet në imagjinatat e tyre, dhe dashuria për të tjetër është e lidhur me gjuhën, apo kulturën apo të ngjashmet me to Këto janë ato prirësi për të cilat kujdeset materialisti. Ky kujdesim e ka qëllimin vetëm në zgjerimin e lakmive trupore. Kështu pra gjejmë se: ana më e zgjeruar dhe më kujdesëshme është ajo e lakmive trupore dhe jo ana shpirtërore.
Në këto dy pika ndryshon materialisti nga myslimani. Këto dy pika janë: ana materiale dhe ana shpirtërore.
Bashkuesi i këtyre dy anëve (myslimani) :
Myslimani kujdeset për trurin dhe ndjenjat, njelloj siç kujdeset për trupin. Për këtë besimi i tij me argumente dhe ndjenjat e tij janë llogjike.
Ndërsa ushqimi i mendjes me idelogji imagjinare, dhe ngopja e ndjenjave me prirje fallso, kjo ka kuptimin se këto dy fuqi: (ajo mendore dhe ndjenjësore), së fundi do të paralizolen!
Nëse duam të bëjmë një analizë dallimit në mes materialistit dhe muslimanit do të shohim si përfundim se materialisti paralizan 2\3tat e fuqive të tij:
Pyete materialistin. Çështë ajo natyrë të cilën e besoni? A është kjo natyrë e poltfuqishme, e ditur, dhe e urtë? Po këto planete, a janë vepra të ndonjë të padituri, të pa fuqishëmi, i shurdhët, dhe i verbër?
Pyete atë: A do të shkojnë këto krime të kriminelëve siç shkojne tymrat e padukshme, pa dënime?
Po të mirat të cilat i kryejnë të sinqertët nuk kanë ndonjë qëllim apo dobi?
Pyete atë: A e meritojnë ato kryetarë dhe personalitete të cilët i bëtë shembullyes dhe të bekuar, të jenë të tillë?
Ky është dallim i parë në mes materialistit dhe muslimanit sepse: myslimani beson në një Zot të Vetëm, i Ditur, i Plotfuqishëm, Krijues, i cili i krijoi krijesat me vullnet dhe përzgjedhje.
Ai beson në Mead (ditën e gjykimit) dhe se në këtë ditë i miri do të shpërblehet, dhe jo besimtari do të dënohet. Po ashtu myslimani beson në Pejgamberët dhe Evsijat të cilët mbartin sasinë më të madhe të favorëve dhe të cilësive të pëlqyera, dhe ata jane të pastruar prej të gjitha ndytësive.
Të gjitha këto besime janë të llogjikshme dhe të sakta 100 për qind.
Ndërsa për materialistin nuk gjindet asnjë fakt dhe as një argument rreth kësaj ane.
Myslimani e ngop trurin e tij me ushqime të këndëshme të cilat janë në përputhje me të vërtetën dhe realitetin. Kurse materialisti, ai është falimentues në këtë mejdan sepse ai e ngop trurin me dëshira të kota dhe të pavlera, dhe mendjen e mbush me imagjinata dhe fantazira kjo, përsa i përket fuqisë mendore.
Ndërsa fuqia shpirtërore, e cila është dallimi i dytë në mes myslimanit dhe materialistit.
Pyete materialistin:
A është dashuria jote për një vajzë e cila të shoqëron ty në shkollë apo fabrikë, logjike?
A gjinden fakte rreth dashurisë tënde për atdheun imagjinar? E kështu me rradhë.
Ky është dallimi i dytë në mes dy palëve sepse:
Myslimani i plotëson dëshirat dhe ndjenjat e tij me prirje të drejta.
Ai e don gruan e tij dhe familjen e tij më shume se dashuria e tij për një vajzë, sepse: dashuria e parë ka për qëllim ndërtimin e jetës, ndërsa dashuria e dy është shkatarruese për jetën.
Dashuria e tij është për të gjithe atdhetarët, ai i don të gjithë qofshin të afërm apo të largët.
Dallimi në mes myslimanit dhe materialistit përkufizohet si vijon: Myslimani i jep kujdes trurit, ndjenjave dhe trupit, duke zgjedhur ushqimet shpirtërore për trurin, dhe prirësi të drejta për ndjenjat, dhe strehim të rregullt për trupin.
Ndërsa materialisi, ai kujdest vetëm për trupin dhe nuk i bën përshtypje nëse e mbush trurin e tij me bar dhe plehëra, dhe ndjenjat e tij të drejtohen kah pisllëqet. Këtu gjindet dallim i tretë në mes myslimanit dhe materialistit dhe ai është dallimi në kënaqësitë trupore:
Materialisti i pin kënaqësitë njëlloj si deveja e etur e cila kur afohet tek uji nuk bën dallim në mes ujit të pisët dhe i ndytë dhe atij të shijëshmit dhe të kthjellët.
Ndërsa muslimani i plotëson kënaqësite e tij me sasi të caktuar dhe për kujdesje të lartë.
Këtu materialisti qëndron me duar bosh deri në plotësimin e kënaqësive, dhe bien në strofkën, e pisllëqeve, sëmundjeve dhe falimentimit.
Përshembull pijet alkoolike, bixhozi, etj janë shkaqe të këtyre tre gjërave të rrezikshme për kënaqësitë e njeriut.
Ndërsa myslimani fiton pasuri të mëdha, prej kërkimeve trunore, dhe prirësive dëshirore, dhe kënaqësive trupore.
Pra materialisti humbet çdo gjë, dhe myslimani fiton çdo gjë. Kur përfundoi krahasimi në mes materialistit dhe myslimanit, vjen rradha e krahasimit ne mes:
Shpirtërorëve, të cilët janë përqafuesit e Feve të tjera përveç Islamit, dhe në mes Myslimanit.
Me lart përmendëm se myslimani përdor ekuilibrim në fuqitë të e tij.
Dhe me anë të këtij ekuilibri, truri i tij dëshirat e tij, dhe trupi i tij, arrijnë të fitojnë ushqimet e rregullta dhe të mjaftueshme.
Ndërsa «Shpirtërorët» e kanë braktisë trupin dhe dëshirat. Kështu ata humbën dy fuqi. Dhe shpirti i tyre nuk do të mbushet vetëm me gjëra jo logjike Ai humbet po ashtu fuqinë e tretë (fuqia shpitërore).
Këtu vetvetiu lind pyetja se:
Materialistët kanë mbushur rruzullin tokësor… Ndërsa shpirtërorët a ekzistojnë?
Përgjigje: Ato ekzistojnë, dhe këto «Shpirërorë» janë Ruhbanët (Murgët) prej krishterëve, dhe E S - Sadu prej Indijanëve etj…
Por ato në ditët e sotme janë shumë të pakët, ku ideologjitë e tyre kanë avulluar në dendësinë e qyteteve moderne, dhe shohim se ato falimentuan gjënë më të shtrenjtë të tyre, me të cilën ato siguronin mendjet mendjet dhe rrugët e tyre…
Ato i lanë pas dore parimet e tyre dhe vrapuan pas lakmive të kësaj bote, njëlloj si materialisti.
Më tepër se kjo. Këto «Shpirtërorë» u bënë materialistë me gjithë fuqitë e tyre, edhe pse disa prej tyre ruajnë vetëm emrat e parimeve të tyre trashëguese.
Kështu Islami fiton fenë dhe jetën e kësaj bote, dhe të tjerët, qofshin materialist apo shpirtëror, humbën Fenë dhe jetën.
Materialistët u përpoqën ta akuzojnë Islamin sepse Ai është «Shpirtërorë» dhe nuk ndërhyn në nevojat e jetës Me këto akuzime, materialistët kërkonin të përfitonin stacionet e jetes për interesat e tyre, dhe të bëjnë vetat e tyre udhëheqës të njerëzisë.
Por ato dolën të zhgënjyer. A mund të bllokohet dielli me zhurmë?
Po ashtu «shpirtërorët» u u përpoqen ta akuzojnë Islamin sepse Ai është «materialist», dhe se Ai erdhi për qellime sundimi dhe përfitimi, dhe se Ai është i zbrazët prej gjërave shpirërore.
Por «Thirrja Islame » me Kuranin e saj dhe Hadithin e saj, dhe veprimtarite e të «shquarve Islamik» i skandalizuan thëniet e tyre.
Ne nuk kemi për qëllim që të kundërshtojmë akuzat e tij, por kemi për qëllim të sqarojmë se:
- Feja e rregullt dhe sakte.
- dhe jetë e begatë,
këto gjinden vetëm në Sistemin Islam, dhe jo në sistemet e gjetura në rruzullin tokësor, dhe jo në librat per të cilët thuhen se janë zbritur prej qiellit.
Në qoftëse bëjmë nje kapërcim, nga parimet Islame, të sqarojmë dy anët e tij të tjera anën shpirtërore dhe atë materiale, do të ishte e pamundur që të caktojmë për çdo anë një tabelë të veçantë, sepse këto dy anë janë të lidhura me njëra tjetrën, derisa në gjërat më të afërta materiale gjindet anë shpitërore e rëndësishme, dhe e kundërta.
Namazi ka natyrë shpirtërore, në të gjinden cilësi materiale.
Zeqati ka cilësi materiale, por në të gjinden cilësi shpirtërore, të shumta.
Prandaj i shohim vetat tona të pa fuqishme për të zbatuar më të fortat e këtyre dy anëve të përmendura në këto dy tabela:
Në tabelën e gjërave shiprtërore bëjnë pjesë:
Kurani, duaja (lutja), sexhdeja, namazi, rukuja, haxhi, vizita, (umretu), agjërimi, dhikri (kujtimi), xhamia, mezaret e shenjëta, e vërteta, amaneti, premtimi, dashuria për të mirat, moralet e pëlqyeshme drejësia, trimëria e shumë të tjera…
Në tabelën e gjërave materiale bejnë pjesë:
Zeqati, humusi, sadekaja, mik pritja, pastërtia, shitja, blerja, kapari, bujqësia, rritja e kafshëve, ndërtimi, rikonstuksioni, fabrikat, martesa, trashëgimia, dënimet, udhëheqja, gjykata, qeraja, udhëtimi, ushqimet, pirjet, nxjerrja e mineraleve, e shumë të tjera.
Shkurtimisht themi se:
Islami nuk ka lënë asnjë nevojë prej nevojave jetësore dhe shpirtërore, veçse i ka sqaruar ato, ose me arguemete të veçanta, ose me argumente të përgjithshme, të cilat i gjejmë në librat e Haditheve, Tefsirit (komentimi i kuranit) Historisë, Fikhut.
Por sulmet e kundërshtareve të Tij, të cilat kanë zgjatur bishtin e tyre deri në ditët e sotme, u bënë pengesë për dukjen e të vërtetës së Islamit, dhe nuk gjetën kundërshtime për këto sulme. Në këtë kohë kolonizatorët përfituan prej kësaj, dhe filluan të sulmojnë me mendime, me libra, revista e shumë mjete të tjera.
Po ashtu ata përfituan prej pavetë dijes dhe gjumit të myslimanëve, Ato filluan të transportojnë mendime si të dëshironin, të cilat akuzonin Islamin duke thënë se në Islam gjinden mangësi dhe prapambetje, se Ai nuk përputhet me këtë kohë dhe nuk i kryen nevojat e popujve të përparuar dhe të qyterëruar.
Islami mbeti i prapambetur nga shoqëritë e tjera për shkak të dy veprimeve:
1 - Pakujdesia e informuesve të tij.
2 - Sulmet e armiqëve të tij.
Por natyra e Islamit është e qëndrueshme, dhe parimet e Tij përparuese. Në qoftëse mbi të bien padrejtësi, dhe lakmitë e fshenin të vërtetën, Islami i hedh pas shpine këto, dhe duket i qartë si dielli në mesin e ditës.
Këto sulme të cilat bëhen mbi Islamin, qofshin nga Lindja apo Perendimi, apo prej shkrimtarëve dhe të pafeve, janë të njëllojta me retë në stinën e verës, siç thotë një poet: «Retë e verës së shpejti do të zhdukden».
Sa shumë fatkeqësira të njëjta me këto ka parë Islami në të gjithë historinë e tij siç janë:
ngjarjet e Megulit, dukja e karametu, lufterat e krishterëve, e shumë të tjera. Të gjitha këto shkuan dhe mbeti Islami:
Kështu pra Islami del fitimtar dhe kokëlartë, prej këtij konflikti materialist.
Krijoni Kontakt