cikli : L U M I
cikli : L U M I
Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !
DOMODSDO
Koha le tė jetė sa tė dojė e gjatė
njė ēast i saj prapė jam
dielli le tė jetė sa tė dojė larg
pas tij prapė ngas
guri le tė jetė i fortė sa tė dojė
njė thėrmi e tij prapė jam
Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !
T O K A
Ēka i takon sė djeshmes
lypnja nėn lėkurė
ēka i takon sė tashmes
lypnja nė thonj
ēka i takon sė nesėrmes
lypnja nė sy
Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !
Duke dashur sadopak tė ndėrlidhem nė kėtė fytyrė markante krijuese, siē del poeti Rexhep Elmazi me veprėn " pėrmallė " poetike '' FRYMĖMARRJE '' desha njėkohėsisht tė kontribuoj nė plotėsimin e saj, tė dalė nė dritėn e Forumit shqiptar, dhe, tė falnderoj Fenerin qė rizgjon nga heshtja kėta viganė tė profilit si Rexhep Elmazi !
Le tė jetė kjo njė ftesė edhe drejt institucioneve tė kulturės nė Republikėn e Kosovės, por edhe nė Republikėn e Shqipėrisė, qė pėr tė, tė bėjnė ma tepėr ! Bie fjala, Rexhep Elmazi me kontributin qė dha , patjetėr duhet tė hyjė nė pėrditshmėrinė e shqiptarėve, ashtu qė duke e kthyer atė nė lapidar kujtimi, nėpėr shkolla, rrugė , institucione ku ligjėrohet pėr letėrsinė dhe artin , u shtohet vlera shqiptarėve , se nuk i harrojnė bijtė e vėrtetė... !
Rexhep Elamazi, padyshim, ėshtė edhe hallka qė i shtohet varganit qė dora vrastare e bashkėpunėtorėve tė sistemit federalist i godiste !
Pėrshėndetje Feneri !
Lavdi poetit martir Rexhep ELMAZI !
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
MESNATA
nė mesnatė gjithēka fillon sėrish
edhe breshka qet kryet nga bunkeri
edhe guaca hap qepallat e mbyllura
edhe bjeshka hap gjoksin pėr frymėmarrje
plaku qet hapin jashtė pragut tė jetės
dielli shfleton kalendarin vjetor
mesnatė e gjatė sa njė sekondė !
megjithatė ti je udhėkryq ku bėhen karambollet
dhe si fyshekzjarr dritėlėbyer
pėrgadit ditėn tė shkėlqejė nė diell
lum ai qė nė ty mbėrrin kalimtar
e tė nesėrmen del para botės
dėshmitar
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
L U M I
gjithmonė ke pasur njė dėshirė
i ngushtuar nga stomet tė bėhesh det i gjėrė
ndaj gjithmonė i ke brejtur dhe shembur pa mėshirė
dhe ke mėsyrė pa rreshtur nė deltė
qė tė flakėsh pėrgjithmonė at pancir guror
e tė flesh qetė mes koralesh e plangtonesh mamute
duke lojtur me njerėzit dhe me barkat e tyre
siē luan njė fėmijė me lodrat e veta
duke pasur pėrherė kėtė gjakim
gjithmonė ke mbetur po ai qė je... ke shpejtuar
duke ushqyer detin duke e fryrė dhe bėrė oqean
dhe nė kėtė pėrpjekje s'bėn asnjė sy gjumė
por vazhdimisht mbetesh lumė se lumė !
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
E R A
Saherė i afrohesh kufirit tė butėsisė
nis tė dihatesh rėndė me mushkėri tė thara
dhe ne pikėrisht atėherė tė quajmė puhi
dhe na kandesh mu atėherė pse na vjen levėrdi
duke mos ditur fare se ti je kah heq shpirt
jetėrat tona janė nė skaje tė kundėrta
ti kur fryn je nė shėndetin mė tė mirė
kurse lindja jonė ze fill kur jemi tė qetė
megjithatė, shumėherė kur fryn unė tė kam
lakmi !
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
UJI I VDEKUR
Kam pa koka tė humbura
mbi karta duke bėrė gjumė
duke pirė dhe qarė pranė gotės
duke u endur pas buzėve me karmin
fjalėkryqeve duke u dhuruar ditėn
duke u terur nga shkaku i mbarėvajtjes sė tjetrit
apo me duar prapa duke soditur diellin
gjatė tėrė harkut tė tij ditor
duke ofsharė pse jeta ėshtė kaqė e gjatė
edhe kur mbi shpinė nuk kanė asgjė
m'u tek njė gur ta hedh nė brrakė
tė shprush diēka nė atė qetėsi
por guri sapo mbėrrini nė fund
asnjė valė mė nuk u lėkund .
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
UJI
asgjė s'mund t'i dalė pėrpara
edhe flaka e tėrheq gjuhėn brenda
edhe guri e bėn vehten miell
shkurrat pyjet i mban mbi shpinė
nė mermer ēel zgavra dhe hyn
nė eter hyp aq lehtė
drurit ja rrit trupin bimės dhe neve
na mban nė duar megjithatė
vetėm njė gjė s'do qė tė dėgjojė pėr tė
kjo ėshtė flaka e dashurisė
qė e merr fuqinė prej yjevet.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
NĖ SY TĖ PRANVERĖS
Po dole jashtė oborreve me gardh prej guacave tona
pėrskaj barit tė ngritur nėpėr tokėn e rinuar
n'erėn pa zė do tė shohėsh murin e rrėzbitur
dhenė e dredhur drurin e nxirė gjer nė palcė
- kėtu dikur acari dhe juga nė qindra turre janė thyer !
Ty tė shpėrthen pa dashje njė klithje kėnge
thua : kjo ėshtė melodia e ditės !
tė xiglon tė lėvizurit e shpėrdhit tė dredhurit
tė rrok para veti bredhja e trentė nganjėherė pa cak
por ngjyrat e dashura tė thėrrasin : dil jashtė
pėr ty kjo e ka emrin zgjim ringjallje kėndellje...
... dhe era fryn e flladi krejt pahetueshėm
veē nėpėr faqe dhe sy qė i ndjejmė
atje lart luhatet gembi e hedh pėr tokė njė kufomė
e ajo nė farfullim rrokulliset dhe shkon mbi ujė
tretet zhduket ajo qė ka qenė dikur !
A sheh, edhe natyra si arsyeja e njeriut
s'e duron dot tė vjetrėn i thot' ik
ik shpejt, jam gati tė pres mysafirėt e rinj!
e unė s'di kah t'i kthej veshėt
kah t'i kthej sytė gjithkah
gjithēka rilind nė tė marrė kėmbė
vetėm ndalem dhe sodis
ē'po ngjet rreth meje. Njė mik
vjen dhe mė thotė nė vesh :
Pranvera ėshtė dita e parė !
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Krijoni Kontakt