Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    el toro
    Anëtarësuar
    26-12-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    9

    Pse nuk reagojnë shqiptarët?

    Te jesh shqiptar do te thote te zgjohesh ne mengjes pa drita. Te jesh shqiptar do te thote te te zere frika te cohesh nga shtrati dhe te behesh gati per te shkuar ne pune sepse i ftohti te hyn ne palce dhe nuk me se me cfare te ngrohesh. Te jesh shqiptar do te thote te ecesh ne rruge me balte kur bie shi dhe ne rruge me pluhur qe te hyn ne mushkeri kur ka diell. Te jesh shqiptar do te thote qe duhet te shtypesh per ore te tera ne rradhe per te marre nje certificate apo cfardolloj dokumenti tjeter zyrtar.

    Te jesh shqiptar do te thote te paguash rryshfet ne cdo zyre te shtetit pasi ndryshe ti nuk mbaron pune. Te jesh shqiptar do te thote te rropatesh ne pune por nese nuk je servil ndaj shefit ti mbetesh nje nepunes i thjeshte dhe nuk ke te drejte te gezosh te mirat qe te ofron vendi yt i punes. Te jesh i ndershem do te thote te jesh budalla, te jesh hajdut je njeri i nderuar dhe i respektuar nga shoqeria sepse je i fuqishem.


    Te jesh shqiptar do te thote te mbushesh sheshet, te ulerasesh, te rrihesh madje dhe te vritesh kur partite ta kerkojne kete. Te jesh shqiptar do te thote te mos kesh uje ne rubinet dhe ti te shkosh ta blesh ate me para. Te jesh shqiptar do te thote te mesohesh me erresiren qe ka kaptuar shtepine tende, qytetin tend, mbare vendin tend. Te jesh shqiptar do te thote te vishesh me rroba te shtrenjta, te shetisesh aty ku dikur ishte zone e ndalur, tek blloku, dhe te pish nje makiato 2000 lekeshe nen simfonine e gjeneratoreve te importuar nga ndonje politikan.


    Te jesh shqiptar do te thote te jesh invalid pune dhe te te zbresin nga autobusi pasi shteti nuk te mbron. Te jesh shqiptar do te thote te kesh punuar per 40 vjet me rradhe dhe te marresh nje pension 100 mije lekesh. Te jesh shqiptar do te thote te mos kesh nje ideal. Te jesh shqiptar do te thote te jesh mosmirenjohes kur dikush te ndihmon dhe te zgjat doren, madje perpiqesh ta derrmosh kur ti je ne krye……. Te jesh shqiptar do te thote te rrish per 50 vjet nen nje regjim komunist qe te perndjek, qe te dhunon, qe te burgos, qe te merr frymen, qe te vret….Dhe ti nuk reagon…..Madje ti lejon qe ajo kaste e vjeter te vazhdoje te te drejtoje edhe sot ne te njejten menyre por me te rrafinuar.


    Te jesh shqiptar do te thote te te kene marre pronen qe paraardhesit e tu e kane paguar me flori dhe sot e gezojne ata qe ishin me te zote per ta zaptuar. Pak kohe me pare shoqerova tim ate per te vizituar pronat “tona” ne jug te Shqiperise, ne Vlore, nje toke ku zoti i ka falur gjithshka, gjithshka dhe asgje………Kur u afruam ne tokat e te pareve nje fshatar, tashme pronar i nje lokali, iu afrua tim eti dhe i tha. ‘’Eja te pish nje gote birre ne token tende’’. Kjo eshte Shqiperia o njerez…….Te jesh shqiptar do te thote te jesh nje popull qe nuk reagon……Dhe nje popull qe nuk reagon meriton mizerjen ne te cilen jeton.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Brutale por e drejte.

    Ke harruar,te thash.Te jesh shqiptar do te thote te vdesesh ne urgjencen e nje spitali se doktori nuk te ze me dore se nuk i ke mbushur xhepat,se me pafutyresine me te madhe thone nuk i ka spitali keto ilace.Nuk te bejne nje gjilpere nqs nuk i jep 5000 ne dore e per nje sorum 10000 per mos te folur per operacione apo lindje ku krirurget dhe mamite bejne kerdime me lek. Dhe te injorojne sikur kane boten ne duart e tyre.
    per mendimin tim kemi qene dhe vazhdojme te jemi te pushtuar nga nje sere injorance qe asgje tjeter nuk kerkon vec nje llogari te majme ne zvicer... e mbushin mire e mire dhe pastaj largohen me lezet ... kur fillojne tu bien kapitalet rikthehen dhe kerkojne te bejne shtet.Nuk i quaj viktima shqipetaret jo... duan edhe bejne.Perse duket ti pranojne gjithe keto padrejtesi,ne nuk jemi kukulla ne duart e nje parti ne te cilen nqs nuk aderon te perplasin ne rruge pas asnje te drejte pa asnje asistence sociale dhe pse ke 26 vite qe punon ne shtet me nje rroge te qelbur per te mbajtur frymen gjalle.Kjo eshte shqiperia ,lufta politike e partive ne pushtet, shteti yne i ndritur qe s'ka per tu ndertuar kurre.
    me keqardhje e them ,por nqs nje sistem eshte i kalbur nga rrenjet atehere nuk mund te lulezoje kurr dhe frytet e tij do te jene te kalbur ... Dhe per ironi,te gjitha keto ne kurris te atyre qe e kane mbjelle kete kopesht.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 27-12-2007 më 12:21
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Problemi eshte se ne nuk jemi fare, me mendjen ne Shqiperi e kam fjalen.. Te gjithe e kane mendjen jashte Shqiperise, nuk e ndjejne Shqiperine si vendin e tyre mezi presin te ikin te gjithe. Ne i duam te gjitha gjerat gati, presim te na e rregullojne vendin ata te jashtmit, te na gjejne pune, shtepi, te na mesojne te vishemi, te falemi etj.

    Pra te jesh shqiptar eshte sikur ne te njejten kohe te mos jeshe..
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  4. #4
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Wink

    Mendoj qe pas gjithe vuajtjeve te historise, Shqiptaret jane mesuar me padrejtesi dhe kane krijuar nje fare rezistence ndaj te tilla gjerave. Vetem kur gjerat behen vertete keq mund te kete reagime te fuqishme, si ne kohen e fajdeve per shembull.

    Ne raste te tjera, Shqiptaret gjejne menyra se si te mbijetojne aq sa munden.

    Shumica kerkon te largohet pasi degjon se sa mire eshte jashte, pasi eshte me e thjeshte dhe nje sakrifice me e lehte per t'u bere sesa te vritesh neper protesta etj etj...
    As qe du me dit!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Athere ca eshte zgjidhja?

    Ishte PD-ja fukarallik i modh erdhi PS-ja dhe u bo keq e me keq, erdhi prape PD-ja lulezo fukarralliku ne kulm athere....

    Ca ka ngel te provojme?

    Provoni ca te doni por jo PS-n se do jeni me fukarenje sec jeni tani.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Athere ca eshte zgjidhja?

    Ishte PD-ja fukarallik i modh erdhi PS-ja dhe u bo keq e me keq, erdhi prape PD-ja lulezo fukarralliku ne kulm athere....

    Ca ka ngel te provojme?

    Provoni ca te doni por jo PS-n se do jeni me fukarenje sec jeni tani.

    Zgjidhje ka, dhe ka ende ç'te provohet, mjafton te mos dorezohesh, dhe, dhe sikur te biesh dhe nje here, provo dhe nje here tjeter te ngrihesh.

    Se pari, dhe mbi te gjitha, ndryshimi nuk duhet pritur te vij nga qeverrite, ato, shkojne e vijne, e shkojne serish, dhe serish kthehen . Perse ndodh ?????
    Kush i voton Pro ? Kush kunder ? Pergjigja eshte e thjeshtë. Unë, Ti, Ai, Ne, ne shqiptaret.
    Atehere, zgjidhja, eshte pikerisht nga Ne qe duhet te vije. Pikerisht, nga Une, nga Ti, nga Ai
    Rruge e veshtirë, e marr me mënd, aq me tepër kur kemi te bejme me Shqiptar, por jo e pa mundur.
    Gjerat, duket te jene kaq te veshtira ne dukje, por, ato jane kaq te thjeshta saqë, ne kurre si kemi menduar.
    Përse them keshtu ! Nese tek ne shqiptaret, do te ndryshonte mentaliteti shkaterrues, sote do te kishim dhe Ujë dhe Drita. Përse s'kemi ? Sepse ne vetë i prishëm ato qe dje, me mundin tone ishin ndertuar.
    Ishim ne, qe mbas 90's prishem kabina elektrike per tu vjedhur kabullin e bakrrit dhe ta shisnim ate ne treg, dhe pompat e ujit, po ne i prishem.
    Transformatorëve u hidhej dinamit qe te hapeshin dhe tu merrnin bakrrin.
    Mendoni sa mund te kushtoj sote nje transformator me fuqi 5000 V !
    Sote nuk e kemi, dhe ne linjat e elektrikut kemi probleme sa me s'ka. KESH, eshte zhytur ne borxhe tek Banka Botrore dhe s'ka ta blej. Rezultati = Ne jemi pa drita.

    K'to me larte i solla si shembuj te mentalitetit shkaterrues qe kemi ne shqipot.

    Po te ndryshoj mentaliteti yne i higjenes, ku plehrat ti hedhim aty ku duhet, dhe jo vend dhe pa vend ne rruge, mendoj se, ata te Komunales, do te arrijne dhe ti pastrojne. Por nese ata pastrojne ku jane koshat, dhe gjat rruges shohin pisllek e plehra te hedhura si ne Napoli te Italise, kudo neper rruge, dhe ata dekurajohen dhe su behet te punojne, pa harruar ketu, se dhe ata jane Shqiptar, si Une, si Ti, si Ne qe plehrat i hedhim ngado.

    Neper zyra. Nese Ne aty do te kerkonim ate qe na takon, dhe jo ate qe me ca para nen dore, mund ta kemi, atehere, nuk do te kemi dhe fenomenin Korrupsion.

    Ne k'te drejtim, kemi bere vertete progres, e kam fjalen me Korrupsionin, madje, kemi shqiptarizuar dhe shum te huaj. Kam qene prezent ne biseda dhe kame degjuar Avokat te huaj, qe merren me çeshtje shqiptaresh,te pranojne se, disa shqiptar i mbajne varur tashme, thjesht per tu marre para. Përse, se ishim ne te paret qe, perveç atyre parave qe u takonin, dhe qe ne kete bote kendej, te vjen nje Fakture ne shtepi, ne shqipot, u jepnim dhe ca Eurrrrrooo nen dorë. U shqiptarizuan dhe te huajt dhe kur vjen fjala tek shqipot, i mbajne varur nga 4 apo deri ne 8 vjete, duke i sorollatur larte e poshte, dhe jo me kote; Shqipoja eshte burim parashë.

    Mos valle, Korrupsionin po na e shkaktojne te huajt ? Jo hëëë.

    Te kaloj tek nje teme tjeter. Politik

    Nga ato anet e mia gjerat mbas 90's moren drejtimin e kundert te atij drejtimi qe ne te vertete duhej, por jam i sigurte se, keshtu ndodhi ne gjith Shqiperine.
    Ai qe pernga prejardhja dhe per nga ato te mira materiale qe kishte nga trashgimia duhet te kalonte me PS " krahun e majte te politikes " ne te vertete kaloi me PD " krahu i djathte i politikes"
    Te gjithe e dim mire se ne PARIM , E MAJTA eshte per nivelin mesatar dhe te ulet te popullsise " ne te mira materiale, dhe jo morale - mos me keqkuptoni " dhe E DJATHTA eshte per nivelin e larte te popullsise " gjithmone ne te mira materiale "

    Sote, nje fqinj i imi, qe para viteve te regjimit Komunist nuk kishte patur as trashegim, as toka, dhe thuajse as shtepi, eshte antar i flaket i PD,ish kanditat per deputet dhe sote Konsull.

    Une, apo me mire te them familja ime, nga trashgimia para viteve te regjimit Komunist kishim rreth 83 Hektare Toka. Sote, ne duhet te ishim ne krahun e djathte te politikes, pra, me PD , por, ne te vertete nuk jemi .
    Dhe a doni ta dini Pse ? Pikerisht, se duhet te isha Opozita e PD ku u mblodhen ata qe nuk u takonte .

    Nuk eshte perbuzje kjo me larte, mbasi vend per perbuzje nuk ka ketu, aq me teper po te mendoni se Zoteria sote eshte nje Konsull, por eshte thjesht, Pozite-Opozite.
    E di mire qe ai personalisht po te lexonte keto, nuk do te ma mirrte per keq, se gjera te tilla ja kam thene ne sy, madje dhe e kame votuar, por jo se i takonte, por thjesht se ishte nje fqinj i imi.

    Shume gjera kane ecur persëmbrapthi ne Shqiperi, por kjo, shkaktuar nga vete ne Shqiptaret, dhe, mendoj se te vetmit qe mund ti ndryshojne, jemi pikerisht Ne

  7. #7
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Hapesi i temes e ka bere shume bukur pershkrimin.
    Te gjitha jane shume reale dhe te verteta,gjera te cilat nuk ka nevoje ti aprovoj une.
    Kam pershtypjen se Shqipetari eshte nje rrace mund ta quaj qe duron shume, dhe pastaj vjen nje moment qe shperthen.
    Ndoshta shqipetaret nuk dine menyren efikaseper te kerkuar dhe zgjidhur problemet e tyre.
    Ne kohen e Enverit, kritikat qe une degjoja ishin shume te forta, gjithkush i diskutonte por askush nuk jepte mendimin konkret se c`fare duhej te behej per te ndryshuar situaten, por vetem qaheshin gjithe diten.
    Tani po e njejta gje, te gjithe ankohen , te gjithe konstatojne por nuk arrijne ne perfundimin e duhur, se c`fare do te behet.
    Duket sikur thone:
    S`kemi c`fare te bejme ,kjo na ra per hise.Ja e pame edhe demokracine por c`po fitojme nje....?(sigurisht nje pjese e tyre besoj shumica)
    Konstatimet jane dhe ka edhe reagime shume te forta, por me duket sikur te fuqishmit, si politikanet,hajdutet, mashtruesit thone :
    -O zot le te me urrejne , por shyqyr qe me kane friken.
    Po krijohet nje klase e tille politike e cila po fuqizohet c`do dite dhe Shqiperine e kane kthyer ne nje ciflik te cilin e shohin vetem me syrin e pasurimit ne kurriz te saje, dhe jo si vendi ose atedheu i tyre i dashur qe ta ,ngrejne larte figuren e saj, dhe ta bejne nje shtet te begatuar, dhe te lulezuar, qe ta kete zili e gjithe bota.
    Sepse, natyren dhe bukurite e Shqiperise shume shtete nuk e kane dhe e kane lakmi.
    Disa shtete, jane shkretetira te tera , disa te tjere, fusha pa fund etj etj.
    Kurse Shqiperia ka fushen, detin, malin klime te mrekullueshme qe vertete eshte per tu adhuruar.
    Ka nevoje per atdhetare te vertete, qe duhet te mendojne dhe punojne nate e dite per te.
    Po ku ti gjejme?
    P.S ju kerkoj ndjese per tonin e ashper.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niktironci : 27-12-2007 më 19:03

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Athere ca eshte zgjidhja?

    Ishte PD-ja fukarallik i modh erdhi PS-ja dhe u bo keq e me keq, erdhi prape PD-ja lulezo fukarralliku ne kulm athere....

    Ca ka ngel te provojme?

    Provoni ca te doni por jo PS-n se do jeni me fukarenje sec jeni tani.
    bravo kjo eshte zgjedhja me e mire. te vazhdoni te merreni me parti e te ndiqni verberisht partite qe po ju lene ne mjerim per 20 vjet demokraci

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Sepse jemi popull qe jemi mesuar me KUMANDAR.
    Dhe pika me e rendesishme eshte se gjithe Elita Intelektuale ka ikur per mos tu kthyer me,dhe qe nga Qeveria,policia,bashkia e te gjitha te tjaret jene mbushur me fshatare,dhe qe e Gjithe politika jone(KLASA) pa perjashtim nga i pari deri te i fundit jane te gjithe pa dallim antishqiptare,sepse jane te varfer ne shpirt,moralisht etj,dhe po ti shikosh me vemendje te madhe qe te gjithe,duke filliar qe nga baballaret e tyre,kane qene shume sgue te varfer........
    Po te ishte ajo elite qe u ngrit mbas viteve 1912 Albania nuk do te ishte kjo qe eshte.

  10. #10
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Popullin drejt nje prosperitetit te vertete demokratik, drejte mireqenejes, kultures, zhvilimit e modernizimit te gjithanshem te ekonomise etj, mund ta udheheqe vetem elita e tij intelektuale, nje elite e niveleve me te larta e specialisteve te gjitha fushave, nje elite e pajisur me vlera morale te dashurise per vendin saj, popullin, nje elite e pakorruptueshme e shembull i perkryer i figures morale qe nga buleza e shoqerise, familja.
    Vetem kjo elite mund te jete e besueshme nga gjithe populli dhe vetem atehere demagogjite e mashtrimet elektorale nuk pijne me uje edhe ne nivelet me te uleta te ketij populli. Demokracia e mirefillte presupozon perplasjen e mendimeve alternative te kesaj lloj elite te grupuar ne parti te ndryshme politike e jo te reminishencave te vjetra te paraqitura si politika te reja.

    Pleqte NANO dhe BERISHA pothuajse perenduan.


    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •