Debati i “Lajm pėr kulturė”

Dardani apo Kosovė?

Abdullah Konushevci

Po theksojmė nė krye tė herės se emri Dardania do tė ishte nė pajtim a nė frymė tė plotė me sistemin toponomastik tė Evropės Juglindore: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Shqipėria, Greqia, Bullgaria, Rumunia, Hungaria, duke e bėrė kėshtu edhe nė aspektin gjuhėsor shtetin e ri si ‘mė vete dhe tė mosvarmė’. Forma e tij Kosovė ėshtė njė formė e re, prandaj edhe dallon kaq shumė nga ky sistem karakteristik emėrvendesh i Evropės Juglindore.
Nė anėn tjetėr, nėse i lejohet njė popullsie sllave, siē janė maqedonasit, tė trashėgojė njė emėr antik, madje dhe yllin shpėrthyes nė flamur tė Lekės sė Madh, atėherė, qoftė nė aspektin historik, qoftė nė atė etnik, qoftė nė atė arkeologjik, qoftė nė atė gjuhėsor, qoftė nė atė juridik, qoftė nė atė politik do duhej t’i lejohej shumė mė tepėr njė popullsie autoktone, rrėnjėse tė kthejė emrin e saj tė vjetėr.
Pėr tė gjitha kėto arsye bėmė njė pėrpjekje qė pėr lexuesit e kėsaj gazete ndriēojmė kėtė problem nga aspekte tė ndryshme historike, gjuhėsore dhe politike.


Aspekti historik dhe politik
Sipas Edith Durham: “Vetėm kohėt e fundit, emri i Dardanisė ėshtė fshirė nga hartat tona. Nė njė qė kam vetė, nga Xhon Spid i vitit 1610, e hasim kėtė emėr. Nė njė botim tė Nuremburgut, mė 1770, mbi njė rrip toke nė qendėr tė gadishullit shkruhet ‘Dardania deserta’. Mendoj se emri i saj nuk ėshtė shkruar nė hartat e shekullit tė nėntėmbėdhjetė. Kėta Dardanė, qė luftuan kundėr Maqedonisė dhe Romės dhe nga gjaku i tė cilėve ishte Justiniani, a kanė lėn ndonjė gjurmė nė trojet e sotme?” (Brenga e Ballkanit dhe vepra tė tjera pėr Shqipėrinė dhe shqiptart, SHB “Naum Veqilharxhi”, ribotim, f. 498).
Gjatė organizimit tė vilajeteve nė vitin 1843, qendra e guvernatorit tė Shkupit, kryeqytetit tė vjetėr tė vendit, u shpėrngul nė Prizren, ndonėse titulli i tij i vjetėr - Vilajeti i Shkupit -mbeti i pandryshuar. Ky vilajet pėrfshinte rrethet e Tetovės, Gostivarit, Shkupit, Kumanovės, Palankės, Kratovės, Istipit, Radoviēit, Gjilanit, Prishtinės, Pejės dhe Gjakovės. Prizreni ėshtė qendra e mushirit, ndėrsa selitė e kajmekamėve (zėvendėsguvernatorėve) ndodhen pėrkatėsisht nė Shkup dhe Pejė.
Prizreni tash bėhet edhe selia e njė kryepeshkopi a arqipeshkvi katolik, i cili emėrohet po ashtu, si vilajeti, me emrin e Shkupit, domethėnė tė kryeqytetit tė mėparshėm tė vendit.
Pra, deri nė vitin 1843 Shkupi njihet si kryeqytet i Dardanisė, i cili nė riorganizimin e ri administrativ, humb privilegjet dhe favoret qė gėzonte, duke u bėrė Prizreni si kryeqytet i ri (Johann G. von Hahn, "Nėpėr viset e Drinit", Horizont. Tiranė, 2001, f. 204-206).
Kėto tė dhėna tė Hanit e pėrforcojnė mendimin e Edith Durhamit se deri nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX nuk ekziston hartė ose dokument, nė tė cilin do tė figuronte emri Kosovė, i cili fatkeqėsisht, nėn ndikimin e politikės ekspansioniste ruse, filloi tė pėrdorej mė vonė rregullisht nė vjetarėt osmanė. Kjo i jep tė drejtė tė ligjshme Kuvendit tė Kosovės qė tė shpallė referendum pėr kthimin e emėrtimit tė vjetėr - Dardani, sepse ēdo ndėrrim i pėrdhunshėm i njė emėrvendi, pa vullnetin e popullit, ėshtė e drejtė demokratike dhe e ligjshme qė tė korrigjohet. Duke pėrfillur kėtė parim demokratin edhe emri i Titogradit, i imponuar nga politika, u zėvendėsua prapė me emrin e vjetėr Podgoricė, sikundėr qė Qyteti Stalin me emrin e vjetėr Ēorovodė, sikundėr qė Leningradi/Stalingradi u rithkye pėrsėri tek emri i vjetėr Petersburg, sikundėr qė emri i qytetit Karl-Marx-Stadt u kthye pėrsėri nė formėn e tij tė parė Chemnitz.

Aspekti gjuhėsor dhe etimologjik
Njė toponim, qė ka tėrhequr qė moti vėmendjen tonė ėshtė emėrvendi i fshatit Trudė, i cili, me sa duket, ka qenė bazė motivuese e kalkimit nė gjuhėt sllave e horonimit a emrit tė krahinės Kosovė. Nė dokumentet osmane pėrmendet trajta me metatezė Trudna < Turdna (Selami Pulaha, Popullsia e Kosovės gjatė shek. XV-XVI, ASH e RPS tė Shqipėrisė, Tiranė, 1983, f. 670), sajuar nga shumėsi i shqipes nė -na (khs. ujė + -na, vaj+ -na, drith + -na), e po kėtė e pohojnė edhe tė ashtuquajturit studiues sllav (Atanasije Uroševic, Toponimi Kosova, SANU, Beograd, 1975, f. 142), qė nuk ėshtė kurrfarė baze motivuese pėr njė emėrvend. Ekzistimi i Trudės sė Vjetėr, krahas Trudės sė Re, me mikrotoponimet Arat e Kishės, Kroi i Kishės dhe fakti se ky vendbanim qe i banuar qė prej kohėsh mė tė lashta me shqiptarė tė fisit shalė dhe se vetėm pas Serbisė sė Parė nė tė u vendosėn dy-tri shtėpi kolonistėsh, tregon se kemi tė bėjmė me njė jo fshat, por katund tė hershėm mesjetar, i cili, sikundėr dhe emri i fshatit, ngjitur me tė, Prugoc < Purg+ -oc, pėsoi metatezėn e njohur tė likuideve u - r > r - u. Pra, forma e kryehershme e emėrvendit Trudė qe Turdna. Forma me metatezė ėshtė mė e re dhe, falė saj, nuk kemi evoluimin e grupit -rd- > -rdh- nė shqipen.
Tė dokumentuar pėr herė tė parė historikisht nė formėn e tij tė vėrtetė e gjejmė nė letrėn e sundimtarit tė Vilajetit tė Kosovės, Jashar Pashė Gjinollit, kėtij Justiniani tė dytė shqiptar, drejtuar sulltanit mė 19 shkurt 1832, nė formėn TORDINA (Kryengritjet popullore nė vitet 30 tė shekullit XIX, ASH e RPS tė Shqipėrisė, Tiranė, 1978 , 138).
Trajta metatetike nėn ndikimin sllav Trudna, qė ėshtė njė trajtė me metatezė e Turd + -na, duket tė jetė mė e vjetėr se trajta Tord + -ina, sepse Turdus ėshtė njė fjalė e latinishtes klasike, kurse tordo 'mėllenjė' dhe tordela 'mėllenjėz' janė fjalė tė leksikut neolatin. Po kėtu do kėrkuar edhe burimi i kuptimit tė fshatit tė Kosovės Tėrdec < Turd + -ec. Errėsimi i zanores /u/ ose /o/ nė /ė/ u krye pėr shkak tė zhvendosjes sė theksit nė rrokjen e fundit. Njė trajtė gjuhėsisht mė e lashtė ruhet tek emėrvendi Tushilė < Turdus + prap -ilė, qė ėshtė njė prapashtesė zvogėluese. Kėtė e vėrteton edhe toponimi i kalkuar i fshatit ngjitur me tė Tica < Ptica. Tė gjitha kėto rrėnjė latine dhe neolatine na shtyjnė tė pėrfundojmė se toponimi Kosovė ėshtė nė tė vėrtetė njė kalk i toponimeve tė shumta krijuar me apelativa latinė dhe neolatinė. Nė traditėn toponimike shqiptare ekziston edhe emėrvendi Zogaj, qė sipas mendimt tim duhet tė ketė dalė nga togfjalėshi Zog i Zi 'turdus merula' (khs. anglisht blackbird 'zog i zi, turdus merula' po dhe emėrvendin Zogu i Zi nė Tiranė).
Nushiq pohon se nė dokumentet latine tė shekullit XIV, vendi ku mendohet se u zhvillua Beteja e Kosovės mė 1389, njihet si Campus turdorum dhe Campus merularum (Branislav Nušic, Kosovo, Prosveta, Beograd, 1986, f. 10). Megjithatė, ne nuk dimė pėr ekzistencėn e dokumenteve tė tilla dhe pėr pėrmendjen e njė toponimi tė tillė.
Gjuhėtari kroat, P. Skok, emrin Kosovo e sheh si njė emėrzim tė gjinisė asnjanėse nga forma mbiemėrore nė -ov, kosov (Petar Skok, Etimologijski rjecnik hrvatskoga ili srpskoga jezika, JAZU, Zagreb, 1972, f. 160).
Sipas studiuesit turk Hasan Eren, si fjala gjermane Amselfeld, si ajo latine Campus Turdorum, si ajo hungareze Rigomezo janė njė calque linguistique e togfjalėshit sllav Kosova Polje (www.tdk.tr).
Me kėtė rast po theksojmė se nė sallnamet (vjetarėt) e ndryshėm osmanė, kryesisht tė shekullit XIX, pėrdoret togfjalėshi Kosova Ovasė 'Fusha e Kosovės'.
Por, nėse e pranojmė faktin e pamohueshėm historik se shumė pėrpara sllavėve nė kėto troje ishin romakėt, tė cilėt, pas njė sundimi tė gjatė, ia dolėn pjesėrisht tė krijojnė nga popullsia autoktone, falė ndikimit tė fuqishėm edhe tė fesė katolike, elementė latinishtfolės, atėherė vihet re lehtė se forma shumė mė tė lashta janė toponimet e krijuara nga apelati latin ‘turdus’.
Ky toponim, qė mori mė vonė karakter horonimi a emri tė krahinės, u politizua tepėr shumė. Pėr shkallėn e politizimit tė tij, po pėrmendim njė citat tė profesorit tė dėgjuar tė sė drejtės ndėrkombėtare prof. dr. F. Myncel nga studimi i tij "Pavarėsia e Kosovės sipas sė drejtės ndėrkombėtare", qė tronditi pėrfaqėsuesit e propagandės gjenocidale serbe ndaj Kosovės: "Kėshtu p.sh. sipas Radomir Lukic: "Rėndėsia e betejės sė Fushė-Kosovės”, Pravni Zivot [gazetė e fakultetit juridik tė universitetit tė Beogradit] 1989/6-7, fq. 957, kemi: Sipas "Mitit" heronjtė serbė tė rėnė nė Fushė Kosovė janė kthyer nė mėllenja dhe vajtojnė nė kėngėn e tyre disfatėn. Prej atje na vika edhe emri Fushė Kosovė (kos ėshtė fjala serbe pėr ‘mėllenjė’), qė nuk paskėsh asgjė shqiptare dhe kjo provuaka se Kosova qenka tokė serbe.
Sidoqoftė nė "fushėn e mėllenjave" nuk ka fare mėllenja, ato deri para ca kohėsh nuk kishin ardhur kurrė kaq nė jug, sepse janė zogj pyjesh. Kurse "fusha e mėllenjave" ėshtė njė tokė e rrafshėt pjellore dhe e kultivuar. Emri Kosovė ka shumė mė tepėr mundėsi tė vijė nga fjala "kosit/kositi", e cila ka pothuaj tė njėjtin kuptim nė tė dy gjuhėt. Nė shqip kjo ėshtė fjalė e huazuar nga serbishtja (njė provė tjetėr e kontakteve tė gjata mes popujve). Historia e mėllenjave tregon se "Miti" ėshtė shpikur nga persona qė nuk i njihnin aspak as zogjtė e Kosovės dhe as vetė Kosovėn.
Pas punimit tonė “Kosova ėshtė kalk linguistik i emėrvendit Truda”, shkruar kėtu e pesė vjet mė parė, qė u botuar edhe nė Wikipedia shqiptare, si dhe nė forume tė ndryshme, madje dhe politike, nė internet, ku pati njė trajtim dhe ngjalli njė debat tė gjerė, edhe studiuesi shqiptar Skėnder Gashi botoi njė punim me titull “Rreth emėrtimeve Kosova, Metohia, Dardania” nė prill tė vitit 2006, duke shpėrfillur plotėsisht punimin tonė.
Ai mendon se ky emėr u imponua nga administrata e pushtuesve serbė tė shek. 12, kurse mė vonė pohon se nė asnjėrėn nga shkresat e sundimtarėve serbė tė shek. 13 dhe nė asnjėrėn nga katėr krisobulat e njohura tė kishės serbe tė shek. 14, qė kanė tė bėjnė me pjesė tė hapėsirės sė sotme tė Kosovės, nuk ka ndonjė dėshmi tė ekzistimit tė ndonjė regjioni apo vendbanimi tė quajtur Kosova?!
Duke bėrė fjalė pėr emėrvendin Kosovci, pohon se ka mjaft arsye pėr tė besuar se kėtu kemi tė bėjmė me katundin Kosovicė tė rrethinave tė Novo-Bėrdos, duke u mbėshtetur verbėrisht nė faktet e shtrembėruara tė shkencės serbe. Ai pohon: “Ky katund pėrmendet - pėr aqė sa dimė deri sot - pėr herė tė parė nė Librin e borxhlinjėve tė tregtarit raguzas Michael de Luchari tė vitit 1438 si Chosouiza (lexo Kosovica) dhe nė fundshekullin 15 nė trajtėn Kosoviēa pėrkatėsisht Kosovica. Njė dėshmi tjetėr e emrit tė kėtij katundi rrjedh nga vitet 1566 - 1574 kur dėshmohet nė trajtėn Kosovic dhe tregohet se aty kishte edhe njė manastir me emrin Kovaē.”
Duke shkruar pėr etimologjinė e fshatit Bushincė, patėm theksuar se sipas ‘studiuesit’ A. Urosheviq,.emri i fshatit flet pėr themeluesit e saj ardhacakė nga Zeta, ndoshta mu nga njė degė e fisit tė vjetėr tė dinastisė sė Balshajve. Ndėrmjet serbėve nė fshat ka mjaft fise tė vjetra. Shqiptarėt janė muhaxhirė nga Jabllanica, kurse jetojnė nė lagjen Kosovica, nė tė cilėn deri me ngulimin e tyre (1878) kanė jetuar serbėt. Kosovica (Chosoviza) nė librin e Llukareviqit (f. 28, 29) pėrmendet si fshat mė vete nė shek. XV” (TK, f.20).
Nė tė vėrtetė, nė librin e Llukareviqit kemi emėrvendin Kosovika (Chosouica: nėn nr. 19 tė detorėsve, f. 28 kemi Radiē de Chosouica dhe nė rreshtin e dytė tė faqes tjetėr, 29, Marcho de Chosouica), por jo Chosoviza, siē del nė kėtė libėr, prandaj kemi tė bėjmė me njė shtrembėrim tė qėllimshėm, mendim ky qė u rimor kėshtu i shtrembėruar si i drejtė edhe nga ‘studiuesi’ ynė, Skėnder Gashi.

(Marrė nga "Lajm pėr kulturė", 5 janar 2008, f. 3)