Nje "padrino" mafioz sbulon qe llogaritari i tij e ka mashtruar per nje shume prej 10 milion USD.
Llogaritarin e ka shurdh-memec, dhe e kishte marre pikerisht ne pune me teper per kete arsye. Sepse keshtu nuk ka mundesi te deshmoje kurre dicka ne gjykate dhe te thote qe "kam degjuar kete".
Perpara sa te shkoje te takoje llogaritarin, merr edhe avokatin e tij me vete i cili njeh shume mire gjuhen e shenjave. Keshtu shkojne dhe padrino i del perpara llogaritarit bashke me avokatin... e shikon kercenues dhe i thote : "Ku jane 10 milion dollaret qe me ke zhdukur?"
Avokati e pyet me gjuhen e shenjave se ku i ka fshehur parate e vjedhura.
"Nuk e kam idene per cfare po flisni Zoteri" - i kthen pergjigje me shenja llogaritari.
Avokati kthehet nga padrino dhe i thote : "Thote qe nuk e di per cfare po falsim"
Atehere padrino nxjerr nje pistolete 9 mm dhe ia mbeshtet ne lule te ballit. Pastaj i heq siguresen. "Pyete edhe nje here tani" i thote me kercenues se kurre.
Avokati kthehet dhe i ben me shenje : "Do te te vrasi si qen po nuk tregove..."
Atehere llogaritari ben me shenja "OK OK... fiton ai! Parate jane ne nje cante kafe lekure te groposur ne oborrin e pasem te shtepise se kushuririt tim Enzo ne Queens."
Padrino kthehet nga avokati edhe i thote : "Cfare tha..????"
"Hmmmm...." thote avokati "Thote qe ju nuk keni by7he ta terhiqni kembzen zoteri"...
Krijoni Kontakt