LIGJ
Nr.9636, datė 6.11.2006
PĖR MBROJTJEN E SHĖNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT
Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME
Neni 1
Qėllimi
Qėllimi i kėtij ligji ėshtė mbrojtja e shėndetit publik nga pėrdorimi i produkteve tė duhanit dhe ekspozimi i pavullnetshėm ndaj tymit tė tyre.
Neni 2
Objekti
Objekt i kėtij ligji janė:
a) pėrcaktimi i masave pėr kufizimin e pėrdorimit tė produkteve tė duhanit dhe mbrojtjen e publikut nga dėmet nga ekspozimi i pavullnetshėm ndaj tymit tė tyre;
b) pėrcaktimi i masave, qė krijojnė premisa pėr ndėrgjegjėsimin e publikut pėr dėmet e duhanit dhe garantimin e njė informimi efektiv dhe tė vazhdueshėm tė pėrdoruesve tė produkteve tė duhanit pėr kėto dėme;
c) pėrcaktimi i masave pėr tė parandaluar fillimin, pėr tė nxitur dhe mbėshtetur ndėrprerjen e pėrdorimit dhe pėr tė ulur konsumin e prodhimeve tė duhanit.
Neni 3
Pėrkufizime
Pėr qėllim tė kėtij ligji, termat e mėposhtėm kanė kėto kuptime:
1. “Produkte duhani” janė produkte tė prodhuara, tėrėsisht apo pjesėrisht, nga gjethja e duhanit, si lėndė e parė dhe qė pėrdoren pėr t’u tymosur, thithur, pėrtypur ose nuhatur.
2. “Paketė ose pako” ėshtė ēdo kuti ose qese e mbyllur, qė pėrmban produkte duhani e qė shitet me pakicė.
3. “Katran” ėshtė kondensimi i thatė e i paholluar, pa nikotinė, i tymit qė ēlirohet gjatė duhanpirjes.
4. “Nikotinė” janė alkaloide nikotinike helmuese, qė gjenden nė tymin e duhanit dhe qė veprojnė nė sistemin nervor.
5. “Monoksidi i karbonit” ėshtė njė lėndė kimike, qė prodhohet gjatė djegies dhe ēlirohet me tymin e duhanit.
6. “Tregtim i produkteve tė duhanit” janė importi dhe eksporti i produkteve tė duhanit, depozitimi pėr qėllime shitjeje dhe blerjeje.
7. “Pirje duhani” ėshtė ndezja, thithja dhe mbajtja nė dorė e ndezur e ēdo produkti duhani qė digjet.
8. “Reklamė e produkteve tė duhanit” ėshtė ēdo formė komunikimi, rekomandimi ose veprimi tregtar, qė ndikon nė promovimin e njė produkti duhani ose nė nxitjen e pėrdorimit tė duhanit, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė, pėrfshirė edhe sponsorizimin ose imazhin e njė produkti duhani, duke pėrmendur emrin apo markėn etj.
9. “Markė” ėshtė shenja dalluese, qė u vihet produkteve tė duhanit pėr tė treguar llojin, cilėsinė dhe prodhuesin e tyre, ku pėrfshihen emrat, shkronjat, numrat, shenjat figurative, kombinimet e ngjyrave apo tė nuancave tė tyre, si dhe ndėrthurja e tyre.
10. “Sponsorizim duhani” ėshtė ēdo formė kontributi pėr njė ngjarje, veprimtari kulturore ose sportive apo pėr njė individ, qė ēon ose mund tė ēojė nė promovimin apo pėrdorimin e produkteve tė duhanit nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose jo.
11. “Promovim i duhanit” ėshtė ēdo lloj veprimtarie, ngjarje apo veprim, qė ka pėr qėllim njohjen e publikut me produkte tė reja tė duhanit, qė janė hedhur apo do tė hidhen nė treg.
12. “Mjedis publik” ėshtė njė mjedis i mbyllur, i caktuar pėr qėndrime kolektive, si dhoma nė ndėrtesa, ku parashikohet tė zhvillohen veprimtari nė fushėn e shėndetit, mirėqenies shoqėrore, edukimit dhe trajnimit, tregtisė, sportit, ushqimit, artit dhe kulturės, si dhe salla pritjeje, dhoma konferencash, holle pėr mbledhjen e publikut, salla leksionesh, mjete tė transportit publik, ashensorė etj.
13. “Mjedis pune” ėshtė ēdo hapėsirė e mbyllur, ku punonjėsit ushtrojnė veprimtarinė dhe detyrat, pėr tė cilat janė punėsuar, si dhe salla mbledhjesh, korridore, shkallė, ashensorė, dhoma tualeti dhe ēdo mjedis tjetėr i mbyllur, qė frekuentohet gjatė orarit tė punės.
14. “Tavllė duhani/taketuke cigaresh” ėshtė njė enė e vogėl, ku shkundet hiri i produktit tė duhanit qė po digjet dhe ku lihen bishtat e cigareve.
15. “Masat parandaluese tė duhanpirjes” janė veprimtaritė sistematike, qė synojnė tė sigurojnė mbrojtjen e shėndetit tė popullsisė, duke zgjatur jetėn dhe pėrmirėsuar cilėsinė e saj.
16. “KNMSHPD” ėshtė Komiteti Ndėrsektorial pėr Mbrojtjen e Shėndetit nga Produktet e Duhanit.
17. “ISO (Organizata Ndėrkombėtare e Standardeve)” ėshtė njė sistem referencash, sipas tė cilave vendosen specifikimet dhe kriteret qė duhet tė zbatohen nė mėnyrė tė vazhdueshme gjatė klasifikimit tė materialeve nė industri dhe nė furnizimin e prodhimeve, testimin dhe analizėn, terminologjinė dhe ofrimin e shėrbimeve.
KREU II
PARALAJMĖRIMET E DETYRUARA SHĖNDETĖSORE NĖ PRODUKTET E DUHANIT
Neni 4
Nė ēdo njėsi pakete apo paketimi tė produkteve tė duhanit duhet tė figurojnė mesazhe paralajmėruese pėr dėmet qė shkakton nė shėndet pėrdorimi i duhanit. Kėto mesazhe duhet tė jenė tė shkruara nė gjuhėn shqipe, qartė, dukshėm dhe lexueshėm. Ato duhet tė zėnė 50 pėr qind ose mė shumė tė sipėrfaqes sė shfaqur, por jo mė pak se 30 pėr qind tė faqes kryesore.
Forma dhe teksti i mesazheve pėrcaktohen nga KNMSHPD-ja dhe riformulohen periodikisht.
Neni 5
1. Nė paketat dhe pakot, qė pėrmbajnė produkte duhani, duhet tė figurojnė, gjithashtu, tė shkruara nė gjuhėn shqipe:
a) emri i produktit;
b) emri, adresa e prodhuesit dhe e mbajtėsit tė licencės;
c) numri i pjesėve tė produktit tė duhanit nė pako apo paketė;
ē) sasia e nikotinės nė tym;
d) sasia e katranit nė tym;
dh) sasia e monoksidit tė karbonit nė tym.
2. Nėse produkti nuk ėshtė paketuar nga prodhuesi i tij, paketa duhet tė pėrmbajė edhe emrin e paketuesit. Tė dhėnat e pėrmendura nė pikat 1 e 2 tė kėtij neni duhet tė zėnė 10 pėr qind tė sipėrfaqes sė jashtme tė paketės dhe vendosen nė faqet anėsore tė saj.
3. Ndalohen prodhimi nė vend, importimi dhe tregtimi i produkteve tė duhanit, qė pėrmbajnė mė shumė se:
- 10 mg katran pėr cigare;
- 1 mg nikotinė pėr cigare;
- 10 mg monoksid karboni.
Testet pėr sasinė e katranit, nikotinės dhe monoksidit tė karbonit duhet tė kryhen nė laboratorė tė akredituar nga autoritetet pėrkatėse, duke u bazuar nė standardet ISO.
Neni 6
Ndalohet shėnimi mbi paketa ose pakot e produkteve tė duhanit i shprehjeve, si: “me pėrmbajtje tė ulėt katrani”, “e lehtė”, “ultra e lehtė”, “e butė” apo terma, shenja, foto, vizatime dhe elemente tė tjera tė ngjashme, qė kanė qėllim tė krijojnė pėrshtypje tė gabuar se njė produkt duhani ėshtė mė pak i dėmshėm pėr shėndetin se produktet e tjera.
Neni 7
Ministria e Shėndetėsisė ka pėr detyrė tė njoftojė publikun pėr nivelet e katranit, nikotinės dhe monoksidit tė karbonit nė prodhimin e produkteve tė duhanit, pėr ndikimin e tyre nė shėndet, si dhe pėr ēdo efekt qė shkakton ose mendohet se mund tė shkaktojė varėsi tė pėrdoruesit ndaj produktit tė duhanit.
Neni 8
Prodhuesit dhe/ose importuesit e produkteve tė duhanit janė tė detyruar tė paraqesin nė Ministrinė e Shėndetėsisė, pėr produktet e duhanit qė qarkullojnė nė tregun vendas, si dhe pėr ēdo rast kur prej tyre hidhet nė treg njė produkt i ri i duhanit, njė listė tė tė gjithė pėrbėrėsve tė pėrdorur nė fabrikimin e produktit tė duhanit dhe sasitė e tyre, arsyen apo qėllimin e pėrdorimit tė kėtyre pėrbėrėsve, si dhe tė pėrcaktojnė funksionimin dhe kategorinė e pėrbėrėsve. Kjo listė duhet tė shoqėrohet me tė dhėna toksikologjike, tė disponueshme prej fabrikuesit apo importuesit, nė lidhje me kėta pėrbėrės, nė formė tė djegur apo tė padjegur, duke u shprehur nė mėnyrė tė veēantė pėr efektet e tyre mbi shėndetin dhe duke vlerėsuar ēdo efekt qė shkakton ose mendohet se mund tė shkaktojė varėsi tė pėrdoruesit ndaj produktit tė duhanit.
KREU III
MASAT KUFIZUESE PĖR PĖRDORIMIN E PRODUKTEVE TĖ DUHANIT
Neni 9
Ndalohet shitja ose furnizimi, pėr qėllime tregtimi, i produkteve tė duhanit personave nėn moshėn 18 vjeē.
Tė gjitha pikat e shitjes duhet tė pajisen me tabelė tė dukshme dhe tė lexueshme, ku tė shkruhet: “Ndalohet shitja e produkteve tė duhanit personave nėn 18 vjeē ”.
Neni 10
Ndalohet shitja e produkteve tė duhanit:
a) nė institucionet shėndetėsore;
b) nė institucionet arsimore;
c) nė institucionet sportive;
ē) nė makinat shitėse automatike;
d) me anė tė vetėshėrbimit;
dh) nė rrugė nga shitėsit ambulantė;
e) nėpėrmjet shėrbimit postar.
Neni 11
Ndalohet shitja me pakicė e produkteve tė duhanit tė papaketuara ose me paketim tė dėmtuar.
Neni 12
Ndalohet ofrimi falas i produkteve tė duhanit nga subjektet qė i prodhojnė, i importojnė ose i tregtojnė ato.
KREU IV
REKLAMA, PROMOVIMI DHE SPONSORIZIMI
Neni 13
Ndalohen reklama dhe promovimi i produkteve tė duhanit nėpėrmjet medias sė shkruar, transmetimeve televizive e radiofonike dhe shėrbimeve tė shoqėrive tė informacionit. Ndalohen reklama dhe promovimi i ēdo lloji dhe forme tjetėr tė produkteve tė duhanit.
Ndalohet, pėr qėllime reklame apo promovimi, botimi i fotografive, vizatimeve etj., nė tė cilat shfaqen persona qė pinė duhan dhe i imazheve qė krijojnė pėrshtypje tė gabuar te publiku pėr karakteristikat e produkteve tė duhanit, efektet e pėrdorimit tė tyre nė shėndet, rreziqet dhe/ose dėmet.
Nuk pėrbėjnė reklamė dhe promovim tė produkteve tė duhanit librat teknikė, revistat dhe botimet e tjera profesionale pėr duhanin.
Neni 14
Ndalohet sponsorizimi i programeve radiofonike, televizive dhe i ēdo veprimtarie tjetėr nga shoqėri qė kanė pėr objekt tė veprimtarisė tė tyre prodhimin, importimin apo tregtimin e produkteve tė duhanit dhe kur ky sponsorizim ka pėr qėllim promovimin apo reklamėn e produkteve tė duhanit.
KREU V
MBROJTJA PREJ EKSPOZIMIT TĖ PAVULLNETSHĖM
NDAJ TYMIT TĖ DUHANIT
Neni 15
Ndalohet pirja e duhanit nė:
a) mjediset e punės;
b) institucionet shėndetėsore, me pėrjashtim tė institucioneve tė shėndetit mendor (vetėm pėr pacientėt);
c) institucionet arsimore;
ē) mjetet e transportit publik;
d) mjedise tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natės;
dh) mjedise tė tjera publike.
Nė mjediset/institucionet e mėsipėrme nxirret njė rregullore e brendshme, ku theksohet ndalimi i pirjes sė duhanit nė kėto mjedise dhe pėrcaktohet qartė personi, i cili do tė jetė pėrgjegjės pėr rastet e shkeljes sė kėtij ndalimi nga ēdo person.
Neni 16
Pronari ose administratori i mjediseve tė pėrcaktuara nė nenin 15 tė kėtij ligji apo personi i caktuar prej tyre ėshtė pėrgjegjės pėr vendosjen e shenjave tė dukshme, qė tregojnė se pirja e duhanit nė kėto mjedise ėshtė e ndaluar, si dhe tė heqė e tė mos lejojė vendosjen e tavllave tė duhanit nė kėto mjedise.
KREU VI
ORGANIZIMI I STRUKTURAVE TĖ MBROJTJES SĖ SHĖNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT
Neni 17
Pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė ngrihet Komiteti Ndėrsektorial pėr Mbrojtjen e Shėndetit nga Produktet e Duhanit (KNMSHPD). Kryetar i KNMSHPD-sė ėshtė Ministri i Shėndetėsisė.
Mėnyra e organizimit, e funksionimit, e pėrbėrjes, si dhe masa e shpėrblimit tė anėtarėve tė Komitetit pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
Neni 18
KNMSHPD-ja pėrgjigjet pėr:
a) orientimin e politikave dhe strategjisė pėr mbrojtjen e shėndetit tė publikut nga produktet e duhanit;
b) rishikimin e akteve nė fuqi pėr mbrojtjen e shėndetit tė publikut nga produktet e duhanit dhe propozimin pėr pėrmirėsimin e ligjit;
c) propozimin e programeve dhe tė projekteve, pėr tė siguruar uljen e pėrdorimit tė produkteve tė duhanit dhe mbrojtjen e shėndetit tė qytetarėve, monitorimin dhe vlerėsimin e kėtyre programeve dhe projekteve;
ē) orientimin e burimeve drejt programeve dhe projekteve, qė synojnė uljen e pėrdorimit tė produkteve tė duhanit dhe mbrojtjen e shėndetit prej tyre;
d) sigurimin e bashkėpunimit me institucione qeveritare dhe joqeveritare, brenda dhe jashtė vendit, pėr politikat e kontrollit tė duhanit;
dh) paraqitjen e raporteve vjetore pranė komisionit parlamentar pėrkatės.
KREU VII
KONTROLLI, MONITORIMI I ZBATIMIT TĖ LIGJIT DHE KUNDĖRVAJTJET ADMINISTRATIVE
Neni 19
Kontrolli pėr zbatimin:
a) e neneve 4, 5 dhe 6 ėshtė pėrgjegjėsi e Inspektoratit Sanitar Shtetėror, administratės doganore dhe Policisė Tatimore. Nė rastet kur kėto institucione zhvillojnė kontrolle tė pėrbashkėta, ato duhet tė bashkėrendojnė punėn pėr kėtė qėllim;
b) e nenit 9 ėshtė pėrgjegjėsi e Policisė Tatimore;
c) e shkronjave “a”, “b” dhe “c” tė nenit 10 ėshtė pėrgjegjėsi e Inspektoratit Sanitar Shtetėror, ndėrsa e shkronjave “ē”, “d” e “dh” tė kėtij neni ėshtė pėrgjegjėsi e Policisė Tatimore;
ē) e neneve 11, 12, 13 dhe 14 ėshtė pėrgjegjėsi e Policisė Tatimore;
d) e neneve 15 dhe 16 ėshtė pėrgjegjėsi e Inspektoratit Sanitar Shtetėror, policisė bashkiake ose komunare, sipas territorit tė juridiksionit tė tyre. Nė rastet kur zhvillojnė kontrolle tė pėrbashkėta, ato bashkėrendojnė punėn pėr kėtė qėllim.
Ngarkohet Inspektorati Sanitar Shtetėror, i cili vepron nė mbėshtetje tė ligjit nr.7643, datė 2.12.1992 “Pėr Inspektoratin Sanitar Shtetėror”, tė ndryshuar, pėr monitorimin e zbatimit tė kėtij ligji.
Neni 20
Shkeljet e dispozitave tė kėtij ligji, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, pėrbėjnė kundėrvajtje administrative dhe dėnohen si mė poshtė:
a) shkelja e nenit 4, e nenit 5 pika 1 shkronjat “ē”, “d” e “dh” dhe pika 3, si dhe e nenit 6 dėnohet me konfiskim, asgjėsim tė mallit dhe 5 000 000 (pesė milionė) lekė gjobė, sipas rastit, pėr importuesin e produktit apo prodhuesin vendas;
b) shkelja e nenit 9 dėnohet me konfiskim tė produkteve tė duhanit dhe 100 000 (njėqind mijė) lekė gjobė pėr subjektin shitės me shumicė apo pakicė tė produkteve tė duhanit;
c) shkelja e nenit 10 dėnohet me konfiskim tė produkteve tė duhanit dhe 100 000 (njėqind mijė) lekė gjobė, sipas rastit, subjektit shitės me pakicė ose pronar i veprimtarisė sė parashikuar nė shkronjat “ē”, “d” dhe “e” tė nenit 10;
ē) shkelja e nenit 11 dėnohet me konfiskim tė produkteve tė duhanit dhe 20 000 (njėzet mijė) lekė gjobė pėr shitėsin me pakicė;
d) shkelja e nenit 12 dėnohet me konfiskim tė produkteve tė duhanit dhe 100 000 (njėqind mijė) lekė gjobė, sipas rastit, subjektit prodhues, importues apo tregtues, qė ka kryer shkeljen;
dh) shkelja e nenit 13, paragrafi i parė dhe i dytė, dėnohet me 3 000 000 (tre milionė) lekė gjobė pėr pronarin e veprimtarisė sė reklamės, medias sė shkruar, transmetimit televiziv, radiofonik apo tė shėrbimit tė shoqėrisė sė informacionit;
e) shkelja e nenit 14 dėnohet me 3 000 000 (tre milionė) lekė gjobė pėr subjektin prodhues, importues apo tregtues tė produkteve tė duhanit, qė ka kryer shkeljen;
ė) mospėrmbushja e detyrimeve tė parashikuara nė paragrafin e parė tė nenit 16 nga pronari/administratori apo personi i caktuar pėrgjegjės prej tyre dėnohet me 50 000 (pesėdhjetė mijė) lekė gjobė pėr pronarin/administratorin e mjediseve apo personin e caktuar prej tyre.
Sanksionet pėr kundėrvajtjet administrative, tė parashikuara mė sipėr, ekzekutohen menjėherė. Ankimi pėr to bėhet nė pėrputhje me ligjin nr.7697, datė 7.4.1993 “Pėr kundėrvajtjet administrative”, tė ndryshuar.
Neni 21
Paragrafi i tretė i nenit 19/a dhe paragrafi i tretė i nenit 19/b tė ligjit nr.8691, datė 16.11.2000 “Pėr prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe tė cigareve”, tė ndryshuar, shfuqizohen.
Neni 22
Ngarkohet Kėshilli i Ministrave qė, nė zbatim tė neneve 17 e 19, tė nxjerrė akte nėnligjore nė zbatim tė kėtij ligji.
Neni 23
Ky ligj hyn nė fuqi 6 muaj pas botimit nė Fletoren Zyrtare, ndėrsa zbatimi i nenit 6 tė kėtij ligji i shtrin efektet nga data 1 janar 2009.
Shpallur me dekretin nr.5122, datė 20.11.2006 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu
legjislacionishqiptar.gov.al
Krijoni Kontakt