Mjafton te shikojme nje fakt shume te vertete ne politiken shqiptare per te kuptuar se pse komentet per vrasje, gjak, etj etj gjejne kaq shume debat ne publikun shqiptar, qofshin ato edhe vetem thashetheme.
Partia Demokratike Shqiptare dhe Berisha vete e kane ndertuar gjithe filozofine dhe fizionomine e tyre sociale dhe politike mbi vet-viktimizim. PD me pasion te papare dhe me shume se kushdo tjeter kerkoj te gjej kredi politike neper tragjedi, konflikte, varrime, vrasje etj etj. Dhe ky veprim arriti kulmin gjate tragjedise se Janarit ku ajo u politizua ne menyren me te felliqur.
Kjo parti nuk ka asnje arritje apo aftesi tjeter per ti permendur publikut shqiptar, dhe kete kerkon ta kompesoje me histori vdekjesh e funeralesh qe ajo i mban ne goje vazhdimisht.
Edhe ne Vlore ne 1997 PD dhe shteti i PD pa pike pergjegjshmerie perdori filozofine e viktimizimit per kredi politike. Palet u futen ne konflikt teper te eger ne emer te nje krize qe vet PD dhe shteti i saj e krijoi, por qe nuk beri as levizjen me te vogel per ti dhene zgjidhje paqesore. Po keshtu ndodhi edhe ne Shkoder ne 2 Prill 1991 ku PD e Shkodres refuzoi disa here kerkesen e perseritur te policise per ti dale ne krye turmes dhe per ta permbajtur ate.
Menyra se si PD e felliqi nderhyrjen dhe imazhin e tyre ne popull, e kombinuar kjo me pasionin e qelbur per ti perdorur keta police per pluse politike, e ka holluar totalisht ate qe duhet te ishte absolute per shqiptaret, respekti per punonjesit e rene te shtetit. Antipatia per PD, si dhe njehesimi i saj me shtetin shqiptar te asaj kohe, i ktheu keta ne heronj te imponuar per shoqerine shqiptare. Pra heronj, sakrificat e te cilave kishin pak gjera te perbashketa me interesin e shqiptareve. Njerezit kane frike ti nderojne sepse kete nderim e perceptojne si nderim per PD e cila i futi ne lufte civile dhe nen manaxhimin e shtetit te se ciles shqiptaret u vodhen deri ne kacidhen e fundit.
Ne ate kohe ne fakt shqiperia u mbush me heronj te sforcuar dhe te imponuar qe nuk i binden kurre shqiptaret per vlerat e tyre, qe prej ish ballisteve e deri tek Azem Hajdari.
Krijoni Kontakt