Jashte teme.
Jashte teme.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 05-06-2004 mė 00:42
Jashte teme.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 05-06-2004 mė 00:43
SI LULJA E KRIPES JANE VAJZAT E NARTES....................
Nje nga standardet me normative te drejtesise boterore nder vite, dhe qe sot gjen nje zbatim shume te gjere eshte e ashtuquajtura teoria e "Respondeat superior" - ndryshe "let the master answer".
Kjo teori trajton mardheniet konfliktuale midis dy subjekteve duke ia lene fajin atij subjekti qe eshte apo duhet te jete me SUPERIOR, ne pozite, pushtet dhe mendim. Psh nqs nje i mitur (adoleshent) ngaterrohet ne nje konflikt me nje te rritur dhe e demton ate fizikisht, faji perseri bie mbi te riturin pasi ky nuk duhet ta degjeneronte situaten deri ne konflikt, dhe adoleshenti quhet si i pavetedijshem, apo i pandergjegjshem.
Ne Vlore me 1997, punonjesit e shtetit u perballuan me sulmin e turmave te cilat subjekti superior, pra SHTETI i kishte perzier ne nje konflikt me te, duke i kthyer ne turma agresive. Asnje mase te mencur apo te pjekur nuk mori shteti shqiptar per te qetesuar situaten perpara se ti perballonte keto turma me ushtaret e vet.
Besoj se cdo njeri me dy pare mend ne koke e kupton se turma e irrituar, e vjedhur, e pashprese etj etj nuk eshte nje subjekt i vetedijshem ne kete situate dhe nuk mund te pritet vetpermbajtje apo llogjike e ftohte prej saj. Prej shtetit po.
Por qe ta kuptoni me mire se kush i vrau ata punonjes policie mjafton te ndjekim llogjiken e thjeshte. Nqs do te dish se kush e beri krimin, shiko kush perfitoi apo edhe perfiton prej krimit. Si heronj te cilit subjekt ne sherrin 97 perfliten keta individe, dhe kush i perdor ata ne favor te tij? SIgurisht jo Vlora, bile as institucioni shtet, por vetem PD. Imagjinoni nje PD qe do ta linte pushtetin ne 97 pa keto viktima apo pa shkaterrimin e 97. Cfare debati do mund te benin keta njerez sot, dhe si do ti pergjigjeshin akuzave per falimentim katastrofik?
Ne shqiperi te gjithe ekuptojne se PD ne 97 mbas renies se frimave piramidale e humbi cdo mbeshteje ne popull, dhe ajo nuk i fitonte zgjedhjet ne cdo menyre qe ato te beheshin. Ne Tirane psh ku nuk kishte shume rremuje diten e zgjedhjeve PD, i humbi te gjitha zonat.
Imoraliteti i atyre qe kerkojne tia lene fajin historik Vlores per kete duket edhe ne nje vend tjeter. Ne 2 Prill 1991 ne Shkoder ndodhi pak a shume e njejta situate. Panvaresisht se si mund ti klasifiokojme ne arsyet e irritimit te turmave, skena ishte e njejte, - turma kunder shtetit. Por per cudi policet e shtetit ne Shkoder me 2 Prill u gjykuan si kriminele dhe mbi ta u hodhen mijera akuza edhe pse ata ben vetem detyren e vet qe i kishte dhene shteti. Kurse turmat qe dogjen dhe shkaterruan (edhe do ti vrisnin policet po te mundnin) u bene heronje.
Dhe nqs dikush ketu do me thote se shteti i 2 Prillit ishte shtet qe kishte bere te vuajne dhe kishte mjeruar shqiptaret, po i njejti argument mund te behet edhe per ate te PD. Por ne ndryshim me 91 ne Shkoder, kur shteti i kerkoi disa here perfaqesuesve te PD ta permbanin turmen dhe ata s'pranuan, shteti i 97 i kishte shtypur me kembe kundershtaret politike dhe i kishte burgosur ata, pa i lene asnje mundesi per te qene ne krye protestave qe deri ne ate moment ishin paqesore. Keshtu qe turma ne Vlore mbeti pa koke dhe pa nje lidership racional. Duke shfrytezuar kete vakum ne krye te saj hipi Zani apo gangot qe ishin me te fortet e turmes, dhe jo Nano apo intelektuale te PS, te cilet ishin me racional dhe mund ta drejtonin turmen drejt nje zgjidhje me te arsyeshme. (Nano e beri kete me vone kur i genjeu Vlonjatet per parate dhe beri qe ata te qetesohen dhe ulin armet).
PD-se i duheshin martire qe te justifikonte falimentimin e saj dhe keshtu i beri ata police mish per top duke i perballuar me masa te irrituara qe ata nuk i perballonin dot. Ishte pikerisht shteti shqiptar qe e gatoi situaten ne menyre te tille ku u shkaktua vdekja e atyre policeve. Dhe me tej ishte pikerisht shteti shqiptar qe i vuri turmat e irituara ne pozita te tilla ku ata te kryenin krime te atij lloji. Ne per cudi i kerkojme pergjegjesi turmave, dhe jo atyre qe kishin pergjegjesi te drejtperdrejte per ti manipuluar ato dhe situaten ne te cilen ato gjendeshin.
Ata punonjes policie i VRAU SHTETI I PD, Vlora ishte vetem menyra qe ai shtet perdori per kete.
Nga ta kapesh keto ngjarje te Vlores 97 rrjedhin gjak.
Historia dhe koha do mjekojne plaget dhe dhe do lene turpet aty ku meritojne te jene.
Nese do vazhdohet kjo teme duke u kthyer ne arene tortuaresh,ku ofendimet dhe fyerjet jane ne plane te pare,kjo teme do te mbyllet.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Une shpresoj te mos kem ofenduar asnje me analizen qe u perpoqa te sjell ketu. Kete e them vertet me gjithe shpirt.
Tani per temen, mua me vjen vertet keq qe PD, dhe shume te tjere ketu i pervetesojne keta te vrare, (qe ne fakt u duhet bere cdo nderim dhe respekt), per interesa teper ta ngushta dhe mbi te gjitha te pamerituara.
PD pretendon se keta ishin punonjes te shtetit shqiptar, te nje shteti pra qe nuk shpalosi asnje pergjegjesi per jeten e tyre. Qe PD ta perdore kaq shume viktimizimin e atyre individeve duhet te argumentoje me pare faktin se shteti i saj ishte shtet i drejte, dhe jo nje shtet kunder interesave apo shtet shkaterues per shqiptaret. Per cfare arsye pra sakrifikuan keta individe? Per te mbrojtur shtetin e PD apo te Sales? SHtetin e padrejtesise me te madhe!
Eshte thene mjaft bindshem se "fundi i cdo qeverisjeje eshte drejtesia". Si mundet valle te kishte drejtesi ne nje shtet apo qeveri nen te cilin u vodhen mbi 1 miliarde dollare nga ata qe benin fushate per PD, dhe shqiptaret u mjeruan si kurre ndonjehere? Ketu nuk po numeroj vjedhjen e votave, rrahjes, persekutimit dhe padrejtesive te tjera qe ne pame ne ate kohe.
Dhe si mund te pertypesh me kaq gjakftohtesi dhe ta quash normale angazhimin e ketyre individeve ne mbrojtje te nje padrejtesie kaq galopante, dhe me vone ta perdoresh ate per kredi politike.
Thone se nuk ka grup me antare te keqinj, por vetem me lidera te tille. "There are no bad teams, only bad leaders". Dhe shqiperia e 97 ishte rasti me tipik.
C'gomarllek me krahasue Shkodren e '91 me Vlonen e '97!!!!!!!!!!!!!
Ne Shkoder u vrane kater demostrues e asnji perfaqsues shtetit.
Ne Vlone u vrane perfaqsues te shtetit, ju masakruan kufomat e ju pi gjaku prej atyne qi ma vone u zgjodhen deputete.
Komunistat ne Shkoder ishin shteti (ai qi vrau)
Komunistat ne Vlone ishin ato qi shkaterruen shtetin e vrane.
Pra krimi nuk asht here ne njenen ane e here ne tjetren (here shteti e here turmat), por ne Shqipni, historikisht ne te vetmen ane, ne ate ku jane komunistat shqiptare.
Ne se ne pushtet jane komunistat viktimat do jene gjithmone ne popull.
Ne se ne opozite jane komunistat viktimat do jene gjithmone perfaqesuesit e shtetit.
Jashte teme
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 06-06-2004 mė 10:14
Skandale financiare ndodhin ne gjithe boten e ketu ne SHBA para dy vjetesh qe ENRUN nje skandal i ngjashem financiar.
Ka dy rruge.
1-Zgidhja e krizez ,denimi i fajtoreve,e ruajtja e ekonomise dhe e vendit nga pasojat kjo eshte MENYRA PERENDIMORE.
2-REVOLUCIONI KOMUNIST- shfrytezimi i krizave per te marr pushtetin-rruga e sugjeruar nga PS ne 1997 pa pyetur per pasojat ne ekonomi dhe ne vend.
Ne keto 7 vjet te PS nuk ka asnje fakt per ish presidentin Berisha
e kryeministrin Meksi- NE KETE NE MENYRE APSOLUTE BIEN POSHTE GJITHE ATO AKUZA TE BERA.Se akuza duhet te vertetohet te jete e vertete.
Ato qene vetem per efekt te rezonin ate qeveri qe te vinin keta qe jane sot ne pushtet qe kane 7 VJET QE VETEM VJEDHIN.
Opozita tani ka fakte per Farudin Arapin e per ato vjellje qe ju bene parave te ngeluara nga firmat e per shume zytare te PS.
Ketu shto vjelljet e bera publike ne keto 7 vjet nga zyrtaret e PS qe nuk ka vend ne kete forum ti thuash te tera.
E mos haroni ne 97 shqiptare ju mohua ajo e drejte e fituan ne 92 te zgjihnin vet lideret e tyre e qe quhet shqiptaret te kene sovranitetin e vendit te tyre.
E kemi ne keto vite zgjedhjet vidhen qeveria zgjithet jo nga po populli por nga mafja dhe klanet e huaja e keto ne shumice te rasteve jane antishqiptare.
Prandaj kjo qeveri se can koken per hadhet e popullit ujin dritat ekonomine se ajo nuk ka lidhje me te nuk e solli populli ne pushet.
Ajo u ploteson deshirat klaneve mafjoze e politike qe e sollen ne pushtet.
Parat e ngelura te firmave u vodhen nga pushteti i PS e kjo pranohet dhe nga ata.
1997 qe nje nga ditet me te erta te shtetit shqiptar.
Vlora eshe Vlora e Ismail Qemalit e Pavaresise e atyre atdhetare e njerezve te fisem qe luftuan per berjen e shtetit shqipar.
Vlora nuk eshte vlora e sigurimsave e gjithe atyre te pafisem qe i beri regjimi sllavokomunist me spaleta ,nuk eshte e tri gishtave serb.
Agjenturat e huaja e klanet antishqiptare donin ta njollosnin kete qytet ku lindi pavaresia e shqiperise e qe ne shqiptaret e quajme QYTETI I FLAMURIT.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 06-06-2004 mė 11:35
kolombi nqs ti je ai qe i ke shkruar keto atehere mbaje fjalen dhe mbylle kete teme se Vlora s'ka pse te behet kalim kohe per disa parazite shqiptare dhe ti duhet te jesh i verber nqs se sheh se kjo teme eshte kthyer prej kohesh ne arene trotuareshPostuar mė parė nga kolombi
Fakti qe ne Shkoder u vrane demostruesit nuk i ndryshon aspak gjerat. Kjo vetem verteton se ai shtet ishte me i fuqishem dhe solid se shteti i 97 pra shteti PD. Por ashtu si ne Vlore edhe ne Shkoder u sulmuan institucionet, dhe une akoma pyes veten cili ishte motivi??
E ndersa ne Vlore u vodhen miliona dollare (motivi), ne Shkoder nuk u vodh asgje, PS i fitoi zgjedhjet ne menyre teper te rregullt dhe te pakontestueshme, dhe ne Shkoder fitoi e djathta? Atehere pse protestuan Shkodranet dhe pse deshen ti digjnin ata institucionet teper korrekte te shtetit shqiptar? Pse duhet ti impononin shkodranet shqiperise vullnetin politik te tyre duke sulmuar shtetin dhe duke mos rene dakort me shumicen e shqiptareve qe votuan pro-PS? Policet ne Shkoder u sulmuan per tu vrare, dhe fakti qe ata nuk u vrane nuk ishte merite e protestuesve qe shkaterruan dhe dogjen gjithcka por e policise qe mbrojti veten me te drejte. Ata qe ti i quan komunista e kane vertetuar gjithmone se jane ne gjendje te ndretojne shtetin me solid dhe te qendrueshem shqiptar. Sepse alabaket e Shkodres nuk e pelqejne kete kjo nuk eshte faji i shtetit.
Per Berishen dhe PD sigurisht qe nuk do kete fakte per vjedhje. Ata nuk ishin aq budallenj sa te linin nga pas dokumenta per kete. Por edhe sikur ata te mos kene vjedhur asnje kacidhe, c'rendesi ka. Fakti qe shqiptareve iu vodhen te gjitha kursimet e tyre dhe ata u mjeruan deri ne palce nuk ndryshon. Qeverite jane pergjegjese jo vetem kur ato veprojne gabim, por edhe kur nuk veprojne apo jane indiferente ndaj krimeve te tilla.
Une nuk e di se sa kane vjedhur apo nqs kane vjedhur keta te PS, vejdhje qe deri me sot nuk ka asnji fakt gjithashtu, por une di qe sot ne shqiperi askush nuk mund te thote se ka firma piramidale, dhe qe jane vjedhur te gjitha kursimet apo mbi 1 miliarde dollare si u be ne 92-97. Po ashtu askush nuk mund te thote se shqiperia sot ka me pak rruge, drita, investime, perparim dhe mireqenie.
Me tej shqiptaret nuk jane dele qe mos ta kuptonin realitetin. Keto firma piramidale vodhen sepse u vune ne pozita te favorshme per te vjedhur, pikerisht nga shteti shqiptar i PD, Meksit, Berishes e co. Siglat e ketyre firmave i shikoje ne postet e deputeteve dhe mitingjeve te PD, dhe ato e mbeshtesnin hapur PD (kujto ketu 5 vjetorin e VEFE-s). Parate e pastra (nenkupto ketu te sigurta sepse paraja e paster = para e sigurte) propagandoheshin nga PD, suksesi i papare ekonomik (efekti droge i firmave) propagandohej nga PD, shteti i se ciles ne menyren me te hapur i orientonte shqiptaret drejt atyre firmave.
Nqs ne shqiperi kishte per tu bere revolucion komunist, atehere pse nuk u be ai ne 96 kur votimet u quajten te pavlera nga e gjithe bota? Pse valle nuk u hodh asnje gur ndaj policise ne protesten e Majit te 96 kur PS u rrah dhe u gjakos si mos me keq? Cfare valle duhet ti bej me keq Vlores nje qeveri sic ishte ajo e PD, qe Vlora ti justifikoje protestat? Edhe ne Beograd ne po te njejten periudhe u pane protesta masive, por edhe kasapi i Ballkanit, Milosevici u tregua me diplomat se Saliu, dhe leshoi pe kur e pa se protestat kaluan ne konfrontime te dhunshme, duke mos i derguar policet drejt konfrontimit fatal.
Nderkohe kur Vlora vuante mjerimin me te madh ekonomik, Berisha nuk mbante asnje pergjegjesi, dhe i akuzonte ata si kelysh komunistash, serbe, armiq, apo greke, kur te gjithe e dinin se Vlonjateve as u kerciste fare per keto por vetem per parate. Ai bile rizgjidhej president nderkohe qe shqiperia kishte kaluar ne gjendje te jashtezakonshme. Shteti i PD dhe Berisha nuk kishte asnje ndryshim nga shteti komunist i 90, fundi i te dyve erdhi me revolucion sepse kupa ishte mbushur deri ne gryke. Por edhe shteti i 90 qe trashegonte nje egersi 50 vjecare, u tregua me fleksibel se ai i 97 dhe e la pushtetin pa konflikt masiv, megjithese vullnetaret e Enverit ishin gati per lufte civile.
Jo me kot diplomati Amerikan Richard Shifter, si perfaqsues special i presidentit
Klinton ne Nismen per Bashkpunimin e Rregjioneve te Evropes Juglindore
deklaroi ato dite te 97 ne Gjeneve se "Ngjarjet ne Shqiperi do ti sjellin ndryshime demokratike ketij vendi." Dhe jo mekot shtypi amerikan dhe ne pergjithesi ai perendimor gjithmone e me shume i referohej atij revolucioni si "revolucion popullor".
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 06-06-2004 mė 14:57
Krijoni Kontakt